Antonio Conte

Conte-3-e1578666867756.png
Igli Nikolli14:13 | 18/01/2020

Inter udhëton nesër (15:00) drejt Lecces dhe objektivi janë vetëm tre pikët. Antonio Conte vjen nga ky qytet dhe kjo përballje është emocionuese për të. Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Interi vlerëson rivalin e radhës dhe tregon mënyrën se si Interi i tij duhet të luajë e fitojë. Conte jep një koment për Ashley Young, blerjen e re të klubit, teksa e ka të qartë se faza e dytë e kampionatit do të jetë edhe më e vështirë dhe komplikuar.

KUNDËRSHTARI – “Lecce po bën rrugëtimin e vet dhe synon të shpëtojë nga rrëzimi nga kategoria. Është një ekip që ka luajtur mirë dhe kanë një ide pozitive për të siguruar rezultate. Lecce ka një trajner të aftë dhe një skuadër të mirë. I uroj çdo të mirë si një leçez që jam. Është gjithmonë emocion i madh të kthehem aty. Në Lecce kam lindur dhe jam rritur, familja ime jeton ende në këtë qytet. Do të jetë një ndeshje e veçantë”.

NDESHJA – “Do të shkojmë në Lecce me përqendrimin dhe vendosmërinë e zakonshme. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe duhet të japim sinjale të qarta dhe konkrete. Këtë pres nga ekipi nesër.

YOUNG – “Nuk është gati për nesër. Sapo ka ardhur dhe ka nevojë për kohën e vet për t’u përshtatur me mekanizmat tona. Mendoj se do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Cagliarin”.

FAZA E DYTË – “Duam të përsërisim atë që kemi bërë në fazën e parë, por nuk do të jetë e thjeshtë, përkundrazi, mendoj se do e kemi shumë të vështirë. Duhet të provojmë duke u stërvitur edhe më shumë me entuziazëm”. /abcnews.al

Conte-1-1280x720.jpg
Igli Nikolli08:38 | 12/01/2020

Me fat dhe për meritë të Samir Handanovic, Inter ia doli të evitonte humbjen në shtëpi përballë Atalantës. Mungesat patën ndikimin e vet, por zikaltrit vuajtën përballë ekipit bergamask, që konfirmoi sërish futbollin e saj spektakolar dhe plot ritëm e intensitet.

Antonio Conte ka analizuar barazimin, nuk i kursen elozhet për ekipin kundërshtar dhe djemtë e tij, dhe pranon në fund se do të kishte firmosur që përpara për katër pikë përballë Napolit dhe Atalantës.

E përballuam Atalantën me katër mungesa dhe diçka e tillë do të thotë shumë për ne në këtë moment. Luajtëm kundër një skuadre që intensitetin dhe forcën fizike i ka ndër pikat më të forta. Ata janë të aftë dhe kanë një kontingjent të pasur që e kanë ndërtuar me kalimin e viteve.

Atalanta e mbylli sezonin e kaluar sipër nesh, ndërsa sivjet kemi 11 pikë më shumë se ata. Kjo e bën të jashtëzakonshëm rrugëtimin tonë deri tani. Duhet të jemi realistë, vetëm me punë mund të rritemi. Mungesa e Barellës dhe Vecinos ndikoi. Jam i lumtur që kam rikuperuar Sensin, i cili luajti mirë për 70 minuta.

Po tentojmë të rikuperojmë edhe Sanchez në sulm. Nuk është e thjeshtë, por shpresoj që të mos kemi më këto lloj situatash emergjente. Djemtë po japin gjithçka dhe duhen lavdëruar për atë që po bëjnë. Do të kisha firmosur për të marrë 4 pikë ndaj Napolit dhe Atalantës në këto kushte që jemi“, përfundon Antonio Conte. /abcnews.al

Conte-3-e1578666867756.png
Igli Nikolli15:20 | 10/01/2020

Inter-Atalanta është një nga duelet më të bukura të javës së fundit të fazës së parë në Serie A. Ndeshja luhet nesër (20:45) në San Siro dhe Antonio Conte e ka të qartë vështirësinë e madhe që pret djemtë e tij.

Trajneri zikaltër analizon përballjen e vështirë në konferencën për shtyp, teksa zbulon edhe një detaj interesant në lidhje me Zlatan Ibrahimovic. Kur ishte pjesë e Chelsea tentoi të afronte gjigantin suedez në “Stamford Bridge” por nuk ia doli dot.

Ata janë sulmi më i mirë në kampionat dhe Gasperini meriton komplimente. Ai është një trajner i madh dhe punon fort, është një ‘kalë betejë’. Po realizon një rritje të madhe të ekipit të tij.

Nuk ka rëndësi nëse fazën e parë e mbyllim në krye. Rëndësi ka të jemi në fund të sezonit në këtë pozicion. Duhet të fitojmë nesër, por nuk do ta kemi të lehtë. Atalanta është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Ata luajnë një futboll intensiv, jemi të detyruar të luajmë në maksimumin e potencialit tonë.

Dua të uroj Ibrën për rikthimin në Serie A. Ka pasur një moment kur tentova ta afroj te Chelsea. Ai është një person të cilin e vlerësoj shumë. Mund t’i japë Milanit shumë në aspektin e personalitetit dhe përgjegjësive që merr përsipër“, përfundon Antonio Conte. /abcnews.al

Conte-Lukaku.jpg
Vladimir Prenga11:59 | 07/01/2020

Antonio Conte shpërthen pas ndeshjes me Napolin. Trajneri i Interit u kujton njerëzve kritikat për Romelo Lukaku, i cili deri më tani ka shënuar 14 gola. Belgu realizoi dy herë në sfidën e mbrëmshme dhe tekniku italian nuk u përmbajt dot.

“Kam dëgjuar njerëzit të thonë se Lukaku është një gomar… Kam dëgjuar shumë gjëra dhe kjo ka ndodhu jo shumë kohë më parë. Është e lehtë të flasim shumë për Lukakun tani, por nëse kthehemi disa javë më parë…”, tha Conte.

“E kam gjithmonë që Lukaku është një diamant i ashpër, që kishte nevojë të punohej.  Lautaro Martinez është njëlloj. Bëhet fjalë për djem që janë 26 dhe 22 vjeç. Janë akoma të rinj. E doja Romelun me këmbëngulje kur isha te Chelsea, madje edhe kur isha te Juventusi.

E doja atë dhe tani mund të punoj për ta bërë të shkëlqejë atë diamant”, u shpreh trajneri i Interit në lidhjen direkte me studion e Sky Sport Italia. Lukaku u ble këtë verë nga Interi, që pagoi te Manchester United shumën e 65 milionë eurove dhe deri më tani po e justifikon shpenzimin e bërë. /abcnews.al

conte-capello-1.jpg
Vladimir Prenga10:19 | 07/01/2020

Antonio Conte iu gëzua tre pikëve në një transfertë të vështirë në Napoli. Zikaltrit vijojnë të mbeten të parët së bashku me Juventusin, ndërkohë trajneri italian ka folur pas takimit me napolitanët. “Luajtëm me karakter. Kjo fitore na jep më shumë besim në atë që po bëjmë dhe na mundëson të ecim përpara me të njëjtin guxim”, tha fillimisht Conte.

“Duhet të tregojmë guxim dhe të bëjmë presing lart, sikurse edhe të mbrohemi kur duhet. Kur bën presing lart, kur gabon edhe rrezikon. Mund të lësh hapësira prapa dhe të vihesh në rrezik nga kundërsulmet. Mund t’i kishim trajtuar më mirë disa situata, por Napoli e ka kundërsulmin e shpejtë një nga pikat më të forta. Kështu që ishim të detyruar të përjetonim disa situata të vështira”, shtoi trajneri italian.

“Fitorja e 100-të në Serie A? Statistikat nuk është se më interesojnë shumë. Është një fitore e rëndësishme, pasi të triumfosh në Napoli nuk është kurrë e lehtë për asnjë ekip. Ata kanë qenë rivali kryesor i Juventusit në vitet e fundit, me diferencë të madhe me Interin. Është shumë e rëndësishme që tani ky hendek nuk ekziston më”, deklaron Conte.

Trajneri i Interit u acarua kur në studion e Sky Sport Italia, Fabol Capello po analizonte Interin dhe tha se sa të rrezikshëm janë zikaltrit në kundërsulme: “Nuk mendoj se Interi mbrojti dhe shkoi përpara me kundërsulme. U munduam gjatë gjithë ndeshjes të shtyjmë Napolin në zonën e tyre. Dëgjoj njerëz që gjithmonë thonë se luajmë një futboll me kundërsulme.

Ne luajmë duke e ditur gjithçka duhet të bëjmë në çdo moment të ndeshjes. Për fat të mirë kundërshtarët tanë na respektojnë më shumë se sa mediat. Njerëzit thonë se ne fitojmë në ndeshjet jashtë duke u mbrojtur dhe kundërsulmuar më pas, por kjo nuk është mënyra jonë”. / abcnews.al

Conte-2.png
Igli Nikolli21:14 | 30/12/2019

Pushimet kanë marrë fund dhe Interi është kthyer në fushën e blertë. Zikaltrit kanë nisur përgatitjet për fazën e dytë të sezonit, aty ku do të bëjnë të pamundurën për të fituar titullin kampion dhe për të rrëzuar Juventusin nga froni. Antonio Conte ka marrë lajme të mira nga infermieria dhe grupi i lojtarëve është plotësuar.

Nicolo Barrela dhe Alexis Sanchez kanë lënë pas dëmtimet dhe i janë bashkuar shokëve në stërvitje. Rikthime shumë të rëndësishme për trajnerin, teksa edhe Stefano Sensi është rikuperuar totalisht. Ky i fundit, i cili u aktivizua disa minuta në sfidën e fundit kudër Genoas, pritet ta nisë si titullar ndeshjen e 6 janarit kundër Napolit në transfertë.

Një duel i vështirë që duhet fituar për të vijuar qëndrimin në krye, ndërsa Barella dhe Sanchez do të grumbullohen nga Conte për këtë përballje. Alternativat e Contes janë shtuar dhe tani pritet vetëm ardhja e Arturo Vidal. Drejtuesit po punojnë për të mbyllur marrëveshjen me Barcelonën dhe ardhja e kilenit do të plotësonte një mesfushë shumë të fortë. /abcnews.al

 

Sanchez dhe Barella
Matiç.jpg
Igli Nikolli17:19 | 20/12/2019

Një ndër objektivat e Antonio Contes për mesin e fushës është Nemanja Matiç. Trajneri i Interit ka punuar me serbin tek ekipi i Chelsea, aty ku fituan titullin kampion në sezonin 2016-2017. 31-vjeçari u largua më pas drejt Manchester United.

Kontrata me “Djajtë e Kuq” përfundon në fund të këtij sezoni dhe mesfushori nuk i kursen elozhet për trajnerin italian, i cili është një “maniak” i taktikës. Matiç beson fort se Conte do të arrijë suksese te klubi italian dhe është i bindur për diçka të tillë.

Conte është i çmendur pas futbollit. Ai punon 24 orë dhe analizon lojtarët e tij e ata kundërshtarë. Në aspektin taktik është ndër më të mirët në botë. Skuadrat e tij duhet të vrapojnë me të njëjtin ritëm për 95 minuta. Ai është një profesionist i madh, një ndër trajnerët më të mirë dhe do bëjë gjëra të mëdha me Interin. Jam i sigurt për këtë“, përfundon Matiç. /abcnews.al

Conte-1-e1576856486454.png
Igli Nikolli16:09 | 20/12/2019

Interi zhvillon ndeshjen e fundit të sezonit nesër në orën 18:00. Ekipi zikaltër pret Genoan në shtëpi dhe do të tentojë të rikthehet te fitorja pas tre ndeshjeve. Antonio Conte e quan shumë të rëndësishme këtë ndeshje në konferencën për shtyp.

Brozovic dhe Lautaro Martinez janë të s’kualifikuar, ndërsa Conte analizon se çfarë nuk ka shkuar në tre ndeshjet e fundit. Në fund objektivi i madh, për të cilin duhet shumë durim dhe qetësi.

NDESHJA – “Kundër Genoas është ndeshja më e rëndësishme e sezonit. Po përballemi në mënyrën e duhur me problemet tona dhe lojtarët e kanë kuptuar se duhet të rrisin xhirot e motorit. Mungesat e Brozovic dhe Lautaros na kanë vendosur më shumë në emergjencë. Duhet të tregohemi të fortë dhe ta mbyllim vitin me fitore”.

REZULTATET E FUNDIT – “Kam shumë kritika për tre ndeshjet e fundit, por kemi merituar më shumë se sa arritëm. Nuk dua të flas për fat të keq, nuk bën pjesë në mendimet tona diçka e tillë. Duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë disa situata, sidomos në mbrojtje”.

OBJEKTIVI – “E kam thënë që prej fillimit të sezonit se ne duam të bëhemi një skuadër e besueshme. Kundërshtarët duhet ta kenë gjithmonë të qartë se nuk do e kenë të lehtë kur luajnë kundër nesh. Udhëtimi ynë përfshin vështirësi dhe pengesa. Nevojitet qetësi dhe durim, mbi të gjitha nga unë që po tentoj të ndërtoj një skuadër të fortë.

SKRINIAR – “E dini mirë se çfarë konsiderate kam për të dhe sa i rëndësishëm është për ne. Milan është një mbrojtës modern dhe i ri. Po punon shumë për t’u përmirësuar. E ka jetën përpara dhe po paraqitet mirë, njësoj si shokët e repartit”. /abcnews.al

Conte-3-e1578666867756.png
Igli Nikolli23:58 | 10/12/2019

Antonio Conte është shfaqur shumë i zhgënjyer përpara kamerave në prononcimin e dhënë pas humbjes në shtëpi kundër Barcelonës. Fitorja e katalanasve solli eliminimin e kryesuesve të Serie A dhe trajneri zikaltër e analizon në këtë mënyrë këtë mbrëmje të hidhur për popullin interist.

Rastet për të fituar i patëm, por na mungoi cinizmi dhe saktësia për të finalizuar. Djemtë dhanë gjithçka, nuk kam për çfarë t’i qortoj. Na mungoi golin në pjesën e dytë, më pas Barcelona na shënoi dhe na “vrau” në të gjithë aspektet.

Më vjen keq edhe për tifozët, na përkrahën deri në fund. Mëkat, kjo ndeshje mund të përfundonte ndryshe. Tani duhet të përveshim mëngët dhe të vazhdojmë punën. Duhet të ringrihemi dhe të vijojmë rrugëtimin. Ka shumë zhgënjim në këto momente nga ana ime dhe e lojtarëve. Është një moment shumë i vështirë“, përfundon Antonio Conte. /abcnews.al

Conte-Inter.png
Igli Nikolli14:56 | 09/12/2019

Interi zhvillon nesër në mbrëmje një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Në “San Siro” vjen Barcelona dhe zikaltërve u nevojitet fitorja për t’u kualifikuar më tej në Champions League. Spanjollët nuk luajnë për asgjë dhe vendin e parë në grup e kanë siguruar.

Gjithsesi, ekipi katalanas mbetet i rrezikshëm, edhe pse nuk ka luan për asgjë kundër ekipit të Antonio Contes. Trajneri i Interit analizon sfidën në konferencën për shtyp dhe jep direktivat e duhura për lojtarët e tij.

Nesër na pret një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet të jemi krenar që po luajmë për kualifikimin. Pas shortit të gjithë u shprehen se grupi ynë ishte shumë i fortë. Ne duam të ecim përpara dhe kualifikimi do i mundësojë lojtarëve të krijojnë eksperiencën e duhur. Barcelona mbetet një ekip shumë e fortë, pavarësisht se mund të lënë pushim ndonjë lojtar.

Do të zbresin në fushë të qetë dhe pa presion, duke parë që e kanë siguruar vendin e parë në grup. Duhet të tregohemi të aftë dhe të luajmë me entuziazëm. Jemi rritur në krahasim me ndeshjen e kaluar, por e dimë që do të vuajmë qarkullim e tyre të topit. Gjithsesi, do të përpiqemi t’i vëmë në vështirësi dhe të sigurojmë kualifikimin“, thekson Antonio Conte. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono