apeli

MBULIM-SHKARKOHET-QATO_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
G. P.10:16 | 17/12/2018

Shkarkohet nga detyra kreu i Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja. Vendimi u mos paraditen e sotme nga një trup gjyqësore e Komisionit të Posaçëm të Apelimit. Dedja ishte konfirmuar në detyre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ankimimi ndaj këtij vendimi u bë nga Komisioneri Publik pas kërkesës së përfaqesuesve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Komisioni i Posaçëm i Apelimit vlerësoi në senacën e zhvilluar sot rreth orës 10:00, se kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ka probleme me justifikimin e pasurisë.

Më herët, Dedja dhe anëtarja me mandat të përfunduar e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, ishin dy antaret e vetëm të Kushtetueses që kishin kaluar procesin e rivlerësimit dhe pastërtisë së figurës, ndërsa antarët e tjerë nuk e kaluan dot siten e Vettingut. Ndërkohë po sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Gjykatës të Apelit Tiranë, Fatos Qato. Pas shqyrtimit të dokumentacionit, trupa gjykuese e përbërë nga Suela Zhegu, Valbona Sanxhaktari dhe Brunilda Bekteshi vendosën shkarkimin e tij nga detyra me arsyetimin se nuk justifikon pasurinë.

U provua që Qato ka një apartament 144 metra katrore në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë. KPK-ja konstatoi se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Ndërkohë u konfimuan në detyrë kryetarja e Gjykatës së Krujës, gjyqtarja Alma Kolegjokaj si dhe prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. E duke iu rikthyer shkarkimit të kreu të Gjykatës Kushtetuese, ndjekim  vendimin e dhënë nga KPA-ja./abcnews.al

 

META-DITA-KUNDER-DHUNES-NDAJ-GAZETAREVE-3-1280x720.jpg
ent ela09:48 | 02/12/2018

Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë, Presidenti Ilir Meta apelon për të mbështetur viktimat e skllavërisë moderne dhe të mos trajtohen si shifra nëpër raporte. Në një postim në facebook Kreu i shtetit shqiptar thotë se kjo është një plagë që shkatërron familjen e shoqërinë dhe ndihmon krimin e organizuar.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”. /abcnews.al

TRUMP-EMIGRANTET-1280x720.jpg
ent ela10:54 | 20/11/2018

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje emigrantëve nga Amerika Qendrore në kufi me Meksikën që të kthehen mbrapsht. “Ikni në shtëpi!”, ka shkruar Trump në profilin e tij në Twitter. Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk janë të përgatitura për të pritur këtë “pushtim” dhe ka paralajmëruar se nuk do ta tolerojnë atë. “Ata boll probleme po shkaktojnë në Meksikë”, ka thënë Trump, duke iu referuar protestave që nisën atje kundër emigrantëve.

Për të penguar kalimin e emigrantëve të nisur kryesisht nga Hondurasi dhe Guatemala administrata Trump ka dërguar mbi 15 mijë trupa ushtarake në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara. Pas zgjedhjeve të mesmandatit, më 6 nëntor, Trump kishte qëndruar në heshtje në lidhje me karvanin e emigrantëve, por mesa duket, të hënën ai nuk i rezistoi dot etiketimit “pushtues” që u ka bërë atyre. /abcnews.al

MAQEDONI-DIASPORA.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela11:58 | 18/11/2018

Diaspora maqedonase bën thirrje për protesta masive, për mbrojtjen e emrit dhe mos ndryshimin e Kushtetutës. Në deklaratëb e tyrë për shtyp kërkohet që të gjithë maqedonasit pa dallim feje dhe përkatësie politike të dalin dhe të ngrenë zërin kundër qeverisë shkatërrimtare dhe  jolegjitime  të Republikës së Maqedonisë. Në deklaratë thuhet se protestat do të fillojnë nga që nga dita e hënë dhe do të vazhdojnë ditët në vijim. /abcnews.al

VOLVO-4-APEL-2-1280x728.jpg
ent ela13:59 | 13/11/2018

Gjykata e Apelit për krime të rënda pritet të shprehet në datën 15 nëntor lidhur me kërkesën e 24 prej të arrestuarve gjatë operacionit “VOL VO 4” për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Mes të prangosurve nga ky operacion të lënë në qeli janë edhe ish-deputetët Arben Cuko dhe Arben Ndoka.

Në seancën e së martës, të gjithë të arrestuarit personalisht, ose përmes avokatëve të tyre kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria. Dy ish-deputetët nuk ishin të pranishëm në seancë, por përmes avokatit kërkuan lirim nga paraburgimi duke pretenduar se akuzat ndaj tyre ishin të pabaza.

Ndërsa Astrit Avdyli nuk ka ngurruar të përmendë në seancë edhe kryebashkiakun e Durrësit. Sipas tij, ata janë miq dhe se besontë në platformën e tij politike. “Rroftë Dako dhe PS se aty i qaj hallet”, mësohet të jetë shprehur Avdyli. Më tej ai ka shpjegiuar se anëtarë të fisit Ndoka ishte njohur në burg, ndrësa ka mohuar kategorikisht të ketë përdorur për trafik droge. 24 nga 34 të arrestuarit në “Volvo 4”, përfshirë edhe dy-ish deputetët, janë lënë me masën e sigurisë “arrest në burg”, për 8 të tjerë gjykata e shkallës së parë kishte caktuar “arrest shtëpie”, ndërsa për dy gra kishte vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”./abcnews.al

 

ALIZOTI-ANKIMI-DATA-1280x720.jpg
ent ela15:52 | 17/10/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e ankimit të Fredi Alizotit, personit te dyshuar se aktroi  zërin e  Agron Xhafajt. Alizoti ka kundështuar masën e sigurisë “arrest në burg” caktuar nga Shkalla e Parë për të, në 6 tetor. Burime pranë gjykatës konfirmuan se seanca në Apel është caktuar në 24 tetor në orën 09:00. Në ankimin e depozituar disa ditë mëparë, Alizoti kërkon një masë më të butë sigurie se “arresti në burg”. Në seancën e zhvilluar në Shkallën e Parë të Krimeve te Renda, avokati i Alizotit, Ilir Dode tha se klienti i tij e kishte provuar se nuk ka rrezik t’i fshihej hetimit dhe se duhet të kujdesej për nënën e sëmurë. /abcnews.al

BALLKANI-SIPAS-JUNCKER-1280x720.jpg
ent ela12:09 | 06/10/2018

Në fjalën e tij para parlamentit austriak Zhan Klod Junker bëri apel që të ndihmohen sa më shumë gjashtë vendet e Ballkanit që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian. Edhe pse sipas tij asnjë nga vendet nuk është ende gati.

Zhan Klod Junker, shefi i Komisionit të Bashkimit Europian, paralajmëron mbi mundësinë e një lufte të re në Ballkan, nëse Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja nuk ndiejnë se Bashkimi Europian është serioz në ofrimin e perspektivës për anëtarësim ndaj tyre.

Gjatë njëfjalimi të mbajtur në parlamentin austriak ai theksoi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë shumë shpejt ajo që ka ndodhur në vitet ’90.

Gjashtë shtetet e Ballkanit, të cilat gjatë viteve ’90 krijuan fushëbetejën e konflikteve më të përgjakshme të Europës që prej Luftës së Dytë Botërore, që çoi deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, tashmë gjenden në faza të ndryshme të bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërsa negociatat për anëtarësim kanë nisur zyrtarisht me Serbinë dhe Malin e Zi, Shqipëria dhe Maqedonia janë ende në pritje të çeljes së tyre dhe klasifikohen si “vende kandidate”. Bosnja dhe Kosova, nga ana tjetër, janë listuar për momentin si “kandidatë potencialë”.

E ndërkohë që disa nga këto vende kanë shënuar progres, “ky progres – sipas tij, – ende nuk është i mjaftueshëm”. Ai sugjeroi se BE-ja duhet t’iu ofrojë këtyre shteteve një lloj “zone ekonomike, ku ato të mund të sillen pjesërisht si të ishin vende anëtare të bllokut”.

Por, Juncker përsëriti sërish faktin se ai nuk sheh ende asnjë prej tyre gati për të arritur anëtarësimin e plotë “përpara vitit 2025, e madje edhe atëherë nuk ka për të qenë diçka e shpejtë”. Sipas tij, BE-ja duhet “të kujdeset për Ballkanin Perëndimor intensivisht dhe të ndihmojë ku të jetë e nevojshme”.

Juncker theksoi se, blloku “duhet të sigurohet që të jetë e kuptueshme për këdo, se konfliktet territoriale mes shteteve të Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhen përpara se të ofrohet, apo të merret anëtarësimi”. Mes çështjeve më të nxehta në këtë aspekt është statusi i Kosovës, e cila deklaroi pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por që Beogradi refuzon ende ta njohë.

Juncker ndodhej në Vjenë për të marrë pjesë në festimet për 100-vjetorin e themelimit të Republikës së Austrisë. Ish-kryeministri i Luksemburgut e nisi mandatin e tij si shef i Komisionit Europian, duke bërë të qartë se nuk do të kishte asnjë zgjerim të mëtejshëm të bllokut nën drejtimin e tij. /abcnews.al

bildt.png
ent ela22:39 | 03/10/2018

Nato duhet të dërgojë më shumë trupa ushtarakë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë. Është ky mendimi i ish-kryeministrit të Suedisë Karl Bildt, i cili e konsideron të rrezikshme idenë për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ish-kryeministri i Suedisë Karl Bildt, i cili gjatë viteve ‘90, ka qenë i angazhuar ekskluzivisht në ngjarjet politike dhe në konfliktet në Ballkan, u shpreh se NATO duhet ta rrisë praninë e saj ushtarake në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë për shkak të diskutimeve që po bëhen për korrigjim kufijsh.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Tuiter, Bildt shprehet se i rekomandon NATO-s dhe BE-së të rrisin praninë e forcave ushtarake në Kosovë dhe Bosnje, për shkak të paqëndrueshmërisë që ky diskutim për korrigjim kufijsh mund të shkaktojë.

Të njëjtin shqetësim kanë pasur dhe ish-diplomatë të tjerë të Bashkimit Europian të cilët kanë thënë se ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mund të shndërrohet në precedent edhe për shtetet tjera të rajonit duke përfshirë këtu Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila sfidohet vazhdimisht nga “Republika Srpska”.

Bildt ka shërbyer si i dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian në ish-Jugosllavi nga qershori 1995, ka marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Dejton, në nëntor 1995 dhe ka qenë Përfaqësues i Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën nga dhjetori 1995 deri në qershor 1997, menjëherë pas Luftës së Bosnjës.

Nga viti 1999 deri në vitin 2001, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. /abcnews.al

bajrtiii.jpg
G. P.15:58 | 24/09/2018

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, ndaj Ilir Rustemit (Bajri), Asmer Bilalit, Emrah Plakut dhe Erogen Brajoviçit.

Këta persona u arrestuan në 6 Shtator në aksionin policor “Forca e Ligjit”. Në seancën gjyqësore nuk janë paraqitur të akuzuarit, por vetëm avokatët mbrojtës, të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e klientëve të tyre.

Të arrestuarve nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, u ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” me afat 30-ditor, kohë e cila i është lënë prokurorisë për sjelljen e fakteve për akuzat e ngritura si pjesë grupit kriminal.

Ndërsa Astmer Bilali në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër u la në “arrest shtëpie”./abcnews.al

MBULIM-TREBLOVA-APEL-Copy.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
G. P.20:37 | 23/09/2018

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë me 29 vite burg në total për katër të pandehurit e dosjes “Treblova”. Ata u arrestuan në tetor të vitit 2016, operacion ku u bllokuan 2.4 ton kanabis, si pjestarë të një grupi të angazhuar në kultivimin e kanabisit. Sipas prokurorisë, droga e prodhuar trafikohej në Itali nga grupi i “Habilajve”. Referuar vendimit të lënë në pandryshuar në Apel, të pandehurit u fajësuan për “kultivim të lëndëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas vendimit të lënë të pandryshuar nga Apeli, Taulant Haxhiraj u dënua me 9 vite burg. Shkëlqim Koçiaj dhe Marjus Bajrami u dënuan me nga 8 vite, ndërsa Xhovalin Baco me 4 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit përfituan uljen e një të tretës së këtyre dënimeve./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono