andi bejtja

byro-politike-12.jpg
nev ila22:23 | 12/06/2019

Mbrëmjen e sotme në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi kanë qenë të ftuar: Andi Bejtja analist dhe gazetar, Alfred Peza deputet i PS, Arion Sulo gazetar, Arben Pëllumbi deputet i PS. Të ftuarit kanë diskutuar në lidhje me nismën më të fundit që ka ndërmarrë Partia Socialiste për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta por edhe për nevojën e një dialogu në zgjidhjen e krizës politike që ka krijuar kaos mes institucioneve dhe aktorëve politikë. Të pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se cila do të ishte rruga që do të linte palët të kënaqura të ftuarit ndanë opinionin e tyre.

Për analistin Andi Bejtja situata aktuale është një moment reflektimi për politikën shqiptare. Sipas Bejtes nëse palët ulen për dialog, nuk do të dalin 100 % të kënaqura por që gjithsesi, kjo është e nevojshme pasi në rast të kundërt, vendi shkon në përplasje civile. Bejtja tha se Rama filloi “dishezën” që kur mori 74 votat dhe se ka 2 vjet që nuk qeveris dhe kjo duket nga investimet.

Në politikë po u ule në dialog nuk dalin 100 % të kënaqur por që palët duhet të ulen në dialog ndryshe shkojmë në përplasje civile. Po bindem që Rama do ti marrë të gjitha. Po ta vini re Rama filloi dishezën që kur mori 74 votat. Ka dy vjet që nuk qeveris”, tha Bejtja.

Për deputetin e Partisë Socialiste Alfred Peza, Partia Demokratike nuk do dialog por kërkon marrjen e pushtetit me dhunë. Peza tha se zgjedhjet e 30 qershorit nuk dialogohen nga Partia Socialiste, ndërkohë që shprehet e hapur për dialog pa kushte edhe për të ndryshuar sistemin zgjedhor pas 30 qershorit. Për sa i përket shkarkimit të presidentit Meta, Peza tha që nisma e Partisë Socialiste për shkarkimin e presidentit, është legjitime, pasi presidenti ka kryer shkelje të rëndë kushtetuese.

Udhëheqësi historik Sali Berisha ka thënë që o ikën Rama o shkrihet opozita. Ata nuk duan as dialog në tavolinë, as të shkojnë në zgjedhje, këta thonë të ikë Rama të vijë Luli. Ne Ilir Metës nuk i dhamë votën që të kthejë kushtetutën, ne i dhamë votën që të bëj detyrën. Zgjedhjet do bëhen në 30 qershor, sepse asnjë shqiptar nuk merr përsipër, të zgjidhë hallin e Monikës, Lulit apo të tjerëve. PS është e vendosur të nisë shkarkimin e presidentit. Zgjidhja padiskutim është dialogu”, tha Peza.

Gazetari Arion Sulo tha se shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur nga qeverisja. Sipas tij korrupsioni është më i lartë dhe shqiptarët janë më të varfër. Sulo tha se qeverisja e PS është kapur në flagrancë në vjedhjen e votave dhe gjithashtu zgjedhjet në 30 qershor nuk duhet të bëhen.

Shumica e shqiptarëve janë të pakënaqur nga qeverisja, korrupsioni është më i lartë se më parë, krimi më i lartë, flasin raportet. Shqiptarët janë më të varfër.  Mazhoranca është kapur duke vjedhur në flagrancë. Radikaliteti i Bashës që nuk ulet në dialog e dëmtojnë atë vetë. 30 qershori ka rënë”, tha ai.

Ndërsa për deputetin e PS Arben Pëllumbi, opozita është duke krijuar precedentin e “mimoza llasticës” kështu që 30 qershori nuk negociohet. Pëllumbi tha se në 30 qershor votimet do të jenë të qeta, pasi edhe elektorati është i qetë dhe se vendi nuk është duke u destabilizuar.

“Ju garantoj që elektorati është i qetë dhe 30 qershori do jetë i qetë, ne jemi të hapur për të diskutuar pa kushte për më tej por 30 qershori nuk negociohet. Vendi nuk është duke u destabilizuar”, tha Pëllumbi./abcnews.al

peza-dhe-bejtja.jpg
ad min21:16 | 12/06/2019

A do shkarkohet Meta? Kjo ishte tema e debatit këtë të mërkurë në emisionin “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi. Por gjatë diskutimeve mes të ftuarve pati një debat mes gazetarit Andi Bejtja dhe analistit Alfred Peza.

Pasi Peza akuzoi Arjon Sulon dhe Andi Bejten se po mbronin veprime anti-demokratike, ky i fundit u kundërpëgjigj duke iu drejtuar moderatores së emisionit dhe duke i kërkuar që të mos e ftojë më me eksponentë partie përballë gazetarëve.

Alfred Peza: Si ka mundësi që ju duartrokisni anti-sistemin, anti-ligjin, anti-kushtetutën dhe veprimet anti-sistem politik dhe demokratik.

Andi Bejtja: Fredi ç’domethënë kjo. I ke fut kasetën.

Alfred Peza: Ju po i thurni himne ndërkohë që gjithë bota demokratike, Uashingtoni, Brukseli, Berlini gjithë njerëzit e përgjegjshëm nuk e pranojnë. Ju thoni rroftë paligjshmëria. Bravo ju qoftë.

Andi Bjetja: Po ta them ty si vërejtje, ja kam thënë dhe Fevziut. Mos na ftoni me eksponentë të çfarëdo partie qoftë përballë dy gazetarë. Atij i matet koha, mua s’ma mat njeri. Ai ka futur kasetën.

Alfred Peza: Bejte fare, unë s’ju ndërpreva fare.

Andi Bejtja: Nuk është e drejtë fare. Ti ke synim politik, unë s’kam.

Alfred Peza: Unë kam synim të qartësoj pozicionin.

Andi Bejtja: Ti s’le, ti krahason Trump-in me këtë situatë tani.

Alfred Peza: Me çfarë të krahasoj? Me Ilir Metën që firmos gjëra anti-kushtetuese. Me kë ta krahasoj? Ma jep ti shembullin analog?

Andi Bejtja: Mos bëj krahasime naive tani, mos u bëj qesharak.

Juli Xhokaxhi: A mund t’i bëjë Rama zgjedhjet me një dekret të çdekretuar të Presidentit dhe a ka kuptim që Meta të caktojë datë zgjedhjesh pa pasur një marrëveshje?

Alfred Peza: S’bëhen gjërat me dëshirë.

Andi Bejta: Nuk kishte si t’u shikonte kështu kjo e Presidentit. Kemi një kohë politike. Nuk jemi në Amerikë që zgjedhjet janë javën e parë të Nëntorit. Mund të bëjmë një datë tjetër që është prapë brenda rregullit. Unë nuk e di, nuk jam jurist. Mund të shpallim datën tjetër, mund të shpallë javën e parë të Korrikut.

Alfred Peza: Jo pra jo.

Andi Bejtja: Duro ta mbaroj, nuk jemi koha politike çdo katër vjet nuk është eksploruar. Nuk jam jurist. Nëse situata shkon si po shkon fjalët kanë mbaruar, fjalë nuk ka më.

Juli Xhokaxhi: Por çfarë ka?

Andi Bejta: Do kemi një lloj përplasje civile mos e diskuto. Duket fjalë e rëndë, më vjen zor ta them, po mendohem 100 herë ta them, por tek kjo jemi dhe fjalët nuk kanë më efekt. Për këtë ditë u mundua Presidenti dhe dy njerëz që kanë dy pare në kokë që të mos vinte kjo ditë./abcnews.al

arben-pellumbi.jpg
ad min20:38 | 12/06/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi këtë të mërkurë se shkarkimi i Presidentit nuk është qëllim në vetvete i mazhorancës. Gjatë emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi ai theksoi se PS po reagon pas vendimit të Metës për çdekretimin e zgjedhjeve, të cilën selia rozë e konsideron antikushtetues dhe në shkelje të rëndë me Kushtetutën.

“Qëllimi nuk është shkarkimi në vetvete i Presidentit Ilir Meta, ne nuk është se duam të shkarkojmë Presidentin e Republikës. Ne po reagojmë ndaj një vendimi që e gjykojmë antikushtetues dhe shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit dhe po nisim procedurat e shkarkimit që nisin nesër që vijon me një mocion me debat, të cilat pastaj do të përshkallëzohen me të gjitha hapat që ndiqen. Në fund fare fjalën për këtë e thotë Gjykata Kushtetuese në momentin kur ajo do të jetë funksionale.

Hapat ndërmerren sepse ne mendojmë që Presidenti i Republikës ka bërë një shkelje të rëndë kushtetuese dhe për të cilën ne duhet të reagojmë. Reagimi jonë njeh shkarkimin e tij, por nuk është se patjetër duam të shkarkojmë presidentin e republikës. Në rast se qëndrimi jonë do të mbështetet nga mazhoranca në parlament, dhe pastaj gjykata Kushtetuese veprimin tonë do ta quajë të drejtë, do procedohet me shkarkimin e tij. Kjo është rrugë. Nga ne varet që të reagojmë dhe të nisim këtë procedurë. Pastaj duhet të jenë të gjithë aktorët në përputhje me këtë gjë”, tha Pëllumbi.

Gjykata Kushtetuese , e cila do të marrë vendimin përfundimtar për shkarkimin po ose jo për Presidentin Meta, sipas Pëllumbit do të jetë funksionale në fund të Korrikut.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese në fund të Korriku të jetë funksionale. Procedurat kanë filluar për emërimin e anëtarëve të saj kështu që është çështje muajsh”, tha deputeti./abcnews.al

OK-PROVOKACIJA-ANDI-BEJTJA-PJ-3.mpg_snapshot_08.34-1280x720.jpg
ad min22:32 | 14/12/2018

I ftuar në këtë puntatë të emisionit “Provokacija” nga gazetari Mustafa Nano ishte analisti Andi Bejtja. Një diskutim mbi protestën e studentëve dhe çështjet më të rendësishme në vend.

Fillimisht Bejtja u tregoi mendimin e tij për politizimin e protestës.

“Mund të them vetëm se, refreni i tyre është “Ne jemi studentë të revoltuar nga sistemi i varfëruar”. Nëse e kanë vetëm me sistemin atëhere nuk do të pretendojnë vetëm ndërrimin e një qeverie apo ardhjen e një tjetre. Unë do ta ndërroja këtë, që pas 30 vjetëve një lloj dështimi të klasës politike shqiptare dhe kemi një lloj mungese të opozitës.”

I pyetur nga nga gazetari Nano për mospasjen e një lideri në protestë, Bejtja tregoi se dëshironte që kjo protestë të përballej me sistemi.

“Mendoj që kjo protestë duhej të rridhte siç ishte. Edhe forumet le të jetonin aty sepse janë pjesë e Shqipërisë. Nuk mund të përjashtosh një parti që dëshiron ti bashkohet një kauze. Unë do të dëshiroja që kjo të ishtë një protestë që ka të bëjë me sistemin, që ka të bëjë me oligarki, që ka të bëjë me mentalitetin e me të gjitha.”

Analisti i njohur gjithashtu tregoi dhe mendimin e tij për Kryeministrin Edi Rama.

“Rama është i rrezikshëm sepse ka propagandën më të sofistikuar, Rama nuk mendon ekonomikisht. Ai është një njeri që ka ardhur nga media dhe kujdeset shumë për këtë aspekt. Nuk mund ta mohojmë që me mënyrën se si erdhi në pushtet është një ndër njerëzit më afatgjatë në strategji.”

Së fundi Bejtja tregoi nëse shikonte dështim apo sukses në kapitullin final të protestës.

“Nëse kjo protestë mbaron vetëm më rregullimin e konvikteve, bravo për fitoren, por fitojnë studentët e jo Shqipëria.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono