andi qosja
Festa e Martial pas golit të dytë (29')

qosja.jpg
in a21:35 | 06/11/2019

Gazetari Andi Qosja i ftuar në ABC News në emisonin “Byro Politike” ka komentuar atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. Gazetari ka bërë një analizë të rrethanave se si ka ndodhur ngjarja, duke shtuar një detaj të ri lidhur me kontrollet që janë bërë në banesat mëngjesin e djeshëm. “Në kontrollin e dytë janë gjetur jelekë antiblumb që ndoshta janë të lidhur në mënyrë indirekte me autorët. Ky binom përsa i përket aksit Tiranë-Durrës mbetet më problematiku”, shprehet Qosja.

“Në automjetin e Prokurorit janë gjendur të plota, dosje shumë të rëndësishme, por do të jetë organi i akuzës ai që do t’i vlerësojë”, theksoi gazetari Qosja./abcnews.al

andi.jpg
ent ela17:03 | 05/11/2019

Pas arrestimit të një prej autorëve të dyshuar të atentatit ndaj makinës së prokurorit Ndoj, gazetari i ABC News Andi Qosja kan zbuluar detaje nga hetimet. Në studion e Juli Xhokaxhi, Qosja shpjegon se për Redjan Rrahjan janë gjetur gjurmë në makinë, ndërsa arrestimi i tij u krye teksa ai përpiqej për t’u larguar jashtë vendit.

“Sipas ekspertëve për Redjan Rrahjan janë gjetur gjurmë në pjesën e pasme të sedijes së makinës dhe në maskë, ka dyshime që në mjet është gjetur dhe një pistoletë, por është e paqartë nëse arma ëhstë përdorur në krim apo jo. Ky person ka tentuar të largohet jashtë Shqipërisë dhe duhej një ndërhyrje emergjente. Në këtë mënyrë e kanë parë të arsyeshme që ky person mos largohet dhe të jetë pjesë e hetimit. Janë edhe persona të tjerë janë edhe 4 persona të tjerë, se në atentat kanë qene 5 persona që kanë pasur role specifike dy kanë qenë ekzekutorë”.

Gazetari thekson se grupi hetimor u ndihmua edhe nga shoferi pas makinës së prokurorit, që është pikësrisht shoferi i Aleksandër Lahos.

“Kanë qenë dy automjete një ka ndërhyrë që t’i ulë shpejtësinë. Grupi hetimor është ndihmuar edhe nga shoferi pas makinës së prokurorit. Dëshmia e tij është administruar nga prokuroria e krimeve të rënda. Ky drejtues mjeti është marrë në pyetje dhe është shofer i Aleksandër Lahos”.

Sipas gazetarit autorët dyshohen si vrasës me pagesë, dhe provat që kanë lënë sipas tij janë një thesar për hetimet, edhe pse nuk dihet pse ata nuk kanë mundur të djegin makinën dhe të fshehin gjurmët.

“Autorët dyshohen si vrasës me pagesë, ata kanë lënë një thesar, nuk kanë mundur ndoshta autorët nuk kanë dashur të djegin automjetin për të ms tërhequr vëmendjen e banorëve, sepse makina u gjet pas 5 orësh. Ka filluar edhe analizimi i fijeve të flokut dhe gjurmë kapilare dhe në bidonin me benzinë që do përdorej. Mbetet për t’u parë pse autorët nuk e kanë djegur makinën. Nuk përjashtohet asnjë mundësi që ky grup kriminal të jetë paguar nga një grup tjetër”.

Qosja thekson se tablonë e qartë të ngjarjes e di prokurori Ndoj, por ai ka pohuar q ënuk ka qenë target i këtij atentati. ndërkaq policia ka sekuestruar mbi 70 kamera sigurie.

“Vlen për t’u përmendur se Ndoj mund ta ketë më të qartë tablonë e ngjarjes, por ai ka pohuar që nuk e dinte dhe nuk ka qenë ai target i këtij atentati, por mbetet për t’u verifikuar numri i lartë i dosjeve që prokurori Ndoj ka gjykuar dhe hetuar për tokat në Gjirin e Lalzit.

Janë sekuestruar mbi 70 kamera sigurie ku autorët kanë lëvizur. Ekspertët e kriminalistës kanë arritur të bëjnë lidhje shkencore”.

Ndërkaq sipas burimeve të ABC news, nga kontrollet që janë bërë në 15 banesa dyshohet se janë gjetur dosje ose shkresa të cilat kanë rezultuar të vjedhura në prokurorinë e Durrësit një vit më parë. /abcnews.al

 

fnsh.jpg
ad min17:50 | 13/10/2019

Banorët e Unazës së Re pritet që të zhvillojnë një protestë në orën 18:30. Mësohet se policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e këtij tubimi.

Siç dallohet edhe në videon e siguruar nga ABC News, furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë rrugës “Teodor Keko”, aty ku pritet të zhvillohet protesta. Ata janë dislokuar në pjesën anësore të rrugës.

“Kemi një mbipopullim të forcave të policisë të cilat kanë bllokuar pothuajse të gjitha rrugëve lidhëse me unazën e madhe dhe po kështu edhe në rrugët dytësore të rrugës “Teodor Keko””, tha gazetari i ABC News .

Për sa i përket protestës, një përfaqësi e studentëve është mbledhur për të duke diskutuar se çfarë do ndodhë në protestën e ditës së sotme.

“Do të ketë pankarta të shumta që do shpalosen, megjithatë ajo që kemi mësuar dhe na është thënë nga banorët është se do të ketë një element surprizë. Megjithatë pritet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”, tha gazetari Andi Qosja.

Ndërkohë në protestën e sotme do të jetë i pranishëm edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha./abcnews.al

unaza-e-re.jpg
ad min22:42 | 10/10/2019

Banorë të shumtë të Unazës së Re protestuan paqësisht për rreth 60 minuta. Përfaqësues të partisë Demokratike kërkuan që policia të mos bëhet palë me grabitësit e pronave, por të jetë në mbrojtje të banorëve.

Protesta e Unazës së Re e njoftuar për t’u mbajtur mbrëmjen e së enjtes kaloi pa incidente. Banorë të shumtë të  cilët preken nga zgjerimi i projektit të Unazës së Re dhe devijimi i lumit të Lanës kërkojnë anulimin e këtij projektit, pasi mbeten pa shtëpi dhe pa të ardhme.

Ish-deputetit i PD, Kelvis Balliu, kërkoi që policia të mos bëhet palë me grabitësit e pronave, duke kërkuar që uniformat blu të jenë në mbrojtje të banorëve. Lutfi Kastrati, bashkë me banorë të tjerë të Unazës së Re, kërkojnë që problem i tyre të zgjidhet njëherë e mirë, pasi ata nuk janë pushtues por taksapagues.

Pas rreth 60 minutash, protesta përfundoi paqësisht, duke mos u shënuar asnjë incident. Nuk mund të thuhet  e njëjta gjë për protestën e zhvilluar në mesditë para drejtorisë së Policisë së Tiranës. Kjo revoltë e banorëve të Unazës së Re ishte reagim pas prangosjes nga uniformat blu të Ilir Kataraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda.

Ish-deputetë te opozitës, ishin në mbështetje të banorëve të Unazës, të cilët akuzuan kryeministrin Rama për ashpërsimin e Kodin Penal. Banorët e Unazës së Re deklaruan se protesta e tyre do të vijojë pavarësisht veprimeve të policisë./ABC News Albania 24/7

akisdenti.jpg
ad min15:15 | 12/09/2019

Aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në ish-sheshin “Shqiponja” po hetohet si atentat nga policia e Tiranës. Në makinën e blinduar me targa të falsifikuara ruse ishte 34-vjeçari Eldi Dergjini, i cili kishte ndryshuar mbiemrin për shkak të precedentëve të shumtë penal. Ai po hetohet edhe për disa ngjarje në kryeqytet që kanë mbetur pa autor.

Pavarësisht se u raportua si një aksident rrugor, Policia e Tiranës po e heton rastin ku u gjet përmbys një automjet luksoz dhe i blinduar si një atentat i mbetur në tentativë.

Eldin Dergjini, i cili pretendon se ishte ai në drejtim të mjetit tip “Mecedez-Benz G Class” me vlerë 200 mijë euro, ka shkuar në një spital privat rreth 1 orë pas ngjarjes të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Ai ka deklaruar se pas makinës së tij të blinduar me targa ruse ka qenë një automjetet tjetër që kryente manovra të dyshimta.

Sipas 34-vjeçarit Dergjini, ai u detyrua të shtonte shpejtësinë, pasi një tjetër makinë i zuri rrugën nga para.

“Përshpejtova dhe humba kontrollin e makinës. U largova me një taksi dhe shkova për ndihmë mjekësore më vonë. Kam qenë i vetëm në automjet”, u shpreh Dergjini.

Dëshmia e të riut nuk ka qenë shumë bindëse për grupin hetimor pasi, ende nuk është zbuluar se kush ishte taksisti që e dërgoi në spital, por as makina që e ka goditur nga pas.

Eldin Dergjini udhëtonte me një makinë të blinduar, pasi  dyshohet se i ruhej një atentati të mundshëm ndaj tij. 34-vjeçari po hetohet edhe për disa ngjarje të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në kryeqytet por që kanë mbetur pa autor.

Ai kishte falsifikuar targat e mjetit të tij me ato të një automjeti tjetër po aq luksoz, si “Bentley Continental GT”, e cila rezulton e regjistruar në shtetin rus. Nuk dihet se, prej sa kohësh ka lëvizur në territorin shqiptar një makinë e blinduar e cila kishte edhe parregullsi në dokumentacion.

Eldin Dergjini rezulton të jetë me precedentë të mëparshme penale dhe për këtë arsye kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij nga Barova në Dergjini. Ai ka qenë i dënuar në vendin tonë për kundërshtim të punonjësit të rendit publik, armëmbajtje pa leje si edhe trafik droge në Itali./ABC News Albania 24/7

bombolat.jpg
ad min14:03 | 16/07/2019

Shpërthimi i fuqishëm në një argjendi në zonë e ish-Bllokut mund të ketë ndodhur nga një gabim njerëzor. Dyshimet e para të grupit hetimit janë se rrjedhja e gazit ka provokuar edhe shpërthimin e fuqishëm, ndërsa gazi mbahet jashtë kushte teknike në bodrumin argjendarisë.

Ekspertët u rikthyen edhe njëherë në vendin e shpërthimit në ish-Bllok, për të këqyrur bodrumin e argjendarisë. Dëmet materiale janë të shumta jo vetëm te argjendaria, por edhe te bizneset e tjera që janë ngjitur me të. Një nga bashkëpronaret tregon momentet e tmerrit, pak pasi ndodhi ngjarja.

“Është shkrumbuar, është djegur çdo gjë brenda. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, shiko makinat jashtë. Ka qenë muri goxha i fortë thanë këta të riminalistikës që e kanë mbajtur deri këtu shpërthimin”, tha ajo.

Këto dy bombola njëra me gaz propan dhe tjetra me gaz tenkin u sekuestruan nga grupi hetimor për të zbuluar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Sipas hetimeve të deri më tanishme mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga ngopja e bodrumit të argjendari me gaz. Rrjedhja e gazit u provokua nga një shkëndijë elektrike, duke aktivizuar edhe shpërthimin e fuqishëm. Bombolat ishin mbushura me gaz teknin, që njihet për fuqinë shkrirëse të metalit dhe propan, që merret me përpunimin e floririt.

Një nga shkeljet e vërejtura nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial është fakti se, bombolat e gazit ishin në bodrum dhe në ambient të mbyllur. Ende nuk dihet nëse argjendaria ka qenë e pajisur me licencë për përpunimin e floririt dhe nëse, ISHTI kishte kryer kontrollin teknik periodik të biznesit që është në pronësi të Sokol Pirra.

Ky i fundit mbeti lënduar nga shpërthimi bashkë me gruan tij. Ndërkohë për ndihmë mjekësore janë edhe dy persona të tjerë të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ABC News Albania 24/7

kzaz-3.jpg
ad min19:41 | 30/06/2019

Pas përfundimit zyrtar të orarit të votimit, një grup banorësh të Kamzës vazhdojnë dhe qëndrojnë përpara KZAZ-së nr. 27. Siç raportoi gazetari Andi Qosja, ata kanë lëshuar për disa momente thirrjen “Rama ik”.  Për kamerat e ABC News, qytetarët u shprehën se po qëndrojnë për të monitoruar zgjedhjet.

“Po qëndrojmë për të monitoruar zgjedhjet, për të monitoruar votimet. Ata mbyllën derën, ne thjesht kot rrimë se jemi demokratë se ata i kanë të gjitha vetë. Sipas nesh zgjedhjet kanë shkuar shumë keq. Më keq nuk ka ku të shkojë më. I kanë marrë me zor, i kanë marrë me telefon”, tha një qytetar i Kamzës.

“S’ka zgjedhje ka votime. Kur ka pasur zgjedhje kandidati i PS ka qenë shumë më mirë se çka rezultati sot, kur kanë votuar vetëm PS-istat. Aq sa ta shohim të natyrshme do rrimë, më vonë mund të lëvizim”, u shpreh një tjetër.

Për sa i përket qendrave të votimit që i përkasin KZAZ-së nr. 27 është raportuar vetëm një incident, ku më pas është bërë edhe ndalimi nga policia.

Gjithashtu gazetari Andi Qosja tha se deri në orën 18:30 në KZAZ-në nr. 27 kanë votuar 5654 votues nga 65921 të tillë.

Ndërkohë në KZAZ-në nr. 28 që i përket zonës së Paskuqanit kanë votuar 3601 qytetarë, nga 33717 njerëz që kanë të drejtën e votës./abcnews.al

sulm-ndaj-gazetareve.jpg
ad min21:41 | 11/05/2019

Protesta e opozitës është shoqëruar me një incident të rëndë pas zhvendosjes para Parlamentit. Disa protestues të opozitës sulmuan grupin e xhirimit të ABC News.

Siç raportoi gazetari Andi Qosja, autorët kanë qenë 5 vetë dhe pasi hodhën disa bomba molotov në drejtim të Kuvendit, iu drejtuan operatorit dhe dëmtuan disa kamera dhe aparatura që shërbejnë për transmetimin live. Nuk dihen shkaqet se pse u sulmua grupi i xhirimit.

“Ishin protestues të maskuar, ishin 5 veta me maska të cilët pasi hodhën disa bomba molotov, në drejtim të selisë së Parlamentit, u drejtuan fillimisht të operatorit tonë, por më pas dëmtuan edhe disa kamera të tjera. Por duhet theksuar se sulmi ishte i drejtpërdrejt, ishte një sulm fizik, ku pikësëpari është me rëndësi jeta e më pas pajisjes elektronike, që tashmë janë të dëmtuara.

Na u desh për pak çaste të largoheshin sepse ishte e pamundur që t’i përballonim furinë e tyre të një pas njëshme, nuk e kuptuam edhe këtë irritim që patën ndaj medias, sidomos kur ishin duke pasqyruar live çdo çast nga Kryeminisrtri në drejtim të selisë së parlamentit”, tha gazetari Andi Qosja, në një lidhje telefonike në studio./abcnews.al

andi-qosja.jpg
ad min18:23 | 30/01/2019

Një ish-polic mbeti i vrarë mesditën e kësaj të mërkure në Selitë të Tiranës. Arben Bilali, ish-polic, u qëllua pranë banesës së tij. Për të folur për këtë ngjarje të rëndë në emisionin “Mbrëmje Ide” ishte i ftuar gazetari i kronikës Andi Qosja.

Ai tregoi edhe një nga pistat kryesore në të cilën po heton policia dhe që është ajo e hakmarrjes. Sipas gazetarit, kjo ngjarje ka qenë e paralajmëruar pasi ndaj viktimës ka pasur atentate edhe më parë.

“Ka qenë një ngjarje e paralajmëruar pasi ka pasur atentate ndaj tij. Policia duhet ta kishte në fokus këtë person. Familja dhe vetë vëllezërit që i janë ekzekutuar viktimës kanë pasur kundërshtarë disa nga grupet më të rrezikshme në zonën e Selitës. Edhe ngjarja e sotme është një ngjarje që ka sjellë si derivat 10 viktima si rezultat i dy përplasjeve. Anëtarët e familjes kundërshtare dyshohet se mund të jenë autorët e mundshëm janë pranë së njëjtë zonë.

Pista kryesore është ajo e hakmarrjes. Megjithatë janë shoqëruar disa persona. Ende sipas burimeve nuk është bërë e mundur identifikimi i autorit. Atentati dyshohet se është kryer nga të paktën 3 persona. Në pjesën e pasme të automjetit është qëlluar me një breshëri. Pjesa e pasme kishte 4 plumba ç’ka të lë të kuptosh që autori ka qenë shumë i saktë në atë që do bënte. Ka pasur edhe gëzhoja të një pistolete që dyshohet se e kishte viktima, i cili është kundërpërgjigjur me zjarr”, tha ai.

Në dy dekadat e fundit janë vrarë edhe vëllezër të tjerë të Arben Bilalit. I pari u ekzekutua Bujar Bilali në vitin 1998, ndërsa Leonardi, ish-mundës i Dinamos u qëllua për vdekje në Gusht të 2010-s./abcnews.al

GRABITET-DHE-VRITET-I-RIU-NE-TIRANE-1280x720.jpg
ad min14:55 | 12/10/2018

Grabitet në banesë dhe qëllohet për vdekje me thikë një i ri brenda banesës së tij në zonën e  Yzberishtit në Tiranë. ABC News ishte brenda banesës së 30-vjeçarit Holdi Hajadari, ku edhe provat e krimit janë ende të prezent në vendin ku ndodhi ngjarje.

Holdi Hajdari u grabit dhe qëllua për vdekje në banesën e tij. Ngjarja e rënda u shënuan në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes në zonën e Yzberishtit.

30-vjeçari u qëllua me thikë nga një person i identifikuar nga policia, pasi dyshohet se babai i tij, emigrant në Greqi i kishte dërguar para.

Këto janë pamjet e regjistruara nga ABC News brenda banesës së 30-vjecarit, i cili jetonte i vetëm.

Në këtë kuletë të hedhur në mes të korridorit , dyshohet se i mbante paratë viktima. Grabitësit i dyshuar me inicialet, M.S., u shpall në kërkim nga policia, teksa mendohet se autori është kontigjent dhe banor i zonës.

Në kushte të vështira, i riu ishte braktisur nga pjesa tjetër e familjes, ndërsa banesën e kishte kthyer në një qendër për përdorimin e drogërave të forta.

Kjo është rruga që ka përshkruar viktima për t’i shpëtuar vdekjes. Njolla gjaku ka kudo edhe përgjat rrugës kruesore “Babi Ruci” ku edhe ka mbërritur pothuasje pa ndjenja Holdi Hajdari.

“Njeri pa njeri. Nëna i kishte vdekur, babai në Greqi, ja siç e shikoni gjendjen katastrofike. Gjynah. Duhen marrë masa. Njeri pozitiv në të gjitha anët, e them seriozisht”, tha një banor i zonës.

“Vetëm një zhurmë kam dëgjuar unë, po thashë ndonjë kalimtar që bërtet rrugës, i pirë dhe s’e vumë rë”, tha një tjetër.

Për ngjarjen e rëndë shumë persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr.6 në Tiranë, ndërsa personi i dyshuar i krimit është në arrati./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono