antoine griezmann

Barcelona-3.jpg
Igli Nikolli20:55 | 22/01/2020

Barcelona vuajti jo pak për të mposhtur një ekip të divizionit të tretë të futbollit spanjoll në Kupën e Mbretit. UD Ibiza-Eivissa realizoi një nisje fantastike dhe gjeti golin në minutën e nëntë. Pep Caballe festoi gjatë golin që nuk do e harrojë kurrë, njësoj si tifozët e ekipit të vogël.

Trajneri Setien kishte lënë shumicën e titullarëve pushim dhe goli i barazimit erdhi shumë vonë. Antoine Griezmann realizoi të parin personal në minutën e 72-të. Francezi mori një asist të bukur nga De Jong (u aktivizua si qendërmbrojtës) dhe dërgoi topin në rrjetë.

U duk se UD Ibiza ishte pranë arritjes së një barazimi historik, por Griezmann nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Ishte minuta e 95-të kur sulmuesi i njohur shfrytëzoi një pasim të Jordi Alba dhe mposhti për herë të dytë portierin vendas me një diagonale të saktë. Në këtë ndeshje u fut në fushë në minutën e 73-të për ekipin vendas edhe Kwasi Sibo, ish-lojtari i Skënderbeut. /abcnews.al

UD Ibiza-Eivissa – Barcelona 1-2
(Caballe 9′ / Griezmann 72′, 90+5′)

festa.jpg
Vladimir Prenga21:28 | 09/01/2020

Barcelona ia ka dalë ta përmbysë rezultatin në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës me Atletiko Madrid. Golit të Koke fillimisht iu përgjigj Lionel Messi, i cili shënoi me një goditje potente brenda zonës.

Argjentinasi u ndal më pas nga VAR, që i anuloi një gol. Gjithsesi nuk do të vononte goli i përmbysjes dhe autor ishte Antoine Griezmann. Oblak grushtoi topin e gjuajtur me kokë nga Suarez dhe e lë në zonë, aty ku francezi nuk fali dhe shënoi në portën e ish-skuadrës së tij. /abcnews.al

Griezmann.jpg
Klejdi Kaimi19:33 | 18/12/2019

‘El Clasico’ nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat dhe sot Antoine Griezmann pritet të debutojë në ndeshjen më të shikuar të planetit. Ndeshja e cila ishte planifikuar për t’u zhvilluar në datën 26 dhjetor, u shty për në ditën e sotme, për shkak të situatës jo të mirë politike në Barcelonë. Ai tashmë duket se është përshtatur më mirë me skemat e Barcës dhe ka krijuar një raport më të mirë me Leo Messin.

28-vjeçari numëron 25 paraqitje kundër “Galaktikëve” dhe e 26-ta, pritet të jetë sonte, ku ai shikohet si një nga lojtarët kyç që mund ti japë fitoren Barcelonës. Francezi është përfshirë në 13 gola me fanellën e Atletico Madrid, duke shënuar ose asistuar mesatarisht një gol në 2 ndeshje. Statistikat flasin vetë për francezin dhe tifozët janë optimistë për një paraqitje positive të sulmuesit.

Fituesi i Kupës së Botës në ‘Rusi 2018’ pati një fillim shumë të vështirë kur mbërriti në Barcelonë. Ndryshimi i skemave dhe i pozicionit nga ana e trajnerit Valverde nuk ia bën të lehtë fillimin Griezmannit. Por me kalimin e kohës, ai filloi të përshtatej, ku një rol të rëndësishëm ka dhe kapiteni Messi. Sulmuesi francez është në kuotën e 6 golave dhe 4 asiste në La Liga, si dhe ka shënuar 1 gol në Champions League. /abcnews.al

Griezmann.jpg
Igli Nikolli16:40 | 14/12/2019

Barcelona ka arritur të barazojë ndeshjen kundër Real Sociedad. Baskët kaluan të parët në avantazh në minutën e 12-të. Vendasit fituan një penallti dhe Oyarzabal u tregua i saktë.

Ekipi katalanas reagoi dhe barazoi shifrat në minutën e 38-të. Kundërsulm i shpejtë i Barcelonës dhe konkretizim i Antoine Griezmann. Suarez dhuroi një asist për francezin, i cili marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë me anë të një parabole të bukur.

Ndeshja vazhdon të jetë 1-1 në një fushë ku Barcelona ka vuajtur historikisht, pavarësisht se në dy sezonet e fundit ka arritur të fitojë. /abcnews.al

Mbappe-Di-Maria-Neymar.png
Vladimir Prenga08:24 | 05/12/2019

Lëvizja e shekullit në merkaton e futbollit. Gjithçka për Kylian Mbappe dhe është Barcelona që është gati të bëjë një çmenduri për sulmuesin francez të PSG. Real Madrid, që gjithashtu e do kampionin e botës, do të duhet të shohë për ndonjë sulmues tjetër.

Gazetari i njohur, Edoardo Inda, tregon edhe se si Barcelona synon të arrijë te Mbappe dhe kemi të bëjmë me një operacion gjigant që përfshin dy futbollistë dhe 120 milionë euro. PSG duhet ta marrë në konsideratë, nëse realisht një ofertë e tillë mbërrin në zyrat e tyre.

Veç milionave të mësipërme, rrugën drejt Francës do të merrnin edhe Antoine Griezmann dhe Ousmane Dembele, dy sulmues që do t’i bënin shumë punë PSG-së. Leonardo dhe drejtuesit e klubit francez duhet të mendohen mirë. /abcnews.al

Messi-Griezmann.png
Igli Nikolli13:17 | 04/12/2019

Antoine Griezmann u transferua në verë nga Atletico Madrid te Barcelona, por aventura katalanase nuk ka nisur mirë. Sulmuesi francez po punon fort për t’u përshtatur me ekipin e ri dhe skemat specifike të Barcelonës, teksa trajneri Valverde po e aktivizon në krahun e majtë të sulmit.

Raportet e tij me Leo Messin nuk janë shumë pozitive dhe ish-agjenti i francezit. Eric Olhats ishte personi që e zbuloi 28-vjeçarin dhe deri vonë ishte përfaqësuesi i tij ligjor. Në një prononcim për RMC Sport, Olhats tregon prapaskenën që ka sjellë mërzitjen e Leo Messit.

Vitin e kaluar, kur isha ende agjenti i Griezmann, Barcelona e kërkoi gjatë dhe e telefononte shumë herë për ta bindur. Në një moment e telefonoi edhe Messi, por ai nuk arriti ta bindë dhe Griezmann zgjodhi të vijonte me Atleticon. Një krim i madh, kur mbreti të thërret duhet të shkosh“, thekson ish-agjenti i kampionit të botës. /abcnews.al

PSG-fnas-e1576676666300.jpg
Klejdi Kaimi10:18 | 29/11/2019

Drejtuesit e PSG-së duket se nuk janë më të kënaqur me punën nga ana e trajnerit, Thomas Tuchel. Eliminimi surprizë nga Manchester United në sezonin e kaluar, ende nuk është ‘përtypur’ nga bordi drejtues.

Sipas raportimeve në Francë, drejtuesit po mendojnë për një emër të ri për në krye të ekipit. Siç shkruan ‘SportBild’, bëhet fjalë për trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeone. Ai shikohet nga drejtuesit si trajneri i duhur për t’i udhëhequr francezët drejt lavdisë europiane.

Si mos të mjaftonte ky lajm, mediat francezë shkojnë edhe më tej dhe i bëjnë tifozët e PSG-së të ëndërrojnë. Flitet se mund të këtë një ribashkim të Simeones dhe Antoine Griezmann në Paris. Hapësirat e pakta te katalanasit dhe mospërshtatja me lojën e Barcelonës, mund ta detyrojnë francezin të largohet. Një bashkim me Simeonen mund ta tundojë sulmuesin 28-vjeçar. /abcnews.al

um-griez.jpg
Klejdi Kaimi14:31 | 25/11/2019

Që nga mbërritja e tij në Katalonjë, Antoine Griezmann, ende nuk është përshtatur plotësisht me stilin e lojës së Barcelonës. Mos pozicionimi në fushë nga trajneri Valverde apo dhe marrëdhëniet jo të mira me Lionel Messin janë disa nga arsyet se pse Griezmann nuk po shkëlqen ashtu si dikur tek Atletico.

Çdo problem e ka një zgjidhje dhe sulmuesit ia ka gjetur shoku i tij tek Barça dhe tek kombëtarja franceze, Samuel Umtiti. Mbrojtësi mendon se problemi qëndron tek stili i flokëve të Griezmann. “Nuk më pëlqen fare modeli i tij dhe i them çdo mëngjes se ai duhet ti presë”, ka deklaruar Umtiti.

Gjithashtu mbrojtësi i Francës ka folur edhe për aftësitë e ish-yllit të Atleticos në basketboll. “Ai gjithmonë thotë që është i mirë, por në të vërtetë jo. Nuk është aq sa ai pretendon”, tregon Umtiti. /abcnews.al

mbappe-griezman.jpg
Vladimir Prenga13:54 | 19/11/2019

Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann janë dy prej lojtarëve që kanë marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj periudhe. I pari për largimin nga PSG drejt Real Madrid, ndërsa tjetri për ta marrë drejtimin nga Spanjë në Francë, aty ku e pret Barcelona.

Eduardo Inda, në ‘El Chiringuito’ është shprehur i bindur se Griezmann po e mendon largimin nga katalanasit. Ai nuk po përshtatet në ekipin e ri. Mënyra e lojës nuk i shkon për shtat, ndërkohë që te PSG e kanë në shënjestër.

Inda, ndërkohë zbulon edhe një tjetër skenar. Sipas tij, Mbappe ia ka çuar një mesazh Realit të Madridit. Nëna e sulmuesit u ka komunikuar spanjollëve se nuk do të pranojnë asnjë propozim për të rinovuar, për t’i vënë në presion drejtuesit e PSG, që duhet të dorëzohen dhe ta shesin yllin e tyre. /abcnews.al

Griezmann-Gjimshiti.png
Igli Nikolli09:52 | 18/11/2019

Antoine Griezmann zhvilloi një ndeshje super kundër Shqipërisë. Sulmuesi dhuroi asistin e golit të Tolissos dhe më pas shënoi vetë për të vulosur fitoren. 28-vjeçari ka analizuar fitoren 0-2 në Tiranë në një prononcim për UEFA.com.

Lojtari i Barcelonës nuk shënonte prej muajit qershor me “Gjelat”. Griezmann vlerëson shumë kuqezinjtë e Rejës, fitoren e ndeshjes dhe nuk e fsheh objektivin e fitimit të Europianit të vitit 2020.

Ishim të qartë se do të vuanim kundër Shqipërisë dhe se do të ishte një ndeshje e ashpër. U treguam të aftë që shënuam në pjesën e parë. Ishte një fitore e rëndësishme kundër një kundërshtari të vështirë. Duam të paraqitemi sa më mirë në Europian dhe objektivi është fitimi i këtij kompeticioni“, përfundon një ndër lojtarët kryesorë të kampionëve të botës. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono