andi lila

shqiperi-italia-solidaritet.jpg
Vladimir Prenga16:04 | 16/01/2020

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka dalë me një deklaratë ku bën me dije shifrën e grumbulluar nga aktiviteti i 11 janarit, zhvilluar në “Air Albania Stadium”. Rreth 56 milionë lekë të vjetra janë arkëtuar nga shitja e biletave dhe SFPSH ka edhe disa falënderime për të bërë.

“Sindikata e Futbollistëve Profesioniste Shqiptarë informon më shumë kënaqësi se ka përfunduar procesi i arkëtimit të të ardhurave nga shitja e biletave për turneun miqësor që zhvilluam këtë janar në kuadër të mbledhjes së fondeve për bamirësi, me qëllim ndihmën e komunitetit të prekur nga tërmeti i rëndë që ra në vendin tonë në nëntor.

Shuma totale e përfituar nga ata që ishin atë ditë të pranishëm në stadium është 5.591.775 lekë të reja. Duke dashur të falënderojmë edhe njëherë atë pjesë të publikut që e ndjeu dhe qëndroi atë ditë nëpër shkallë, një falënderim i ngrohtë i shkon të gjithë sindikatave homologe që erdhën e morën pjesë, ashtu sikundër duhet të përshëndesim të gjithë ish-lojtarët e Kombëtares që kontribuuan në këtë event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federatën Shqiptare të Futbollit që mundësoi impiantin për të ofruar një mbrëmje sa më komode.

Sindikata e Futbollisteve kërkon të informoje të gjithë opinionin publik, që transparenca në lidhje me fondet do jetë një detyrim kryesor i yni dhe në ditët në vijim do informojmë zyrtarisht se në cilën zonë dhe konkretisht në cilat ndërtesa do ndihmojmë me rindërtim apo rikonstruksione të ndryshme.

Duke e ditur fort mirë se ndoshta mungesa e përvojës na ka bërë të mos jemi brilant në këtë organizim të parë, premtojmë që do jemi gjithnjë e më të kujdesshëm për të mos prodhuar polemika e diskutime, por njëherazi kërkojmë nga të gjithë ju me shumë mirëkuptim, duke pasur parasysh që në fund të fundit ishim aty për të dhënë dhe ne kontributin tonë për një pjesë të popullit, që ende vuan dhe lëngon nga dhimbja që shkaktoi ajo fatkeqësi natyrore. Zoti na bekoftë!”, shkruhet në komunikatën e SFPSH. /abcnews.al

View this post on Instagram

Sindikata e futbollisteve profesioniste Shqiptare informon me shume kenaqesi se ka perfunduar procesi I arketimit te te ardhurave nga shitja e biletave per turneun miqesor qe zhvilluam kete janar ne kuader te mledhjes se fondeve per bamiresi me qellim ndihmen e komunitetit te prekur nga termeti I rende qe ra na vendin tone ne nentor. Shuma totale e perftuar nga ata qe ishin ate dite te pranishem ne stadium eshte 5.591.775 leke te reja. Duke dashur te falenderojme edhe njehere ate pjese e publikut qe e ndjeu dhe qendroi ate dite neper shkalle, nje falenderim I ngrohte I shkon te gjithe sindikatave homologe qe erdhen e morren pjese, ashtu sikunder duhet te pershendesim te gjithe ish lotjaret e Kombetares qe kontribuan ne kete event me shpenzimet e tyre dhe padiskutim Federaten Shqiptare te Futbollit qe mundesoi impiantin per te ofruar nje mbremje sa me komode. Sindikata e Futbollisteve kerkon te informoje te gjihe opinionin publik qe transparenca ne lidhje me fondet do jete nje detyrim kryesor I yni dhe ne ditet ne vijim do informojme zyrtarisht se ne cilen zone dhe konkretisht ne cilat ndertesa do ndimojme me rindertim apo rikonstruksione te ndryshme. Duke e ditur fort mire se ndoshta mungesa e pervojes na ka bere te mos jemi brilant ne kete organizim te pare, pemtojme qe do jemi gjithnje e me te kujdesshem per te mos prodhuar polemika e diskutime, por njeherazi kerkojme nga te gjithe ju me shume mirekuptim duke pasur parasysh qe ne fund te fundit ishim aty per te dhene dhe ne kontributin tone per nje pjese te popullit qe ende vuan dhe lengon nga dhimbja, qe shkaktoi ajo fatkeqesi natyre. Zoti na bekofte

A post shared by SFPSH.Sindikata Futbollistave (@s.f.p.sh) on

Lila.jpg
Igli Nikolli20:51 | 10/01/2020

Andi Lila ndihet në qiellin e shtatë dhe nuk i kursen batutat në prononcimin e dhënë për Supersport. Kreu i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë (SFPSH) organizoi në bashkëpunim me FSHF-në evenimentin e solidaritetit.

Të jem i sinqertë, jam më shumë sesa i kënaqur. Në këtë moment më duket vetja 3 cm më i gjatë. Në radhë të parë falënderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, vullnetarët. Falënderoj nga zemra edhe FSHF-në, që ishte mbështetësja jonë kryesore.

Ishte një ndeshje vëllazërore. Ndeshja e miqësisë, vëllazërisë, solidaritetit dhe gjithçkaje. Ishte projekti im i parë, jam i lumtur. Më vjen turp të qaj, por nuk do qaj. Akoma nuk kam shifra, shpresoj të jenë mbi 10 mijë tifozë të pranishëm. Nuk dua të gaboj, do dalim me shifra ekzakte. Shpresoj që kjo ndeshje ia arriti qëllimit.

Nuk di nga t’ia nis. Normalisht duhet të më ftoni në një emision tjetër, të shtunën do të vi. Goli më i bukur i jetës time? Them se po. Jam shumë i lumtur. Vetëm do isha askushi, nuk mund të bëjë asgjë. Falënderoj vullnetarët dhe ekipet pjesëmarrëse, edhe ekipi jonë ishte profesionist. Edhe ato që kanë thënë ndonjë fjalë kanë qenë idhujt e mi dhe i falënderoj“, përfundon Andi Lila. /abcnews.al

BUBQII.jpg
Veronik Istrefaj13:05 | 10/01/2020

Sot në orën 18:00, do të luhet sfida miqësore mes yjeve, në “Air Albania Stadium”. Në këtë takim, e quajtur si Ndeshja e Yjeve, do të jenë shumë figura të njohura të sportit. Disa nga emrat e yjeve shqiptarë që do marrin pjesë në këtë aktivitet janë: Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj, Tare.

Para kësaj sfide, shumë nga këto personalitete të sportit kanë vizituar disa nga zonat e prekura nga tërmeti dhe këtë vizitë, e ka transmetuar Andi Lila, në Instagramin e tij zyrtar. I pranishëm ishte edhe ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi./abcnews.al

air-albania-stadium.png
Vladimir Prenga17:37 | 05/01/2020

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Me këtë moto zbresin në fushë ish-lojtarë të kombëtares shqiptare më 10 mars, ndërkohë që në këtë ndeshje solidariteti do të marrin pjesë edhe futbollistë të Italisë kampione bote të vitit 2006, kampionë Europe me Greqinë në vitin 2004 dhe ish-lojtarë të Turqisë, që në vitin 2002 u rendit e treta në Kampionatin Botëror.

Andi Lila, përmes një pyetësori në Instagram ka zbuluar detaje të shumta nga ky aktiviteti. “Dy gjysmëfinalet do të jenë nga 35 minuta, më pas luhet finalja”, tregon kavajasi, i cili pyetet edhe për emra të përveçëm të kombëtares sonë. Dy prej tyre do jenë të ftuar nderi. “Agustin Kola dhe Geri Çipi do të jetë të ftuar nderi në stadium”, thotë Lila.

Ai nuk do të aktivizohet vetë: “Po luajnë më të mirët, ato që vendosën themelet e një kombëtareje kaq të fortë”. Pritet gjithashtu një përgjigje nga Bledar Kola: “Është i ftuar, por presim përgjigjen përfundimtare. Bledar Kola është pjesëtar i Golden Team Albania”.

I ngacmuar mbi shanset e kalimit të Shqipërisë në finale, Lila shton: “Uroj që të ketë spektakël dhe të fitojë më i miri. Të kënaqemi të gjithë dhe të bëjmë disa familje të lumtura me rindërtimin e shtëpive. Të gjithë në stadium për një qëllim të jashtë zakonshëm”.

Më ai zbulon edhe të tjera detaje: “Ndeshja do transmetohet në Supersport, kurse Gianni De Biasi do të jetë trajner i Italisë. Del Piero? Presim Robi Baggio”.

LOJTARËT E SHQIPËRISË – Dje Lila ka zbuluar edhe listën e lojtarëve të kombëtares shqiptare që do të jenë në këtë ndeshje. Ka edhe përjashtime, pasi në listë janë përfshirë edhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Nderim Nexhipi dhe Artim Shaqiri.

Lista e publikuar nga Lila është si më poshtë: Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri, Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi dhe Adrian Aliaj. Trajner i kuqezinjve do të jetë Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. /abcneës.al

Sindikata e Futbollistëve dhe FSHF kanë organizuar gjithçka dhe ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, prej orës 18:00. Së fundmi janë publikuar edhe çmimet e biletave, që variojnë nga 500 lekë në 10000 lekë në tribunën VIP.

Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shitja e biletave ka nisur dhe pikat e shitjes janë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin zyrtar të FSHF. /abcnews.al

 

air-albania-stadium.png
Vladimir Prenga08:28 | 05/01/2020

“Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”. Me këtë moto zbresin në fushë ish-lojtarë të kombëtares shqiptare më 10 mars, ndërkohë që në këtë ndeshje solidariteti do të marrin pjesë edhe futbollistë të Italisë kampione bote të vitit 2006, kampionë Europe me Greqinë në vitin 2004 dhe ish-lojtarë të Turqisë, që në vitin 2002 u rendit e treta në Kampionatin Botëror.

Sindikata e Futbollistëve dhe FSHF kanë organizuar gjithçka dhe ndeshja do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”, prej orës 18:00. Së fundmi janë publikuar edhe çmimet e biletave, që variojnë nga 500 lekë në 10000 lekë në tribunën VIP.

Të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Shitja e biletave ka nisur dhe pikat e shitjes janë te biletaria e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe në dyqanin zyrtar të FSHF.

LOJTARËT E SHQIPËRISË – Andi Lila, një nga organizatorët kryesorë të këtij eventi, ka zbuluar edhe listën e lojtarëve të kombëtares shqiptare që do të jenë në këtë ndeshje. Ka edhe përjashtime, pasi në listë janë përfshirë edhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Nderim Nexhipi dhe Artim Shaqiri.

Lista e publikuar nga Lila është si më poshtë; Foto Strakosha, Lorik Cana, Edvin Murati, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Lala, Besnik Hasi, Altin Rraklli, Erjon Bogdani, Arjan Beqaj, Artim Shaqiri, Klodian Duro, Ervin Bulku, Armend Dallku, Nevil Dede, Debatik Curri, Hamdi Salihi, Redi Jupi, Nderim Nexhipi dhe Adrian Aliaj. Trajner i kuqezinjve do të jetë Ilir Shulku, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit. /abcnews.al

air-albania-stadium.png
Veronik Istrefaj19:27 | 03/01/2020

Ish-futbollisti i kombëtares, Andi Lila, ka marrë përsipër organizimin e një ndeshje “All Star”, ku do të marrin pjesë disa nga yjet e futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Biletat që do të shiten në këtë takim, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.

Sot, Lila ka poshtuar në faqen e tij zyrtare në Instagram një njoftim për biletat, duke treguar edhe çmimin e tyre. Në tribunat N, S dhe V, një biletë do të kushtojë 500 lekë, ndërsa në tribunën E, 1000 lekë.

Biletat janë nxjerrë në shitje në tre pika: Në dyqanin zyrtar të FSHF-së, Rruga e Elbasanit, në biletarinë e stadiumit “Selman Stermasi” dhe në dyqanin Joma, ETC./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

“All Stars Game” 🇦🇱🇮🇹🇬🇷🇹🇷 Tag shoket/shoqet qe do ju shoqerojne ne stadium 🏟

A post shared by Andi Lila (@andilila) on

lila.jpg
Vladimir Prenga10:21 | 30/11/2019

Andi Lila nuk e ka përjetuar tërmetin e fortë që Shqipëria ndjeu në orët e parë të 26 nëntorit. Futbollisti i Tiranës ka qenë jashtë vendit, ndërkohë që në Greqi interesohen të mësojnë mbi atë që ka ndodhur në vendin tonë. “Super FM” ka intervistuar ish-futbollistin e PAS Gianinna, i cili falënderon grekët për angazhimin e tyre për të ndihmuar shqiptarët në një moment të vështirë si ky.

“Unë dhe familja ime nuk kemi asnjë problem. Tërmeti ishte shumë i madh, ka më shumë se 40 të vdekur.  Ndaj edhe njerëzit po e vuajnë psikologjikisht. Epiqendra ishte pranë shtëpisë sime, por nuk isha në Shqipëri kur ra tërmeti. U ktheva menjëherë, pasi të gjithë kërkojnë ndihmë”, shprehet Lila fillimisht.

Më tej ai shton: “Dua të falënderoj EMAK, që erdhi nga Greqi menjëherë. Tërmeti e goditi vendin në 4:00 të mëngjesit dhe ata erdhën në 6:00. Njerëzit po qëndrojnë jashtë shtëpive të tyre, pasi nuk janë mirë psikologjikisht. Ata janë të frikësuar, pasi tërmeti është shoqëruar me 500 pasgoditje dhe një pjesë e tyre janë mbi 5 Richter”.

Lila pranon se po e mendojnë të shkojnë disa ditë në Janinë, për t’u qetësuar pak. “Familja ime ishte në Shqipëri kur ra tërmeti. E përjetuan atë dhe kishin frikë. Po e vuajnë psikologjikisht dhe mbase mund të vijmë në Janinë disa ditë për t’u çlodhur pak”, tregon kavajasi, i cili tregon se ka pasur edhe një telefonatë me presidentin e PAS Giannina, z. Christovasilis.

“Kam biseduar me të në telefon dhe më tha që për çfarë që të na duhet, do të jenë pranë nesh. E falënderojmë shumë, gjithashtu edhe klubin e PAOK që gjithashtu u mobilizua për të na ndihmuar. Falënderim i madh shkon për të gjitha ata që duan ta ndihmojnë vendin tim në këtë moment të vështirë që po kalon”, është shprehur Lila. /abcnews.al

debati-1-1280x720.jpg
Vladimir Prenga23:43 | 17/10/2019

Studio e “Pressing” në ABC News është kthyer në një arenë debati mes të ftuarve. Andi Lila ka debatuar me Salvador Kaccajn edhe për ligjin e sportit, ndërkohë në debat është përfshirë edhe gazetari Artan Hoxha. Më poshtë ju sjellim pjesën më të madhe të debatit të bërë në studio.

ANDI LILA – Në Shqipëri po ka shumë probleme dhe presim të shkojmë në Europian me klube që i ka akoma shteti. Kjo është skandal. Duhet të privatizohen klubet dhe më pas presidentët ta konsiderojnë gjithçka si biznes. Herën e kaluar ishte në studio Fidel Ylli. Më tha të lexoja ligjin dhe e kam bërë. Duhet ndryshuar. Nëse ecim me këto ritme, futbolli është në grahmën e fundit. Unë do i them atij tani, a kam bërë unë lloqe Kavaje, apo ka pirë ai raki Skrapari.

SALVADOR KACCAJ – E kam bërë unë ligjin? A e di si funksion?

ANDI LILA: E keni bërë skandaloz ligjin. Nuk e dija që kishit qenë edhe ju. Ka shumë vite që lojtarëve nuk u janë paguar siguracionet. Kjo është skandaloze dhe ulje e dinjitetit të futbollistëve.

ARTAN HOXHA – E di ti që lojtarët paguheshin si punonjës komunaleje.

ANDI LILA – E kemi në Kavajë, edhe Pogradec. Ja ku i kam letrat këtu, nuk kanë qenë të siguruar.

ARTAN HOXHA – Klubet punojnë me dy bordero. Doli ministria e Financës dhe tha që lojtari më i mirë paguhet më pak se pastruesja.

ANDI LILA: – Kush e ka fajin këtu, federata apo shteti? Edhe nëse e ka federata, shumë gabim është.

ARTAN HOXHA: – E dini që të Flamurtari nuk janë paguar që vjet në verë. Pse lejon FSHF Flamurtarin në garë.

ANDI LILA: Për atë punë është krijuar Sindikata. Më thoni faleminderit që e krijova. E kam vuajtur në kurriz kur luajta te Parma dhe ndoshta e keni mik Rezart Taçin. U vendos të përjashtohej. Te Flamurtari duhet t’i paguajnë lojtarët. Do na dëgjojnë të gjithë. Nëse histori e Vlorës përsëritet, atëherë do të bojkotojmë. Jam i sigurt, se jam i ndershëm. Do e bëj bashkë me futbollistë. Janë 750 lojtarë, 500 anëtarë. Janë bërë zgjedhjet dhe unë jam.

ARTAN HOXHA: Presidenti i një klubi i thyen lojtarët.

ANDI LILA: Neni 27 flet për antidopingun. Kur është bërë. Jashanica u kap me doping, mori ilaç për një problem shëndetësor. Doktori jeton i lumtur, kurse atij iu prish karriera. Se më tha Fidel Ylli bëj lloqe Kavaje, unë i them raki Skrapari. Le të ma nxjerrë statusin e sportistit, në ligj flitet për sportist elitar. Na bënë heronj, na dha pasaporte diplomatike. Ndoshta me datë 1 na i heq, ai thotë jo, unë them po. Calja ka marrë medalje dhe nuk është shpërblyer. Ky është ligji, që merreni edhe griseni. Luiza Gega është gjithashtu sportiste elitare.

/abcnews.al

kacaj-1.jpg
Vladimir Prenga23:13 | 17/10/2019

Debate të shumta në emisionin “Pressing”, që transmetohet në ABC News, mes të ftuarve. Andi Lila dhe Salvador Kaçaj janë kapur për lojtarë që kanë refuzuar të veshin fanellën kuqezi. Në debat u përfshi edhe Florian Riza.

Andi Lila: – Ai që s’do të vijë me Shqipërinë, kurrë mos ardhtë. Kam qenë edhe unë aty. Ne duam lojtarë që e duan kombëtaren. Salvadori, Albani dhe Flori kanë luajtur se e kanë dashur. Çfarë besimi u jep lojtarëve më shumë Bosnja? Kush është gjakprishur, le të ikë.

Salvador Kaçaj: – Kam qenë një darkë me Manolas, kam mik xhaxhanë e tij. Si ka mundësi që njëri Xhakë luan me Zvicrën dhe tjetri me Shqipërinë. Ia shpjegova. Ka lojtarëve të cilëve u kanë kërkuar lekë.

Andi Lila: – Këta janë akuza të rënda.

Salvador Kaçaj: -Kush je ti, prokurori?

Andi Lila: -Me këto që thua duhet të të thërrasë prokuroria të flasë.

Florian Riza: – Në Belgjikë para disa vitesh u zbulua një lojtar që mund të luante në disa ekipe. Të gjithë tentuan t merrnin. Sot emri i tij nuk është fare në futbollin elitar që pretendohet. Pretendoi Manchester United. Ka fjalë para, ka plot shpifje. Një lojtar që luan me Zvicrën dhe i jepet mundësia të luajë me Shqipërinë, si mund t’i kërkohet para. Për të justifikuar refuzimin e kombëtares nxirren këto flluskat e sapunit.

/abcnews.al

lila.jpg
Vladimir Prenga22:52 | 17/10/2019

Andi Lila është pro rinovimit të kontratës me Edi Rejën. Futbollisti i Tiranës, i ftuar në emisionin Pressing në ABC News, vlerëson trajnerin italian. Gjithashtu ai shpreh edhe një dëshirë për pankinën. “Normalisht, me trajnerin De Biasi, skuadra e tregoi me vepra sa ishte rritur.

Pasardhësi, Panuçi, duhet të vazhdonte me të njëjtën ecuri. Kjo gjë nuk ndodhi dhe erdhi Reja. Tha se është ekipi i De Biasit. Shumë mirë, shpresoj të shkojmë dhe me Rejën në Europian. Trajneri Reja më dukët shumë trajner i mirë, pozitiv, trajner që bën grupin. Nëse e bën këtë, gjithmonë do ketë sukses.

Ne nuk do kemi kurrë, do doja, një lojtar që të marrë topin dhe ta zgjidhë i vetëm. Ylli ynë është grupi. Do të thotë që ky trajner ka mend në kokë. Kuzhe thoshte gjithmonë: ‘nuk ka lojtarë të rinj apo të vjetër, ka të mirë dhe të këqij’. Disa lojtarë i ka ndryshuar, nuk mund të ndodhë direkt ndryshimi i brezave”

“Reja më duket pozitiv dhe jam pro të vazhdojë. Nuk ka problem mosha. Do doja Donadonin, por nuk kemi mundësi financiare. Kombëtarja tani më duket si një ishull i bukur brenda një oqeani, është si një oaz. Është diçka e bukur në mes të shumë gjerave të tjera. Po të fitonim me Turqinë, atëherë do të flisnim ndryshe. Mos të harrojmë edhe fitoren me Islandën”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono