antidroge

policia-1280x711.jpg
nev ila09:05 | 01/11/2019

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Kreshpan”.

Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, i ndjekur me metodat speciale të hetimit. Sekuestrohen rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash. Në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, pas një pune hetimore 10-ditore, të ndjekur me metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kreshpan”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;

S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;

E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë;

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

droga-brescia.jpg
nev ila09:08 | 11/10/2019

Një operacion antidrogë është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm duke arrestuar 32 persona në zonën e Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano.

Video nga operacioni

Nga ky operacion u kapën rreth 157 kg drogë përfshirë kokainë, hashash dhe marijuanë, të cilat vinin nga Shqipëria, Spanja dhe Hollanda. Droga e kapur, nëse do të hidhej në treg kapte shifrën prej 6 milion euro./abcnews.al

sander-lleshaj.jpg
nev ila19:10 | 26/06/2019

Kreu i nje grupi kriminal i cili dyshohet se ka trafikuar ne disa vende te europes mbi 1.5 ton kokainë është vënë në pranga.  51 vjecari Astrit Beqiri, banues në Shkodër është arrestuar nga policia vendore, e mbështetur nga forca policore të Tiranës e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Aksioni ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga EUROPOL, i shtrirë në Danimarkë, vendi iniciues, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni e Shqipëri.

Pas ketij operacioni ka reaguar Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj. Lleshaj përmes një statusi në rrjetet sociale ka shkruar se pjesë e goditjes së këtij operacioni janë shumë pjestarë të krimit të organizuar.

“Goldfinger”, operacioni i koordinuar nga EUROPOL, ku merr pjesë Policia dhe Prokuroria Shqiptare, godet fort në Europë dhe në Shqipëri. Pjesë e goditjes janë shumë pjestarë të krimit të organizuar dhe sasi të mëdha asetesh kriminale. Kjo goditje e radhës provon pjekurinë, motivimin, besueshmërinë dhe profesionalizmim e lartë të organeve tona ligjzbatuese“, shkruan Lleshaj./abcnews.al

goldginger-1280x755.jpg
nev ila17:05 | 26/06/2019

Një 51 vjeçar me inicialet A.B. banues në Shkodër është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia vendore, e mbështetur nga forca policore të Tiranës e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Aksioni ishte pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga EUROPOL, i shtrirë në Danimarkë, vendi iniciues, Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni e Shqipëri.

51 vjecari i arrestuar në Shkodër, sipas njoftimit të policisë, ka rol aktiv si kryetar i grupit kriminal. Ai akuzohet për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po sipas njoftimit të policisë, një tjetër person është shpallur në kërkim, por gjeneralitetet nuk jepen për arsye hetimi.

Gjatë operacionit në Shqipëri janë sekuestruar rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro. Grupi kriminal kishte aktivitet në gjashtë shtete në fushën e trafikimit e shpërndarjes së kokainës, heroinës etj.

Si rezultat i operacionit të realizuar njëkohësisht në gjashtë shtete,  u arrestuan mbi 42 persona, u sekuestruan 40 kg kokainë, u kontrolluan dhjetëra ambient, u sekuestruan 600 mijë euro, armë zjarri, granata, disa automjete e objekte të ndryshme. Po sipas njoftimit të policisë është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë e heroinë brenda vendeve të BE. Në Shqipëri është regjistruar procedim penal në vitin 2019./ABC News Albania 24/7

 

PRELA.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ent ela11:00 | 12/02/2019

Policia e Shtetit u përfshi në një operacion të përbashkwt anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë për arrestimin e 27 personave, të dyshuar për trafikimin e 9.3 tonëve kanabis në total. 21 nga të dyshuarit si anëtarë të katër grupeve kriminale, ishin shtetas shqiptarë, nga të cilët gjashtë u arrestuan në Vlorë. 

Gjashtë persona të dyshuar si trafikantë drogë të katër grupimeve kriminale dhe të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane u arrestuan mëngjesin e së martës në Vlorë. Prangosja e tyre nga Policia e Shtetit ishte finalizimi i një operacioni të përbashkët dhe të njëkohshëm anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë, të koduar “Lulet e pranverës”. Në tokën fqinje u prangosën 11 persona të tjerë, gjashtë prej të cilëve shqiptarë.

E përbashkët ishte edhe konferenca e shfaqjes së rezultateve, ku prokurorët e Krimeve të Rënda qëndruan në lidhje direkte përmes skype-it, me homologët italiane.

Donika Prela: “Ky operacion është shtrirë në disa Drejtori Vendore të Policisë së vendit, si Durrës, Vlorë, Lezhë, gjatë harkut kohor të mbi dy viteve nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda”

Tek Krimet e Rënda prokurorët e Leçes kanë bashkëpunuar me prokurorët Përparim Kulluri dhe Pranvera Pustina. Për këtë hetim drejtësia italiane nxorri 27 masa sigurimi “arrest në burg” nga të cilët 21 shqiptarë dhe 6 italianë.

Donika Prela: “Nga operacioni i zhvilluar në orët e para të mëngjesit është arritur të ekzekutohen nga policia Urdhërat e Arrestit ndërkombëtarë të 6 shtetasve shqiptarë në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndërsa 3 të tjerë, 2 shtetas italian dhe 1 shtetas shqiptar ndodhen në burg në Shqipëri. Në Itali janë arrestuar 10 shtetas nga të cilët 5 shtetas shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa një shtetas shqiptar ndodhet në burg në Malin e Zi dhe janë shpalluar në kërkim 7 shtetas të tjerë”.

Në Shqipëri “Lulet e pranverës” arrestoi të dyshuarit Denis Pashaj, Kristian Llanaj (Nuredinaj), Luka Beqiraj, Bilbil Kabello, Arbnor Xhimaj (Hoxhaj) dhe Kujtim Elmazi. Ndërsa në Itali u prangosën Dorian Alikaj, Altin Avruramani, Ajet Çepaj, Kaludio Fani, Artuar Mani dhe Raul Zenunaj.

Sipas hetimit të skuadrës së përbashkët hetimore mes prokurorive të dy vendeve, rezulton se të arrestuarit janë përgjegjës për të paktën katër episode të trafikimit apo tentativës së trafikimit të më shumë 3 tonëve kanabis. Nërsa dyshimet e prokurorisë flasin për 9.3 tonë. Në itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna dhe Siçili. Pala italiane ka dyshime për përfshirjen e të arrestuarve në trafikun e drogës, por edhe të armëve./abcnews.al

4417058.jpg
ent ela09:12 | 17/02/2018

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me policinë italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Tiranë e Bari, si dhe me Kompaninë e Karabinierisë së Roma Centro, kanë vijuar arrestimet duke bërë të mundur kapjen e një tjetër të kërkuari ndërkombëtarisht, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “NADIR”.

I arrestuari është shqiptari Nikolla SH. 40 vjeç.

Në kuadër të këtij operacioni të përbashkët policor më 15 shkurt u bë e mundur arrestimi i 11 personave, 3 nga të cilët në arrest shtëpie në Itali dhe një tjetër i arrestuar në Shqipëri./abcnews.al

vlcsnap-error130-2-1280x720.jpg
ent ela13:52 | 19/01/2018

Pronari i autobusit ku u gjetën dy kg heroinë është oficer policie. Ai është Edmond Çela me detyrë shef i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit të Migracionit në Korçë. Nuk dihet ende nëse Çela ka lidhje me drogën që u gjet në mjetin e tij të linjës Shqipëri-Greqi, por policia greke ka ndaluar drejtuesin. Operacioni sipas policisë shqiptare nisi në doganën tonë në Kapshticë. Por pasi kaloi në skaner nuk kanë mundur ta zbulojnë dhe sipas policisë sonë iu kërkua ndihmë palës greke për një kontroll të ri me aparatura më speciale. Siç edhe dyshohej droga u zbulua në një vend të fshehtë të autobusit. Për të hetuar pozicionin e Çelës nga Tirana drejt Korçës janë nisur specialistë të Krimeve të Rënda./abcnews.al

325597_369555.jpg
ad min09:10 | 05/12/2017

Policia italiane po  zhvillon një operacion të madh antidrogë për arrestimin e 35 personave në Trentino, mes tyre edhe shqiptarë. Të arrestuarit janë pjesë e 3 bandave të ndryshme

Operacioni antidrogë ka nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm nga 80 karabinierë në Trentino. Arrestime edhe në Verona, Bergamo, Pavia e Milano

Hetimet për nisjen e këtij operacioni në Trentino të Italisëkanë nisur që 2016-ën./abcnews.al

rsi9dl1.jpg
ad min14:10 | 23/09/2017

Kanabis sativa e heroine jane sekuestruar gjate oreve te fundit nga policia ne operacione antidroge ne disa rrethe te vendit. 

Nje shperndares i drogave te forta eshte arrestuar ne Berat. Policia ndaloi Xhuliano Tabakun ne lokalin ku punonte i cili  mbante me vehte   8 doza heroinë dhe 2 doza cannabi sativa.

Blute e Fierit vune ne pranga 31 vjecarin Ergest Prençe, pasi u kap me rreth 14 Kg Cannabis Sativa, dhe  shpallen ne kerkim babain e tij. Ne banesen tyre ne fshatin Pirre u gjeten tre thase plastmasi te mbushur me droge.

Operacion antidroge u organizua dhe ne Lezhe, ku tre persona u arrestuan nga policia si pjese e nje rrjeti te trafikut te droges. Gjate aksionit te koduar “Deltar “, u  sekuestruan rreth 26 kilogram lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë, si dhe u arrestua Ilir Markvukajn drejtues i ketij rrjeti, dhe dy tranpsortuesit, Besim Gashi e Sami Vatija.

Ne kerkim u shpall nje 49 vjecar , pronar i servisit ku ishte përgatitur dhe paketuar lënda narkotike.

Per drejtuesin e rrjetit dhe 49 vjecarin e shpallur ne kerkim policia po verifikon pasurite e tyre, pasi i’u evidentuan dhe i’u sekuestruan në total 7 automjete në pronësi të tyre.

Ndersa 66 kg marijuane u kap ne kufirin ngreko-shqiptar. Droga u kap ne Asproklisi, Igumenice ne nje zone bujqesore.

Policia greke ka pikasur 2 shtetas qe po transportoni ne kembe 3 canta per ne brendesi te kufirit. Trafikantet e ndaluar jane trafikantet  shqiptare 25 dhe 28-vjec dhe u bllokuan 3 cantat me 60 pako me marijuane.

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono