anetaresim

50886900_303.jpg
ad min09:07 | 19/10/2019

Ekspertja Valesa Esch shpjegon pёr DW vendimin e samitit tё BE-sё mbi negociatat me Shqipёrinё dhe Maqedoninё e Veriut. Sipas saj, ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit.

DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqiprёinё. Samiti i BE-sё nuk solli lajm pozitiv, pra njё datё pёr fillimin e bisedimeve tё anёtarёsimit, gjё qё ngjalli zhgёnjim dhe humbje shprese. A pritej njё vendim i tillё?

Valeska Esch: Unё besoj qё kishte drojё pёr njё rezultat tё tillё, por unё shpresoja deri nё fund, qё kryetarёt e qeverive dhe tё shteteve do tё mund tё binin dakord tё paktёn tё hapnin bisedimet me Maqedoninё e Veriut. Qё pёr Shqipёrinё konsensusi do tё ishte mё i vёshtirё, kjo dukej qysh nё fillim. I gjithё procesi i anёtarёsimit bazohet nё parimin e kondicionimit dhe qeveria e Maqedonisё sё Veriut i pati pёrmbushur tё gjitha kushtet pёr hapjen e negociatave. Madje qeveria ia doli qё tё gjejё edhe njё kompromis pёr emrin me Greqinё, e cila pёr vite me radhё pengonte avancimin e procesit tё integrimit nё BE. E njёjta gjё vlen edhe pёr Shqipёrinё, e cila realizoi njё reformё tё vёshtirё nё sistemin e drejtёsisё e po ashtu po bёn pёrparime tё mёdha. Tani varet nga BE-ja, qё t’i vlerёsojё kёto pёrparime dhe tё hedhё hapin tjetёr, duke i hapur negociatat.

Gazeta austriake „Standard” bёn njё krahasim tё tillё: „Eshtё ngjashёm sikur tё pёrjashtohet nga shkolla nxёnёsi mё i mirё i klasёs”. Nё Shkup janё tё bindur qё u bёnё tё gjitha pёrpjekjet e mundshme pёr tё marrё njё datё konkrete. Emri i vendit u ndryshua nё interes tё integrimit nё BE. Presidenti Macron flet tani pёr nevojёn e njё metodologjie tё re tё procesit tё zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohё. Si e shpjegoni ju kёto deklarime tё tij, ҁfarё qёndron pas kёsaj?

Unё jam dakord me presidentin Macron pёrsa i pёrket rёndёsisё sё reformimit tё procesit dhe konceptimit tё tij nё mёnyrё mё efikase. Çdo reformё e procesit, qё forcon bisedimet e anёtarёsimit dhe nё radhё tё parё reformat nё vendet pёrkatёse, ёshtё jo vetёm nё interesin e BE-sё, por edhe tё vetё vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Por unё mendoj qё metodologjia e re e njё procesi zgjerimi nuk ёshtё nё kundёrshtim me hapjen e negociatave tё anёtarёsimit. Me Serbinё dhe Malin e Zi kemi ndёrkohё dy vende nё fazёn e negociatave me BE-nё dhe ҁdo reformё e procesit duhet tё vlejё edhe pёr kёto dy vende. Vazhdimisht ka pasur reforma gjatё proceseve nё vijim dhe nuk duhet humbur edhe mё tej kohё pёr t’i vazhduar pёrpjekjet e reformave nё vendet e rajonit nё kuadёr tё bisedimeve tё antarёsimit.

Çfarё pasojash mund tё ketё shtyrja e bisedimeve tё BE-sё me Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё pёr pjesёn tjetёr tё vendeve tё Ballkanit?

Unё besoj, qё shtyrja do t’i forcojё skeptikёt nё rajon, tё cilёt mendojnё, se BE-ja nuk ka mё interes nё integrimin e vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Vendimi, sipas meje, e dobёson parimin e kondicionimit, prej nga bazohet procesi. Me mungesёn e aftёsisё pёr njё vendim tё pёrbashkёt pozitiv, BE-ja e ka dёmtuar kredibilitetin e saj nё rajon duke i zhgёnjyer njerёzit. Njёkohёsisht ёshtё e qartё, se ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit. Edhe kjo u theksua nё samit.

Deutschland Aspen Institut - Valeska Esch (privat)Valeska Esch

A mund tё thuhet, se samiti sa i pёrket ҁёshtjes sё zgjerimit ishte njё dёshtim pёr kancelaren gjermane Merkel dhe fitore pёr presidentin francez Macron?

Unё nuk mendoj, qё nё njё samit tё tillё bёhet fjalё pёr fitore apo humbje tё politikanёve tё veҁantё. Qeveria gjermane e ka bёrё tё qartё, se e mbёshtet hapjen e bisedimeve tё anёtarёsimit si me Maqedoninё e Veriut edhe me Shqipёrinё dhe Gjermania ka investuar shumё nё rajon. Kancelarja gjithmonё ka theksuar, se njё integrim i Ballkanit Perёndimor nё BE nuk ёshtё vetёm nё interesin e kёtyre vendeve, por veҁanёrisht edhe nё interesin e vet BE-sё. Qё nuk u arrit njё vendim i pёrbashkёt, ёshtё pёr tё tё ardhur keq, por kjo nuk duhet tё jetё arsye pёr t’u dorёzuar. Kancelarja dhe presidenti Macron vazhdojnё tё jenё tё njё mendimi, se e ardhmja e vendeve tё Ballkanit Perёndimor ёshtё nё BE. Mospёrputhje ka vetёm pёr ҁёshtjen, nёse duhet tё hapen bisedimet para apo pas reformimit tё procesit. Tani varet nga Franca qё tё ofrojё propozime konkrete dhe bashkё me partnerёt europianё tё gjejё zgjidhje, pёr ta vazhduar sa mё shpejt tё jetё e mundur procesin e integrimit.

A mos vallё ekuilibrat nё BE po zhvendosen?

Sfida mё e madhe nё aspektin e hapjes sё negociatave tё anёtarёsimit, ashtu si edhe pёr shumё vendime tё tjera, qё merren nё nivelin e BE-sё, ёshtё parimi i unanimitetit. Nuk ka nevojё pёr zhvendosje ekuilibrash pёr tё penguar vendime tё tilla, sepse mjafton vetёm njё vend qё ёshtё kundёr vendimit pёr ta penguar atё. Kohёt e fundit vazhdimisht kemi parё, se sa i vёshtirё ёshtё bёrё unanimiteti nё kёshill pёr ҁёshtje tё ndryshme. Ndaj njё numёr mё i vogёl vendimesh, qё duhen marrё nё unanimitet, do ta lehtёsonte nё pёrgjithёsi procesin e vendimmarrjes dhe do tё rriste funksionalitetin e BE-sё./DW

bojko-borisov.jpg
ad min21:48 | 30/09/2019

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka deklaruar se vendi i tij është pro hapjes së negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por sa i takon Maqedonisë së Veriut, Borisov ka theksuar se kjo nuk mund të ndodhë duke korrigjuar historinë.

Dallimet historike tash për tash nuk janë duke penguar “dritën jeshile” nga Sofja për fillimin e negociatave aderuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në, por megjithatë në fazat e mëtutjeshme, sipas Kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ekzistojnë mbi 70 instrumente që mund të shfrytëzohen në veçanti në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në rast se Bullgaria ka vërejtje, sikurse tani, rreth çështjes së personaliteteve dhe ngjarjeve historike që dy vendet i vlerësojnë se të tyre.

Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë: Me rëndësi të veçantë është të pranohen në BE, por gjithashtu është shumë me rëndësi të kuptojnë se kjo varet nga ata dhe se nuk mund kjo të ndodh në llogari tonë, me rishikim të historisë. Për këtë shkak ne i kemi dhënë të drejtat tona komisionit. Nëse kuptohen një ditë më parë, mirë. Nëse jo, do t’i shohim reagimet e tyre.

Borisov sot ka marrë pjesë në takimin konsultativ rreth kësaj çështjeje, të thirrur nga Presidenti bullgar Rumen Radev, ku është përsëritur se nevojitet një qëndrim me kërkesa të qarta për shkak të mbrojtjes së interesave kombëtare bullgare. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, gjithashtu shfaqi shpresën se komisioni dypalësh, në bazë të fakteve dhe të së vërtetës, do të gjejë zgjidhje.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: Unë mendoj se mundemi shumë shpejt të gjejmë zgjidhje, ndonjëherë ne politikanët duhet t’ua lëmë ekspertizën ekspertëve. Qëllimi është që ta fuqizojmë miqësinë dhe fqinjësinë e mirë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje ku pranuam se kemi histori të përbashkët dhe s’do mend se një pjesë e historisë është e veçantë.

Ndërkaq, Denko Maleski, ish-ministër i parë i Jashtëm i Maqedonisë së pavarur, në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, ditë më pare, duke folur për TV Klan, tha se tejkalimi i çështjeve të debatueshme që lidhen me historinë e bullgarëve e të maqedonasve, mes Sofjes e Shkupit zyrtar, është më i vështirë se ai me Greqinë fqinje.

Për paralajmërimet bullgare se Komisioni i përbashkët duhet t’ju japë zgjidhje çështjeve të debatueshme, në të kundërtën Sofja mund të frenojë procesin e integrimit, profesori Maleski thotë se ato duhet marrë me seriozitet.

Denko Maleski, ish-ministër i Jashtëm: Do të thoja se ata e kanë seriozisht, por sikurse dëgjova, nëse Franca dhe Gjermania bien dakord për datën e çeljes së negociatave, nuk do të bëjnë obstruksione. Bullgaria do të dëmtonte shumë politikën e saj sikur t’ju kundërvihet këtyre vendeve të fuqishme, por bullgarët kanë thënë se gjatë negociatave – po, mund të përdorin të drejtën e tyre për të vënë veto.

Komisioni maqedono-bullgar i përbërë nga historian, ambasadorë dhe njohës të lëndës, deri më tani ka arritur pajtim për katër periudha historike, kryesisht të së kaluarës së largët, por jo edhe për figurën kryesore që paraqitet si pengesë, personalitetin dhe veprën e Goce Dellcaveit, që të dyja vendet e vlerësojnë si heroin e tyre. Mbetjet mortore të Goce Dellcevit pas Luftës së Dytë Botërore vullnetarisht u dorëzuan në Maqedoni dhe ata gjenden në oborrin e një kishe në Shkup./ABC News Albania 24/7

Edi-Rama-12.jpg
ad min23:45 | 16/06/2019

“Qëllimi kryesor kombëtar i Shqipërisë është të bashkohet me Bashkimin Evropian, por kryeministri Edi Rama nuk mendon se vendi është gati për anëtarësim, pjesërisht për shkak se institucionet e tij politike janë parë si të pazhvilluara”, kështu nis shkrimi i botuar sot në “Al Jazeera”. Në një intervistë për këtë televizion, kryeministri Rama thekson se shqetësim mbetet krimi i organizuar, fenomen për të cilin theksoi se qeveria ka vullnet për ta luftuar.

“Unë mendoj se Shqipëria ka një problem me krimin e organizuar dhe korrupsionin si çdo vend që ende nuk është një shtet modern dhe funksional. Kjo është arsyeja pse ne jemi në këtë proces, prandaj nuk jemi anëtarë të BE-së, prandaj nuk po pretendoj se është një padrejtësi që ne nuk jemi anëtarë sot. Ne duhet të përgatitemi, ne duhet të modernizohemi. Të luftosh korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet vullnet shumë i fortë, institucione shumë të forta dhe mekanizma shumë të fuqishëm që duhet funksionojnë në çdo drejtim. Kur e kthej kokën 5 vjet e gjysmë pas dhe shoh nga kemi ardhur, kemi bërë gjëra domethënëse. Por kur shoh përpara, ku duam të shkojmë dhe ku dua ta çoj vendin, ka shumë për të bërë.”

 Kryeministri u pyet edhe për zgjedhjet e 30 Qershorit. Ai theksoi se shtyrja e tyre do të minonte procesin.

“Zgjedhjet nuk bëhen për politikanët që të vendosin, por për njerëzit që të vendosin për politikanët. Çlirimi i këtij gjykimi ose transformimi i këtij elementi shumë themelor i jetës sonë demokratike, do të thotë të shkosh në një drejtim që është jo për ardhmen tonë, është një e kaluar.”

Po në “Al Jazeera”, ka dhënë një intervistë edhe Presidenti Meta. Ndryshe nga kryeministri Rama, ai deklaron se nuk do të ketë zgjedhje më 30 Qershor. Për të zgjidhur krizën, Meta shpreson, që kryeministri Rama së bashku me liderët e tjerë politikë të ulen në presidencë për të arritur marrëveshjen.

“Shpresoj që zoti Rama të vijë këtu së bashku me udhëheqësit e tjerë për të bërë një marrëveshje që do ta ndihmonte vendin jo vetëm për të shmangur këtë klimë përçarëse, por edhe do të ndihmonte vendin t’i demonstronte Bashkimit Europian dhe të gjithë partnerëve të tjerë maturinë e duhur dhe se ne jemi një vend që i kemi përmirësuar standardet demokratike dhe jo që i kemi përkeqësuar ato.”

Sipas tij, kjo do të ndihmonte vendin në rrugën europiane.

Tv Klan

gramoz-ruci.jpg
ad min13:13 | 06/06/2019

Shqipëria merr mbështetje nga Polonia për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE. Qëndrimi i është përcjellë në Tiranë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga zëvëndëskryetari i parlamentit polak Ryszard Terlecki.

Numri dy i parlamentit të Polonisë nënvizoi se delegacioni parlamentar polak ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje të hapur procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë, duke bërë të ditur se parlamenti dhe qeveria e Polonisë kanë mbështetjen e të gjitha grupimeve politike për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i Europës duhet të zhvillohet paralel, madje edhe si prioritet para forcimit të BE-së. 27 eurodeputetët polakë do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian.

Kryetari i kuvendit Ruci dhe zëvëndëskryetari Terlecki folën edhe mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis Parlamentit të Polonisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, intensifikimin e shkëmbimeve të përvojave midis komisioneve parlamentare, sidomos atyre të ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, politikës së jashtme si edhe mbi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.  /ABC News Albania 24/7

MichaelRoth-1160x757.jpg
ad min23:08 | 31/05/2019

Ministri gjerman për Shtetin dhe Europën, Mikael Roth ka deklaruar se BE duhet të marrë një vendim pozitiv në qershor për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinëë dhe Maqedoninë.

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe të përmbushim zotimet tona”, ka deklaruar Roth për gjermanen “Tagesshpigel”.

Eksponenti i SPD-së ka kujtuar se si vitin e kaluar BE vendosi një afat të caktuar, kur tha se vendimi për dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të merret në qershor të 2019-s. Roth është shprehur kundër edhe atyre që e shohin Shqipërinë me skepticizëm për shkak se sistemi i drejtësisë nuk funksionon.

“Qershori është momenti më i mirë për të vendosur hapjen e negociatave. Një vendim pozitiv i marrë në kohë kërkon pak kurajo, por edhe më shumë vizion”, ka shtuar Roth.

Ai ka nënvizuar se Europa duhet të rrisë influencën e saj në Ballkan përballë përpjekjeve të Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

“Roli i BE-së në rajon nuk ka të bëjë vetëm me interesat për sigurinë që janë jetike, por edhe për besueshmërinë e tij”, ka shtuar Roth./ABC News Albania 24/7

ramna-dhe-macron.jpg
ad min21:24 | 04/05/2019

Samiti i Berlinit ishte zhvillimi gjeopolitik që testoi tensionin politik në Shqipëri. Kryeministri Rama mbajti një profil të ulët publik mbi atë samit që pati në fokus marrëdhënien Kosovës Serbi, si pjesë e shqetësimit Europian për të patur stabilitet në rajon. Në Tiranë, Lulzim Basha artikuloi për herë të parë kërkesën për shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa presidenti Meta deklaroi se nuk mund të ketë zgjedhje me standarde pa opozitën. Vetë Kryeministri i ndjek jo pa vëmendje ato lëvizje.

Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron mblodhën të hënën e 29 Prillit në Berlin udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, për një takim informal. Formati ishte ai i Procesit të Berlinit të Gushtit 2014, iniciativë e kancelares gjermane. Franca e Gjermania, pavarësisht ulje-ngritjeve ndër vite në marrëdhënien e tyre, njihen motori i ndërtimit të Europës.

Madje miqësia franko gjermane është një nocion i njohur diplomatik, i zhvilluar paralelisht me Bashkimin Europian. Në Janar të këtij viti Merkel e Macron nënshkruan një traktat bashkëpunimi, që u pa si një thellim i marrëveshjes historike të Elysee të vitit 1963 mes presidentit Charles de Gaulle dhe kancelarit Konrad Adenhauer, për ta kthyer bashkëpunimin franko-gjerman në një realitet të përditshëm.

Merkel e Makron kanë marrë përsipër rajonin tonë e në modelin e marrëveshjes së suksesshme mes Athinës e Shkupit, synojnë një të ngjashme mes Kosovës e Serbisë. Por në atë samit dy vende të rajonit, Shqipëria e Maqedonia e Veriut janë në pritje për të dytin vit radhazi dritën jeshile për hapjen e negociatave të antarësimit. Dukshëm ky nuk ishte prioriteti i dyshes franko-gjermane. Për Macron prioritet është stabiliteti në rajon, si çështje europiane.

Por Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë pritshmëri për hapjen e negociatave. Rama e Zaev patën secili takime kokë më kokë me kancelaren. Në një deklaratë të shkurtër e të kujdesshme, Km nuk pati asnjë referencë për qëndrimin e Merkel për Shqipërinë. Entuziazëm nga ai takim përcolli ministri i Jashtëm në Detyrë Gent Cakaj që foli për mbështetje absolute të Gjermanisë për hapjen e negociatave.

Kryeministri Zaev dukej më i pakënaquri për mungesën e një premtimi për hapje negociatash. Vendi i tij ndryshoi emrin për të arritur marrëveshjen me Greqinë, e cila u mor si model në Samitin e Berlinit për ngërçin mes Kosovës e Serbisë, por premtim nuk pati. Mediat raportuan se Zaev u kishte deklaruar interlokutorëve Merkel e Macron, se do jepte dorëheqjen nëse vendit të tij nuk i hapeshin negociatat e anëtarësimit në BE, edhe pse përmbushi kushtin që i ishte vënë për marrëveshje me Athinën. Mesazhi i Zaev për qytetarët e reflektonte këtë

Por dyshja franko-gjermane dukej kishte tjetër plan, normalizimin e marrëdhënies mes Kosovës e Serbisë, duke u ndalur së pari projektin që kishte tensionuar marrëdhënien: korrigjimin e kufijve e më pas në taksën për produktet serbe. Në konkluzionet e përbashkëta të samitit evidentohet rëndësia e një marrëveshje gjithpërfshirëse, sërish me ndërmjetësimin e BE, pavarësisht kërkesave nga pala e KS për përfshirje të SHBA.

Serbia dhe Kosova janë dakordësuar të çojnë përpara përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe të angazhohen sërish në mënyrë konstruktive për normalizimin e dialogut me ndërmjetësimin e BE, me qëllim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Mes konkluzioneve, edhe një detyrë që dukej enkas për Mogherinin si lehtësuese e dialogut Kosovë Serbi.

Një nga ata që ka humbur besimin dhe është përplasur me Mogherinin është Kryeministri Haradinaj, që nuk u shfaq në takimin që shefja e diplomacisë zhvilloi me delegacionet në Berlin. Nëse Serbia u paraqit me presidentin Vuçiç e Kryeministren Brnabiç, nga Kosova u shfaq vetëm presidenti e zv.kryeministri.

Një ditë pas samitit, KE njoftonte se në Berlin ishte konfirmuar roli i Mogherinit si ndërmjetëse, ndërsa qëndrimi i saj 2 muaj më herët dukej se ishte harruar. Pas samitit të Berlinit, flitet për dialog, por jo kushte.

Spikati pas këtij Samiti një ndryshim në qëndrim edhe nga Presidenti Thaçi. Me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës tha se vendosja e taksës ishte e drejtë, ndërsa Serbia nuk duhej të vinte kushte.

Por palët shqiptare nuk kishin qenë unison në Berlin. Haradinaj arriti një fitore jo të vogël me kundërshtinë e tij ndaj idesë së ndryshimit të kufijve dhe vënien në pikëpyetje të taksës serbe. I dha peshë akteve të veta duke akuzuar publikisht Presidentin Thaçi e Rama për presion në samit për heqjen e taksës.

Nëse Thaçi nuk reagoi, Rama u përgjigj një ditë më vonë. Përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale me titull, e vërteta ime me shumë dëshmitarë, thuhej se Haradinaj po gënjente për përfitim politik.

Por pas këtij mohimi, vinte pohimi se i tiji kishte qenë një sugjerim, që Haradinaj të pranonte propozimin Merkel Makron për pezullim të përkohshëm të taksës, në mënyrë që të mbështesnin njohjen e plotë ndërkombëtarisht të Kosovës.

Ndërsa Lulzim Basha lexonte qëndrimin e Merkel e Macron, si një tjetër “jo” për hapjen e negociatave me Shqipërinë. I qartë se hapja e negociatave ka ndjeshmëri publike, Km publikoi në rrjetet sociale dy takime që i vlerësoi si pozitive për këtë proces: me Kryetaren e socialdemokratëve gjermanë, Andrea Nahles dhe nënkryetarin e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Johann Ëadephul.

Nënkryetari i grupit parlamentar të kancelarës, u pyet nga DW për situatën në Shqipëri e djegien e mandateve nga opozita.  Spikati në përgjigje kujdesi në koment për PD, partinë simotër në PPE. Zyrtari i lartë i grupit parlamentar të Merkel megjithatë, nuk dukej gati për një premtim për hapje negociatash

Në ditën e fundit të afatit ligjor për Koalicionet, në KQZ u regjistrua koalicioni i majtë i udhëhequr nga PS me emrin e njohur Aleanca për Shqipërinë Europiane, si dhe një koalicion i djathtë me një grup partish të vogla, me emrin “Shpresa për ndryshim”. 13 maji është afati për regjistrimin e kandidatëve, e atë ditë socialistët do zyrtarizojnë kandidatët për 61 bashkitë.

Të paktën publikisht palët duken ekstremisht larg: Kryeministri që përgatitet për zgjedhje e opozita që përgatitet për protestë të shtunën e 11 Majit para selisë së qeverisë dhe bojkot zgjedhor.

Sytë mbeten nga presidenti i Republikës. A do arrijë Ilir Meta të ulë palët në tryezë, e a do e ndërmarrë aktin e shtyrjes së zgjedhjeve, ndërsa afatet për 30 qershorin e dekretuar prej tij po skadojnë njëri pas tjetrit për opozitën?/ABC News Albania 24/7

xhaferi.png
ad min11:36 | 02/03/2019

Është shoqëruar me tensione dhe me përleshje fizike, miratimi i protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO në parlamentin e Malit të Zi. Deputetët serbë u munduan të sulmojnë kreun e parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Xhaferi.

Deputetët malazezë të premten miratuan protokollin për pranimin e Maqedonisë veriore në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar. Deputetët serbë votuan kundër dhe u treguan shumë agresivë për shkak të pranisë në sallën e Kuvendit, të kryetarit të parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.

Një nga deputet serbë u shpreh se ai ishte një oficer shqiptar, i cili ka luftuar kundër serbëve. Pak moment më vonë situata degjeneroi në përleshje fizike pasi një deputet i partisë serbe, Milan Knezeviç, u ngrit nga vendi për të sulmuar fizikisht deputetin malazez Miodrag Vukoviç nga DPS.

Pas qetësimit të situatës dhe miratimit të protokollit, Xhaferi është ngritur duke duartrokitur dhe falenderoi deputetët që votuan pro./abcnews.al

jens-stoltenberg123.jpg
ad min13:59 | 07/02/2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se Rusia nuk e dëshiron anëtarësimin e Ballkanit në aleancën atlantike. Ai theksoi se në rastin e Maqedonisë së Veriut, pjesa më e madhe e vendeve anëtarë ishin dakord që në fillim për anëtarësimin.

Të mërkurën, kur Maqedonia nënshkroi në Bruksel protokollin që hap rrugën e anëtarësimit në aleancën veri-atlantike, kreu i kësaj të fundit, Jens Stoltenberg, ka akuzuar Moskën se po mundohet të pengojë aderimin në NATO të vendeve ballkanike. Stoltenberg tha se NATO-ja respekton vendimet e shteteve sovrane për t’ju bashkuar apo jo Aleancës, dhe këtë duhet ta bëj edhe Moska zyrtare.

“Rusia po tenton të përzihet në proceset politike nëpër kombet sovrane. Dhe mendoj se kjo është e gabueshme. NATO-ja respekton, ne kemi raspektuar vendimet e shteteve të pavarura sovrane, pa marrë parasysh nëse ato dëshirojnë apo jo t’i bashkohen NATO-s. Në Shkup pamë se shumica në parlament dhe shumica e partive politike dëshirojnë hyrjen në NATO dhe ne e mirëpresim këtë”, tha kreu i Aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se në Dhjetor, në Londër do të mbahet një samit i posaçëm i Aleancës Veriatlantike për të shënuar 70-vjetorin e themelimit. Me këtë rast shefat e shteteve e të qeverive pritet të adresojnë sfidat e sigurisë dhe për të garantuar se NATO do të vazhdojë ta mbajë të sigurt popullsinë e saj prej gati një miliard njerëzish./abcnews.al

nato.jpg
ad min12:05 | 06/02/2019

Maqedonia e Veriut ka shënuar një ditë të rëndësishme në historinë e saj me nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin në NATO. 29 ambasadorët e vendeve anëtare nënshkruan gjithashtu protokollin, ku firma e parë ishte ajo e Shqipërisë.

Ambasadorët e 29 vendeve anëtare të NATO Aleancës nënshkruan Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se ky është një moment historik për vendin dhe se kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras kanë treguar guxim të madh me arritjen e Marrëveshjes së Prespës, duke dhënë kontribut të madh për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

“Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Sot firmosim protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Firmosja e protokollit shënon fillimin e procesit të ratifikimit dhe sapo ky proces mbaron, NATO do të mund ta presë në gjirin e saj Maqedoninë e Veriut si anëtar i 30 anëtar i kësaj organizate. Kjo do të kontribuojë për stabilitetin, sovranitetin dhe sigurinë dhe do t’i sjellë më shumë stabilitet rajonit të Ballkanit”.

Stoltenberg theksoi se deri në mbarimin e procesit të ratifikimit, vendi duhet të vazhdojë me procesin e reformave, duke përgëzuar pjesëmarrjen e deritanishme të vendit në operacionet e NATO-s. Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov, i sapokthyer nga Nju Jork nuk e ka fshehur emocionin e tij. Ai është shprehur se me këtë hap përmbushet objektivi strategjik i baballarëve të Maqedonisë.

“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka qenë objektiv i shumë gjeneratave, por ka qenë detyra e kësaj gjenerate. Kjo tregon që e pamundura mund të bëhet e mundur. Asgjë nuk shkruhet derisa ta shkruajmë”.

Në përfundim të fjalimeve, protokolli është firmosur nga të gjitha shtetete anëtare të NATO-s. Ka qenë ambasadori Visho Ajazi, që në emër të Shqipërisë nënshkroi i pari protokollin e anëtarësimit të NATO-, i ndjekur nga shtetet e tjera anëtare./abcnews.al

interpol.jpg
ad min10:37 | 20/11/2018

Kosova nuk ka rritur të anëtarësohet në Interpol pasi nuk ka marrë votat e duhura. Qeveria e kryeministrit Haradinaj ka fajësuar lobimin e Beogradit për këtë dështim, ndërsa Serbia ka festuar atë që e cilësoi si një fitore.

68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, nga 135 në total, nuk i kanë mjaftuar Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol. Vendi dështoi në të dy raundet e votimit në një kohë që i duheshin 2/3 e votave. Me anë të një deklarate për shtyp qeveria e kryeministrit Haradinaj ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e shtetit në Interpol.

Sipas Qeverisë fushata e egër e Republikës së Serbisë dëshmoi edhe njëherë karakterin e saj kundër Kosovës dhe kundër idesë për normalizim të raporteve me Republikën e Kosovës, në një moment kur ky anëtarësim ishte teknik dhe jo politik. Qeveria e Republikës së Kosovës falënderoi të gjitha shtetet që votuan pro saj si dhe të gjithë ata që u përpoqën ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces të rëndësishëm.

Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në Interpol përmes një deklarate për shtyp ka reaguar edhe Ambasada Amerikane duke thënë se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar kundër. Në deklaratë thuhej ndër të tjera se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartë se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroriste, të krimeve kibernetike, narkotikëve, armëve dhe të trafikimit me qenie njerëzore.

Por nga ana tjetër Mediat beogradase pasqyruan gjerësisht dështimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë, Interpol. Gazeta  “Telegraf.rs” shkruan se kjo ishte një fitore e madhe për Serbinë. Ministri serb i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviç, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, duke ka shkruar “Fitore”. Kosova për anëtarësim në Interpol kishte aplikuar tre herë, fillimisht në vitin 2010, duke vazhduar me vitin 2015 dhe aplikimi i fundit në vitin 2017./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono