ancelotti

Anceloti.jpg
Veronik Istrefaj08:57 | 23/09/2019

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp pas fitores 4-1 të Napolit ndaj Leçe. Sa i takon garës për titullin kampion në Serie A, Ancelotti tha: “Sipas mendimit tim, Juventus ende duket i pathyeshëm. Interi, nga ana tjetër, është rritur shumë dhe kanë krijuar identitetin e tyre. Do të shohim çfarë do të ndodhë deri në fund”.

Napoli është i treti në tabelë pas katër ndeshjeve, një pikë pas Juventus dhe tre pikë pas udhëheqësve të Serie A, Inter. Skuadra e Carlo Ancelotti e ka nisur shumë mirë sezonin, me fitore ndaj Leçes, Sampdorias dhe Fiorentinës. Interi është në krye të tabelës pas një fillimi perfekt në Serie A, me katër fitore në katër ndeshje. /abcnews.al

liverpool-stervitje.jpeg
G. P.12:47 | 11/12/2018

Liverpool-Napoli është sfida kryesore e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve. Një finale e vërtetë, në orën 21:00 në stadiumin “Anfield”, do të përcaktojë se kush do të kualifikohet nga grupet.

Katër trofe të tillë i ka fituar në karrierë. Carlo Ancelotti është një triumfues i vërtetë në Champions dhe nuk dëshiron të shkojë në shtëpi që tani. Pasi ia doli dy herë me Milanin dhe një herë me Realin, ambicia e tij është që t’ia dalë me Napolin.

Gjithsesi, sonte në orën 21:00, do të ketë një provë “të jesh a të mos jesh”, pra për kualifikim ose eleminim. Napolitanët u stërvitën në stadiumin “Anfield” të Liverpoolit, ku do të përballen me skuadrën vendase, në një finale të vërtetë. Italianët duhet të shmangin një humbje me dy gola diferencë që të kalojnë fazën e grupeve. Për fat, vetëm Verdi e Kirikesh janë mungesa.

“Jemi të ndërgjegjshëm se çfarë ndeshje na pret në “Anfield”. Ndaj Liverpoolit luhet një finale, dhe nuk duhet të gabojmë në hapin e fundit. Tortën e kemi, thjesht duhet të vendosim qershinë sipër saj. Nuk kemi ardhur këtu për t’u mbrojtur, por për të bërë lojën tonë. Ndeshja e parë, që fituam në shtëpi ndaj Liverpoolit, na ka dhënë besim dhe ne duhet të luajmë sërish ashtu”, tha Ancelotti.

Liverpooli është më i rrezikuar sesa Napoli. Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp duhet të fitojë me dy gola diferencë që të sigurojë kualifikimin. Disfata e pësuar në Francë me Paris SG e ndërlikoi situatën, por të kuqtë kanë qenë gjithnjë tepër të fortë përpara tifozëve të tyre. Të kuqtë nuk do të kenë mbrojtësin e qendrës Gomez, të dëmtuar, ndërsa mbrojtësi tjetër, Lovren, është ende në dyshim. Klopp si gjithnjë, e mori ndeshjen me sportivitet.

“E di sesa e vështirë do të jetë ndaj Napolit, por, kjo nuk më bën që unë ta humbas buzëqeshjen. Është e vërtetë që nuk kemi bërë aq sa duhet në Champions, që të ishim të kualifikuar që tani, ndërsa kjo është mundësia jonë e fundit. Gjithsesi, unë jam i lumtur me formën e skuadrës këto javë, madje gjatë gjithë vitit. Në Champions do të luash me më të fortët dhe duhet të fitosh. Le të mos i përsërisim gabimet e së kaluarës”, tha Klopp.

Si janë shanset për kualifikim në grupin C?

Nëse Liverpooli fiton me dy gola diferencë, kualifikohet, ndërsa Napoli eleminohet nëse PSG fiton ose barazon në Beograd me Crvena Zvezdën. Nëse në “Anfield” përfundon barazim, Liverpooli eleminohet.

Nëse Liverpooli fiton me një gol diferencë dhe PSG fiton, sërish kualifikohet pasi ka shënuar më shumë gola se Napoli. Nëse Liverpooli fiton me një gol diferencë dhje PSG barazon, tre ekipet barazohen me nga 9 pikë, dhe gjithçka varet nga golaverazhi direkt, pra nga rezultati në “Anfield”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono