Apple

personat.jpg
G. P.19:54 | 26/03/2018

Në përpjekje që të përfaqësojë më mirë një gamë më të gjërë njerëzish, Apple ka propozuar disa emoji të rinj.

Me këto lloj emoji-sh, gjigandi telefonik synon që të përfaqësojë eedhe personat me aftësi të kufizuara.

Për të arritur në krijimin e këtyre nëntë emoji-ve, Apple bashkëpunoi me disa shoqata për të verbërit, të shurdhët dhe invalidët.

Ata kanë krijuar emoji me qen udhëzues, vesh me aparat ndihmës për dëgjim dhe persona me karrige me rrota.

Është propozuar gjithashtu, që për çdo karakter të ketë një version mashkull dhe një femër.

Mbledhja e komitetit, që vendos për miratimin e emoji-ve, do të mbahet muajin e ardhshëm./abcnews.al

applej.jpg
G. P.22:24 | 15/03/2018

Nuk ka shumë që Apple lëshoi në treg iPhone X, por mesa duket ka planifikuar projektin e ri për iPhone-in e radhës.

Në një video të shfaqur nga EverythingApplePro janë zbuluar tre modelet e ardhshme të gjigandëve të telefonëve.

Kështu që, një nga modelet e rinj pritet të jetë me ekran të madh, një tjetër i ngjashëm me iPhone X dhe një model tjetër më i vogël dhe që pritet të kushtojë më lirë.

Sipas informacioneve, modelet e reja do të kenë bateri më të mëdha. Apple do të zbulojë zyrtarisht se si do të duken iPhone-t e rinj në një konferencë në Shtator./abcnews.al

dyqani.jpg
G. P.18:52 | 06/03/2018

Një dyqan që merret me shitjen e pasjisjeve Apple u detyrua të mbyllej, pasi një turmë prej rreth 11.000 personave i ishte drejtuar biznesit.
Në fakt, dyqani Switch në Malajzi kishte vendosur një reklamë, ku thuhej se shiteshin disa produkte të ngelura, mes të cilave edhe iPhone 5S deri në iPhone 7.
Çmimet e shitjeve varionin nga 18 deri në 270 paund.
Fansat e Apple filluan të krijoni radhë të gjata 19 orë përpara se të nisnin shitjet.
Radhët vijonin nga dera e dyqanit deri në vendin e parkimit./abcnews.al

bmndzutgoqifoc8amymh.jpg
ent ela14:40 | 26/02/2018

Kompania Apple është detyruar që të dorëzohet përpara presionit të Kinës lidhur me të dhënat e përdoruesve në territorin e këtij shteti. Organizatat për Lirinë e Shprehjes dyshojnë se kjo është një lëvizje e qeverisë së Pekinit për të përndjekur disidentët.

Apple dorëzohet para Kinës: kompania e njohur e teknologjisë në fund të muajit do t’i dorëzojë qeverisë të dhënat e përdoruesve kinezë që përdorin shërbimin iCloud. Ky zhvillim përcaktohet në ligjet lokale për nevojën e informimit lidhur me sigurinë kibernetike. Në bazë të tij, komapnia Kaliforniane është e detyruar të transferojë të dhënat që mban në serverat amerikanë dhe në server të tjerë që gjenden në Republikën Popullore të Kinës.

Apple nuk mund të veprojë ndryshe nëse dëshiron që të operojë në tregun më të rëndësishëm botëror. Megjithatë vendimi i fundit ka ngritur shqetësimet e aktivistëve dhe shoqatave që merren me të drejtat e njeriut. Ata dyshojnë se kjo është një nismë e qeverisë së Kinës për të përgjuar disidentët.

Ndërkohë, dy javë më parë, Observatori Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit i kanë bërë thirrje gazetarëve dhe blogerve që gjenden në Kinë që të mos përdorin sismetin e Apple, “iCloud”. Sipas organizatës kjo është një masë që do të pengonte qeverinë e Pekinit të zbulojë të dhëna lidhur me jetën e tyre. /abcnews.al

apple-park.png
G. P.11:58 | 18/02/2018

Edhe pse jo plotësisht, Apple ka hapur zyrat e reja në Kaliforni në një ndertesë të mahnitshme.

Zyrat e reja të gjigandit teknologjik, e quajtur “Apple Park”, është kthyer në një tërheqje arkitekturore për të gjithë që në momentin që u zbulua projekti.

Por edhe kjo ndërtesë e madhe ka një problem.

E ndërtuar në formë rrethore, “Apple Park” është e konceptuar e tëra me xham.

Punonjësit e kompanisë kanë raportuar se kanë ecur mbi panelet e qelqit, por sipas Marketwatch, të paktën dy punonjës janë plagosur, duke u prerë.

Nuk është akoma e qartë sesa incidente kanë ndodhur që nga transferimi te zyrat e reja, por mësohet se të paktën shtatë persona të stafit janë dëmtuar sapo janë zhvendosur atje.

“Apple Park” ndodhet në Cupertino, Kaliforni dhe do të jetë shtëpia e 12.000 punonjësve të Apple./abcnews.al

aplle-1.jpg
G. P.18:27 | 05/02/2018

Apple ka publikuar fotot e kampusit 5 miliardë dollarësh, që po ndërtohet në Kaliforni.
Pamjet tregojnë se ndërtesa shtrihet në një hapësirë të gjerë dhe do të rrethohet nga rreth 9,000 pemë.
Sipas Daily Mail, pajisjet e mëdha të punës janë hequr pasi nuk është më e nevojshme të përdoren.
Edhe pse akoma nuk ka mbaruar plotësisht së ndërtuari, disa pjesë të zyrave futuristike të Apple po përdoren që tani nga stafi.
Ambienti gjigant do të bëhet shtëpia e 12,000 punonjësve./abcnews.al

te-rinjte-1280x640.jpg
G. P.22:00 | 22/01/2018

Tim Cook, drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i një prej kompanive më të mëdha teknologjike në botë, ka shprehur shqetësimin mbi përdorimin e teknologjisë nga të rinjtë.

Drejtori i Apple foli në një kolegj në Londër dhe sipas tij duhet të ketë limite mbi përdorimin e teknologjisë në shkolla.

“Unë nuk besoj në mbipërdorimin e teknologjisë”, ka thënë Cook sipas The Guardian.

Ai tha se se teknologjia nuk duhet të përfshihet fare në shkolla, duke përfshirë edhe në mësimet që përdorin kompjuterat.

Cook nuk ka fëmijë vetë, por thotë se do të mundohet që t’ia kufizojë nipit të përdorë teknologjinë.

“Unë nuk kam fëmijë, por kan një nip dhe do t’i vendos disa kufij. Janë disa gjëra që nuk do t’i lejoj. Unë nuk dua që ata të jenë pjesë e rrjeteve sociale”, shtoi ai./abcnews,al

vlcsnap-error654-1280x719.jpg
us er12:31 | 09/01/2018

Prokuroria franceze ka nisur një hetim kundër kompanisë Apple. Ajo akuzohet se ka ngadalësuar dhe zvogëluar qëllimisht perfomancën e iphonëve përmes sistemit periodik të përditësimit të softuerit. 

Magjistratura franceze njoftoi se Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim kundër Apple për “mashtrim” dhe “vjetërsim të qëllimshëm” të smartfonëve. Gjiganti amerikan kohët e fundit pranoi se ka ngadalësuar vullnetarisht modelet e vjetra të iPhone.

Sipas burimeve të gjykatës franceze, hetimi është hapur që në datën 5 janar dhe i është besuar ekspertëve të Drejtorisë së  Përgjithshme të Konkurrencës dhe Kontrollit të Mashtrimit. Ekpertët shpjegojnë se hetimi i ri pason dosjen e ankesës së paraqitur më 27 dhjetor nga shoqata “Stop Vjetërsisë së Planifikuar”.  Në të, Apple akuzohet për zvogëlimin e qëllimshëm të performancës dhe kohëzgjatjen e smartfonëve përmes sistemit periodik të përditësimeve të softuerit.

Ligji francez, i njohur si ligji “Hamon”, sanksionon se çdo kompani që qëllimisht shkurton jetën e produkteve të saj mund të dënohet me gjobë deri në 5% të shitjeve të saj vjetore, ndërsa drejtuesit rrezikojnë deri në dy vjet burgim./abcnews.al

99475660_gettyimages-506969652.jpg
us er11:03 | 05/01/2018

“Apple” ka pranuar se të gjithë “iphon-ët”, “iPad-ët” dhe kompjuterët “Mac” janë prekur nga një gabim teknologjik në çipet e tyre që u lejon hakerëve të vjedhin informacione. Pavarësisht kësaj, kompania thekson se kjo dobësi nuk është shfrytëzuar.

Kompania “Apple” ka pranuar se të gjithë “iphon-ët”, “iPad-ët” dhe kompjuterët “Mac” janë prekur nga dy gabime të mëdha në çipet kompjuterike. Ky zhvillim vjen pasi kompanitë teknologjike kanë qenë në garë për të rregulluar gabimet në “Meltdoën dhe Spectre”, që lejonin hakerët të vjedhin informacione. “Apple” ka njoftuar se kishte lëshuar tashmë disa programe ndihmuese. Gjigandi teknologjik thekson se nuk ka dëshmi se dobësia në çip ishte shfrytëzuar.

Megjithatë këshilloi shkarkimin e programeve vetëm nga burime të besuara për të shmangur aplikacionet keqadashëse. Përdoruesit e kompjuterëve “Mac” zakonisht kanë besuar se pajisjet e tyre dhe sistemi operativ është më pak i ekspozuar ndaj çështjeve të sigurisë, se sa telefonët Android apo kompjuterët që përdorin sistemin Mikrosoft.

Por çipet “Meltdown” dhe “Spectre” gjendet në të gjitha njësite e procesorëve të kompjuterëve modernë, ose në mikroçipe, të krijuara nga Intek dhe ARM. Këto dy kompani sëbashku furnizojnë të gjithë tregun blobal të kompjuterëve.

Ndërkohë, Google dhe Mokrosoft më përpara kanë lëshuar deklarata në të cilat kanë njoftuar përdoruesit se cilët produkte janë prekur nga gabimet në çip. Google thekson se të gjithë telefonët Androidë, të cilët mbulojnë mbi 80% të tregut global, janë të mbrojtur nëse përdoruesit kanë përditësimet e fundit të sigurisë. Ndërsa Mikrosoft nënvizon se ka lëshuar sisteme rregulluese për shumë nga shërbimet që ofron./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono