ankesa

neuer.jpg
ad min16:15 | 06/07/2019

Bayern mund të humbasë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm. Portieri Manuel Neuer nuk beson se skuadra bavareze mund të fitojë Championsin, ndaj ekziston mundësia që të largohet.

Një kampion nuk dëshiron vetëm shiritin e kapitenit dhe një rrogë maksimale. Për të janë të domosdoshme trofetë, pasi kjo përcakton një karrierë të suksesshme dhe në nivelet më të larta. Manuel Neuer është një nga ata, dhe agjenti i tij i ri, Thomas Krot, i ka bërë jehonë pikërisht këtij aspekti, duke shkaktuar alarm tek Bayern.

“Manueli është i orientuar nga suksesi, – tha ai për gazetën bavareze, “Zydojçe Cajtung”, – për momentin, Bayern nuk është konkurrues sa duhet në nivelet më të larta europiane. Kam përshtypjen se diferenca me katër skuadrat e para të Anglisë është serioze, ndaj në Mynih nuk më duken gati për të realizuar ambiciet e Manuelit”.

Besohet se Krot e nxjerr këtë përfundim duke parë edhe eliminimin e kampiones së Gjermanisë nga Liverpool në raundin e dytë të Championsit, edicionin e kaluar. Neuer ka kontratë deri në 2021, dhe agjenti i tij ka lëshuar një paralajmërim për largimin e mundshëm.

Nëse është kështu, kjo është vera e fundit në të cilën Bayern mund të nxjerrë përfitim të rëndësishëm nga portieri që e mori nga Schalke në vitin 2011. Numri 1 i bavarezëve dhe numri 1 i kombëtares së Gjermanisë është sot 33 vjeç, pra në moshë optimale për një portier, dhe mbetet i padiskutueshëm pavarësisht dëmtimeve që pati së fundmi.

Kritikat janë të shumta nga analistët për drejtuesit e Bayern, Uli Hënes, Karl-Hajnc Rumenige apo Hasan Salihamixhiç. Duket se nuk kanë mjaftuar afrimet e reja, si ai i mbrojtësit francez, Pavard, kampion i botës verën e kaluar në Rusi, apo si ai i francezit tjetër Lucas Hernandez, që erdhi nga Atletiko e Madridit për 80 milionë euro.

Tifozët dhe analistët duan më shumë. Gjithsesi, ja një lajm i mirë. Bayern dhe Robert Levandovski janë në bisedime me kontratën që do të rinovohet deri në 2023.  Kontrata e tanishme e sulmuesit polak vlen deri në 2021, ndërsa pati zëra se ai mund të shkonte tek Manchester United apo Paris SG.

Levandovski ka realizuar 191 gola në 242 ndeshje zyrtare në Mynih, dhe është shënuesi më i mirë i huaj në historinë e Bundesligës me 202 rrjeta. Rroga e tij është e lartë, 15 milionë euro në sezon, por gjithsesi e justifikuar për tregun e sotëm të futbollit, dhe për vlerën që Levandovski ka për Bayernin prej vitesh, që kur mbërriti nga Dortmundi në 2014./ABC News Albania 24/7

RIORGANIZIM-TE-DREJTORIVE-ARSIMORE.mpg_snapshot_00.34-1280x720.jpg
ent ela15:21 | 24/01/2019

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e Zyrës Arsimore të Matit.  Vendimi vjen pas ankesave të qyetareve në portalin e bashkëqeverisjes me ta. Ndërkohë ministrja e Arsimit u shpreh dhe për riorganizim të zyrave arsimore.

Vëmendjen e mori protesta e studentëve, por dhjetorin që lamë pas ankesat nuk kanë munguar as për çështje që kanë të bëjnë me arsimin parauniversitar.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Besa Shahini tregoi se punësimi i mësuesve pa respektuar portalin, transferimi i tyre apo punësimi i mësuesve ndihmës ishin shqetësimet kryesore që qyetarët kanë shprehur në “shqiperiaqeduam.al”. Rekord mban zyra arsimore e Matit.

“Ne e hapëm portalin për të parë sa ankesa ka pasur në zyrën arsimore në mat dhe kanë qenë 41 ankesa për vitin e kaluar. Për një zyrë të vogël që i shërben 30 shkollave dhe 600 mësuesve është shifër rekord ankesash”

Ministrja e Arsimit thotë se ka marrë masa.

“Dje është pezulluar drejtoresha e Zyrës Arsimore dhe ka filluar proces verifikimi i ankesave ndaj vendimeve të saj”.

Drejtoritë Arsimore Rajonale do të riorganziohen. Në rast shkeljesh drejtuesit e tyre do të zëvendësohen me të deleguar nga Tirana deri në emërimin e një tjetri.

Ndërkohë ministrja e Arsimit tregoi se po plotësohet udhëzimi për punësimin e mësuesve.

“Tri janë çështjet kryesore që po i adresojmë, e para ka të bëjë me emërimin e mësuesit ndihmës vetëm përmes portalit, prioritet kanë mësuesit që kanë arsimim te pedagogjia speciale dhe e dyta  te definimi i pikave të vlerësimit të dosjeve të kandidatëve për mësues. Do t’u japim përparësi kandidatëve që njohin gjuhë të huaj dhe kanë përparësi kandidatët që kanë dalë mirë në rezultatet e studimeve. E treta përfshirja e mësuesve të lëndëve të përgjithshme në shkollat profesionale”.

Ndërkohë Shahini tha se çdo vendim i marrë jashtë portalit “Mësues për Shqipërinë” do të konsiderohet i paligjshëm. /abcnews.al

PERGJYSMOHEN-PAGESAT-E-STUDENTEVE-TE-AKADEMIVE.mpg_snapshot_01.01-1280x720.jpg
ad min15:11 | 22/12/2018

Pagesa e 160 studentëve të vitit të tretë Bachelor në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë vijon të jetë e pazgjidhur edhe pas ankesave që ata kanë bërë te titullarët e tyre. Gjysma e studentëve janë me gradën Nënkomisar, të cilët marrin 50 për qind të vlerës së 50 mijë lekëshit, që paguhen efektivët me këtë gradë, pra 25 mijë në muaj.

Prej 8 muajsh 160 studentësh të vitit të tretë Bachelor, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit të Akademisë së Sigurisë, po paguhet vetëm me gjysmën e pages tyre. Vetëm pak ditë më parë efektivët iu janë drejtuar me një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, duke kërkuar zgjidhjen e problemit të pagave tyre. Gjysma e studentëve janë me gradën Nënkomisar të cilët marrin 50 për qind të vlerës së 50 mijë lekë të rinj, që paguhen efektivët me këtë gradë. Në ankesën e tyre, studentët shprehen se kanë filluar studimet në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë, me anë të një konkurrimi transparent e ligjor, bazuar në proceduarat e përcaktuar në Ligjin e Policisë së Shtetit.

Studimet kanë nisur më tetor të 2016 deri më korrik të 2017, ku gjatë kësaj periudhe është aplikuar programi 3 ditë në javë studime dhe 3 ditët e tjera të javës punë, në vendet dhe funksionet përkatëse të gjithsecilit. Ata pretendojnë se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar me pagën e plotë. Problem sipas tyre ka nisur në vitin e dytë të studimeve dhe për më tepër në disa drejtori Vendore të policisë janë aplikuar pagesa të ndryshme për studentët e vitit të dytë, duke i diferencuar në pagesa. Studentët i kujtojnë Ardi Veliut dhe Bilbil Memës se ky fenomen është absurd dhe i papranueshëm nga ana ligjore, pasi në Drejtorinë e Policisë Tiranë, Shkodër, Gjirokastër etj, efektivët janë njoftuar nga strukturat e financës se për vitin e dytë do të mbahet një sasi parash, si kompensim për pagën e marrë në muajt vijues pas plotësimit të periudhës së 6-mujorit.

Më herët në fillim të muajit nëntor u kallzua në prokurori procesi gradave për Komisar dhe Kryekomisar, pasi konkurentët kishin pretendime për parregullsi gjatë procesit. Për këtë shkak prokuroria ka nisur verifikimet për shpërdërim detyre, ku ndër të tjerë janë edhe emrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ai i drejtorit të Akademisë së Sigurisë, Bilbil Mema, si edhe anëtarëve të tjerë të jurisë./abcnews.al

edi-ramaaaaaaaaa.png
ad min15:48 | 03/10/2018

Është një ditë bilanci për Këshillin e Ministrave. Kabineti është mbledhur për të analizuar rezultatet një-vjeçare të platformës së bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

“58.220 persona e kanë vizituar deri tani platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al, 22.553 janë fiks shqetësimet e ngritura në rubrikën “Ankesa ime” që në tërësinë e tyre përbëjnë të gjithë jetën e brendshme të këtij komunikimi” , u shpreh Rama.

Janë mesatarisht 1.950 çështje që trajtohen çdo muaj dhe për të cilat ka interesim dhe përgjigje brenda 10 ditëve, ky është evolucion në raportin e qeverisë dhe shtetit me qytetarin, pasi këto çështje do të mbeteshin pezull çdo muaj, tha kryeministri Rama, i cili nuk mjaftohet me këto rezultate.

“Është i mirëkuptueshëm dhe mosbesimi. Ka pasur shumë arsye në të kaluarën për të mosbesuar në asgjë më, por kontributi juaj është shumë i rëndësishëm se kur them unë gjithë politikanët janë njësoj mendojnë njerëzit. Të gjithë gënjejnë, të gjithë janë hajduta, kështu që flasin kot. Po kur e thoni ju, njerëzit që janë bashkëqytetarë të zakonshëm pa asnjë lloj pushtetiu atëherë mesazhi kalon më kollaj”, tha Rama.

Të gjitha institucionet kanë pasur historikisht zyra të marrëdhënieve me publikun dhe zyra pritjeje dhe ka qenë një eksperiencë shumë e hidhur për çdo qytetar që ka bërë shumë ecejake dhe ka pritur e nuk ka marrë dot kurrë përgjigje, nënvizoi kreu i qeverisë duke bërë dallimin me atë që ndodh sot.

“Në 3 minuta maksimumi ata mund të adresojnë problemin jo te një zyrë fizike, por drejtpërdrejt tek ministri përkatës”, tha kryeministri./abcnews.al

autobuse.jpg
ad min15:20 | 19/07/2018

Qytetarët në Tiranë ankohen se udhëtimi me autobus iu është kthyer në stres pasi linjat e transportit publik nuk ndezin kondicionerët. ABC Neës u interesua pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, ku drejtori i monitorimit dhe shërbimeve publike u shpreh se për këtë shkelje operatorët rrezikojnë licensën.

Dritaret hapur apo një freskore. Këtë mënyrë kanë gjetur qytetarët për të mundur vapën e Korrikut, ndërsa udhëtojnë me autobusë në rrugët e Tiranës.

“Me bidon me vete”!

Kondicionerët, tregojnë udhëtarët, nuk ndizen në shumë prej linjave të transportit publik e kjo ja ka kthyer në stres lëvizjen.

“Vapë e madhe, mos e pyet. Nuk i hapin kondicionerët. I kemi thënë edhe shoferit, fatorinos, por nuk të dëgjon njeri. Lekët i paguajmë dhe kur vjen puna, plasëm”.

“Vapë është se sipërmarrësit e firmave nuk i ndezin kondicionerët sepse një autobus mund të shpenzojë deri në 25 litra naftë gjatë 16 orëve që punon”.

Ankesat për mosndezjen e kondicionerëve kanë mbërritur dhe pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ndërkohë inspektorët kanë nisur kontrollet në terren.

“Kanë qenë diku te 100 masa administrative vetëm për mosndezjen e kondicionerëve. Duhet të jetë një bashkëpunim midis qytetarëve dhe linjave të autobusave dhe operatorëve sepse duke mbajtur dritaret mbyllur atëherë kondicioneri funksionon në 100% kapacitet”.

Vlera e gjobës varion nga 2 mijë në 5 mijë lekë të reja dhe duket se kjo nuk u ka bërë përshtypje shoqërive të transportit, të cilët vijojnë të mos e vënë në funksion kondicionerin. Drejtori i Monitorimit dhe Shërbimeve Publike pranë Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumtorit tregon se me tre Korrik, kryetari i Bashkisë ka nxjerrë një tjetër urdhëresë.

“Urdhëresa e fundit në lidhje me masat administrative,, të gjitha këto grumbullohen pranë komisionit të posaçëm dhe atëhere komisioni fillon dhe merr vendimin për heqjen e pikëzimit. Heqja e pikëzimit përktheht ndryshe deri në prishjen e kontratës”, tha Drejtori i Monitorimit dhe Shërbimeve Publike.

Pranë komisionit kanë mbërritur ankesat e para. Pas shqyrtimit të tyre vendimin pritet ta japë në fund të muajit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono