anulimi

BASHA18-1280x720.jpg
ent ela19:07 | 18/11/2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se paratë për financuar fermerët dhe sektorin e bujqësisë qeveria e tij do sigurojë përmes parave që sot shkojnë për koncensione. Në një takim me fermerët në Lezhë, Basha theksoi se koncensioni i parë që do të anulohet do të jetë ai i rrugës Milot-Balldren.

Buxhetin për të subvencuar fermerët dhe sektorin e bujqësisë, Lulzim Basha e sheh vetëm përmes anulimit të koncensioneve të dhëna nga qeveria Edi Rama në këto 6 vite. Në bashkëbisedimin me fermerët e Lezhës, kryedemokrati u zotua se koncensioni Milot-Balldren është i pari që do të anulohet.

U zotua se premtimet e tij nuk do të harrohen me kohën, dhe për këtë rikujtoi atë që ka bërë në të shkuarën.

Fermerëve i premtoi edhe njëherë subvencione dhe lehtësira mbështetje për shitjen e produkteve të tyre.

Në turin e tij rrugëtim për Shqipërinë, kryeopozitari po prezanton platformën qeverisëse të demokratëve kur të marrin besimin e shqiptarëve. /abcnews.al

placido-domingo-1280x700.jpg
nev ila13:02 | 08/11/2019

Nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së hapjes së Lojërave olimpike 2020 në Tokio. Këngëtari lirik Placido Domingo ka vendosur të anulojë shfaqjen si pasojë e akuzave për ngacmime seksuale.

Placido Domingo vendosi të anulojë shfaqjen e tin në lojërat Olimpie të Tokios në program për vitin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar nga orgamizatorët e lojërave olimpike, pa dhënë arsye për këtë vendim. Muajt e fundit Domingo, 78 vjec, është akuzuar për ngacmime seksuale nga më shumë se 20 gra.

Domingo i ka mohuar gjithnjë akuzat duke pretenduar se bëhej fjalë për marrëdhënie ku të dyja palët ishin dakord. Për shkak të skandalit që shpërtheu, në fillim të muajit tetor, këngëtari lirik dha dorëheqjen nga posti I drejtorit të përgjithshëm të Operës së Los Anxheles./abcnews.al

 

celibashi-1280x609.jpg
nev ila21:44 | 10/07/2019

I ftuar në Mbrëmje ABC me Mirela Milorin ish-kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ndau opinionin e tij në lidhje me situatën aktuale politike në vend. I pyetur nga gazetarja MIrela Milori nëse ekzistonte mundësia që KQZ të kishte një vendim tjetër në lidhje me dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor, Celibashi tha se vendimi i KQZ ishte konform ligjit. Sipas Celibashit, Presidenti mund të kishte përdorur një taktikë tjetër politike, për të justifikuar shtyrjen e zgjedhjeve, me anë të dekretit presidencial.

Mirela Milori: A mund të kishte KQZ një vendim tjetër për dekretin e presidentit?

Ilirjan Celibashi: Pavarësisht se kjo çështje e ka ndarë Shqipërinë dhe juristët, por për opinionin tim, bindjen time, vendimi i KQZ  për të vazhduar me procesin përgatitor zgjedhor, ishte një akt apo veprim, në përputhje me ato detyrime që kodi zgjedhor i ngarkon KQZ. Është një veprimtari e ligjshme dhe vjen në respekt të Kodit Zgjedhor. Dua të theksoj diçka: KQZ ka vetëm një moment kur rri pas derës së presidentit të republikës, dhe ky moment është pritja e dekretimit të datës së zgjedhjeve . Momenti kur presidenti i republikës e dekreton datën e zgjedhjeve, pra ja jep komisionit qendror të zgjedhjeve, KQZ nuk ka më asnjë arsye ligjore për të ndenjur pas derës së presidentit, duke menduar që, prit se mos presidenti mund të anulojë datën e zgjedhjeve, sepse nuk ekziston kjo mundësi. KQZ nuk ka asnjë obligim, të rri më sy e veshë nga dera e presidentit, për të pritur se çfarë do bëj më tej presidenti, lidhur me procesin zgjedhor. Ka mbaruar punë Presidenti i Republikës me procesin zgjedhor në momentin që ka dekretuar datën e zgjedhjeve.

Mirela Milori: A do të kishte vend për një interpretim tjetër nëse në dekretin e anulimit të datës së zgjedhjeve në 30 qershor do të kishte një datë e re e zgjedhjeve lokale, a do e fuste në një spirale tjetër juridike situatën?

Ilirjan Celibashi: Në thelb do të ishte njësoj, kushtetutshmëria e këtij akti do të ishte njësoj sikurse është edhe sot. Jo-kushtetutshmëria e aktit të anulimit të datës së zgjedhjeve, apo edhe ajo e caktimit të një date tjetër zgjedhjesh me një dekret të veçantë. Por ndoshta nga pikëpamja pragmatike dhe politike, mund të ishte një zgjidhje që mund ta justifikonte deri diku aktin e presidentit, sepse do të thoshte që: unë e kam të drejtën të caktoj datën e zgjedhjeve sepse gabova me atë datë, kushtetuese është kjo tjetra. Mund edhe të luante me këtë zgjidhje por kjo ishte zgjedhja e tij./abcnews.al

 

TRUMP-SULMI.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela22:50 | 21/06/2019

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se e anuloi sulmin e përgatitur ndaj Iranit për shkak se 150 persona do të kishin humbur jetën.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se ushtria amerikane ishte gati për të kundërsulmuar Iranin, por ai vetë ndërroi mendje 10 minuta përpara se sulmi të ekzekutohej. Administrata amerikane kishte planifikuar të sulmonte tre objektiva iraniane si reagim ndaj rrëzimit të një droni të Shteteve të Bashkuara më herët gjatë javës. Trump tha se ai i kishte anuluar sulmet pasi ishte informuar se 150 persona mund të humbnin jetën prej tyre.

“10 minuta përpara sulmit ndalova gjithçka, sepse nuk ishte në përpjestim të drejtë me rrëzimin e një droni”, deklaroi Trump në profilin e tij në Tëitter. Lajmi për anulimin e sulmit u raportua fillimisht nga gazeta “Nju Jork Tajms”, sipas të cilës sulmi ishte në fazat e para të tij kur presidenti urdhëroi ushtrinë të tërhiqej.

“Nuk kemi përse të ngutemi. Ushtria jonë është rindërtuar, është e re dhe gati të hyjë në veprim. Është më e mira në botë”, deklaroi Trump ditën e premte. Shefi i Shtëpisë së Bardhë saktësoi se pala iraniane e kishte rrëzuar dronin ditën e hënë, pavarësisht se më herët ushtria amerikane kishte deklaruar se avioni pa pilot ishte rrëzuar në orët e para të së enjtes. Presidenti vijoi më tej për “EN BI SI Njuz” duke thënë se nuk ishte dakord me vdekjet në radhët e civilëve.

“Nuk më pëlqeu. Nuk mu duk i drejtë”, tha Trump. Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar këtë muaj pas sulmeve ndaj dy anijeve-cisternë dhe pas tërheqjes së Teheranit nga zotimet që rridhnin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. /Abc news Albania 24/7

 

ilir-meta-berlin.jpg
ad min14:45 | 09/06/2019

Një ditë pasi njoftoi se kishte vendosur të ç’dekretonte datën e zgjedhjeve të 30 Qershorit, burime pranë Presidentit të Republikës bëjnë të ditur se kreu i shtetit do japë argumentimin e aktit të tij përmes një konferencë të posaçme për mediat të hënën në orën 08.00.

Në njoftimin e të shtunës pasdite kreu i shtetit shprehej se vendimin e mori në kushtet e thellimit të krizës politike në vend e duke mos parë reflektim nga asnjëra pale politike, e duke marrë parasysh nevojën e ç’tensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend./ABC News Albania 24/7

 

 

BBC-JACKSON-ABCM4T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela17:49 | 04/03/2019

Mediat britanike raportojnë se BBC ka vendosur të mos transmetojë më asnjë këngë të Majkëll Xhekson deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u janë bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy sëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Majkëll Xhekson, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it, sipas raportimit të “The Sunday Times”. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e madhe.

Por një zëdhënëse e radiotelevizionit britanik deklaroi se nuk do të ndalohen këngë apo artistë dhe Michael Jackson, siç do artist tjetër mund të dëgjohet dhe në BBC Radio.

Kënga e fundit e Jackson e transmetuar nga Radio 2 ishte “Rock With You”, në 23 shkurt. Ndërkohë në datat 6 e 7 mars, Channel 4 do të transmetojë në dy pjesë, dokumentarin prej katër orësh.

Në dokumentar, Xhejms Safechuck, tashmë 40 vjec, dhe Uejd 36 vjec, tregojnë për të kaluarën e tyre traumatike në kohën kur Majkëll XHekson I ka keqtrajtuar dhe përdhunuar kur ishin ende fëmijë. Robson rrëfen se Xhekson abuzonte me të që kur ai ishte shtatë vjec, dhe kishte vazhduar ta bënte deri sa mbushi 14 vjeç. /abcnews.al

kadri-veseli-1280x857.jpg
ent ela15:11 | 15/02/2019

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, duke premtuar dhe njëherë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë nuk do të cënojë asnjë interes kombëtar, bëri apel për pezullimin e taksës së vendosur ndaj Serbisë. Ai shtoi se vendi është në një moment vendimtar dhe këshilla e një aleati të rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet dëgjuar. Por kryetari i parlamentit e pranoi njëkohësisht se vendosja e taksës ishte një vendim i duhur por ai nuk do të lejonte që SHBA-ja të jetë Kosovës. /abcnews.al

luciano-boci1234.jpg
ad min21:49 | 26/12/2018

“Thelbi i gjithë protestës së studentëve është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë”.

Opozita vazhdon t’i qëndrojë mendimit se qëllimi i protestës së studentëve është anulimi i ligjit për arsimin e lartë. Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në ABC News dhe tha se tashmë është koha për të marrë përgjegjësi. Ai shtroi pyetjet nëse do ishin bërë VKM-të e qeverisë nëse nuk do dilnin studentët të protestonin.

“Duhet të ishim në periudhën e marrjes së përgjegjësive. Pjesa e dialogut që Rama e kërkon ka mbaruar. Tani është marrja e përgjegjësive. Këto janë premtime që janë rithënë dhe nuk duhet të dalë e të thotë po bëj detyrat e mia që duhet t’i kishte bërë më parë. Këto VKM do bëheshin po mos të dilnin studentët në protestë? Burimi i përgjegjësisë është ligji i arsimit të lartë. Rama është munduar që përplasjen e studentëve me qeverinë ta impostojë si përplasje me pedagogët dhe universitetet. Pedagogët e kanë mbështetur kauzën e studentëve. Ato abuzimet janë thjesht për televizion se nuk është rektori ai që vendos për shpenzimet por bordi i Administerimit dhe bordi përbëhet më së shumti nga anëtarë të Ministrisë së Arsimit”, u shpreh Boçi.

Përsa i përket Vettingut akademik, Boçi tha se kjo duhet realizur nga trupa akademike dhe të mos bëhet politikisht.

“Jam dakord sepse kjo gjë rrit cilësinë e punës kërkimore dhe shkencore. Nuk pranoj që kjo gjë të bëhet politikisht. Nëse flasim për një Vetting, luftës ndaj plagjiaturave kjo duhet bërë nga trupa akademike”, u shpreh deputeti./abcnews.al

ardi-veliu.jpg
ent ela15:55 | 13/11/2018

Procesi i konkurimit, i zhvilluar në datën 7 nëntor nga Policia e Shtetit për të fituar gradën “Komisar”, ku morën pjesë 470 efektivë blu, u anulua me një urdhër të kreut të policisë, Ardi Veliu.

Një kopje të urdhrit të anulimit e disponon edhe ABC News. Në të thuhet se ka dyshime që tezat janë shitur, apo ka pasur komunikime ndërmjet konkuruesve në procesin e zhvilluar në ambientet e Akademisë së Sigurisë.

Konkurimi  i parë u anulua me arsytimin se është cënuar integriteti i testimit me shkrim.

Tre oficerë, të cilët ishin konkurentë kanë kërkuar që procesi të pezullohet dhe të përsëritet, duke denoncuar rastin në Prokurorine e Tiranës. Urdhri  i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliut mban datën 13 nëntor dhe procesi i konkurimit do të përsëritet në 15 nëntor. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono