ar

ari-600x360.jpg
Autor E16:42 | 30/12/2019

Ari arriti të shënojë një rritje tjetër të vlerës së tij, duke kapur një vlerë mbi 1,500 dollarë për ons [1 ons = 28 gramë], ndërsa investitorët përgatiten për vitin 2020, me idenë se lufta tregtare SHBA-Kinë do të lehtësohet.

Po ashtu, çmimi i argjendit dhe platinit u rrit krahasuar me vlerën e tyre një vit më parë. Megjithatë kjo ecuri ishte më e ndjeshme për arin, i cili pa rritjen më të madhe në shtatë javët e fundit që nga muaji tetor, përcjell Telegrafi.

Ari këtë vit është rritur për 17 për qind, ecuria më e mirë që nga viti 2010, pasi investitorët po shohin përfitimet e gjendjes më paqësore në luftën tregtare dhe lehtësimet e Rezervës Federale.

Rritja më e lartë në treg erdhi në të njëjtën kohë me ecurinë pozitive të aksioneve në bursën aziatike, pasi Donald Trump deklaroi të martën se edhe Pekini zyrtar ishte pajtuar për një marrëveshje tregtare.

Ari përparoi me më shumë se 0.4 për qind duke arritur vlerën 1,505.62 dollarë për ons, çmimi më i lartë që nga 5 nëntori kur vlera rezultonte 1,504.71 dollarë. Nga ana tjetër argjendi u rrit me 1.4 për qind dhe tregtohet aktualisht me 18.022 dollarë për ons. Ari arriti kulmin e këtij viti me nivelin 1,557.11 dollarë për ons në fillim të shtatorit, çmimi më i lartë në më shumë se gjashtë vjet, nxitur sidomos nga një sfond i paqëndrueshëm në ekonominë globale.

Nga ana tjetër, me këtë vit të ri që po hyn, edhe perspektivat e ecurisë së arit gjithashtu po rriten. Në fillim të këtij muaji, J. P. Morgan Chase, Goldman Sachs Group dhe UBS Group AG parashikuan që çmimet të ngjiten në rekordin historik 1,600 dollarë për ons, megjithatë kjo mbetet për t’u parë.

aleksander-vucic.jpg
ger ta12:11 | 17/11/2019

Banka qendrore e Serbisë bleu nëntë tonë ar në tetor, duke rritur rezervat e saj prej metali të çmuar me këshillën e Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Republika më e madhe e mëparshme jugosllave po ndjek Hungarinë dhe Poloninë, ku zyrtarët rritën rezervat e arit në vitin 2018 për të krijuar një rezervë kundër krizës. Guvernatorja e Bankës Qendrore Jorgovanka Tabakoviç, anëtare e Partisë Progresive të Vuçiç, tha se blerjet e 9-11 tetorit rritën rezervat e arit të bankës në 10% të rezervave totale dhe bënë mirë që ndoqën një sugjerim nga presidenti në muajin maj.

“Ne kemi përfunduar transaksionet e blerjes së arit dhe Serbia është më e sigurt sot me 30.4 ton ar në vlerë rreth 1.3 miliardë euro (1.4 miliardë dollarë),” u tha Tabakoviç gazetarëve në Beograd. “Tani për tani, ne nuk kemi në plan të blejmë më shumë.” Blerja është e fundit në një seri lëvizjesh të Serbisë për të përmirësuar stabilitetin e saj financiar duke ndryshuar strukturën e borxhit të saj të jashtëm dhe duke rritur shifrat e dinarëve dhe eurove, tha Tabakovic.

Banka qendrore pagoi 395 milion euro (434.3 milion dollarë) për arin, 1.503 dollarë për onz, tha guvernatori. Tabakoviç foli pasi banka azhurnoi parashikimin e rritjes ekonomike të vitit 2019 në 3.6% nga 3.5%, duke përmendur kërkesën më të lartë vendase që po  kundërpeshon me një ngadalësim në pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian. Indeksi i çmimeve të konsumit ka rënë nën kufirin e tolerancës pesë herë në tre vitet e fundit, me periudhën e fundit të uljes së çmimeve që erdhi si rezultat i perimeve të freskëta më të lira, sipas shefit të hulumtimit ekonomik të bankës qendrore, Savo Jakovljevic./abcnews.al

 

china-gold.jpg
nev ila16:43 | 28/09/2019

Policia kineze zbuloi dhe sekuestroi 13.5 tonë lingota ari në banesën e ish kryebashkiakut të qytetit të Ganzhou.

Në shtëpinë e 57-vjeçarit, gjithashtu anëtar i partisë komuniste u gjetën dhe një sasi e kosniderueshme parash “cash”.

U deshën disa kamionë ushtarakë për të transportuar sasinë e arit, dhe tashmë ish kryebashkiaku rrezikon dënimin me vdekje./ABC News Albania 24/7

ar.jpg
ad min11:31 | 20/05/2019

Një person ende i paidentifikuar ka gjetur 1.4 kilogramë ar me detektor metalesh. BBC shkruan se ngjarja ndodhi në fushat e arit në Australinë Perëndimore. Këtë rast e bëri publik një dyqan në Kalgoorlie, në të cilën publikuan këtë foto të gurit me ar.

Vlera e saj arrin deri në 100 mijë dollarë australianë. Siç tregoi pronari i dyqanit, Matt Cook, pronari i arit nuk është identifikuar ende. Sipas Cook, ari u gjet rreth 45 centimetra nën tokë.

Ai erdhi në dyqanin tim dhe më tregoi copën e arit ndërkohë që qeshte”, tha ai për BBC.

Gjetje të tilla kanë ndodhur disa herë sipas ekspertëve. Të paktën ¾ e arit në Australi prodhohet dhe gjendet rreth rajonit të Klagoorlie.

Sipas tyre këto gjetje janë të zakonshme në rajon. Ata kanë shpjeguar se përveç minierave të arit që gjenden në atë rajon, kërkuesit shkojnë fundjavave për të zbuluar copa të tilla për hobi./abcnews.al

MBULIM-EKSPRESI-AR-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.00-1280x876.jpg
ad min22:46 | 23/10/2018

Quhet Ekspresi i shpejtë Mbretëror dhe është një makineri për kafe, që kushton 187 mijë euro. E prodhuar në një numër të kufizuar dhe e frymëzuar në formën e motorit të një automjeti të Formula 1, aparati luksoz i ekspresit është i mbuluar me ar të bardhë 18 karat, diamantë, gurë të çmuar dhe me fibra karboni. Aparati ka dhe një shpërndarës të veçantë, për ata që preferojnë të shijojnë një kafe pak më të fortë./abcnews.al

bicikleta.jpg
ad min09:32 | 02/08/2018

Kompania “Goldgenie” nga Londra ka prodhur një biçikletë garash për meshkuj, të mbuluar me ar 24 karatë, duke konkurruar dhe Ferrarin. Çmimi i saj është 250.000 Dollarë, çfarë e bën dhe më të shtrenjtën në botë.

Çdo pjesë e biçikletës, duke nisur që nga zinxhiri, dhëmbëzat e rrotave janë prej ari. Për të kombinuar ngjyrën gold, prodhuesit e kanë kombinuar të zezë pjesën e gomave. Tek shala janë përdorur lëkurat ekzotike, të përbëra me një shumëllojshmëri gurësh të çmuar.

Biçikleta është edhe më e bukur kur është në lëvizje, pasi rrotat kapin dritën e diellit dhe shiritin përgjatë kornizës së artë, duke e shtuar shkëlqimin e saj.

E konsideruar “Kryevepra e lëvizshme e artë”, mund të zbukurohet me diamante sipas kërkesës, duke u kthyer në një dhuratë perfekte për veten ose për dikë vërtetë të veçantë. /Klan Plus

minatore.jpg
ad min19:50 | 01/02/2018

Rreth 950 persona kanë ngelur të bllokuar brenda një miniere ari në Afrikën e Jugut, pasi një stuhi shkaktoi prerjen e energjisë elektrike. Ndërprerja e elektricitetit ka ndaluar lëvizjen e ashensorëve, të rëndësishme për largimin e minatorëve.

Sipas një zëdhënësi, minatorët janë mirë.

Ndërkohë, BBC shkruan se deri tani janë arritur të shpëtohen rreth 65 minatorë dhe po punohet për të shpëtuar të tjerët.
Zyrtarë të sindikatave shprehen të frikësuar se jeta e minatorëve mund të jetë në rrezik.

Afrika e Jugut është një nga prodhuesit më të rëndësishëm të arit, por kjo industri është akuzuar për sigurinë e ulët për jetën e punëtorëve.
Miniera, ku janë bllokuar rreth 950 persona, ka 23 nivele dhe arrin deri në 1000 metra nën tokë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono