ankimim

ISLAMAJ-KPA-1280x720.jpg
ad min20:26 | 21/10/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Ramadan Troci, i cili është shkarkuar nga detyra. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e kishte shkarkuar prokurorin Ramadan Troci më 15 Nëntor 2018.

Prokurori Ramadan Troci e kishte ankimuar vendimin më 8 Janar 2019. Troci ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Troci në 2014-n u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej 2016 ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme./abcnews.al

saimir-tahiri.jpg
ad min14:57 | 03/10/2019

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nëpërmjet avokatit të tij ka bërë kërkesë për zënë afatet ligjore në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Kërkesa është për të ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së parë për Krime të Rënda.

Togat e zeza e shpallën fajtor ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për “Shpërdorim Detyre” dhe e dënuan me 3 vite shërbim prove. Kërkesa është dorëzuar pa shkaqet e ankimimit pasi gjykata nuk ka zbardhur vendimin, duke e argumentuar se do respektojë afatet ligjore prej 30 ditësh.

Më 2 Tetor kërkesë për zënie të afateve ligjore kanë bërë edhe avokatët e ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jelad Çela.

Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda konfirmojnë për Abc News se prokurorët do të dorëzojnë më 4 Tetor ankimim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, kundër vendimit për ish-ministrin Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela./ABC News Albania 24/7

KRONIKE-ARBER-CEKAJ-AVOKLATET.mpg_snapshot_00.02.jpg
ad min15:12 | 26/08/2019

Pas hapjes së dritës jeshile nga Gjykata Penale e Shkallës së Parë në Dusseldorf të Gjermanisë për ekstradimin drejt vendit tonë, të Arbër Çekajt, pronari i “Arbi Garden” e ka ankimuar në Apel vendimin.

Biznesmeni, të cilit në kontenierin me banane iu kap sasia prej 613 kilogramë kokainë, ka kërkua azil politik në Gjermani, kërkesë kjo që nuk është shqyrtuar akoma nga Gjykata e Dusseldorfit.

Kjo do të thotë se nuk mund përcaktohet koha se kur mund ekstradohet biznesmeni. Gjithashtu burime kanë konfirmuar se biznesmeni ka bërë kërkesa të shumta përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane, me qëllim pengimin e ekstradimit.

Çekaj ka më shumë se një vit e gjysmë që është i arrestuar në Gjermani dhe kërkesën për azil e ka bërë me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ndërkohë që nisja e procesit gjyqësor është penguar pikërisht nga ky i fundit, pasi në vendin tonë nuk ka ardhur letërporosia e Çekajt nga Gjermania, pasi sipas ligjit biznesmeni duhet që të japë pëlqimin e tij për nisjen e procesit dhe të deklarojë nëse do të jetë ose jo i pranishëm në gjykatë, apo do të përfaqësohet vetëm nga avokati.

Në Shqipëri të arrestuar për këtë çështje janë Donaldo Lushaj menaxheri i “Arbi Garden” dhe Armando Pezaku shoferi i kontenierit me banane që e transportoi nga porti i Durrësit drejt magazinave në Maminas./ABC News Albania 24/7

shkelzen-berisha-1280x720.jpg
nev ila15:56 | 19/06/2019

Pas rrëzimit të padisë për shpifje nga gjykata për kreun ne grupit parlamentar të PS Taulant Balla, Shkëlzen Berisha u shpreh se do ta ankimojë vendimin. Ndërsa deputeti socialist e cilësoi vendimin si një triumf i drejtësisë.

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha pasi ky i fundit kishte paditur kreun e grupit parlamentare të Partisë Socialiste Taulant Balla për shpifje. Balla pas përfundimit të seancës deklaroi  se ky është një triumf i drejtësisë.

Ndërsa Shkëlzen Berisha u shpreh se Balla vazhdon që të shpifë dhe mohoi faktin që ka detyrime tatimore të pa shlyera. Berisha tha se gjykatësja ka dashur të lajë duart për shkak të presionit politik të organizatës kriminale në pushtet.

Djali i ish-kryeministrit Berisha paralajmëroi se do të ankimojë vendimin deri sa të marrë drejtësi. Shkëlzen Berisha kishte paditur deputetin e PS Taulant Balla pasi pretendon se ky i fundit ka shpifur për të nga foltorja e drejtuesit të Komisionit Hetimor Parlamentar të çështjes CEZ teksa ka thënë se ai kishte shmangur pagimin e taksave./ABC News Albania 24/7

Donika-Prela-933x445.jpg
ad min16:55 | 10/04/2019

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komsionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë prokuroren Donika Prela. Sipas Komisionerit Publik, Prela nuk ka krijuar besueshmërinë për konfirmimin në detyrë.

Shefja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kaloi Vettingun më 5 Shkurt. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar në 22 Janar, u konstatua si problematike për Prelën, punësimi i bashkëshortit të saj inxhinier “në të zezë” në një firmë ndërtimi. KPK pretendoi se për disa vite me radhë, ai ishte paguar me para në dorë, duke shmangur kështu pagesën e tatimeve dhe sigurimet shoqërore.

Por shpjegimet e dhëna më tej nga Prela duket se bindën Komisionin për të kundërtën. Ndërkohë Komisioni nuk gjeti probleme në pastërtinë e figurës apo profesionalizimin e saj. Gjithashtu Prela ka aplikuar për të qenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK./abcnews.al

kpa.jpg
ad min11:28 | 04/04/2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk pranoi motrën e prokurores Rovena Gashi si ndihmësen e saj ligjore në procesin që ka nisur për të në shkallën e dytë të Vettingut. Ish-prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi, ka ankimuar vendimin e KPK-së për shkarkimin e saj dhe kërkon rikthimin në detyrë.

Në seancën e parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, trupa gjykuese i hoqi subjektit të rivleresimit Rovena Gashi të drejtën për të pasur ndihmëse ligjore motrën e saj Ema Gashi. Pas një tërheqje për vendimmarrje lidhur me kërkesën e paraqitur nga Ema Gashi, kryesuesja e trupës së Kolegjit, Albana Shtylla, deklaroi se subjekti Rovena Gashi duhet të përfaqësohet në ketë proces nga një avokate dhe jo nga nj ndihmëse ligjore.

Trupa gjykuese nuk i dha fjalën kërkueses Ema Gashi, e cila pas përfundimit të seancës, në një deklaratë para mediave e cilësoi vendimin e Kolegjit një shkelje të paprecedente ligjore.

“Më vjen shumë keq ta them që KPA që është mundësia e vetme brenda juridiksionit kombëtar që të shqyrtojë ankimet e subjekteve të rivlerësimit e filloi punën e vet sot, ndaj subjektit të rivlerësimit Rovena Gashi me një shkelje të paprecedentë procedurale. Të drejtën e ndihmësit  ia hoqi sot publikisht përpara mediave. Pas vendimit të ndërmjetëm të KPA-së, unë që jam Ema Gashi, motra e subjektit të rivlerësimit Ema Gashi nuk mund të legjitimohem në cilësinë e ndihmëse së saj në këtë procedurë. Argumenti i KPA-së ishte: “Në rastin e shqyrtimit në Kolegjin e Apelimit të ankimeve të subjekteve të rivlerësimit nuk gjen zbatim neni 39 i Kodit të Procedurave Administrative në lidhje me ndihmësin”. KPA u tërhoq për të marrë këtë vendim pa na kërkuar ne mendimin dhe qëndrimin tonë paraprak në lidhje me këtë çështje, në qoftë se kjo çcështje do bënte problem. Ne nuk e dinim deri tani si në aspekt të ligjit, si në aspekt të qëndrimit të KPA-së që kjo do të përbënte problem”, tha Ema Gashi.

Në nisje të seancës, Ema Gashi i kujtoi trupës gjykuese se Rovena Gashi është njoftuar se vëzhgues ndërkombëtar do të ishte Mia Rosing dhe se zëvëndësimi i saj me Theo Jacobs nuk është i arsyetuar. Për këtë, Jacobs replikoi duke thënë se ai përfaqëson Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe ishte aty për të ndjekur ecurinë e procesit. Seanca e radhës për Rovena Gashin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të mbahet në datën 23 Prill.

Rovena Gashi ka ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin e saj dhe kërkon rikthimin në detyrë si prokurore. Në Maj të 2018-s, Prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj Rovena Gashit dhe bashkëshortit Dritan Gina.

Ata u hetuan për pasurinë e tyre dhe kjo solli dhe shkarkimin e tyre nga detyra. Ndërsa në Korrik po të atij viti, Gashi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me argumentet se nuk mundi të justifikojë pasurinë dhe se kishte bërë deklarime të pavërteta dhe të pasakta./abcnews.al

protesta-3.jpg
ad min11:39 | 12/03/2019

Gjykata e Apelit  nuk e pranoi ankimimin e protestuesve të 16 Shkurtit para Kryeministrisë. Trupa gjykuese lë në burg 4 protestues, arrest shtëpie për 5 persona, dhe 7 të tjerë detyrim paraqitje, ndërsa Prokuroria kërkoi ndryshimin e masës për 11 persona, për ti rikthyer në burg.

Protestuesit e 16 Shkurtit para Kryeministrisë nuk i shpëtuan vendimit të dhënë nga Shkalla e Parë. Apeli i Tiranës la në fuqi masën arrest në burg për 4 protestues, 5 në arrest shtëpie dhe 7 të tjerë detyrim paraqitje. Prokuroria kërkoi të ndryshimin e masës për 11 persona, duke i rikthyer në burg.

Sipas trupës gjykuese, asnjë nga ankimimet nuk janë firmosur nga personat që janë nën hetim, por nga avokatët e tyre. Ndërkohë, që drejtuesi i seancës kërkoi sqarim nga mbrojtja. Avokatët e protestuesve thanë se protestuesit janë në sallë dhe ata mund të konfirmojnë mbrojtësit e tyre./abcnews.al

saimir-tahiri.jpg
ad min17:00 | 28/01/2019

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ankimuar vendimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda për zgjatjen me 3 muaj të hetimeve ndaj tij. Sipas Tahirit, vendimi i datës 17 Janar 2019 është i pabazuar në ligj dhe në prova, që ka si qëllim zvarritjen e hetimit dhe vonimin e dhënies së drejtësisë.

Në ankimin e përpiluar nga avokati i ish-ministrit, Maksim Haxhia, Prokuroria për Krimet e Rënda ka pasur të gjithë mundësitë kohore për t’i përfunduar hetimet. Shtyrja e fundit e hetimeve për Tahirin është e pesta në radhë nga nisja e procedimit penal ndaj tij.

Koha shtesë, sipas prokurorëve, nevojitet për pritjen e një letër-porosie nga Mali i Zi dhe një tjetre nga autoritetet italiane të drejtësisë. Ish-ministri Tahiri po hetohet për “trafik të lëndëve narkotike”, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsion”. /abcnews.al

MBULIM-KOMISIONERI-PUBLIK-ANKIMON-BESNIK-MUCIN.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ad min20:50 | 31/10/2018

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që më 1 gusht konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimeve të Rënda Besnik Muçi, pas kontrollit dhe rivlerësimin e tre kritereve, pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale. Në ankimimin drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, thuhet se Komisioneri Publik pas verifikimeve të kryera, ndryshe nga KPK, vlerëson se prokurori Muçi, nuk arrin të justifikojë bindshëm burimin e ligjshëm të pasurive, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të tyre.

Referuar gjendjes së akteve dhe vlerës provuese të tyre, rezulton se Prokurori i Krimeve të Rënda dhe personat e lidhur me të, nuk kanë arritur të justifikojnë bindshëm burimin e krijimit të pasurisë, thuhet në ankimimin e Komisionerit publik që vëren mes të tjerash mosdeklarim të pasurisë dhe mosmbulim i shpenzimeve vjetore të prokurorit Besnik Muçi, nga të ardhura të ligjshme./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-29-17h28m25s039.png
ad min17:30 | 29/08/2018

Komisioneri Publik ka apeluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Antoneta Sevdarit, prokurore në Prokurorinë e Tiranës. Prokurorja Sevdari, kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u konfirmua në detyrë nga KPK në 18 korrik 2018. Por në vlerësimin e Komisionerit, institucioni që përfaqëson interesat e publikut në procesin e Vettingut, hetimi i KPK për Sevdarin nuk ka qenë i plotë. Për këtë shkak Komisioneri i është dejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të riparuar vendimin e dhënë nga KPK./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono