anullimi

aleksander-vucic-vizita-1280x712.jpg
nev ila18:26 | 04/01/2020

Presidenti serb Aleksander Vuçiç anuloi vizitën në Mal të Zi, të planifikuar në datën 6 janar. Shkak u bënë përplasjet diplomatike në distancë mes dy vendeve që patën zanafillë miratimin e ligjit për liritë fetare në  parlamentin e Malit të Zi.

Tifozët e Crvena Zvezdës ishin mbledhur për të parë një ndeshje basketbolli. Por, pas saj ata u nisën në drejtim të Beogradit të vjetër tek ambasada e Malit të Zi në protestë kundër ligjit për liritë fetare.

Fillimisht zyrtarët serb u treguan të qetë përkundër incidenteve që ndodhën javët e fundit. Por, tensionet spontane u kthyen në konflikte shtetërore dhe kjo bëri që akuzat mes burrështetasve nuk vonuan shumë.

Këtu tifozët presidentin malazez e quajnë shqiptar dhe mundohen të djegin simbolet e tyre.

Këto ngjarje bën të shkëmbeheshin nota diplomatike dhe iritime. Presidenti serb, Aleksandër Vuçië, vendosi të takoj për herë të dytë Patriarkun Irinej të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai tha se Mali i Zi dëshiron të zvogëloj numrin e serbëve në përqindje në këtë shtet. Vuçiç donte të shkonte për krishtlindjet me 6 janar në vizitë fetare. Por, këtë nuk do ta bëj.

“Serbia është duke u sulmuar në stilin e vjetër. Një peticion është nisur kundër nesh nga regjimi malazez pasi këtë nuk e ka bërë Shën Pjetri, që të firmosen apele kundër pushtetit në Beograd. Si nuk iu vjen turp, gënjeshtarë! Ne nuk kemi organizuar asgjë dhe vetëm kemi parë se çfarë po i ndodh popullit serb”, tha Vuçiç.

Politika serbe dhe malazeze janë ndarë prej dekadash, pavarësisht se konsiderohen vëllezër dhe me origjinë të përbashkët.

Dushan Janjic, i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike, thotë se nuk ka rrezik për konflikt, por ka inate.

“Nëse flasim për serbët dhe malazezët më të këqijat janë dallimet e vogla. Nëse e shohim origjinën shumica e malazezëve janë serb etnik, por etnia nuk është njësoj si kombi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”, tha Janjic.

Serbia dhe Mali i Zi kanë patur historikisht konflikte politike. Nga Podgorica është besuar se po i kontestohet shtetësia, kurse në Serbi tradhti shumë veprime të këtij shteti- sidomos me Kosovën dhe Kroacinë./abcnews.al

masakra-e-recakut.jpg
nev ila19:21 | 15/12/2019

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që partitë politike në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria që të anulojë samitin e Mini-Shengenit ballkanik që pritet të mbahet në Durrës. Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë tre shtetet themeluese të tij.

Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha për KosovaPress se është kundër takimeve të tilla, veçanërisht tani kur mohohet hapur gjenocidi i kryer në Kosovë nga Serbia.

“Ky proces do të jetë në shërbim të plotë të Serbisë dhe jo ndaj shteteve tjera të cilat po pretendohet që kanë interes. Ky proces ka avancim ose interes vetëm Serbia. Në këtë rast jo për Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë. Prandaj Shqipëria është dashur të sheh Serbinë me sytë qe e sheh Kosova, me sytë që e shohin qytetaret e Kosovës Serbinë. Por kjo qasje mungon në qeverinë e Shqipërisë. Ne kemi pas kontakte dhe ia kemi thënë që Serbia të ndëshkohet për veprime ndaj Kosovës, sepse po flasim për një komb të njëjtë që është kombi shqiptar dhe dy shtete që janë padrejtësisht të ndara. Por fatkeqësisht ka pasur qasje ndryshe. Ne jemi kundër takimeve të tilla, ku nuk përfshihet Kosova dhe kundër takimeve të tilla kur po flasim për një president që mohon krimet që kanë ndodhur në Kosovë. Por mos të harrojmë këtë qasje e ka pas Serbia prej përfundimit të Kosovës”, thotë ajo.

Kundër këtij bashkëpunimi është edhe deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, i cili thotë se fillimisht Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet.

“Për çfarë bashkëpunimi e për çfarë minishengeni mund të flitet me një shtet që i mohon krimet e veta, që vazhdon të mos i kthej trupat e të vrarëve që kurrë nuk kërkoi falje e nuk u pendua për gjithë ato vrasje, masakrime e dëbime që i beri në vendin tonë. Mendoj qe, Serbia, së pari duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet kriminale, kjo do ti ndihmonte në radhë të parë vet asaj si dhe paqes e prosperitetit te gjithë rajonit. Për sa kohë që kjo nuk do të ndodh, Serbia nuk duhet te shihet si partner nga vendet demokratike që patën dënuar krimet e saj me 1999”, thotë Quni.

Ndërsa ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, deputeti i zgjedhur, Memli Krasniqi duke kërkuar anulimin e samitit në Durrës, thotë se qasja e shtetit shqiptar duhet ndryshojë karshi Serbisë, pasi në këtë formë duke mohuar krimet, nuk mund të shkohet përpara.

“Mohimi kaq eklatant që po i bëhet gjenocidit që është zhvilluar nga Serbia në Kosovë, e veçanërisht masakrës së Reçakut është jo vetëm i papranuesheshëm, por edhe i dënueshëm.  Në këtë kuadër mendoj që padyshim institucionet e Kosovës, por edhe shtetet e tjera të rajonit para së gjithash Shqipëria duhet të trajtojnë shumë më seriozisht këtë qasje. Të ketë një qasje tjetër në raport me Serbinë. Pavarësisht nevojës për avancim të raporteve në nivelin rajonal, ne nuk mundemi të fokusohemi tek kjo pjesë e zhvillimit dhe bashkëpunimit që mund të jetë për rajonin të ecim përpara, e ta lëmë anash një revicionizëm kriminal, historik që është duke shtyer presidenti i Serbisë Vuçiq dhe të tjerët. Këtë kuadër mendoj se edhe qasja e shtetit shqiptar duhet të jetë shumë më serioze në këtë drejtim. Pa e ndërruar qasjen shteti serbë nuk ka hapësirë për të shkuar përpara”, thotë Krasniqi.

Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini kërkon reagim nga të gjitha vendet mike të Kosovës për mohimin e masakrës së Reçakut dhe thotë se deklarata të tilla duhet të ndërpresin çfarëdo bashkëpunimi mes shteteve.

“Mohimi kaq brutal i njërit prej krimeve më të rënda që kanë ndodhur në Kosovë duke e ditë se kanë ndodhur edhe shumë krime tjera makabre, masakra është një shenj se po ballafaqohemi me një fqinjë se nuk e ka në plan me pa se çka ka ndodhur në të kaluarën. Nuk është mohim i të kaluarës, për hir të kaluarës. Por është mohim i të kaluarës, për hir të asaj që mundet me ndodhur të ardhmen. Është e rëndë, shumë e dhimbshme është e pafalshme…kjo është një situatë krejt e re. Unë mendoj se gjitha vendet duhet të reagojnë. Sidomos duhet të reagojnë vendet mike  tona, e sidomos Shqipëria…unë mendoj se duhet të ketë reagim të tillë i cili do të bëjë me dije se deklaratat e tilla që e nxjerrin në pah një qëndrim të tillë, janë jashtëzakonisht të dëmshme dhe  të papranueshme”, thotë ai për KosovaPress.

agron-shehaj.jpg
nev ila19:41 | 07/12/2019

“Nuk e anuloi qeveria, por denoncimet e opozitës”, kështu shkruan ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, pasi Qeveria ngriu rrugën Milot-Balldren.

Në Facebook, Shehaj shkruan se kontrata për rrugën Milot-Balldren ishte një mashtrim, të cilin PD e ka paralajmëruar që prej më shumë se 6 muajsh.

Sipas ish-deputetit, janë denoncimet e PD dhe distancimi i bankave, nga ajo që ai e quan “skemat mashtruese të korrupsionit”, që anuluan projektin.

Postimi i plotë:

“Mashtrimi i paralajmeruar i Milot-Balldren

Qeveria pranoi nje dite me pare se kompania koncesionare e rruges Milot-Balldrene nuk i plotesoi kushtet e kontrates koncesionare, pasi arriti te siguroje parate per ta ndertuar rrugen.

Ky eshte nje mashtrim qe Partia Demokratike e ka paralajmeruar me shume se 6 muaj me pare, qe kur Ministria e Infrastruktures e dorezoi per miratim ne Kuvend kontraten se bashku me shtojcat financiare.

Qe ne ate kohe denoncuam se Milot-Balldren ishte nje kontratë mashtruese, ku kompania ANK merrte përsipër të paguante 52 milionë euro nga kapitali i saj, kur ne bilanc kishte gjithsej vetëm 4 milionë euro kapital.

Qe ne fillim thame se e gjithe skema financiare e kontrates ishte nje mashtrim i madh, i ngritur per te tentuar nje afere gjigande korrupsioni. Por sot farmiresisht kjo mega afere ka deshtuar. Sepse edhe bankat e pane qarte qe kontrata e koncesionit kishte pasaktesi dhe tregues te falsifikuar financiar.

Kjo eshte arsyeja se pse kontrata korruptive me vlere 360 milione euro u zhbe, per fatin e mire te te gjithe qytetareve shqiptare. Nuk e anulloi qeveria por denoncimet e opozites dhe distancimi i bankave nga skemat mashtruese te korrupsionit”.

Në fakt anulimin e kontratës me ANK për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren e njoftoi Zëvendëskryeministri Erion Braçe në Provokacija i cili tha se ishte një nga kontratat më kontroverse koncesionare të qeverisë së tij.

Sipas Braçes, qeveria e ka bërë të ditur këtë që para një muaji “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. E ndërsa Ndue Kola, drejtor i kompanisë ANK që ka fituar koncesionin, i tha BIRN, se ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes,  dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e kësaj kontrate./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono