Ankara

tensionet.jpg
gra moz15:32 | 16/04/2018

Janë përshkallëzuar sërish tensionet mes Ankarasë dhe Athinës pasi rojet bregdetare turke kanë hequr flamurin grek nga ishulli i pabanuar i Didim që pretendohet nga të dyja vendet. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri turk Yildirim.

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim konfirmoi për mediat në vend se rojet bregdetare turke kanë hequr flamurin grek nga ishulli i pabanuar i Didim, hapësira territoriale e të cilit konfirmohet nga të dyja vendet. Yildirim deklaroi se është hequr flamuri grek nga ishulli në Egje. Një veprim ky, që ka rindezur sërish tensionet mes Athinës dhe Ankarasë.

Pas deklaratave të ndërsjellta mes liderëve të dy vendeve, kohët e fundit, është pala greke vendosi një flamur grek në ishujt e pabanuar, të cilët sipas Athinës janë territor grek, ndërsa sipas Ankarasë sovraniteti i tyre është i diskutueshëm.

“Ka ishuj shkëmborë të pabanuar që nuk kanë përkatësi të përcaktuar. Shikojmë që ka iniciativa të ngjashme me ato të Karadakut për këto ishuj. Në ishullin e Didimit ka një përpjekje për të vendosur flamurin grek. Roja jonë e sigurisë kreu ndërhyrjen e nevojshme. Atë flamur e hoqën prej aty. Këshilla jonë për Greqinë është që të qëndrojë larg provokimeve që rrisin tensionin mes marrëdhënieve për fqinjësi të mirë dhe të veprojnë brenda normave të fqinjësisë. Presim që të gjithë ta dinë se në nuk bëjmë kompromis me sovranitetin e vendit tonë. Pavarësisht nga kushtet, ne jemi të angazhuar për të dhënë përgjigjen e merituar për çdo veprim.”

Lajmi është pasqyruar gjerësisht dhe nga mediat greke, të cilat citojnë burime nga ministria e mbrojtjes në vend të cila thanë se po verifikojnë ende vendin ku ka ndodhur ky veprim. Ndërkohë, nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritetet greke për deklaratat e kryeministrit turk./abcnews.al

7500bf984eff4fbf9a47e38fb9ee8271.jpg
ent ela16:40 | 03/04/2018

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Ankara për një vizitë dy ditore ku është takuar me homologun e tij turk Erdoan. Në qendër të bisedimeve mes dy liderëve janë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe situate në Siri, por dhe blerja nga ana e qeverisë së Ankarasë të sistemeve ajrore ruse.

Të mërkurën ne 4 prill, në takim do të jetë dhe presidenti Iranian Hassan Rouhani, i cili gjithashtu do të ketë në qendër të vëmendjes konfliktin sirian duke qenë se të treja vendët janë të përfshira në bisedimet për paqe në Astanë. /abcnews.al

 

vlcsnap-error920-2-1280x720.jpg
ent ela13:32 | 16/02/2018

Turqia dhe SHBA do të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tensionuara mes tyre kohët e fundit. Kjo u konfirmuar nga ministri i Jashtëm i Ankarasë gjatë një konference me homologun e tij amerikan. Ndërsa Rex Tillerson theksoi mbështetjen e SHBA-së për Turqinë.

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të krijojnë mekanizma për të normalizuar marrëdhëniet midis tyre. Kjo është konfirmuar nga Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu pas javësh të përshkallëzimit të retorikës anti-amerikane nga Ankaraja. Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretaren Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, kryediplomati i Ankarasë tha se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një takim tjetër nga mesi i marsit.

Gjithashtu propozoi një vendosje të përbashkët në Siri në rast se milicia kurde e mbështetur nga SHBA largohet nga zona kufitare. Pikërisht për këtë support ka pasur edhe tensione mes dy vendeve. Turqia i shikon milicitë kurde si forca terroriste kurse Uashingtoni si aleatë në mposhtjen e ISIS në Siri.

“Ne qëndrojmë krah për krah me Turqinë kundër kërcënimeve terroriste”, nënvizoi Tillerson në konferencën për shtyp. Shtetet e Bashkuara do të punojnë për të përmbushur premtimet e dhëna Turqisë në Manbij, në veri të Sirisë, shtoi ai. Pas spastrimit të milicive kurde në operacionin “Dega e Ullirit” të drejtuar nga Turqia në veri të Sirisë, drejtuesit e qeverisë së Ankarasë thonë se do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë me Manbijin, ku janë vendosur milicitë kurde dhe ushtria amerikane, duke ngritur spektrin e një konfrontimi .

Ndërkohë, Tillerson u takua dhe me presidentin Rexhep Tajip Erdogan. sipas një zëdhënësi të Departamentit të Shtetit të SHBA, ata zhvilluan një diskutim të hapur dhe sinqertë./abcnews.al

ankara.jpg
gra moz22:26 | 01/02/2018

Një shpërthim i fuqishëm në zemër të Ankarasë ka shkatërruar zyrën e tatim taksave. Për fat të mirë, në momentin e shpërthimit godina ishte e boshatisur.

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ku si pasojë janë verifikuar një seri dëmesh materiale ndaj ndërtesave dhe makinave në një rreze prej 1 kilometër.

Ambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, edhe pse për momentin nuk raportohen të plagosur. Guvernatori i qytetit, Erkan Topaça ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e tatim taksave. Ai ka bërë me dije se në atë moment zyrat ishin bosh dhe ka shtuar se mbi ngjarjen ka nisur një hetim.

“Shpërthimi ka ndodhur në dhomën e ngrohësve të ujit. Për fat të mirë godina ishte bosh dhe tashmë atje ndodhet policia”, ka deklaruar Topaca. Ndërkohë, pamje nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa ka pësuar dëme materiale kolosale.

Në muajt e fundit Turqia është goditur nga sulme të shumta terroriste, pa harruar këtu destabilitetin e shkaktuar nga grushti i dështuar i shtetit në vitin 2016, kur u sulmua me bombë edhe selia e parlamentit./abcnews.al

turqia.jpg
gra moz22:30 | 22/01/2018

Administrata amerikane ka ndryshuar qëndrimin e saj kundrejt Turqisë sa i takon mbështetjes për milicitë kurde në veri të Sirisë. Gjatë një vizite në Londër, sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, e ka cilësuar “legjitim” shqetësimin e Ankarasë për kthimin e milicive në një forcë sigurie.

Shtetet e Bashkuara kanë vullnet për të bashkëpunuar me Turqinë për t’i dhënë përgjigje “shqetësimeve legjitime” të saj sa i takon situatës në veri të Sirisë. Deklarata është bërë nga sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, dy ditë pasi forcat e armatosura turke nisën një ofensivë kundër milicive kurde të mbështetura nga Amerika.

Nga Londra, Tillerson ka thënë se Uashingtoni është i vetëdijshëm për shqetësimet e Ankarasë dhe ka theksuar se është e drejta e saj të mbrohet nga elementët terroristë.

“Ne jemi në kontakt me Turqinë dhe gjithashtu me lidershipin e koalicionit tonë në Siri dhe po u kërkojmë të dyja palëve që të përmbahen”, ka thënë Tillerson.

Shefi i diplomacisë amerikane ka shtuar se Shtëpia e Bardhë i ka propozuar një sërë masash Turqisë dhe faktorëve të tjerë në përpjekje për të stabilizuar situatën. Nga ana e saj, Ankaraja zyrtare ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërpresin mbështetjen për milicinë kurde YPG, të cilën e konsideron organizatë terroriste, dhe jo ta kthejne ate në një forcë sigurie.

“Nëse ata duan të bashkëpunojmë, ne jemi gati. Por hapi i parë i bashkëpunimit duhet të jetë ndërprerja e mbështetjes për grupet terroriste dhe rimarrja e armëve që u janë dhënë”, ka deklaruar zëvendës kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag./abcnews.al

thumbnail_wetransfer-dd25a2.00_01_19_00.Still003-1280x720.jpg
us er14:48 | 14/12/2017

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të kryebashkiakut të Ankarasë, Mustafa Tuna, për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente, ku të pranishëm ishin Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ministra, si dhe kryetarë të Bashkive më të mëdha nga e gjithë bota.

Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017, bashkë me Bashkinë e Kluzhit dhe të Amanit.

Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative, mirëmenaxhimit të të ardhurave, si dhe përqafimit të inovacionit, ka mundur t’i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë transformimin e kryeqytetit.

Në vizitën e tij në Ankara, Veliaj u prit nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, i cili e vlerësoi kyebashkiakun e Tiranës si një kryetarët e rinj më dinamik. Ai shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve në të ardhmen në fusha të ndryshme. “Është një nder i madh dhe ju jeni në adresën tuaj të dytë këtu në Ankara, pasi siç e thatë edhe ju, ka një komunitet shumë të madh shqiptar. Ashtu siç e theksuat edhe ju, ne duhet ta vazhdojmë dhe ta forcojmë bashkëpunimin tonë. Ne nuk kemi pikë dyshimi në forcimin e këtij bashkëpunimi dhe është një nder i madh për ne të punojmë me një kryetar të ri dhe dinamik siç jeni ju”, theksoi Tuna.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi marrëdhëniet speciale mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe theksoi se shumë shpejt Tirana dhe Ankaraja do të kenë një kalendar të përbashkët kulturor dhe një bashkëpunim të ngushtë në çështjen e transportit publik. “Është një kënaqësi e veçantë që jam në Ankara për të takuar kryetarin e bashkisë, z. Tuna, një mik i Shqipërisë dhe ashtu si e gjithë marrëdhënia speciale që ka Shqipëria me Turqinë dhe mbështetja që kemi pasur me njëri-tjetrin këto kohë. Unë besoj se ka ardhur koha që edhe qytetet të jenë në të njëjtin standard. Mezi pres që Tirana dhe Ankaraja si dy qytete motra të kenë një kalendar të përbashkët kulturor për të gjitha aktivitetet që zhvillojmë, një marrëdhënie më të veçantë kur vjen puna te transporti publik dhe te sistemimi i trafikut, ku Ankaraja ka një eksperiencë të veçantë”, tha Veliaj.

Një tjetër projekt bashkëpunimi do të jetë edhe ai në fushën e rritjes së gjelbërimit, me qëllim konkretizimin e ambicies për mbjelljen e 2 milionëve pemëve të reja në kryeqytet. “Ne kemi një ambicie për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë, ndërkohë që Ankaraja sapo ka mbaruar projektin e vet të mbjelljes së mbi 3 milionë pemëve. Do të thotë që është e mundur dhe mësojmë nga më të mirët se si edhe projekti i gjelbërimit të Tiranës mund të kapitalizojë të gjitha burimet që kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet përreth”, tha ai.

Veliaj theksoi se përmes bashkëpunimit në këto fusha, marrëdhëniet ndërmjet dy qyteteve do të çohen në një nivel edhe më të lartë. Ai falenderoi homologun turk për mikpritjen dhe vlerësimin e komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në këtë qytet. “Dua të falenderoj shumë kryetarin e bashkisë për mikpritjen e ngrohtë edhe për faktin që në Ankara kemi edhe një komunitet aktiv të shqiptarëve, qendrën tonë të kulturës, që falë bujarisë së Bashkisë, komuniteti këtu jo vetëm që ndihet i mikpritur dhe i vlerësuar, por ka edhe të gjithë hapësirën për të zhvilluar jetën e vet kulturore dhe patriotike”, tha Veliaj.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme ishte takimi me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Bursës Turke, Rifat Hisarcıklıoğlu. Kryebashkiaku Veliaj prezantoi përparësitë që ofron Tirana për investitorët e huaj dhe transformimin që kryeqyteti ka pësuar dy vitet e fundit, duke krijuar një klimë të favorshme për investimet dhe duke rritur nivelin e konkurrueshmërisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vizitoi edhe Qendrën Kulturore Shqiptare, ku u takua me përfaqësues të Komunitetit shqiptar që punojnë dhe jetojnë atje. Veliaj i shprehu mirënjohjen komunitetit shqiptar për kontributin që kanë dhënë dhe për ruajtjen e vlerave dhe të traditave kombëtare. “Kemi të parën qendër kulturore, kemi për herë të parë një ministri të Diasporës, po punohet për herë të parë për një ligj për zgjedhjen e shqiptarëve dhe të drejtën e votimit të atyre që jetojnë jashtë nëse duan që të votojnë dhe të kenë një vendimmarrje politike në Shqipëri”, tha Veliaj, teksa theksoi se çdokush është në vetvete një ambasador, duke krijuar një urë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Ankara kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi edhe Memorialin e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk, ku vendosi një kurorë me lule./abcnews.al

vlcsnap-error682.jpg
us er16:58 | 05/12/2017

Arrestohet në Ankara profesori 32-vjeçar nga Cërriku. Mariglen Debrova dhe bashkëshortja e tij, janë vënë në pranga para disa ditësh. Por mister mbetet fati i fëmijës.

Lajmi ka tronditur familjarët e tij në Cërrik, të cilët janë të shqetësuar për çiftin dhe fëmijën e tyre. Mariglen Debrova jetonte prej 10 vitesh, së bashku me familjen e tij të re në Ankara.
Burime të besueshme bëjnë me dije së 32-vjeçari po vazhdonte doktoraturën për teologji në qytetin Samsun, pranë Ankarasë në Turqi.

Ai ka mbaruar studimet në Egjipt dhe është transferuar në Turqi, ku jetonte me familjen e tij prej shumë vitesh.
Të njëjtat burime tregojnë se profesori është arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit, por kjo mbetet për t’u provuar.
Disa muaj më parë, një tjetër profesor nga Cërriku, u ndalua në Malajzi, por më pas u la i lirë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono