Ardi Veliu

ardi-veliu.jpg
ent ela10:20 | 21/05/2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është takuar me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Takimi zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas burimeve të ABC News  mësohet se në takimin mes drejtorit të Policisë dhe drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda diskutohet për bashkëpunimin mes institucioneve të tyre në kuadër të hetimeve të përbashkëta.

Ky takim është kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.  /abcnews.al

ardi-veliu.jpg
ent ela12:37 | 09/05/2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën  e 12 drejtorive të policive vendore. Sipas shkresës, shihet zgjerimi kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet grabitjet apo dhe pengmarrjet.

Pas deklaratave publike të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë turit të “Forumit Qytetar për Sigurinë Publike” se duhen bërë ndryshime në strukturat e policive vendore, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu, firmosi të martën ndryshimet strukturore, duke zgjeruar të kompetencave e komisariateve të rretheve, të cilat do hetojnë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, pengmarrjet apo grabitjet me armë. Më herët, Krimet e Rënda, ishin nën drejtim të Drejtorive Vendore të Qarqeve.

Reforma ka prekur edhe sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor të vetëm. Strukturat e reja të Drejtorive Vendore parashikon rritjen e rolit të inspektorit të zonës, i cili deri dje operonte i vetëm, ndërsa me ndryshimet e reja do të ketë edhe dy kolegë të tjerë.

Çdo komisariat do ndahet në zona policore. Ky territor ka të përcaktuar efektivët për hetimin e krimeve, trafiqet dhe rendin, duke e çuar në tre numrin e SPZ, ose siç njihen ndryshe inspektorët e zonal. Ndërkohë, ndryshime ka edhe sa i takon pozicioneve të nëndrejtorëve të policisë në qarqe.

Çdo drejtori do ketë një drejtor të përgjithshëm dhe dy nëndrejtorë. Skema pilot do eksperimentohet fillimisht në Qarkun e Elbasanit e më pas do të praktikohet në të gjithë drejtoritë e tjera vendore. Ndryshim tjetër është edhe ai për Komisariatet e Policisë Rrugore. Kjo drejtori merr paravësi nga policia e qarkut por, do të komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. /abcnews.al

 

 

 

ardi-veliu.jpg
gra moz15:15 | 06/04/2018

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu zhvilloi një vizitë në Holandë, ku mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Drejtorit të të Europol, nga Rob Weinright. Gjatë vizitës në Hagë Veliu takoi edhe Drejtorin e Trupës Kombëtare të Policisë së Mbretërisë së Holandës, Erik Akerboom. Drejtori i Policisë së Holandës theksoi se rezultatet e arritura së fundmi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”; masat për parandalimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionin e paligjshëm kanë qenë të efektshme. Gjithashtu, mes dy policive u diskutuan mundësitë për ta forcuar dhe shtrirë më tej këtë bashkëpunim./abcnews.al

ardi-veliu-1280x662.jpg
gra moz15:47 | 17/03/2018

Policia e Shtetit bëri të ditur detaje të megaoperacionit kundër trafikimit të jashtëligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Anglisë. Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu, zbardhi skemën e përdorur nga trafikantët, iteneraret e ndjekura, si dhe pagesën që i merrnin çdo klandestini.

Policia e Shtetit dhe Prokuroria për Krimet e Rënda goditën një rrjet të trafikimit të paligjshëm të gati 1 mijë shqiptarëve drejt Anglisë, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Detajet e megaoperacionit të zhvilluar pas një hetimi disamujor të strukturave shqiptare në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese partnere si edhe Europol e Interpol u bënë të ditura nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ardi Veliu: “Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë.
Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.
Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.
Ata përdornin iteneraret:
• Shqipëri – Itali – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Francë – Mbretëri e Bashkuar
• Shqipëri – Bullgari – Belgjikë – Republika Domenikane – SHBA / Kanada
• Shqipëri – Spanjë – Amerika Latine – SHBA/Kanada”.

Sipas Veliut, për llogari të këtij hetimi, Gjykata për Krimet e Rënda ka lëshuar 51 fletë arresti, nga të cilat 39 janë ekzekutuar dhe 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ardi Veliu: “Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.”

Hetimet për këtë procedim penal vijojnë në lidhje me persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al

droga-1-1280x595.jpg
gra moz15:31 | 28/02/2018

Menjëherë pas kapjes së sasisë rekord të drogës në portin e Durrësit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i shoqëruar nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, dhanë detaje për operacionin i koduar “Last snow”, ose bora e fundit.

613 kg kokainë u nisën me një kontenier nga Kolumbia, për t’u trasportuar më pas me anije nga një port detar i Italisë së jugut, më pas kaloi tranzit në Maltë, për të mbërritur më datë 19 Shkurt në portin e Durrësit.

Ardi Veliu: “Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.
Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.
Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët”.

Veliu tha se kontenieri u mbajt në vëzhgim deri kur ngarkesa u mor në dorëzim nga “ArbiGarden”, kompani e cila kishte porositur banane. Sapo ngarkesa është dorëzuar pranë kompanisë, Policia ka ndërhyrë menjëherë.

Ardi Veliu: “Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.
Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.”

Besim Hajdarmataj: “Organet ligjzbatuese kanë qenë në alert gjatë gjithë kohës për të kontrolluar të gjithë llojet e ngarkesave që vinin nga vendet që janë me risk të lartë të importimit të lëndëve narkotike. Ne vlerësojmë që aktualisht nuk mund të japim detaje të tjera sepse çështja është në një hetim intensiv”.

Droga ishte fshehur në 528 pako të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët. Dyshohet se kokaina pas mbërritjes në vendin tonë do të shpërndahej në tregjet e mëdha të Europës qendrore dhe veriore. Grupi hetimor po punon nëse në vendin tonë kokaina e pastër do të përpunohej apo të kalonte tranzit për në destinacionin final, i cili mbahet ende sekret.

Personat e arrestuar, shoferi i kamionit, Armando Pezaku, kishte publikuar në rrjetin social “Facebook” se “i çoj miell partizanëve”. Ndërkohë i prangosuri tjetër është Donaldo Lushaj, i cili është edhe punonjës i firmës “Arbri Garden”. Administratori i shpallur në kërkin Arbër Cekaj është një emër i njohur për Policinë pasi edhe në të kaluar ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai vetëm disa kohë kishte qenë në një nga vendet e Amerikës Latine, ku dyshohet se mund të ketë porositur edhe kokainën, që u kap portin e Durrësit./abcnews.al

vlcsnap-error960-1-1280x720.jpg
ent ela11:21 | 28/02/2018

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu në konferencë për shtyp pas kapjes së sasisë record të kokainës në Shqipëri ka dhënë detaje për operacionin e Policisë në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda dhe hetimin doganor.

Sipas tij lënda narkotike ishte nisur nga Kolumbia kishte kaluar në Maltë dhe ka mbërritur në 19 shkurt në Portin e Durrësit, ku u mbajt në vëzhgim të pandërprerë.

Droga me vlerë 180 milionë euro ishte e paketuar 528 pako e mbështjellë me letër natriban, ndërsa në pranga ranë dy persona Donaldo Lusha 25 vjeç nga Tropoja dhe Armando Pezaku 25 vjeç nga Durrësi.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi Arben Çekaj, pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Deklarata e plotë e kreut të Policisë Ardi Veliu:

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snoë”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë./abcnews.al

28500226_1570094449711053_183647180_o-1280x753.jpg
ent ela15:29 | 24/02/2018

Në polici nuk do të ketë reforma, por vetëm ristrukturim dhe riformatim për ta bërë strukturën sa me efiçente dhe fleksibël. Deklarata u bë nga drejtori i Policise së Shtetit Ardi Veliu. Ky i fundit ndodhej  së bashku me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj në një analizë të policisë së Beratit për vitin 2017. Në këtë takim u diskutua edhe për operacionin kundër krimit të organizuar “ Forca e Ligjit”. Aksionet do të vazhdojnë pa ndërprerjë për eleminimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike dhe veprave të tjera kriminale. /abcnews.al

vlcsnap-error182-1280x720.jpg
gra moz19:34 | 15/02/2018

Ardi Veliu paralajmëroi pas marrjes së drejtimit të Policisë së Shtetit, se institucioni që ai drejton do të kishte lëvizje në rang drejtuesish, kjo për arsye të një fryme të re në kupolën e uniformave blu. Kështu i pari që u emërua drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ishte Gjovalin Loka, i cili me herët mbante postin e drejtorit të Shkodrës. Loka ka marrë pozicionin e Altin Qatos, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të komanduar të Policisë së Elbasanit. Ardi Veliu ka firmosur edhe disa ndryshime të tjera. Kështu Kastriot Skënderi u emërua Drejtori i ri i Policisë së Tiranës. Më herët ai ka qenë drejtues i qarkut të policisë së Gjirokastrës.

Ndryshimet

1. Aida Hajnaj, zv/drejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit në vend të Rebani Jaupit
2. Rebani Jaupi, drejtori i Menaxhimit të të Dhënave në Policinë e Shtetit
3. Gjovalin Loka, drejtor i Rendit në Policinë e Shtetit
4. Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit
5. Enkeleda Tosku, drejtore e Përgjithshme e Kufirit dhe Migracionit, në vend të Aida Hajnajt
6. Bledar Çeliku, aktualisht drejtor i Policisë Lezhë është emëruar drejtor i Njesisë Task-Forcës së “Forcës së Ligjit”

vlcsnap-error948-1280x721.jpg
gra moz22:43 | 13/02/2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka deklaruar se shumë shpejt do të zhvillohen operacionet për ndalimin e disa grupeve kriminale që operojnë në Durrës dhe Krujë. Ai ndodhej për një analizë të punës së Policisë së Durrësit në qytetin bregdetar.

Durrësin dhe Krujën i presin ditë jo të qeta.

Disa grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë do të neutralizohen.

Paralajmërimi erdhi nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas një inspektimi në pikën kufitare të portit të Durrësit.

Fatmir Xhafaj: “Në qytetin e Durrësit dhe në territorin e Krujës dhe të Fushë Krujës ka disa grupe kriminale, të cilat paraqesin rrezikshmëri shoqërore. Janë të skeduara dhe po punohet nga ana e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me institucionet e tjera ligjzbatuese për t’i vënë shumë shpejt përpara përgjegjësisë ligjore”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se po bashkëpunohet ngushtë me homologët italianë dhe më gjerë për bllokimin e rasteve të trafikut të drogës.

Ardi Veliu: “Ne jemi duke bashkëpunuar ngushtë me kolegët tanë italianë dhe rastet kur janë zbuluar dhe janë kapur gomonet dhe sasitë e lëndëve narkotike i kemi prezent dhe i keni pasqyruar nëpërmjet mediave tuaja”.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi mirëkuptimin e biznesve për radhët e gjata që në port.

Ai sqaroi se tentativat e trafikut të lëndëve narkotike kanë sjellë edhe këto kontrolle të imtësishme./abcnews.al

vlcsnap-error460-1280x720.jpg
gra moz15:40 | 12/02/2018

Pas emërimit të Ardi Veliajt si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, kanë ndodhur të tjera lëvizje në radhët e kupolës drejtuese tek uniformat blu.
Rebani Jaupaj u largua nga detyra e zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe në vend të tij u emërua Gjovalin Lokaj. Jaupaj është emëruar Drejtor i Analizës së Informacionit në Policinë e Shtetit, duke zëvendësuar në këtë detyrë, Shaban Nexhin.
Lokaj prej disa muajsh ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Policisë së Shkodrës. Ndërkohë, brenda kësaj jave, Policia e Shtetit do të ristrukturohet në të gjitha nivelet e saj. Strukturat e policisë nga Drejtoria e Përgjithshme në drejtoritë vendore dhe komisariate do të kryejnë një rishpërndarje të forcave të policisë në territor.
Me krijimin e zonave policore, synohet që të ketë në të njëjtën hapësirë, edhe inspektorin e policisë së zonës, patrullën e përgjithshme dhe inspektorin e krimeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono