antoneta sevdari

vate-staka.jpg
G. P.17:30 | 06/04/2019

Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Vatë Staka, kandidon për të dytën herë për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gara është mbyllur që në 25 Mars dhe pritet që Prokuroria e Përgjithshme të thërrasë mbledhjen e prokurorëve.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mbeti me 10 anëtarë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të Antoneta Sevdarit, prokurores që u zgjodh nga radhët e shkallës së parë të  organit të akuzës.

Më 5 Mars, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi hapjen e garës me një afat 15-ditor për të gjithë prokurorët e interesuar. Në mbyllje të afatit të aplikimeve, rezultoi se interes kishte shprehur vetëm prokurori i Shkodrës, Vatë Staka.

Prokurori ka konkurruar dhe më herët për të qenë pjesë e KLP-së, por pa mundur te  siguronte votat e nevojshme. Burime nga prokuroria e përgjithshme bëjnë me dije se nuk do të bëjnë një thirrje të dytë, por me 11 Prill do thirret mbledhja e përgjithshme e prokurorëve.

Kjo pasi ligji organik për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, parashikon se gara për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë mund të hapet edhe me 1 kandidat të vetëm, për pozicionin vakant.

Por mbledhja do mund të zhvillohet vetëm nëse në të marrin pjesë mbi 50 përqind e prokurorëve. Prokurori i Shkodrës, Vatë Staka, ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion. Nëse Staka bëhet pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, atëherë shkon në 24 lista e kandidatëve për SPAK, që do kalojnë në sitën e Vettingut.

Pas përfundimit të procesit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, do të jetë KLP-ja ajo që do të përzgjedhë 15 anëtarët, që do formojnë SPAK. Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, duhet të jenë kandidatët me aftësitë më të mira profesionale dhe morale. Sipas ligjit, SPAK do hetojë edhe zyrtarët me të lartë, në detyrë ose jo, që mund të jenë përfshirë në afera korruptive./abcnews.al

antoneta-1280x700.jpg
ent ela16:54 | 04/03/2019

Pasi Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi të shkarkojë nga detyra prokuroren Antoneta Sevdari, njëherësh anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kjo e fundit iu drejtua me një letër të hapur krerëve të institucioneve në vend, përfaqësive diplomatike dhe institucioneve që bëjnë vettingun. Ish-prokurorja e Tiranës u shpreh e indinjuar për motivacionin e shkarkimit. Në letrën e saj Sevdari ka ngritur dyshime për procesin e vettingut duke pyetur nëse po kthehet ai në një proces të korruptuar që krimi po përdor për tu hakmarrë ndaj njerëzve që kanë hetuar kriminelë të rrezikshëm. Sevdari thotë se vetëm për dy arsye mund të jetë shkarkuar, nga paaftësia e atyre që e kanë gjykuar ose ka qenë e urdhëruar./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-29-17h28m25s039.png
G. P.17:30 | 29/08/2018

Komisioneri Publik ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Antoneta Sevdarit, prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja Sevdari, kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u konfirmua në detyrë nga KPK në 18 korrik 2018. Por në vlerësimin e Komisionerit, institucioni që përfaqëson interesat e publikut në procesin e Vettingut, hetimi i KPK për Sevdarin nuk ka qenë i plotë. Për këtë shkak Komisioneri i është dejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të riparuar vendimin e dhënë nga KPK./abcnews.al

kpk123.jpg
G. P.10:11 | 18/07/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë prokuroren e Tiranës, Antoneta Sevdari. Seanca dëgjimore me prokuroren Sevdari u zhvillua dje, pasi kjo prokurore u verifikua me përparësi për shkak të kandidimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sevdari ka rezultuar e pastër në verifikimin e tre komponentëve, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas raportit të ILDKPI, deklarimi i prokurores Antoneta Sevdari është i saktë. Ajo ka burime të ligjshme pasurie. Pjesë e pasurisë është një tokë are 350 m2 në bashkëpronësi të bashkeshortit dhe familjarëve të tij, ndërsa nga puna e bashkëshortit në emigracion ka një apartament prej 96 mijë euro, me të ardhura të justifikuara.
Në kontrollin e figurës, sipas Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar, prokurorja Antoneta Sevdari rezultonte e përshtatshme për vijimin e detyrës. Edhe në lidhje me aftësitë profesionale u paraqit një raport pozitiv nga Prokuroria e Përgjithshme./abcnews.al

kpk-1.jpg
G. P.14:02 | 17/07/2018

Në orën 13:00 në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u zhvillua seancë dëgjimore për prokuroren e Tiranës Antoneta Sevdari. Edhe kjo prokurore verifikohet me përparësi për shkak të kandidimit të saj në KLP. Ajo ka rezultuar e pastër në verifikimin e tre komponentëve, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale.

Sipas raportit të ILDKPI, deklarimi i prokurores Antoneta Sevdari është i saktë. Ajo ka burime të ligjshme pasurie. Pjesë e pasurisë është një tokë are 350 m2 në bashkëpronësi të bashkëshortit dhe familjarëve të tij, ndërsa nga puna e bashkëshortit në emigracion ka një apartament prej 96 mijë euro, me të ardhura të justifikuara.

Në kontrollin e figurës, sipas DSIK, prokurorja Antoneta Sevdari është e përshtatshme për vijimin e detyrës. Në lidhje me aftësitë profesionale u paraqit një raport pozitiv nga Prokuroria e Përgjitshme. Vetë Sevdari, e pranishme në seancë i ka konsideruar të drejta konstatimet e KPK dhe ka kërkuar konfirmimin në detyrë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono