ardian cela

OSHE-NE-DURRES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela15:17 | 26/12/2018

Në shumë zona këto ditë ka patur probleme me energjinë elektrike dhe për këtë Drejtori i OSHEE Ardian Çela nga Durrësi doli para gazetarëve. Ai tha se janë qindra punonjës që po merrem me defektet dhe ka garantuar furnizim të rregullt me energji elektrike.

1500 vetë janë në terren duke punuar për të garantuar furnizim pa ndërprerje të energjisë elektrike, deklaroi Drejtori i përgjithshëm i OSHEE.

Ardian Çela është shprehur se ka një plan të hartuar për festat e fundvitit, i cili po ndiqet me rigorozitet, ndërsa në lidhje me problemet që kanë ndodhur në vigjilje të Krishtlindjes në qytetin e Korçës, ai tha se  ato janë defekte që ndodhin një herë në shumë vjet.

Ardian Çela drejtor i OSHEE: “Deri tani situata është nën kontroll. Kemi pasur një defekt të rëndë në Korçë, në prag të Krishtlindjeve, por është nga ato defekte që ndodh një herë në disa vite. Punonjësit janë për t’u përshëndetur sepse do të riparohet në mbi 48 orë, kanë opunuar në temperatura të ulëta dhe punë dy -3 orësh do riparohet dhe fshtrave nuk iu ndërpre energjia”.

Kreu i OSHEE Çela ka qenë i pranishëm së bashku me kryetarin e bashkisë Durrës Vangjush Dako në qendrën e  zhvillimit rezidencial në Durrës. Aty shpërdanë dhurata për fëmijët me rastin e festave të fundvitit. /abcnews.al

RAMA-OSHEE.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
G. P.17:35 | 13/11/2018

Nga puna në nënstacione e deri në rezultatet e prodhimit të HEC-ve do të bëhet on line. Ky është sistemi më i ri që ka instaluar operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike për cilin janë investuar 187 milionë lekë.

Gjithçka do të monitorohet on line në dispecerinë qendrore të OSHEE. Nënstacionet, parandalimi i defekteve, monitorim dhe manovrim të rrjetit elektrik, fiderave dhe kabinave, si dhe monitorim e operim online të prodhimit të HEC-ve. Ky është sistemi SCADA për të cilën OSHEE ka investuar 187 milionë lekë.

Ardian Çela, drejtor i OSHEE: “Fillojmë me 6 nënstacione. Aktualisht janë 3, brenda javës tjetër bëhen 6 (Tirana Qendër, Selitë, Kashar) dhe monitorohen të gjitha online. Shmang defektet, ngarkesat dhe koha e operimit është shumë e shpejtë. Ne parashikojmë që brenda dhjetorit të shkojmë në 12 nënstacione. Brenda vitit 2019 ne pretendojmë të shkojmë në mbi 50 nënstacione, që, (në total ne kemi 170) 60 nënstacionet kryesore të të gjithë vendit ne t’i monitorojmë nga këtu, në kohë reale,” deklaroi kreu i OSHEE-së.

Ambientet e reja të dispecerisë qendrore të OSHEE i pa edhe kryeminstri Edi Rama të cilin e siguruan se qytetarët nuk do të presin me orë për të marrë një shërbim.

“Paguanim 420 mijë euro në vit qira në dy pallate dhe njerëzit prisnin në garazh të makinës. S’kishim as server, as ambiente pritjeje të publikut, as arkiv, absolutisht asgjë. Për çdo mbledhje nuk kishim ambiente, duhet të dilnim jashtë kompanisë. Tani i kemi këtu. Të gjitha këto janë me 4.5 milionë dhe me TVSh brenda, 10 mijë metra katrorë. Kushtet nuk krahasohen.”

Në vitin 2019, operimi me sistemin SCADA do të shtrihet edhe gjerë, ku në Tiranë do të jenë 250 kabina të automatizuara nga 30 që janë sot./abcnews.al

damian-gjiknurrr.jpg
G. P.13:04 | 21/07/2018

Zona turistike e Gjirit të Lalëzit shumë shpejt do të ketë një nënstacion të ri elektrik, që pritet t’i japë fund problemeve të furnizimit me energji elektrike. Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, paralajmëroi investime të ngjashme edhe në zonat e tjera turistike, si ajo e Orikumit, apo Velipojës.  

Në zonën turistike të Gjirit të Lalëzit po vijon puna për ndërtimin e nëntacionit të ri elektik. Investimi në vlerën 458 milionë lekë është kryer në masën 40% deri më tani dhe pritet të përfundojë plotësisht në fillim të vitit të ardhshëm. Paralelisht me këtë investim, Operatori i Sistemit të Transmetimit po ndërton linjën 110 kV Sallmone-Gjiri i Lalëzit.

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, bashkë me administratorin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, inspektuan kantierin, ku po punohet për ndërtimin e nënstacionit të ri të Gjirit të Lalëzit.

“Është një zonë, e cila është që nga koha e elektrifikimit e paprekur, e painvestuar, përsa i përket energjisë elektrike. Ka nisur fazën e parë që është realizimi i këtij nënstacioni dhe do të pasohet me fazën e dytë në fund të vitit, me zhvillimin e rrjetit  20 kilovolt që është një investim tjetër rreth 1 miliard lekë të reja, ku parashikohen rreth 10 fidera të linjës 20 kilovolt dhe zgjidhin përfundimisht problemin e energjisë elektrike të gjithë kësaj zonës, jo vetëm të Gjirit të Lalzit, të fshatrave përreth, Hamallaj e Ishëm. Paratë që qytetarët paguajnë për konsumin e energjisë elektrike, Operatori ia kthen qytetarëve me cilësi shërbimi me investime me një furnizim më të mirë të energjisë elektrike”.

Ndërsa ministri Gjiknuri u ndal tek filozofia me të cilën tanimë do të strukturohet plani i investimeve që do të kryhen në rrjetin elektrik me përparësi turizmin.

“Investimet në këtë fazë do të fokusohen në dy drejtime:  Një, duke i paraprirë zhvillimeve të mundshme apo duke investuar në ato zona që kanë potencial të madh të rritjes ekonomike, siç janë zonat me përparësi turizmi. Këtu jemi në një nga zonat, por njëkohësisht do të investohet në zonën e bregut, në zonën e Orikumit dhe në bregdetin e Velipojës në mënyrë që i gjithë brezi ku pritet një investim i madh në fushën e turizmit dhe ku do të ketë aktivitet ekonomik të shtuar do të mbulohet me një furnizim bashkëkohor të energjisë elektrike”, u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, objektivi i dytë është kryerja e investimeve në ato element që çojnë në mirëmenaxhimin e kompanisë, si në sistemet e matjes, në sistemet e menaxhimit të flukseve të energjisë në mënyrë që të administrohen më mirë të ardhurat nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që do të bëjnë të mundur në të ardhmen edhe fillimin e hapave të parë të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Deri më tani OSHEE ka investuar mbi 1.5 miliardë lekë për infrastrukturën energjetike nga Gjiri i Lalzit, e deri në Golem të Kavajës./abcnews.al

vlcsnap-error594-2-1280x720.jpg
G. P.21:01 | 24/01/2018

Kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike OSHEE ka bërë sot bilancin e vitit që kaloi dhe ka përcaktuar sfidat për 2018-ën. Administratori Ardian Çela tha se detyrimet e institucioneve publike ndaj OSHEE janë ende të larta.

Kompania e shpërndarjes së energjisë është duke skeduluar borxhet që kanë ndaj saj për mospagimin e detyrimeve të energjisë. Administratori Ardian Çela tha se deri tani ujësjellësat dhe disa bashki janë toleruar për të mos ndërprerë furnizimin e konsumatorëve me uje, por kjo situatë do të ndryshojë dhe masat ndaj tyre do të jenë drastike nëse faturat nuk paguhen.

Ardian Çela: “Në fund do të marrim dhe ne masat tona, duke u bllokuar llogaritë bankare”.

Kjo ishte dhe një nga arsyet që drejtuesit e kompanisë OSHEE listuan për borxhin që ndërmarrja ka ndaj organeve tatimore. Ata thanë se detyrimet fiskale arrijnë në 76 milionë dollar, por detyrimet që institucionet buxhetore dhe jo buxhetore kanë ndaj tyre janë 160 milionë dollarë. Arian Çela tha se nuk mund të shlyhen borxhet dhe të lërë konsumatorët pa energji, prandaj duhet të bëhen investime në rrjet.

Ardian Çela: “Institucione buxhetore, jobuxhetore, ujësjellësa e tjera me radhë kanë një borxh prej 16 miliardë lekësh”.

Për shkak të thatësires, kompania pret që bilancet e vitit 2017 të kenë një rënie të fitimit, ndërsa raporton se niveli i humbjeve në rrjet është 26.4%.

Ndërkohë që është ulur dhe niveli i borxhit të keq që konsumatorët kanë ndaj saj, por a duhet të ndryshojë tarifa pas përmirësimit të këtyre treguesve.

Ardian Çela: “Nuk mund të ulet çmimi. Dëshira padyshim është se atë 9.5 lëkësh e paguani ju, e paguaj dhe unë”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono