angli

TOTENHEMI-HUMB-NE-ANGLI.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:39 | 27/04/2019

Totenhemi mori një goditje të rëndë në shpresat për t’u kualifikuar në Champions. Londinezët u mundën në fushën e tyre, në derbin e Premier Ligës ndaj Uest Hemit.

Gara duket jo si për të fituar, por për të humbur.

Jo vetëm për Totenhemin që pësoi disfatën e parë në stadiumin e tij të ri, por edhe për pretendentët e tjerë për në Champions të kampionatit anglez.

Spërsat u mundën për të dytën herë radhazi, pas rezultatit minimal 0-1 në fushën e Mançester Sitit.

Pretendenti tjetër Arsenali po ashtu ka provuar dy disfata njërën pas tjetrës, Çelsi vazhdon të humbasë pikë që nuk priten, ndërsa Mançester Junajtid është në pozitën më të vështirë nga të gjithë, sepse humbi derbin me Sitin në “Old Traford”.

Me të drejtë, tabloidi anglez “Deili Meil”, pyet: A dëshiron ndokush që të jetë në katërshen e parë këtë sezon?

Gjithsesi, nuk pritej kjo rënie e Totenhemit në fushën e tij ndaj Uest Hemit, edhe pse ishte një derbi.

Çfarë ndodhi pra, me skuadrën kaq shumë të vlerësuar të trajnerit Maurisio Poçetino, të kualifikuar për në gjysmëfinalen e Championsit, duke eleminuar pikërisht Mançester Sitin?

Poçetino pohoi pas ndeshjes se lojtarët e tij ishin të lodhur, dhe kjo ndikon shumë në një kampionat tepër fizik dhe me ritëm të lartë si Premier Liga.

Në pjesën e dytë, të mbiquajtur “çekiçët” merituan gjithçka, duke vrapuar më shumë e duke patur ndeshjen në dorë.

Totenhemi mori një goditje të rëndë, kur I mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të kampionatit, veçse Poçetino kërkoi që të harrohet sa më shpejt kjo që ndodhi, pasi objektivat duhen arritur në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

manchester.jpg
G. P.23:29 | 24/04/2019

Skuadra e Manchester City mundi Manchester United në derbi me rezultatine pastër 2-0 në takimin e prapambetur. Të besuarit e trajnerit Pep Guardiola morën sërish kreun  e renditjes dhe tashme kanë një pikë më shumë se Liverpool i vendit të dytë.

Bernardo Silva realizoi golin e parë për Manchester City, ndërkohë që Sane vulosi fitoren 2-0. Në kampionatin anglez kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe tre takime. Manchester City është favorit kundrejt Liverpool-it të trajnerit Jurgen Klop pasi ka një pikë më tepër ndërkohë që ka një kalendar të favorshëm./abcnews.al

Liverpuli-dhe-celesi-1280x633.jpg
Sej rie08:34 | 15/04/2019

Liverpuli u ngjit përsëri në krye të renditjes së Premier Ligës në Angli. Skuadra e trajnerit Jurgen Klop fitoi 2-0 ndeshjen e vështirë ndaj Çelsit.

Padyshim një nga duelet më të bukur të të gjitha kohëve. Liverpul-Mançester Siti apo Mançester Siti-Liverpul është një sfidë e madhe në kampionatin anglez, dhe nuk humbi asgjë nga emocionet e saj edhe pas kësaj fundjave.

Skuadra e Jurgen Klopit iu përgjigj asaj të Pep Guardiolës, edhe pse pati një përballje tepër të vështirë në stadiumin “Anfild”. Vizitor ishte Çelsi, një kundërshtar që vërtet ka zhgënjyer shpesh, por që ka në përbërje lojtarë të mëdhenj si Hazar, Kante, Uillian apo Azpilikueta.

Vendasit patën epërsi, ashtu siç pritej prej tyre, duke qenë vazhdimisht në sulm, duke zotëruar topin 62 për qind, e duke pasur dyfishin e gjuajtjeve të londinezëve.

Edhe goditjet nga këndi ishin 9-3, por u desh të pritej pjesa e dytë për të kaluar në avantazh. Ishin dy pjesëtarë të treshes së shkëlqyer të sulmit, që zgjidhën ndeshjen.

Fillimisht, Sadio Mane mbylli me sukses një aksion kolektiv në të djathtë, ndërsa kaluan vetëm 141 sekonda deri te goli i dytë. Ai ishte meritë ekskluzivisht e Mohamed Salahut.

Çelsi natyrisht pati krenarinë për të treguar veten dhe Eden Hazar, një nga lojtarët më të mirë të botës, pati dy mundësi për të shënuar, kur rezultati ishte 2-0. Herën e parë e ndaloi shtylla, ndërsa në aksionin e dytë shpëtimtar u bë portieri Alison.

Liverpuli ka tani 85 pikë ndaj 83 të Sitit, ndonëse skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Mos do të thotë kjo se kampionët në fuqi janë favoritë?

Edhe mundet, veçse të kuqtë kanë një kalendar më të favorshëm, ndërsa të besuarit e Guardiolës do të presin Totenhemin në stadiumin e tyre javën që vjen, si dhe do të luajnë derbin në fushën e Mançester Junajtidit./abcnews.al

0_Suad-Sufaj.jpg
Sej rie22:00 | 14/04/2019

Një shqiptar është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia britanike. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Suad Sufaj, i cili është ndalur nga policia më 26 Shtator të vitit të kaluar. Atij iu gjet dhe sekuestrua në banesë dhe makinë një sasi prej  9.5 kg kokainë, vlera e së cilës arrite në  gati 1 milion dollarë. Suad Sufaj, 26 vjeç, u ndalua nga policia ndërsa udhëtoi në një makinë përgjatë rrugës Bowes Road, në Enfield, në veri të Londrës. Shqiptari u deklarua fajtor për tregtim të lëndës narkotike dhe u dënua nga gjë gjykatë në Britani. Pas dënimit të tij Sufaj do të deportohet drejt Shqipërisë./abcnews.al

 

strakosha.jpg
G. P.17:50 | 24/03/2019

Tomas Strakosha mund të braktisë Lacion dhe Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare kërkohet nga Totenhemi, i cili është gati të paguajë 40 milionë euro për kartonin e tij.

Sezonin e kaluar, Anglia nuk ia doli ta merrte. Tomas Strakosha ishte objektiv i Liverpulit, por 30 milionë eurot e ofruara nga klubi i Premier Ligës iu dukën pak presidentit të Lacios, Klaudio Lotito. Kjo situatë mund të ndryshojë, të paktën siç shkruajnë mediat në Itali. Gazeta “Il Mesaxhero” e Romës jep informacionin se Totenhemi është gati të paguajë 40 milionë euro, aq sa kërkon Lacio, vetëm e vetëm për ta marrë edicionin e ardhshëm.

Portieri shqiptar ka kontratë me klubin e Serisë A deri në vitin 2022, pra ka të ardhme të garantuar, por anglezët duan ta provojnë. Ata mendojnë se do të kenë një zëvendësues të denjë për portierin e tyre veteran, Hugo Joris, i cili është 32 vjeç dhe mund të mos vazhdojë për një kohë të gjatë në nivele tepër të larta.

24-vjeçari vazhdon të jetë një nga ruajtësit më të mirë të portës në kampionatin italian, madje ta bëjë detyrën mirë edhe kur është i dëmtuar. Ai është më i vlerësuari ndër portierët me moshë të re dhe ka një meritë të madhe që Lacio ka ende shpresë që të kualifikohet për në Champions, si dhe ndodhet në zonën e Ligës së Europës./abcnews.al

18571999_101.jpg
G. P.23:30 | 05/03/2019

Zbulimi i tre pakove bombë në dy aeroporte dhe një stacion hekurudhor kanë alarmuar njësitë e anti-terrorit në policinë Londineze. Autoritetet që po drejtojnë hetimet kanë deklaruar se të gjitha pistat janë të hapura, por sipas BBC, pakot kishin të stampuar stemën e Irlandës së Veriut.

Tre pako me eksploziv u gjetën të martën në dy aeroporte të Londrës, mes të cilëve Hithrou, si dhe në stacionin e metrosë Uotërlu. Sipas mediave britanike, pasi u gjetën pakot u morën nën kontroll nga agjentë të njësisë së anti-terrorit, të cilët deklaruan se të gjitha pistat e hetimeve janë të hapura. Hetuesit thanë se bëhet fjalë për bomba artizanale të paketuara në kuti postare, që për fat të mirë nuk shkaktuan dëme në njerëz.

Pas hapjes së kontrolluar të pakos së gjetur në aeroportin Hithrou policia metropolitane arriti në përfundimin se mjeti shpërthyes ishte në gjendje vetëm të merrte flakë. Pakoja u gjet në zonën e njohur si Qendra Kompas, e përdorur më shumë nga stafi i aeroportit sesa nga pasagjerët. Një zëdhënës tha se stafi i sigurisë së Hithrou do të bashkëpunojë me policinë për të hedhur dritë mbi këtë akt kriminal. Ndërsa BBC bën të ditur se mbi pakot-bombë ishte stampuar stema e Republikës së Irlandës.

Pak orë më vonë dy pako të tjera bombë u gjetën në Londër, njëra në stacionin Uotërlu dhe tjetra në aeroportin e Njuhemit. Zona përreth stacionit Uotërlu u izolua nga policia pasi pakoja u gjet në dhomën e postës nga një punëtor. Ndërkohë, në aeroportin e Njuhemit u evakuuan rreth 100 punonjës kur mjeti shpërthyes u gjet në Shtëpinë e Aviacionit, edhe kjo një zonë e përdorur nga stafi, por vetëm dy minuta larg terminalit të pasagjerëve. Mediat britanike shtojnë se në asnjë rast pakot-bombë nuk ndikuan tek udhëtimet e planifikuara./abcnews.al

natura.png
G. P.22:09 | 05/03/2019

Një transplant qelizash staminale i ka mundësuar një pacienti anglez që të çlirohet nga virusi HIV. Bëhet fjalë për një praktikë mjekësore të vështirë, që aplikohet për të dytën herë në 10 vjet dhe ekspertët thonë se mund të jetë më efikase në të ardhmen.

Një pacient anglez i prekur nga virusi HIV është kuruar nga infeksioni falë një transplanti qelizash staminale. Lajmin e bën të ditur revista mjekësore “Nature”, sipas të cilës bëhet fjalë për rastin e dytë të këtij lloj mjekimi.

Pacienti, një qytetar nga Londra, i cili po trajtohej edhe për kancer, është shëruar nga HIV-i pas 18 muaj mjekim dhe nuk po merr më medikamentet e posaçme. Sidoqoftë, studiuesit paralajmërojnë se është ende herët të thuhet se personi është shëruar nga virusi.

Sipas ekspertëve, ky lloj mjekimi nuk është shumë praktik për pacientet me HIV, por mund të ndihmojë në të ardhmen për të gjetur një kurë më të përshtatshme.

Pacienti, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte diagnostikuar me HIV në vitin 2003 dhe avancoi në limfomën Hoxhkin në vitin 2012. Ai iu nënshtrua kemioterapisë dhe më pas impiantit të qelizave staminale që u ofruan nga një donator rezistent ndaj HIV-it.

Studiuesit nga Universiteti i Londrës, Kembrixhit dhe Oksfordit ishin pjesë e operacionit. Kjo është hera e dytë që një pacient trajtohet në këtë mënyrë dhe është çliruar nga virusi. 10 vjet më parë në Berlin një pacient iu nënshtrua transplantit të palcës së kockës nga një donator që ishte imun ndaj virusit./abcnews.al

shqiptare-1280x713.jpg
ent ela18:33 | 01/03/2019

Dy futbollistë të rinj shqiptarë do të kenë mundësi të përfitojnë bursa për në Angli. Kjo, pas një seleksionimi që do të bëhet në muajin maj në Akademinë “Football Republic”.

Një përzgjedhje e rëndësishme pritet të bëhet këtu. Janë fushat e Akademisë “Republika e Futbollit” që do të presin në 18 e 19 maj të këtij viti, një seleksionim të moshave nga 15 deri në 18 vjeç, dhe kjo në bashkëpunim me një akademi angleze.

Besohet se do të jenë me qindra adoleshentë shqiptarë, siç shpresojnë Besart Xhaferri i agjencisë “EB Konsultansi”, anglezi Benxhamin Uats i Akademisë “Prospektës Efsivi Intërnejshënëll” dhe Redi Jupi, numri 1 i “Republikës së Futbollit”.

Agjenti anglez tregoi se çfarë përfaqëson akademia për të cilën ai punon.

“Synimi i udhëtimit tim është që të krijojmë kushtet për një kaping dyditor në Shqipëri. Akademia jonë është shumë e përhapur në botë, në qytete të ndryshme të Australisë si Melburn, Përth apo Sidnei. Po ashtu, në vende të tjera si Nigeri, Hong Kong. Tani duam që të bëjmë të njëjtën gjë në Shqipëri”.

Redi Jupi ka kënaqësinë se ky nuk do të jetë një emigracion si ai me të cilin janë mësuar shqiptarët. Jupi, ish-futbollist i njohur, shpreson që të ketë më shumë interesim nga fëmijët për futbollin. Bursat që mund të përfitojnë dy lojtarë shqiptarë në Angli arrijnë në 23 000 paund./abcnews.al

liverpul-1280x622.jpg
ent ela13:09 | 28/02/2019

Titulli në Angli do të vendoset nga gara mes Liverpulit dhe Mançester Sitit. Dy skuadrat janë shkëputur në renditje, ndërsa trajnerët e tyre janë të lumtur për mënyrën sesi u arritën fitoret

Diferenca mbeti po ajo sepse rivali nuk gaboi, por mënyra sesi u fitua ndeshja krijoi më shumë besim për titullin. Liverpuli mundi 5-0 Uatfordin duke lënë pas dy barazime pa gola, ndaj Bajernit dhe Mançester Junajtidit, dhe mbajti vendin e parë në Premier Ligë.

Sadio Mane shënoi dy gola, dhe njëri prej tyre ishte sublim, me goditje me takë, shenjë e klasit të tij të lartë, por edhe e klasit të skuadrës së Jurgen Klopit, klas që vetëm pak ditë më parë ishte kritikuar nga trajneri i Junajtidit, Solskjer.

Norvegjezi u kishte thënë lojtarëve se “Liverpuli nuk ka shans për titullin, nuk ka klasin e duhur, nuk më bëri shumë përshtypje”. Besohet se do t’i kenë bërë përshtypje golat e Manesë, i Origit dhe dy golat e mbrojtësit Van Dajk.

Liverpuli mbajti kreun e renditjes me 69 pikë ndaj 68 të Sitit, që iu fal një penalltie të Kun Agueros për të mundur Uest Hemin në “Etihad”.

“Kështu duhet të luhet futbolli, – deklaroi i lumtur Jurgen Klopi, – një fitore 5-0 është e tillë, por unë dua të vlerësoj edhe mbrojtësit tanë, dhe portierin që bëri dy pritje të mëdha. Kundërshtari ishte shumë i fortë. Gjithsesi, nesër është një ditë e re, të harrojmë fitoren dhe të merremi me atë që na pret”.

Mançester Siti arriti fitore të vogël, por gjithsesi plotësisht të merituar. U shënua vetëm një gol, ai nga Kun Aguero me penallti në pjesën e dytë, por mund të ishin realizuar pesë apo gjashtë. Uest Hemi pati vetëm një rast gjatë gjithë ndeshjes.

“Do të ndodhin shumë gjëra deri në fund të sezonit, – u shpreh Guardiola, – Ka edhe 10 ndeshje për t’u luajtur dhe çdo fitore vlen tri pikë. Besoj se ne dhe Liverpuli, do të humbasim pikë, pra le të presim deri në fund. Fitorja ishte e mirë, dhe le të mendojmë tani për ndeshjen e radhës”.

Mediat vlerësuan siç duhet dy pretendentët për titull. “Deili Meil”: Super Sadio kthen Liverpulin siç duhet të luftën për titull, duke mbajtur epërsinë me 1 pikë në krye të Premier Ligës!

Aguero i saktë dhe Siti jep një goditje vareje për të qëndruar pranë Liverpulit! Liverpuli kryeson me 69 pikë ndaj 68 të Sitit, ndërsa Totenhemi mbeti prapa pas humbjes 0-2 në fushën e Çelsit./abcnews.al

carabao.jpg
G. P.13:59 | 25/02/2019

Pep Guardiola u barazua me Jose Mourinho-n për trofetë e fituar në karrierë, pas suksesit në Kupën e Ligës. Finalja e luajtur në “Uembli” solli një krizë të re për Chelsea-n.

Një triumf dhe një krizë e re. Finalja e Kupës së Ligës angleze, luajtur në “Uembli” nxorri fitues Manchester City-n, pas gjuajtjes së penalltive, por krijoi edhe një çështje të re krize tek Chelsea. Pas 90 minutave pa gola, të dyja skuadrat nuk arritën të shënonin as në 30 minutat e dy shtesave, ndaj edhe gjithçka u përcaktua nga 11-metërshat.

Kampionët e City-t u treguan më të saktë, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit, ndërsa janë në garë për gjithçka tjetër, pra për Premier Ligën, Championsin dhe Kupën e Anglisë. Trajneri Pep Guardiola regjistroi titullin e 25-të në karrierë, duke u barazuar me rivalin e tij të madh, Jose Mourinho, të cilin mund ta kalojë edhe brenda këtij edicioni.

Gjithsesi, që të dy janë shumë larg Sir Alex Fergusonit që ka 49 trofe. Përtej festës së City-t, pati krizë të Bluve të Londrës. Pikërisht përpara gjuajtjes së penalltive, portieri Kepa ndjeu shqetësime fizike, dhe trajneri i tij, Mauricio Sarri, nxitoi ta zëvendësonte, me portierin e dytë, Uilli Kabaleron.

Papritur Kepa refuzoi të dilte nga fusha duke bërë shenja se ishte mirë dhe se mund të vazhdonte. Besohet se Sarri kishte më shumë besim te Kabalero, që cilësohet specialist i penalltive, madje u pa qartë se ai u zemërua shumë me refuzimin e Kepës.

Në fund, trajneri u tërhoq duke lënë titullarin në fushë, por zemërimi i tij dhe i stafit u duk qartë deri në fund. Megjithatë, pas ndeshjes, Sarri e justifikoi Kepën.

“Mendova se portieri kishte ngërç dhe gjykova se ai nuk mund të ishte në gjendje për penalltitë, – u shpreh ai, – natyrisht, unë u nxeha shumë me të, por më pas u qetësova. Portieri tha se nuk kishte probleme fizike, pra ai kishte të drejtë”.

Mediat angleze informuan se klubi nuk ka ndërmend ta dënojë Kepën për sjelljen e tij, diçka që mund ta ulë edhe më shumë respektin e lojtarëve ndaj trajnerit. Këtë theksuan edhe analistët në studion e “Skaj Sportit”, mes të cilëve Xhon Terri, Pablo Zabaleta dhe Xhemi Redknap.

Madje ata u shprehën se trajneri duhej të ishte futur në fushë për ta nxjerrë jashtë portierin. Chelsea është i mundur në të dyja kupat angleze, dhe jashtë zonës Champions në Premier, me vetëm Ligën e Europës si trofe të mundshëm. Fati i Mauricio Sarrit duket se është i përcaktuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono