arben isaku

policia-e-durresit.jpg
ad min17:58 | 01/10/2019

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, Liridon Pula, u vu në pranga nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Arrestimi i 36-vjeçarit me banim në Tiranë erdhi pas një hetimi të kryer nga prokuroria, e cila më herët i kishte kërkuar gjykatës të vendoste ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Paraprakisht thuhet se shkeljet kanë të bëjnë me tjetërsimin e pronave kryesisht në bregdet. Pak javë më parë u arrestua edhe nën drejtori Arben Isaku, ndërsa më pas u la në masën detyrim paraqitje. Ndërkohë që pas tij u prangos edhe n/drejtoresha tjetër Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën mase./abcnews.al

8-1280x745.jpg
ad min18:45 | 14/08/2019

Detyrim paraqitje ka vendosur gjykata e Durrësit për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Arben Isaku. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në legalizimin e një sipërfaqeje toke truall në bregdet me dokumente të falsifikuara. E njëjta masë sigurie u dha edhe për dy punonjësit e tjerë me detyrë ekonomist dhe specialist pranë kadastrës, të cilët dyshohet të jetë të implikuar në falsifikim. Arben Isaku, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t u vetëdorëzua një ditë më parë në polici./ABC News Albania 24/7

 

LEGALIZIMET-NE-DURRES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ad min14:29 | 22/12/2018

Ndërkohë që zona A në Durrës vazhdon të jetë e bllokuar për procesin e legalizimit, brenda vitit 3 mijë dosje kanë përfunduar. Drejtori i ALUIZNI-t u ka bërë thirrje qytetarëve të presin inspektorët për të kryer veprimet.

Tre mijë dosje legalizimi përfunduan gjatë këtij viti nga drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës, ndërkohë që një pjesë janë skualifikuar për shkak se bien ndesh me ligjin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Drejtori i ALUIZNI-t Arben Isaku tha se afro 30 ndërtime dhe ngrehina që nuk kanë pasur qëllime banimi, nuk do të legalizohen.

Arben Isaku, drejtor ALUIZNI Durrës: “Kemi pasur dhe raste ku kanë qenë ngrehina, pra ndërtesa që nuk konsiderohen të banueshme që për një arsyë apo një tjetër qytetarët i kanë bërë dhe kanë bërë ehde aplikimet këtu. Jemi përqëndruar me skualifikimin e tyre.”

Drejtoria e ALUIZNI-t do të vazhdojë punën me orar të zgjatur edhe gjatë ditëve të fundit të vitit. Iu bëhet thirrje personave të interesuar që të presin inspektorët e ALUIZNI-t për kryerjen e procedurave në terren.

“Ne edhe siç bëmë gjatë periudhës së gushtit edhe tani, me ardhjen e emigrantëve që vijnë për festa ne rrijmë deri vonë dhe punojmë. I kemi thënë edhe personave që vijnë se nuk është nevoja që të rrini ju, por mund të caktojnë një familjar që të bëjnë të mundur mbylljen e procesit në kohë reale.na ka ndodhur disa herë që ku shkojmë për verifikim në shtëpitë e tyre, nuk gjejmë njeri.”

Në qytetin e Durrësit vazhdon të jetë e bllokuar zona A ku nuk mund të kryhen legalizime të ndërtimeve pa leje, ndërsa në zonën B po shqyrohen pjesë-pjesë./abcnews.al

shtepia-1280x580.jpg
ad min20:52 | 21/02/2018

Një tregtar u grabit në banesën e tij, që ndodhet në rrugën “Fran Ivanaj” të qytetit të Lezhës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, kur tre persona të maskuar dhe me armë hynë në shtëpinë e Arben Isakut .
Në banesë ndodhej e gjithë familja, madje dy fëmijët 10 dhe 5 vjeç kanë parë të gjithë terrorin si edhe dhunën e ushtruar nga grabitësit ndaj kryefamiljarit. Mësohet se hajdutët e kanë qëlluar me qytën e armës në kokë të zotin e shtëpisë duke i kërkuar paratë.
Tre personat, pasi morën një sasi lekësh dhe bizhuteri, janë larguar në këmbë. Njërit prej tyre i ka rënë kapuçi në tokë, i cili është gjetur nga policia dhe është sekuestruar si provë, por uniformat blu ende nuk kanë identifikuar autorët. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono