apel

vlore-1.jpg
Sej rie20:15 | 21/07/2019

Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, Kryekomisar Naum Doko, gjatë një prononcimi për mediat në lidhje me masat e Policisë Rrugore për sezonin turistik e veror.

Në Qarkun e Vlorës e gjithë rruga sa del nga autostrada që vjen nga Fieri duke filluar nga rrethrrotullimi i Nartës, rruga transballkanike, skelë, lungomare, Radhimë, Orikumë, Llogara, Dhërmi, Himarë, Sarandë, Ksamil e Butrint është një aks përgjatë gjithë bregdetit Jon dhe është bërë e gjithë qëndër e banuar nga plazhistët.

Ky aks në të dyja anët është i populluar me njërëz, rruga është me një korsi vajtje, me një korsi ardhje me distancë të afërt të këmbimit të mjeteve.

Në një anë të saj ka pjesë të fortë mbrojtëse betoni dhe gjithë ky aks ka rrisk për aksidente, prandaj kërkohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës, si drejtuesit e mjeteve dhe plazhistët në rolin e këmbësorëve të zbatojnë rregullat e kodit rrugor.

Mjetet të mos qarkullojnë me shpejtësi, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shpejtësia e tyre duhet të jetë deri në 40 km/h, të mos bëjnë nervozin e të mos ushtrojnë presion në drejtimin e mjetit për shkak edhe të alternativave për të shkuar në destinacion.

Të vendosin rripin e sigurimit.

Këmbësorët duhet të bëjnë shumë kujdes, të kalojnë në trotuar dhe në anë të rrugës, dhe kur të përshkojnë rrugën nga njëra anë në anën tjetër të kalojnë në vendkalimet e këmbësorëve duke parë nga të dyja krahët, majtas dhe djathtas, e pastaj të kalojnē

basha-per-ramen-1280x722.jpg
nev ila22:37 | 25/06/2019

Kryetari i Partisë Demokratike bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve të 30 qershorit. Në një deklaratë nga selia blu mbrëmjen e të martës, Basha tha se edhe opozita do bëjë ç’ka mundet kundër zgjedhjeve farsë të cilat nuk i njeh.

Lulzim Basha u kërkon publikisht qytetarëve të bojkotojnë zgjedhjet vendore të dielën e 30 qershorit. Thirrja e re e kreut të opozitës pason ato të mëparshmet se opozita nuk do lejojë mbajtjen e zgjedhjeve që i quan farsë.

“Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës. Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen. Ato nuk do të jenë.
Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj. …..Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale! Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur.
Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë. Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë.

Sipas Bashës votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës të tilla janë edhe këto zgjedhje vendore sipas kryeopozitarit.

Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak. Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi. Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit. Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve. Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist. As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë”.

Lulzim Basha  akuzoi Ramën se në të gjitha protestat e opozitës, dhe takimet elektorale si dhe me partneret ndërkombëtare ka akuzuar opozitën për dhunë./ABC News Albania 24/7

federica_mogherini_credit_eu_commission-1280x853.jpeg
G. P.11:45 | 17/06/2019

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini kërkoi që të hapen negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo shtoi se shpresonte që vendet e Bashkimit Evropian të kuptojnë domosdoshmërinë e marrjes së vendimeve të rëndësishme në ditët e ardhshme, dhe të hapin negociatat me të dy vendet.

Sipas saj një vendim i tillë duhet marrë sa më shpejt. Më herët, kreu i Këshillit të Sigurisë, Donald Tusk, u shpreh se jo të gjithë vendet e Bashkimit Evropian janë të gatshëm të mbështesin në samitin e qershorit vendimin për të hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë./ABC News Albania 24/7

MBULIM-AKTORET-MANIFESTI.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
G. P.12:53 | 22/05/2019

Zgjedhjet evropiane po afrohen shumë shpejt. Kultura ka qenë dhe është gjithmonë një nga faktorët bashkues në Evropë. Kineastë dhe personalitete në botën e kinemasë të së gjithë Evropës kanë takuar gjatë Festivalit të Kanës për të publikuar një manifest, i cili nënvizon rëndësinë e votës në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Manifesti është firmosur nga 400 personalitete./ABC News Albania 24/7

shullazi.jpg
Sej rie11:00 | 15/05/2019

Mungesa e një prej tre gjyqtarëve të trupës së Apelit të Krimeve të Rënda është bërë sërish shkak për dështimin e seancës për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Në sallën e gjyqit sot kanë qenë të pranishme vetëm kryesuesja Saida Dollani dhe anëtarja Albana Boksi.

Gjyqtari Nure Dreni është dorëhequr për shkak se kishte shqyrtuar një çështje tjetër të Emiliano Shullazit.

Më herët ishte dorëhequr  nga trupa gjykuese edhe gjyqtari Sokol Binaj.

Në këto kushte, Gjykata e Krimeve të Rënda i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor me një kërkesë për plotësimin e trupës me një gjyqtar, por ende nuk ka marrë përgjigje nga ky Këshill.

Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më datë 23 Maj.

Emiliano Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë dhe u dënuan në total me 55 vite burg.

Pas dënimit nga Shkalla e parë, grupi i Shullazit e apeloi vendimin, por procesi vijon të zvarritet./ABC News Albania 24/7

meta-dhe-manastirliu-1280x686.jpg
Sej rie15:15 | 08/05/2019

Nevojat për gjak ne Shqipëri janë dyfish më të mëdha se dhurimet vullnetare të tij. Shqetësimi ngrihet nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu. Në Ditën Botërore të Talasemisë, ministria çeli fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, me synimin për të mbuluar nevojat gjatë sezonit veror. “Dhuroni gjak, gjaku as mund të blihet e të shitet, mundet vetëm të dhurohet”, apeloi ministrja Manastirliu.

Ftesa për t’u përfshire në këtë çështje, vjen dhe nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në seancën e dhurimit të gjakut, organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës.

Me rastin e 1-vjetorit të krijimit të Aleancës për Dhurimin e Gjakut, Presidenti Meta u shpreh se do të vijojë angazhimin në këtë kauzë./ABC News Albania 24/7

drilona-hoxha-1280x722.jpg
G. P.15:51 | 02/05/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të auditojë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Drilona Hoxha, u bën thirrje ekspertëve kontabël të licencuar dhe ekspertëve financiarë, që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së brenda datës 6 Maj. Përzgjedhja e tyre do të bëhet nëpërmjet një shorti.

Ligji “Për partitë politike” e ngarkon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, gjatë fushatës zgjedhore./abcnews.al

1e71d9d65a0e6b009459b6b9814ec709.jpg
Sej rie11:30 | 27/04/2019

Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte i ka bërë apel presidentit rus Putin, që dy vendet të bashkëpunojnë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën në Siri. Sipas mediave italiane, dy liderët kanë biseduar në forumin për “Rrugën e Mëndafshtë” në Pekin .

Bashkëpunim për zgjidhjen e krizës në Libi. Është ky apeli që kryeministri italian Xhuzepe Konte I ka bërë liderit të Kremlinit Vladimir Putin. Të dy ishin të pranishëm në forumin e “Rrugës së Mëndafshtë” në Pekin. Mediat italiane raportojnë se Konte I ka shprehur Putin këndvështrimin e tij për situatën aktuale në Libi dhe i ka kërkuar që të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje. Dialogu me dy liderëve ka vijuar dhe pas drekës së punës së krerëve të shtetit dhe qeverive që marrin pjesë në forumin: “Një brez, një rrugë”.

Në Pekin Konte u shpreh se janë shumë gjërat që duhen përmirësuar por për momentin gjërat shkojnë mirë. Ai shtoi se Italia kërkon një multilaterizëm efikas, me në qendër kombet e Bashkuara, për të luftuar joshjen e proteksionizmit.

Kreu I qeverisë italiane kërkoi që anëtarët e “Një brez një rrugë” të përforcojnë sistemin e tregtisë ndërkombëtare të mbështetur në rregullat aktuale.

kosnet.jpg
Sej rie16:28 | 25/04/2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë u ka bërë apel qytetarëve që të protestojnë ndaj zyrtarëve të pasuruar. Sipas tij qytetarët janë përgjegjës që nuk u kërkojnë llogari zyrtarëve publikë.

Ambasadori amerikan në Prishtinë Philipe Kosnet u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos dekurajohen nga gjendja në Kosovë. Ai ka kërkuar nga qytetarët që si shoqëri të përdorin mjetet demokratike për luftimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të sfidojnë klasën politike.

Philipe Kosnet ambasadori i SHBA, Kosovë: “Qytetarët luajnë rol në mbrojtjen e sundimit të ligjit. Pritni më shumë nga zyrtarët tuaj të zgjedhje. Vendosja e demokracisë ishte arritje e hatashme mos e merrni si të mirëqenë. Kërkoni që çdo politikan, polic, prokuror të mbajë përgjegjësitë e veta. Angazhohuni në proceset ligjore. Investoni në institucionet e drejtësisë. Së fundi pritni më shumë nga njëri tjetri, nga bashkëqytetarët tuaj”.

Gjatë një diskutimi në “Forumin FOL Hapur”, ai ka shfaqur dyshimet e tij se mund të manipulohet edhe në rastin e përfitimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës ashtu siç ndodhi në rastin e veteranëve për të cilët thotë se numri është shtuar jashtëzakonisht shumë dhe në mënyrë të dyshimtë./abcnews.al

Donald-Tusk-EU-Council-president-elections-second-term-support-opposition-771304.jpg
nev ila13:29 | 16/04/2019

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, në një apel nga Strasburgu, u kërkon 28 vendeve anëtare të BE, të kontribuojnë për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris.

Gjatë një sesioni plenar para zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian, Tusk deklaroi se solidariteti i gjithë vendeve anëtare me kombin francez është shumë i rëndësishëm.

Dje ishte një dite e tmerrshme për të gjithë, ndaj Franca ka nevojë për solidaritet”, u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian nga kryeqendra franceze e Bashkimit Evropian.

Edhe Presidenti i Komisionit, Jean Claude Juncker u shpreh se Komisioni Evropian do të mbështesë përpjekjet e Francës për rindërtimin e katedrales në zemër të Parisit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono