anetaresimi ne be

KOTZIAS-SHQIPERIA.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela12:58 | 06/01/2019

Ish-ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka shprehur konsiderata të larta për ministrin e jashtëm shqiptar në largim Ditmir Bushati duke identifikuar çështjet me të cilat Shqipëria përballet në arenën ndërkombëtare, si arsye e shkarkimit të tij nga posti i ministrit.

 Në një intervistë për portalin News 24/7, ish ministri i jashtëm Nikos Kotzias arsyen e largimit të Bushatit nga qeveria nuk e lidh me vitet e mbajtjes së postit të ministrit, por me çështjet me të cilat përballet momentalisht diplomacia Shqiptare.

“Më racionali, më luftëtari për pikëpamjet e tij, i ri në moshë, por një njeri shumë i pjekur, ministri i jashtëm më serioz që kishte Shqipëria për të negociuar, zoti Bushati, u largua nga detyra. Për mendimin tim u largua jo sepse kishte shumë vjet ministër siç thuhet në Shqipëri. Por sepse kishte një pikëpamje të ndryshme për çështjen e Kosovës, domethënë nuk pajtohej me ndryshimin e kufijve.

 Problemi i dytë për të cilin ministri Bushati u propozua të largohet nga karrigja e ministrit, për Kotzias është pikërisht marrëveshja për detin.

Dhe duhet t’ju them se ajo paketë kishte përfunduar. Por kishim dy probleme. Njeri nga pala shqiptare pasi nuk ekzistonte gjykata kushtetuese që të çertifikonte ndryshimet që do të bënim në një sërë çështjesh.

Dhe e dyta, ka edhe në Greqi sa i përket Shqipërisë një segment fondamentalist për të cilin nuk ka vendosur ende që të flas, por e kam informuar me detaje kryeministrin para se të largohem.

Është ky segment, thekson Kotzias, ai i cili nuk pranon kufijtë ekzistues si dhe nuk është i gatshëm të pranojë me mjete juridike fundin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në të njëjtën kohë ish ministri i jashtëm e ka konsideruar si hipokrit qëndrimin e “Demokracisë së Re” pas deklaratës së liderit të konservatorëve se nuk do të lejojë që Shqipëria të antarësohet në BE.

T’i kujtoj Demokracisë së re se e bënë Shqipërinë anëtare të NATO-s pa asnjë kusht. Nuk mundet që Mitsotakis të flasë sikur nuk qeverisën kurrë. Kjo është hipokrizi”.

Deklarata e ish-ministrit të jashtëm grek Kotzias vjen pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar të njoftuara nga kryeministri Rama, mes të cilave edhe shkarkimi i minsitrit Ditmir Bushati dhe emërimi i zëvendësit të tij Genti Caka në postin e shefit të Ministrisë për Europën dhe punët e jashtme, ndryshime të cilat ende presin dekretin presidencial për t’u konfirmuar. /abcnews.al

Gazetar i ABC News Greqi: Robert Goro

 

 

 

BUSHATI-ME-HOMOLOGUN-POLAK-1280x720.jpg
ent ela14:03 | 07/05/2018

Ministri i jashtëm i Polonisë Jaçek Çaputoviç thotë se Bashkimi Europian duhet të japë data konkrete për antarësimin e vendit tonë. Deklaratën e bëri në Tiranë gjatë një konferencë për shtyp me homologun Ditmir Bushati. Ministri Çaputoviç, i sugjeroi ministrit tonë të jashtëm që të bashkëpunojnë me grupin, që është krijuar së fundi brenda Bashkimit Evropian, të cilët mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ka ardhur në Shqipëri si mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz ka një këshillë për Shqipërinë.

Jacek Czaputowicz, ministër i jashtëm i Polonisë:  “Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin në Bashkimin Evropian , por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin fuqishëm zgjerimin e Bashkimit Evropian. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data e hyrjes e prnaimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo i jep mundësi dhe shpresë që të punojnë siç duhet. Duke u përcaktuar një datë konkrete vendet do të kenë një periudhë të shpresës reale”.

Në konferencën për shtyp me homologun Dimir Bushati, ministri i Jashtëm i Polonisë zbuloi për herë të parë krijimin e një grupi të vendeve që mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian me të cilët Shqipëria duhet të bashkëpunojë fort nënvizoi ai.

Jacek Czaputowicz, ministër i jashtëm i Polonisë: “Edhe ana tjetër duhet theksuar sepse është e domosdoshme që të arrihen përparime të prekshme në fushën e sundimit të ligjit. Çdo vend është në gjendje ta bëjë këtë nëse do të këtë marrë një sinjal të qartë për afatin e pranimit.

Është krijuar një grup që unë po e përdor për herë të parë emërtimin këtu, grupi vendeve që mbështesin zgjerimin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqipëria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Ministri Ditmir Bushati konfirmoi bashkëpunimin me këto vende,Greqia tha ai është një mbështetëse e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Tashmë edhe bisedimet e nisura janë në rrugën e duhur tha ministri Bushati, sipas të cilit nuk janë afatet ato që kanë rëndësi në hapjen e këtij kapitulli të ri me shtetin grek.

 Ditmir Bushati: “Për t’iu kthyer afateve siç e tha ministri datat dhe afatet janë në thelb motivuese, e njëjta logjikë është e vlefshme dhe në raport me bisedimet që do të zhvillojmë me Greqinë, por nga ana tjetër me rastin në fjalë datat dhe afatet indikative nuk janë qëllim në vetvete. Është e rëndësishme të kemi një proces të shëndetshëm dhe të shkojmë mundësisht drejt një marrëveshje të re e cila duhet të jetë marrëveshje më e drejtë dhe në fund të ditës e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje e cila duhet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Greqisë”.

Në takim u fol gjithashtu edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkembimin e mallrave mes dy vendeve. /abcnews.al

SERBI-SONDAZHI-1280x720.jpg
ent ela13:35 | 31/03/2018

80 për qind e serbëve janë gati të heqin dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Europian nëse kjo do të kërkonte heqjen dorë nga Kosova. Javët e ardhshme pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic të prezantojë para opinionit propozimin e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Sipas një sondazhi më të fundit të zhvilluar në Serbi më shumë se 80 për qind e popullsisë nuk e dëshirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse si kusht mbetet pranimi i pavarësisë së Kosovës. Sondazhi është kryer nga Instituti për Çështje Evropiane dhe agjencia Ninamedia në Beograd. Sondazhi, i realizuar nga data 16 deri më 20 mars, me 1.203 të anketuar, nxjerr në pah se një e treta e tyre do të mbështesnin ndarjen e Kosovës, ndërsa 56 përqind jo.

Pranimin e Kosovës nga Qeveria aktuale e Serbisë ose ndonjë e ardhshme pranohet 26 përqind e qytetarëve serbë të anketuar, ndërsa 55 përqind e tyre konsideron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Vetëm 11 përqind e të anketuarve do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në BE, ndërsa 81 përqind jo.

Tibor Moldvai, nga Instituti për Çështje Evropiane, tha për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se qytetarët e arsimuar janë më të prirur për të mbështetur idetë që, sipas tij, do të zgjidhnin përfundimisht statusin e Kosovës, qoftë ai pozitiv apo negativ për Serbinë.

Edhe disa qytetarë në Beograd, të anketuar nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, ndajnë qëndrimin e shumicës që tregon sondazhi.

Të pyetur se a do të mbështesnin pavarësinë e Kosovës si kusht për të hyrë në BE, ata thonë ‘jo’.

Në javët e ardhshme pritet që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të prezantojë para opinionit propozimin e tij për zgjidhjen e problemit të Kosovës./abcnews.al

334573_vucic-news1-marina-lopicic_ff.jpg
ent ela14:02 | 17/02/2018

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh se nuk do të pranohej asnjëherë njohja e plotë e Kosovës. As në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka qenë kjo deklarata e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për agjencinë e lajmeve Reuters. Më tej Vuçiç shtoi se cdo veprim në lidhje me Kosovën do të vendosej fillimisht në duart e votuesve serbë dhe do të jetë populli ai që do të vendosë. Pikërisht duke u nisur nga kjo, kreu i shtetit serb shpreh bindjen se njohja e plotë e Kosovës nuk do të ndodhë.

Presidenti serb tha se gjithësesi duhet të shihet realiteti i sotëm dhe të kuptohen marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e serbëve ashtu siç e kanë mësuar veten, mirëpo nuk është as e kosovarëve siç përpiqen të shprehen ata. Vuçiç theksoi se nëse nuk do të ketë kompromis, konflikti mund të vazhdojë për dekada të tëra. Dhe qeveria serbe nuk mund të lejojë që brezat e ardhshëm të përballen me këtë problem. Duke u përgjigjur nëse do të kishte një kompromis të pranueshëm ai tha se kompromisi duhet të jetë i bazuar në vullnetin politik në Bruksel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë./abcnews.al

25434119_2068416383392761_1513023718_o.jpg
us er13:18 | 14/12/2017

Nga foltorja  e parlamentit Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën se nuk po jep asnjë kontribut për çeljen e negociatave me BE, dhe kjo sipas tij është pyetja që bën Brukseli për opozitën.

“Si është e mundur që opozita juaj nuk e kupton këtë situatë të vendit dhe nuk jep asnjë kontribut”- u shpreh Rama.

Sipas tij 6 mujori i ardhshëm është vendimtar për çeljen e negociatave.

“6 mujori i ardhshëm është vendimtar për çeljen e negociatave

Çfarë na pengon që këtë 6 mujoor të jemi në një zë për Shqipërinë jo për qeverinë. Na pengon vetëm mungesa e aftësisë për të opozitë me çështjet reale dhe jo opozitë qeverisë me negociatat”- theksoi Rama.

Kryeministri theksoi se gjatë javës së kaluar në Bruksel të gjithë ishin nën një zë për të mbështetur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë

“Tani a isha unë në Bruksel javën që shkoi? Ju flisni në emër të tyre. Si ka mundësi që të gjithë ishin nën një zë për të mbështetur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë?

Si ka mundësi edhe ata të familjes suaj politike u shprehën me nota pozitive për ecurinë e shqipërisë?

Ju keni arritur nivele që janë të paimagjinueshme për një parti që lindi si forca e parë Perëndimore në Shqipëri.

I trajtoni ambasadorët sikur i keni komshinj dhe zihenu me komshiun

U turreni amabsadorëve dhe i trajtoni sikur janë në një rresht me Habiliajn dhe Balilin”- u shpreh kryeministri Rama.

Replika e kryeminsitrit Rama erdhi pas deklaratës së Ish-Kryeministrit Sali Berisha se dosja hetimore ndaj Saimir Tahirit është kusht kryesor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Berisha bëri me dije se partnerët ndërkombëtarë i kanë thënë opozitës se dosja “Tahiri” është kusht për negociatat. Për këtë gjë, theksoi ish-Kryeministri, është në dijeni edhe Kryeministri Edi Rama.

“A e dini që në makinë me Sotën ka qenë vet Saimir Tahiri? A e morët vesh që ka çuar Don Agaçion për të nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar? Ne partnerët europianë na i kanë thënë se çështja ‘Tahiri’ do të jetë kusht kryesor për integrimin. Kur na i thonë ne, ju garantoj se atij ja thonë 3 herë më shumë. Po pse e mban Tahirin ai? Po mban veten e tij ai. Po Habilaj është Habilaj, po Xibraka është një dosje e tmerrshme”, deklaroi ish-Kryeministri Sali Berisha./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono