arben imami

sali-berisha-arben-imami.jpg
ad min21:04 | 15/10/2019

Një urim për 75-vjetorin, Sali Berishës i ka ardhur edhe nga ish-deputeti Arben Imami. Gjatë një interviste me gazetaren Mirela Milori, ai zbuloi se e ka uruar ish-kryeministrin sot.

Gjithashtu Imami tregoi se si vazhdojnë marrëdhëniet mes tij dhe Sali Berishës sot.

Arben Imami: Po e kam uruar.

Mirela Milori: Keni të njëjtën marrëdhënie si më parë.

Arben Imami: Përpara kemi pasur marrëdhënie pune të vijueshme, tashmë kam një marrëdhënie të caktuar, por jo pune. Marrëdhëniet njerëzore i kam ruajtur me shumë njerëz, pavarësisht nga pikëpamjet politike.

Mirela Milori: Flisni për PD?

Arben Imami: Kjo është një çështje tjetër.

Mirela Milori: Domethënë flisni?

Arben Imami: Nuk thashë se flas, nuk flas, por kjo është një çështje tjetër./abcnews.al

atrben-imami.jpg
ad min20:55 | 15/10/2019

“Lulzim Basha po mobilizon partinë për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale. Kur ishin zgjedhjet i shpërndau”.

Ish-deputeti Arben Imami u shpreh i ashpër këtë të enjte në lidhje me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Gjatë një interviste në ABC News me gazetaren Mirela Milori, ai tha se Basha është në pakicë brenda partisë.

Madje sipas ish-ministrit, kreu i selisë blu nuk e ka pasur kurrë në plan të fitojë zgjedhjet.

“Ka sondazhe këtu të përhershme edhe përbrenda partive. Të përafërta. Tregojnë që Lulzim Basha është pakicë në PD. 17-19% e mbështesin Lulzim Bashën. Nëse nuk të mbështesin për kryetar partie anëtarët e partisë tënde, mirëpo ne nisemi nga një perspektivë e ndryshme. Çfarë duhet të bëjë Basha të fitojë zgjedhjet? S’e ka në plan. Është e thjeshtë. I gjithë gjykimi jonë racional është krejtësisht absurd që në pandemën fillestare se nuk e ka pasur atë plan”, tha Imami.

Imami theksoi se anëtarët e PD-së duhet të reagojnë pasi po e çojnë vendin në dekadencë të plotë. Sipas ish-deputetit, Basha shumicën që ka është parlamentit nuk është në gjendje ta institucionalizojë për shkak të djegies së mandateve.

“Padyshim ato që thotë i thotë për të gënjyer, për të mbajtur ca burokratë afër. Që të imponosh zgjedhje duhet të kesh fuqi. Nuk imponohen me dëshirë. Për mua do të hyjë në Komision. Mos sot, nesër. Megjithë ka këtë shumicë jashtë nuk e mbledh dot brenda. Nuk e merr këtë shumicë ta fusë në PD. Në politikë nuk ka dy herë. Më falni se ju tradhtova dhe lashë një kryeminister si Rama edhe katër vjet të tjera dhe në zgjedhje lokale në vend që të marr pjesë në zgjedhje bëj të kundërtën. Sa më tepër iu rrit pritshmëritë e tyre negative, që nuk do bëj zgjedhje, kur zgjedhjet bëhen ata demoralizohen”, tha Imami./abcnews.al

arben-imami.jpg
ad min20:29 | 15/10/2019

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Arben Imami, dështimi i hapjes së negociatave është për shkak të kryeministrit Rama. Fillimisht kjo ka ndodhur në opozitë dhe pastaj kur mori qeverinë, sipas Imamit.

Më tej, ish-ministri i Mbrojtjes tha se Shqipëria mund t’i kishte hapur negociatat që në vitin 2012.

“U bë film serial se ky është viti i shtatë që Shqipëria dështon për të marrë negociatat për shkak të Ramës në opozitë dhe pastaj në qeveri. Ne na duket se ndodh për herë të parë. Në fund të 2012- Shqipëria mund ti kishte marrë negociatat me kushtin e vetëm të tre ligjeve. Megjithatë po të votoheshin ligjet i fitonte negociatat. Sot pas 7 vitesh ligjet janë bërë dhe Shqipëria ende nuk i merr negociatat. Sivjet ka një shans real për shkak se SHBA janë shumë të interesuara që rajoni të balancohet politikisht për shkak të ndërhyrjeve”, tha Imami.

Në lidhje me çështjen e negociatave, sipas Imamit, opozita nuk ka si të ndikojë. Por nëse ndërkombëtarët do të kishin besim tek opozita atëherë Shqipëria nuk do të kishte asnjë shans të fitonte negociatat.

“Opozita nuk ka lidhje fare. E para opozita nuk është në vendin që duhet të ishte. Që kurse nuk është opozitë nuk mund të ndikojë si opozitë. Është opozitë siç ka vendosur ta bëjë. Sigurisht që të gjithë jemi të interesuar. Madje dhe opozita e ka thënë fjalën e mirë dhe ka bërë mirë faktikisht. Nëse opozita do të ishte e besueshme për Uashingtonin, Berlinin dhe Brukselin, Shqipëria nuk do kishte asnjë shans të hynte. Po qe se besimi te kauza e opozitës do ishte në këto vende, nuk do kishte asnjë arsye për t’i dhënë”, u shpreh Imami./abcnews.al

kuvendi-zgjedhor.jpg
ad min11:20 | 15/04/2018

Pas një mbledhje maratonë, kryesia e PD-s ka vendosur që Kuvendi kombëtar që do mblidhet në fund të Prillit do jetë statutor e jo zgjedhor. Në mbledhjen që përfundoi në orët e vona të mbrëmjes, kritikët e Bashës kërkuan përcaktimin në statut të modaliteteve, se kur kryetari i partisë jep dorëheqjen pasi humb zgjedhjet.

E nisur në orën 18 të pasdites, mbledhja maratonë e kryesisë së Partisë Demokratike, zyrtarizoi të shtunën natyrën statutore të axhendës së Kuvendit kombëtar, të kësaj force politike, që do të mbahet më 28-29 Prill.

Një kritik i njohur i kryetarit Basha, Arben Imami, e sheh pozitive, terheqjen nga ideja e një Kuvendi zgjedhor, por kërkon edhe përcaktimin në statut të rasteve dhe modalitetit të dorëheqjes së kryetarit, në rast disfate elektorale.

Arben Imami: “Duhet vendosur në statut rregull për mandatin e kryetarit nëse humb zgjedhjet. Le të zgjidhet edhe me deklaratëpolitike nga ana e kryetarit, por të vendoset si parim. Propozova krijimin e një bordi që do të kontrollojë financimet dhe shpenzimet e partisë”.

Në mungesë të një deklarate për media nga kryetari Basha, për shkak të mbledhjes së zgjatur me diskutime nga çdo anëtar për çdo pikë të statutit, kryesia, pavarësisht ekzistencës së tre projekt-propozimeve në tryezë, në fund nuk doli me një draft propozim për ndryshimet statutore, por miratoi një dokument politik, i paraqitur në nisje të mbledhjes nga Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani.

Ky dokument parashikon përfshirjen e bazës në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, krijimin e një komisioni të apelimit/gjykatë për statutin dhe intepretimet për të, propozime të platformës së anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Harxhi dhe Kulluri. Një koncept i ri i përfshirë në dokument është ai i dëmit ndaj partisë, për anëtarët që mbajnë qendrim publik, kundër linjës politike të partisë, ose kur publikojnë informacione konfidenciale.

Partia Demokratike pritet të mbledhë në 20 Prill Këshillin Kombëtar që përpilon draft-propozimin përfundimtar, për statutin që pritet të miratohet gjatë mbledhjes së Kuvendit kombëtar demokratik./abcnews.al

28828011_2084901155083590_3144470345245405360_o-1280x720.jpg
ent ela20:43 | 22/03/2018

Një nga ish-themeluesit e PD, Arben Imami, kërkon ndërhyrjen e Sali berishës, në mënyrë që PD të mos ketë një humbje skandaloze sipas tij në zgjedhjet e ardhshme. Në studion e ABC News, Imami thotë se PD ka nevojë të bashkohet e këtë nuk e bën dot Lulzim Basha.

Arben Imami i ftuar në studion “Mbrëmje në ABC News” me Mirela Milorin ka folur për sfidat e Partisë Demokratike në situatën që gjendet sot. Për ish deputetin demokrat zgjidhja e vetme është bashkimi dhe dorëheqja e Lulzim Bashës.

“Një kryetar që nuk e ngre dot partinë, në këto kushte duhet bërë bashkë. Basha duhet të japë dorëheqjen dhe jo ngrirje shkrije për shkak të situatës ë rëndë”-u shpreh Imami.

Ish –deputeti demokrat fajësoi kreun aktual Lulzim Basha që kjo forcë politike që prej vitit 2013 ka ardhur në rënie dhe kjo sipas tij është shumë e rrezikshme.

“Partia Demokratike prej vitit 2013 ka ardhur në rënie dhe kjo është shumë e rrezikshme. Lulzim Basha po e zhyt më thellë PD dhe kjo parti në zgjedhjet e ardhshme mund të marrë nën 20 %. Basha mesa duket do të vazhdojë në këtë rrugë dhe do sjellë mbylljen e Partisë Demokratike. Bashkimi është rruga e vetme për ta shpëtuar PD, shansi i fundit janë zgjedhjet e ardhshme”- deklaroi Imami.

Përsa i takon financimeve të lobimit, Imami tha se ka pikëpyetje të mëdha, por nëse  Basha ka firmosur një kontratë lobimi me financim rus kjo gjë i përket atij dhe nuk e përfshin PD-në.

I pyetur për Berishën, Imami tha se është i vetmi personalitet brenda demokratëve që qëndron mbi palët.

“I vetmi njeri që qëndron mbi palët është Berisha. Ka nevojë për një ndërhyrje, dikush tek i cili kanë garanci të gjitha palët. Berisha është personaliteti më i rëndësishëm aty, është personaliteti që nëse dështojnë të gjitha mjetet, mbase duhet të gjejë një rrugë pozicioni për të ndikuar më mirë në këtë proces. Se si, kjo është çështje e tij“, tha Arben Imami./abcnews.al

 

pd-naten-1280x663.jpg
ad min22:15 | 08/03/2018

Deri më 22 Mars, grupi i punës i miratuar nga kryesia e Partisë Demokratike, mbledh propozimet për ndryshimin e statutit të partisë, që do të diskutohen gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD në datat 28-29 Prill. Në një mbledhje që zgjati mbi 2 orë, kryesia e partisë pa edhe debate.

Kryesia e demokratëve shqiptarë, në orën 17:00 në selinë blu nisi takimin që caktoi datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demorkatike.

Lulzim Basha: “Është vendosur me vendim unanim të kryesisë të PD-së, e cila është data 28 dhe 29 Prill, kur Kuvendi Kombëtar i PD-së do të zhvillohet në Tiranë dhe do të marrë vendimet e rëndësishme për Partinë Demokratike, një parti e anëtarëve, si një parti e shqiptarëve që do t’i prijë një transformimi të thellë politik dhe ekonomik të vendit”.

Për këtë Kryesia, me propozim të kryetarit Basha dhe votë unanime, miratoi grupin e punës që do të shqyrtojë propozimet për ndryshimin e statutit që depozitohen deri më 22 Mars. Anëtarë të grupit u zgjodhën nënkryetarët e partisë Edi Paloka dhe Edmond Spaho, sekretari i përgjithshëm Arben Ristani, sekretarët Fatbardh Kadilli dhe Enno Bozdo, si dhe anëtarët e kryesisë Gent Malko dhe Arben Imami. Ky i fundit refuzoi postin për t’u larguar përpara përfundimit të mbledhjes dhe votimit në të.

Arben Imami: “Kjo parti ka nevojë për një diskutim të thellë politik. Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy çështjet kryesore ishin respektimi i statutit dhe bashkimi. Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar që legjitimon mosbashkimin”.

Por në përfundim të dy orëve takim, garanti vërtetësisë së procesit doli vetë kreu i partisë.

Lulzim Basha: “Kryesia ka miratuar vendimet, të cilat do t’i japin mundësinë çdo demokrati të kontribuojë në këtë proces dhe unë personalisht do të garantoj që ky të mos jetë një proces formal por i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platformë të PD si parti e anëtarëve”.

Në nisje të takimit mësohet se kryetari Lulzim Basha ka përmbledhur ecurinë e deritanishme të analizës së kësaj partie pas zgjedhejve të qershorit, raporti i së cilës do të paraqitet në Kuvendin Kombëtar të PD në datat 28-29 prill. Në përfundim të afatit 2 javor për depozitimin e propozimeve pranë grupit të punës, Partia Demokratike do të thërrasë edhe Këshillin Kombëtar./abcnews.al

imami.jpg
ad min18:56 | 08/03/2018

Në një deklaratë për mediat, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Arben Imami, tha se Partia Demokrtetike është në rënie të vazhduezhme.

“Problemet e Partisë Demokratike janë probleme serioze politike. Nuk mund të merren vendime të rëndësishme si thirrja e parakoshshme e Kuvendit të partisë pa miratimin e Këshillit Kombëtar, i cili duhet të ishte mbledhur gjithashtu edhe për analizën. Këto janë fjalë që i kam thënë aty, nuk janë fjallë të reja. Analiza është e njëanshme. Në konkluzionet e pakta që na u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi që u zhvillua në tërësi nga shumë anëtarë të partisë, edhe ata që kanë qenë kritikë. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është tërësisht i papritur dhe nuk është i motivuar, të paktën në vlerësimin tim. Zgjidhjet duhet t’i vijnë kësaj partie dhe nuk mund të jenë thjesht burokratike, një grup pune që do të zgjidhi çështjet e një statuti. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të të thellë politik. Fakti negativ është që  pas zgjedhjeve, në sondazhet që bëhen në Shqipëri, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme”, tha ai.

Sipas, Imamit, thelbi i çështje është që brenda partisë demokratike të ketë një diskutim të hapur dhe transparent.

“Thelbi çështjes është ky: duhet të ketë një diskutim të hapur dhe transparent. Jo vetëm për zotin Imami, unë përfaqëosj vetëm veten time. Debati bëhet vetëm në parti”, u shpreh Imami.

Imami foli për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono