arben ristani

arben-ristani.jpg
G. P.16:10 | 23/04/2018

Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani mbron draft-statutin e miratuar të premten në Këshillin Kombëtar. Për rastin e dorëheqjes së kryetarit, Ristani thotë në një intervistë për ABC News, se kjo praktikë nuk ekziston në statute të partive simotra, por drafti parashikon mocionin e mosbesimit, si mekanizëm për kritikët.

Dorëheqja e kryetarit të partisë në rast humbje në zgjedhje, mbetet pika më e nxehtë e debateve për draft-statutin e PD që u miratua të premten nga Këshilli Kombëtar. Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani sqaron për ABC News arsyet se përse kjo kërkesë e përsëritur e kritikëve të Bashës, nuk është përfshirë në draft dhe hapësirat e lëna për shkarkimin e kryetarit.

Arben Ristani:Është debatuar gjatë dhe konsultuar shumë. Unë mund të them që nuk e kanë statutet e partive të tjera ku ne bazohemi. Nuk mund të krijojmë mundësinë të punohet kundër kreut të PD që të humbasë zgjedhjet. Ndaj është konceptuar që dorëheqja është akt moral dhe elementi tjetër është mocioni i mosbesimit që i paraqitet Kuvendit Kombëtar, në rast se vlerësohet se duhet bërë një mocion i tillë mes dy zgjedhjeve”.

Ristani thotë se grupi i punës është treguar gjithëpërshirës në të gjitha propozimet që kanë ardhur si nga grupime ashtu edhe individë. Dy prej tyre ishin pikërisht Komisioni për Vlerësimin e kandidaturave për deputet, si dhe rikthimi në Këshillin Kombëtar, pa votë të ish-kryeparlamentarëve, krah ish-kryeministrave dhe ish-presidentëve demokratë, si parashikonte edhe statuti “Berisha”.

Arben Ristani: “Ishte vërejtje me vend dhe u përfshi. Unë besoj që është harruar në statutin e vjetër sepse janë ish-Presidentë dhe kryeministër dhe është fare normale që duhet të jetë edhe ish-kreu i parlamentit”.

Një ndryshim që spikat në draft-statut është zvogëlimi në numër dhe rritja e kompetencave të forumeve përmes këtij statuti, i cili zgjedhjen përmes parimit “një anëtar një votë” e shtrin tashmë nga kryetari i grup-seksionit tek kryetari i kësaj force politike.

Arben Ristani: “U mendua që kryesia e PD të jetë më e vogël në numër sepse është me operative dhe fleksibël. U kalua në një kryesi nga individë që ishin për shkak të funksioneve ndërsa tani trupa përfshin 15 veta të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Pra do të jetë një kryesi që do të përgjysmohet në 25-27 vetë”.

Ristani, që nuk arriti të zgjidhej deputet në zgjedhjet e fundit për shkak të pozicionit në listë, thotë se draft-statuti mundëson bashkimin e të gjithë demokratëve përmes procesit të drejtë dhe garës së ndershme brenda partisë. Ky draft do votohet nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar të PD, më 29 Prill./abcnews.al

arben-ristani-interviste-1.jpg
G. P.22:56 | 02/04/2018

Arben Ristani ishte i ftuar në Mbrëmje në ABC News ku foli rreth situatës më të fundit të krijuar pas protestës kundër tarifës për Rrugën e Kombit.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se protestuesit e ndaluar janë keqtrajtuar nga policia kur janë transferuar në Tiranë.

Sipas Ristanit, kjo është verifikuar nga Avokati i Popullit. Gjithashtu, ai foli rreth aksionit opozitar, pasi Lulzim Basha ka kërkuar qytetarëve mosbindje civile. /abcnews.al

arben-ristani-interviste.jpg
G. P.20:42 | 02/04/2018

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është shprehur në ABC News se ndalimi i protestuesve në Kukës, është i paligjshëm.

Sipas tij, njerëzit janë rrëmbyer nga policia dhe janë keqtrajtuar kur janë transportuar në Tiranë.

“Ndalimi është i paligjshëm dhe kjo që do të them është e konfirmuar. Njerëzit, po të themi janë arrestuar është term i ligjshëm, por janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre orët e para të mëngjesit. Janë transportuar drejt Tiranës pa asnjë procedurë ligjore, pas asnjë urdhër-arresti nga Prokuroria. Kur janë transportuar në Tiranë janë keqtrajtuar, janë lënë pa bukeë e ujë për orë të tëra”, u shpreh Ristani./abcnews.al

arben-ristani-2-1280x661.jpg
G. P.10:19 | 13/03/2018

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike, Arben Ristani, partia e tij ka vepruar brenda ligjeve përsa i përket lobimit.
Këto, ai i tha në Mbrëmje në ABC News, ku ndër të tjera shtoi se e gjithë kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë.
Ristani foli dhe për situatën e brendshme të Partisë Demokratike. Një grup anëtarësh kërkon ringritjen e partisë dhe Ristani pohon se po punohet që të përfshihen idenë e të gjithëve me qëllim bashkimin kundrejt qeverisë./abcnews.al

arben-ristani1-1280x660.jpg
G. P.20:14 | 12/03/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, është shprehur se partia e tij ka vepruar brenda ligjeve përsa i përket çështjes së lobimit.

“Kemi vepruar gjithmonë në mënyrë zyrtare dhe brenda ligjeve. Ky është boshti i PD”, u shpreh Ristani.

I pyetur nëse ishin në dijeni rreth biznesmenëve rusë që zotëronin “Biniatta Trade”, Ristani shprehet se kjo bëhet për të larguar vëmendjen nga skandalet e përditshme.

“Ne kemi lobuar me atë kompani që kemi lindur kontratë, pjesa tjetër është e gjitha për të shpërngulur vëmendjen nga skandalet e përditshme”, tha sekretari i përgjithshëm i PD-s.

Një javë më parë në revistën investigative amerikane “Mother Jones” u publikua një shkrim i gjatë e i detajuar mbi lobimin e Lulzim Bashës në SHBA, në të cilin thuhej se financues të PD-s ishin dy biznesmenë rusë./abcnews.al

arben-ristani-1280x663.jpg
G. P.15:48 | 09/03/2018

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani u mor në pyetje mëngjesin e sotëm për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Qershorit.

Ish-deputeti i PD, iu përgjigj fletëthirrjes së bërë dy javë më parë nga prokurori i çështjes Gjergji Tako. Ai ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për rreth 30 minuta për kontratat me kompanite që loboi PD në SHBA. Ristani dëshmoi në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm që ka dijeni për këtë çështje.

Sipas Ristanit, prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA, ndërsa nuk ka asgjë për të fshehur, pasi pagesat për këto kontrata janë lëvruar përmes rrugëve bankare./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono