amerikan

amerikanet.jpg
Autor E11:13 | 12/10/2019

Akuza dhe paralajmërime. Kjo është ajo që po ndodh pak orë pasi forcat turke bombarduan pozicione pranë forcave speciale amerikane në qytetin e kontrolluar nga kurdët në veri të Sirisë, Kobane.

Brooke DiWolt, zëdhënës i Pentagonit konfirmoi për mediat se predhat turke kishin rënë disa dhjetra metra larg pozicioneve të amerikanëve në Siri duke theksuar se turqit e dinin se ku ndodheshin amerikanët, pasi ata ia kishin dhënë koordinatat më parë, raporton Albeu.com.

“Shpresoj që të mos detyrohemi të ndërmarrin kundërveprime vetëmbrojtëse”, shtoi ai duke shënjestruar ushtrinë turke.

“Të gjithë e dinë, ne jemi ushtria amerikane dhe do të bëjmë çdo gjë për të mbrojtur veten”, vijoi ai.

Ushtria turke sulmon forcat speciale amerikane në Siri

Ndërkohë, përmes një reagimi të mbrëmjes së djeshme, ministria e Mbrojtjes së Turqisë konfirmoi se kishin qëlluar mbi forcat kurde që ndodheshin pranë forcave speciale amerikane në Kobane.

“Ne nuk qëlluam amerikanët, por kurdët pasi ata na sulmuan prej atij pozicioni”, deklaroi ministria mbrëmë.

Ndërkohë, autoritetet turke theksuan se nuk do të qendronin pa u përgjigjur çdo aksioni kundër tyre që ka të bëjë me operacionin në Siri.

kurt-volker.jpg
nev ila11:24 | 28/09/2019

I dërguari special amerikan në Ukrainë, Kurt Volker ka dhënë dorëheqjen si pasojë e shpërthimit të skandalit Ukrainagate. Ndërkohë avolkati personal i kreut të shtëpisë së Bardhë, Rudi Xhuliani, u shoreh se nuk mund të dëshmojë në kongres pa lejen e Trump. Ai e justifikoi këtë vendim me ruajtjen e marrëdhënies avokat – klient.

Dorëheqja e parë në skandalin e “Ucrainagate”.  Dërguari special i shteteve të bashkuara të amerikës, Kurt Volker, dha dorëheqjen një ditë pas publikimit të denoncimit të një agjenti amerikan të shërbimit sekret për telefonatën në të cilën presidenti amerikan Donald Tramp i kërkon atij ukrainas Zelenski që të hetojë Bajden.

Volker ishte personi që krijoi kontaktin mes avokatit personal të kreut të shtëpisë së bardhë, Rudi Xhuliani dhe bashkëpunëtorit të liderit ukrainas.

Edhe vetë Xhuliani i përfshirë në skandalin e anuloi pjesëmarrjen në një konferencë në Armemi për javën e ardhshme ku mund të jetë i pranishëm dhe presidenti rus Vladimir Putin.

Avokati pretendon se një bashkëpunëtor i tij i kishte programuar pjesëmarrjen në këtë aktivitet ku kishte marrë pjesë dhe më parë, dhe nuk ishte në dijeni nëse do të paguhej apo jo.

Gjithnjë Xhuliani këmbënguli se nuk do të dëshmojë në kongresin amerikan në kuadër të  hetimeve për impeachment pa u konsultuar me Tramp, dhe theksoi se puna e tij duhet të mbrohet nga privilegji që ruan marrëdhëniet avokat – klient.

Ai shtoi se në fund, nëse do të donte të dëshmonte dhe Trump jo, atëherë ai nuk mund ta bënte.

Ndërkohë demokratët përshpejtojnë procedurat për impeachment të presidentit Trump. Sipas Nju Jork Tajma akuzat mund të jenë gati deri në fund të muajit tetor.

Nensi Pelozi kryetarja demokrate e kongresit amerikan, e cila të hënën nisi procedurën për akuzimin e kreut të shtëpisë së bardhë, theksoi se cdo gjë do të bëhej Brenda një kohe të shkurtër.

Pelozi shpjegoi se gjërat nuk duhet të zvarriten dhe se dokumentet e dorëzuara nga Shtëpia e Bardhë ndihmuan në përsjpejtimin e procedurës.

Transkriptimi i telefonatës së 25 korrikut ndërmjet Tramo dhe presidentit ukrainas Zelenski, sipas demokratëve nuklë hapësirë për dyshime.

Presidenti amerikan ka abuzuar me pushtetin kur i kërkoi Zelenskit që të hetonte mbi rivalin politik Bajden, i cili është kandidat në radhët e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.

Ndërkohë Nju Jork Tajms ka publikuar detaje për identitetin e agjentit i cili bëri denoncimin: sipas të përditshmes prestigjoze ai është një zyrtar i CIA-s i cili në të kaluarën ka qenë në shërbim në Shtëpinë e Bardhë si dhe ekspert në Ukrainë.

Drejtori i Nju Jork Tajms mbrojti vendimin për publikimin e këtyre detajeve duke thënë se presidenti dhe disa mbështetës të tij sulmuan besueshmërinë e këtij agjenti.

Për këtë arsye u publikua dhe një pjesë e identitetit të tij pasi lexuesit kanë të drejtë të kenë informacione të mjaftueshme për të gjykuar më pas nëse është i besueshëm ose jo.

Trump nga ana e tij vijon të këmbëngulë se telefonata me Zelenskin ishte e përsosur dhe e përshtatsgne dhe ka kërkuar dorëheqjen e presidentit të komisionirt të shërbimit të inteligjencës në kongres, demokratit Adam Shif.

Ky i fundit do të drejtojë hetimet për ‘impeachment. “Jemi në luftë, këta njerëz janë të sëmurë,” u shpreh Trump në një bisedë private, duke krahasuar denoncuesin me një spiun:

“E dini se cfarë ndodhte më parë në rast tradhtie nga ana e spiunëve? Situata trajtohej pak më ndryshe në krahasim me tani,” përfundoi Trump./ABC News Albania 24/7

zelensky-trump-1280x720.jpg
nev ila10:52 | 28/09/2019

Presidenti amerikan Donald Tramp po përballet me një situatë të tensionuar përtej fushatës elektorale. Demokratët kërkojnë largimin e tij për atë që është cilësuar si “Ukraniagate”, por sa pranë impeachment është në të vërtetë kreu i shtëpisë së bardhë????

Nju jork Tajms dhe Uashington Post publikuan denoncimin e një nënpunësi të shërbimit amerikan të inteligjencës ndaj Donald Trump. Presidenti amerikan akuzohej se i kishte bërë një premtim të rrezikshëm dhe të pavend Ukrainës.

Sipas dy mediave, çdo gjë kishte ndodhur në muajin korrik – rreth dy javë para se denoncimi të publikohej – kur Tramp kreu një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Ekzistenca e këtij denoncimi u publikua më parë nga Uashington Post ashtu si dhe fakti që shërbimi amerikan i inteligjencës e cilësonte sit ë bazuar, të besueshëm dhe shumë shqetësues.

Një klasifikim ligjor ky që lejon një vlerësim nga ana e komisioneve të kongresit amerikan. Cështja kishte nisur në 12 gusht, kur një zyrtar i qeverisë amerikane orezantoi një denoncim formal kundër Tramp.

Në këtë rast nuk dihet pothuajse asgjë për personin që ka bërë denoncimin, dihet që punon për shërbimin amerikan të inteligjencës që përfshin agjenci të ndryshme si CIA, NSA e dhe agjencinë mbrojtëse të inteligjencës, si dhe që në të kaluarën ishte pjesë e stafit të këshillit për sigurinë kombëtare të shtëpisë së bardhë.

Për atë bisedë telefonike nisën hetimet nga ana e tre komisioneve të kongresit amerikan që hetuan për mundëinë që Tramp e Rudi Xhuliani, këshilltar për sigurinë informatike në shtëpinë e Bardhë, u përpoqën të influencojnë qeverinë ukrainase për të favorizuar fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.

Në mënyrë të vecantë hetimet u përqendruan mbi mundësinë që Tramp dhe Xhuliani – në këmbim të dickaje që ende nuk dihet – i kanë kërkuar Ukrainës për të hetuar Xho Bajden, ish zv/presidentit amerikan dhe kandidat për shtëpinë e bardhë në zgjedhjet e 2020-ës, por dhe djalin e tij Hanter Bajden, ish anëtar i këshillit administrativ të një shoqate ukrainase të gazit.

Bajden akuzohet se ka nundësuar pushimin nga puna të prokurorit ukrainas që kishte hetuar për shoqërinë. Bajden ishte marrë me Ukrainën gjatë viteve të fundit të administratës Obama. Kërkesës nëse kishte bërë ndonjëherë presion ndaj qeverisë ukrainase për të hetuear XHo dhe HAnter Bajden, Rudi Xhuliani i intervistuar nga CNN, fillimisht e mohoi ndërsa më pas e pohoi pjesërisht.

Denoncimi iu prezantua fillimisht inspektorit të përgjithshëm të komunitetit të inteligjencës, Majkëll Atkinson, ish zyrtar i departamentit të drejtësisë, i emëruar nga Tramp dhe i rikonfirmuar nga presidenti në vitin 2018.

Atkinson raportoi para komitetit të inteligjencës në kongresin amerikan në një takim me dyer të mbyllura. Gjatë kësaj s eance, sipas disa burimeve të cituarar nga Uashington Post, Atkinson u shpreh se denoncimi i referohej më shumë se një bisede.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë publikoi tekstin e plotë të telefonatës mes Tramp dhe Zelenski…

“Më bëj një nder. Flitet shumë për djalin e Bajden, dhe që Xho Bajden ndaloi hetimet dhe shumë persona duan të dinë, kështu gjithcka që mund të bësh me prokurorin e përgjithshëm do të jetë fantastike. Bajden po thotë në disa vende se ka bllokuar hetimet në atë kohë, kështu që nëse mund t’i hedhësh një sy…Mua më duket e tmerrshme.”

Janë vetëm disa nga frazat që janë marrë nga biseda telefonike – transkripti i të cilës ëshët publikuar i plotë nga Shtëpia e Bardhë – mes presidentit të shteteve të Bashkuara të amerikës dhe presidentit ukrainas Zelenski.

Transkripti i telefonatës së 25 korrikut 2019 është një memorandum i një bisede telefonike, theksohet në fillim të faqes së parë të dokumentit të publikuar.

Gjatë telefonatës Tramp i kërkon presidentit ukrainas që të kontaktojë me ministrin amerikan të drejtësisë Uilliam Bar për të diskutuar rreth mundësisë për hapjen e hetimeve për korrupsion ndaj Xho Bajden dhe djalit të tij.

Zelenski duhej të bashkëpunonte me avokatin e tij personal, ish kryebashkiakun e Nju Jork Rudi Xhuliani, dhe me sekretarin amerikan të drejtësisë Uilliam Bar për të parë se nëse mund të hetohet Bajden.

“Mirë thotë presidenti Tramp, pasi kam dëgjuar që një prokuror shumë i mirë është hequr nga puna dhe kjo është shumë e padrejtë. Xhuliani është një njeri shumë i respektuar, ka qenë kryebashkiak i Nju Jorkut, një kryebashkiak i madh, dhe do të doja që të të telefononte. Të kërkoj që të flisni të dy me prokurorin e përgjithshëm. Xhuliani është shumë i informuar për atë që ka ndodhur dhe është shumë i zoti. Nëse do të mund të flisnit do të ishte shumë mirë. Ish ambasadorja e shteteve të bashkuar atë amerikës ishte e pakëndshme, njësoj si njerëzit me të cilët kishte të bënte në Ukrainë, dëshiroja që ta dije…”

Por pse demokratët ndërmorën procedurën e “impeachment” kundër presidentit? Akuza është për abuzim me pushtetin

“Dëshiroja të të flisja për prokurorin”, i përgjigjet Zelenski. Fillimisht e kuptoj dhe jam në dijeni të situatës. Pasi kemi marrë mazhorancën absolute të parlamentit, prokurori i ardhshëm i përgjithshëm do të jetë 100 për qind një njeri i imi, një kandidat i imi, i cili do të miratohet nga parlamenti dhe do të nisë punën në muajin shtator. Ai ose ajo do të merren me situatën, sidomos për shoqërinë që më përmende. Për sa i përket kësaj çështjeje, të kërkoj nëse ke informacione të tjerapër të më dhënë, do të ishin shumë të rëndësishme për hetimet. Ndërsa për ambasadoren jam dakord 100 për qind. Admironte parardhësin tim, nuk do më kishte pranuar si presidentin e ri.

Më tej Tramp këmbëngul që XHuliani t’i telefomojë si dhe prokurori i përgjithshëm, për t’i shkuar çështjes deri në fund.

“Dëgjova se prokurori u trajtua shumë keq. Pra fat të mirë për cdo gjë. Parashikoj se ekonomia e juaj do të përmirësohet gjithnjë e më shumë. Kam shumë miq ukrainas, persona të pabesueshëm.”

Anëtarët e kongresit amerikan hetojnë për të vërtetuar nëse Tramp gjatë telefonatës ka premtuar në shkëmbim zhbllokimin e ndihmave të ndaluara disa ditë para telefonatës. Kjo sipas raportimeve të disa mediave amerikane.

Në transkriptimin e telefonatës rezulton se para se ti kërkojë Kievit nisjen e hetimeve për djalin e Xho Bajden, Tramp thekson se shtetet e bashkuara të amerikës bëjnë shumë për Ukrainën, më shumë se sa bën Europa.

“Gjermania nuk bën asgjë për ju. Cdo gjë që bëjnë janë vetëm fjalëyt dhe mendoj se duhet t’I kërkoni faturën. Kur bisedova me Anxhela Merkel, pashë se ajo flet për Ukrainën por nuk bën asgjë. Shumë vende europiane bëjnë të njëjtën gjë, edhe mendoj se e ke vënë re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sillen shumë mirë me Ukrainën. Nuk do të thoja që është një domosdoshmëri reciproke pasi gjërat që po ndodhin nuk janë të mira, por shtetet e bashkuara të amerikës janë shumë të mira me Ukrainën.”

Zelenski nga ana e tij i përgjigjet duke thënë se ka shumë të drejtë:

Jo vetëm 100 për qind por një mijë për qind, dhe më lejo të të theme këtë: Kam folur me Anxhela Merkel dhe e kam takuar. Ë njëjtën gjë dhe me presidentin francez Emanuel Makron dhe u kam thënë se nuk po bëjnë sa duhet për sa i përket sanksioneve. Nuk po i përforcojnë dhe nuk po punojnë sa duhet për Ukrainën. Nga ana tjetër Shtete e Bashkuara të Amerikës janë një partner më i madh se Bashkimi Europian dhe të jam shumë mirënjohës për këtë. Dëshiroj  të të falenderoj dhe për mbështetjen tënde në fushën e mbrojtjes. Jemi gati për të bashkëpunuar për hapat e ardhshëm.”

Dhe në këtë pikë kreu i shtëpisë së bardhë hap kapitullin për Xho Bajden:

“Do të doja një nder nga ty”

“Nuk kam bërë asnjë presion ndaj Ukrainës,” deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë. “Demokratët po bëjnë një betejë politike kundër meje, shumë prej atyre që u thanë mbi bisedën telefonike nuk janë të vërteta. Dhe sa për mua kjo është gjuetia e shtrigave, më e keqe në historinë e shteteve të bashkuara të amerikës”, përfundoi Tramp.

Më tej ai tha se kishte biseduar me drejtuesit republikanë në kongres duke i premtuar transparencë të plotë për hetimet. Presidenti amerikan shtoi se kishte informuar kreun e grupit parlamentar Kevin Mekarti dhe të gjithë republikanët në kongres, se mbështeste plotësisht transparencën për denoncimin e të ashtuquajturit informatory, por njëkohësisht këmbëngul për transparencë dhe nga Xho Bajdend dhe djalin i tij Hanter për miliona dollarët që janë nxjerrë shpejtë dhe lehtësisht jashtë Ukrainës dhe Kinës.

Presidenti ukrainas pas takimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Tramp, u shpreh se askush nuk i kishte bërë presion. Ai e konsideroi bisedën telefonike me homologun amerikan si të mirë dhe normale duke shtuar se nuk ka ndërmend dhe nuk dëshiron të përfshihet në zgjedhjet presidenciale të shteteve të bashkuara të amerikës.

Por kryetarja e kongresit amerikan, demokratja Nensi Pelozi këmbëngul se Donald Trump nuk është sipër ligjit dhe se do të përgjigjet për sjelljen e tij.

Pas publikimit të transkriptimit të bisedës tekefonike ajo u shpreh se fakti që presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës, duke shkelur përgjegjësitë e tij kushtetuese, i kërkoi një qeverie të huaj që ta ndihmojë në fushatën e tij elektorale, në kurriz të sigurisë kombëtare amerikane, ka minuar dhe integritetin e zgjedhjeve.

Pelozi u shpreh për CNN se një gjë e tillë është e papranushme dhe se ai do të japë llogari para drejtësisë pasi askush nuk është mbi ligjin. Pelozi konfirmoi pak ditë më parë se kanë nisur procedurat për “Impeachment” për Donald Tramp.

Ndërsa senatori republican Mit Romni u shpreh se telefonata ishte shumë shqetësuese.

Kreu i inteligjincës amerikane, Xhozef Meguajër, kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse presidenti amerikan do të përpiqej të bllokonte dëshminë e tij në kongres për cështjen e Ukrainës. Drejtuesit e shërbimit amerikan të inteligjencës, mes të cilëve dhe Meguajër, i kërkuan departamentit amerikan të drejtësisë që të nisë hetimet pasi informatori i CIA-s denoncoi telefonatën e Tramp me Zelenski, por kërkesa nuk u plotësua.

Ndërkohë 217 demokratë dhe një i pavarur, mazhoranca prej 218 të 435 anëtarëve të dhomës së përfaqësuesve, mbështesin tashmë “impeachment” kundër presidentit Donald Trump. Lajmi u konfirmua nga En Bi Si, duke theksuar se kjo nuk do të thotë se të gjithë do të votojnë për të vënë nën akuzë presidentin.

Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që nis procedura për vendosjen nën akuzë të presidentit. Në të kaluarën ka pasur vetëm dy procese “impeachment”, Endrju Xhonson, në vitin 1868, dhe Bill Klinton, në 1998-ën, të dy u shpallën të pafajshëm në senat.

Ndërsa në vitin 1974 Riçard Nikson dha dorëheqjen para se dhoma të votonte për akuzat. Pra asnjë president nuk është larguar deri tani nga Shtëpia e Bardhë me një process “impeachment”.

Amerikanët janë ndarë në dy palë, në ata që besojnë se telefonata ka të bëjë me një shkëmbin nderesh, dhe në ata që nuk e besojnë. Republikanët thonë jo, ndërsa demokratët këmbëngulin për “po”./ABC News Albania 24/7

kayli-skot-1280x725.jpg
nev ila19:06 | 15/09/2019

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Kajli Skot, ka theksuar se Uashingtoni dëshiron që Kosova të heq tarifat për mallrat nga Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina si kusht për rifillimin e dialogut mes Prishtinës e Beogradit.

Në një intervistë për të përditshmen ‘Kurir’ në fund të mandatit të tij, Skot megjithatë ka rikujtuar se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ambasadori i deritashëm amerikan në Serbi, Kajli Skot, ka shprehur bindjen se emërimi i të dërguarit të posaçëm për Ballkanin Perendimor nga ana e Sekretarit të Shtetit, Majk Pompeo, ka për të qenë një vendim i suksesshëm:

Matthew Palmer ‘e njeh shumë mirë rajonin, Serbinë, por edhe problemin e Kosovës, ndaj mendoj se është person ideal për të kontribuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”,– transmeton Klan Maqedonia deklaratën e diplomatit amerikan.

Pyetjes se si i komenton zërat se ‘thjesht është e pamundur që një fuqi botërore si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk ia doli të gjejë mënyrë për të detyruar pushtetin kosovar të heq tarifat për mallrat serbe, që është dhe pengesa kryesore për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë, ambasadori Skot i është përgjigjur duke rikujtuar qëndrimin amerikan se Kosova është një shtet sovran:

“Ata të cilët flasin kështu, thjesht nuk mund ta pranojnë se Kosova është një vend i pavarur dhe sovran. Ne nuk mund ta ‘detyrojmë’ as Kosovën, as Serbinë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë këtu si partner i cili mbështet procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të bëj çmos që t’ju mundësojë të dyja palëve arritjen e marrëveshjes. Kjo është me interes  për popullin në Serbi dhe në Kosovë, por edhe në interes të të gjithë rajonit, të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës“.

Diplomati amerikan me këtë rast rithekson  mesazhin e Shtëpisë së Bardhë se dëshiron heqjen e tarifave me qëllim të rifillimit të dialogut me Beogradin:

“Tani është me rëndësi që Prishtina të fitojë qeverinë e re, të hiqen tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina dhe që dialogu të vazhdojë”, ka thënë për portalin serb ‘Kurir’ ambasadori i deritashëm amerikan në Beograd.

palmer.jpg
nev ila13:11 | 31/08/2019

 

Sekretari Amerikan i Shtetit ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer Përfaqësues të tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Departamenti i Shtetit tha se Palmer do të udhëheqë përpjekjet e Shtëpisë së bardhë për të forcuar angazhimin diplomatik amerikan në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon; si  dhe për t’u përqëndruar në integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.

Në reagimin e tij të parë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar se emërimi i zotit Palmer i dërguar i posaçëm për Ballkain Perendimor nuk është befasi dhe kjo dëshmon se Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dëshirojnë në Ballkan të vendoset paqja dhe qëndrueshmeria rajonale.

Duke folur për programin e mëngjesit të Televizionit shtetëror serb, Daçiç la të kuptohet se zyrtari i lartë amerikan është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan e sidomos në Serbi ku ka shërbyer si diplomat në vitet nëntëdhjetë.

“Është i martuar me një beogradase po nuk e di sesa është epërsi, sa është mangësi, në këtë rast, për shkak se do të jetë i detyruar të dëshmojë se nuk është subjektiv”– deklaroi të shtunën kryediplomati serb, duke nënvizuar se parakusht për zhbllokimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një zgjidhjeje të shpejtë e të qëndrueshme, është heqja e tarifave doganore për mallrat serbe.

Megjithëse pranoi se administrata amerikane nuk vë në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës, prapëseprapë në caktimin e Matthew Palmer-it Përfaqësues të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Daçiq sheh një ndryshim në politikën amerikane.

‘Ky është konfirmim i gjithë asaj që kam folur edhe më herët. A kam thënë se administrata amerikane ka ndryshuar qëndrimin e vet; A kam folur se administrata amerikane nuk e ka ndryshuar qëndrimin për pavarësinë e Kosovës, por ka ndryshuar qëndrimin për atë se kjo çështje nuk është zgjidhur dhe duhet të zgjidhet. Përse do të emëronin Përfaqësues të Posasçëm nëse kjo punë është zgjidhur?’- pyeti ministri serb, duke bërë të ditur se me Matthew Palmerin do të ketë të martën në Bled takimin e parë.

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se si Përfaqësues i Posaçëm, Matthew Palmer më një shtator do të shkojë në Slloveni për të marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit.

Ai gjithashtu do të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në takimin e Drejtorëve të Quint-it për Ballkanin në Bruksel dhe do të marrë pjesë në takimet që do të mbahen në Vjenë dhe në Podgoricë, përkatësisht më 4 dhe 10 shtator./ABC News Albania 24/7

66712637_2369297300006564_2453215174069321728_n.jpg
ad min21:45 | 16/07/2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka bërë publike detaje nga takimi me zyrtarin e lartë amerikan Philip Reeker, i cili shërben si Ndihmës Sekretar i Shtetit. Cakaj shkruan në një postim në Facebook se SHBA mbështet hapjen e negociatave në Tetor.

Gent Cakaj: Kënaqësi e veçantë takimi me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit në detyrë për Çështjet Evropiane dhe të Azisë, z. Philip Reeker ?????! !

Në këtë takim edhe një herë u nënvizua marrëdhënia e shkëlqyer dhe partneriteti i patjetërsueshëm strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Në takim u nënvizua rëndësia e konsolidimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe nevoja absolute e mbylljes së çështjeve dypalëshe në të gjithë hapësirën e Ballkanit Perëndimor. Angazhimi i ShBA-ve do të jetë maksimal në shërbim të realizimittë këtij objektivi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se reforma në drejtësi s’mund të jetë subjekt i asnjë kompromisi dhe ajo përbën një model për rajonin dhe përtej. Bazuar mbi modelin e pakrahasueshëm të reformës në drejtësi dhe rëndësinë gjeostrategjiketë thellimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe BE-së, ShBA-të mbështesin në mënyrë absolute hapjen e negociatave për anëtarësim në tetor.

Po ashtu, Shqipëria është një partner strategjik i SHBA-ve dhe aleat aktiv në kuadër të NATO-s me kontribut të spikatur në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. ShBA-të vlerësojnë pozitivisht rritjen progresive të buxhetit të mbrojtjes së Shqipërisë për ta jetësuar planin për realizimin e 2% të buxhetit në shërbim të mbrojtjes deri në 2024.

Shqipëria është e përkushtuar ta thellojë bashkëpunimin e kultivojë partneritetin me ShBA-të në të gjitha fushat përkatëse! Orientimi euroatlantik është themeli vleror i politikës së jashtme të Shqipërisë në përgjithësi! ShBA-të janë referenca e pazëvendësueshme dhe e patjetërsueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë ?????!

1A772FF2-F47F-42D6-9CBD-11B7B7E17F33_cx0_cy1_cw0_w1023_r1_s.png
ad min20:00 | 13/07/2019

Një analist me përvojë i Ballkanit thotë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund të mos ta ketë elementin territorit. James Hooper, ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, në një intervistë për Zërin e Amerikës kritikoi kancelaren gjermane Angela Merkel dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi siç tha ai bllokuan një marrëveshje të mundshme pa pasur një alternativë. Në bisedën me kolegen Keida Kostreci, zoti Hooper tha se situata e krijuar kërcënon stabilitetin dhe se Shtetet e Bashkuara e kanë vullnetin të angazhohen por duan të shohin perspektivën për një zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Zoti Hooper, procesi i negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur për një kohë të gjatë dhe një nismë e Gjermanisë dhe Francës për të ripërtërirë procesin dështoi. Çfarë ndodh më tej? Cila mendoni se është rrugëdalja?

 James Hooper: Tani duhet të presim të shohim a do të ketë një zgjidhje, sepse ka tre alternativa mes Kosovës dhe Serbisë. Nëse duan një marrëveshje, e vetmja mundësi është ajo e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Nuk besoj se ka asnjë shans për një marrëveshje graduale ose të pjesshme. Marrëveshja e zonjës (Catherine) Ashton kur ishte shefe e politikës së jashtme të BE-së, ishte e pjesshme dhe graduale dhe asnjëra nga palët nuk e zbatoi atë plotësisht. Shoqata e komunave serbe parashikohej nga marrëveshja dhe nuk u zbatua, nuk u pranua, u bë shumë e debatueshme në Kosovë, ku u pa si një mënyrë për Beogradin të ndërhynte në politikën e Kosovës. Unë e lexoj moszbatimin e marrëveshjes si fundin e perspektivës për ndonjë marrëveshje të pjesshme. Kjo është një nga realitetet e vështira që unë kam kuptuar nga negociatat e viteve të fundit, veçanërisht vitin e fundit dhe muajt e fundit. Presidentët Thaçi dhe Vuçiç po negocionin një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe arsyeja që ajo dështoi ishte në fakt jo se serbët dhe shqiptarët nuk mund të binin dakord, në fakt ishin shumë pranë marrëveshjes. Sigurisht duheshin sqaruar disa detaje por në përgjithësi, për konceptin e përgjithshëm kishin rënë dakord. Problemi ishte se populli i Kosovës nuk donte të pranonte një shkëmbim territori si pjesë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse. Po ashtu as Gjermania, zonja Merkel nuk donte ta pranonte dhe kështu e bllokoi. Unë i kuptoj shumë mirë ndjeshmëritë që mund të kenë gjermanët për paprekshmërinë e kufijve dhe territorit, që vijnë nga Lufta e Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë, por kjo nuk funkisonon në Ballkan, atje është ndryshe. …

Zëri i Amerikës: Çfarë nuk funksionon?

James Hooper: Nuk kishte kufi mes Kosovës dhe Serbisë. Ishte një kufi i brendshëm që është zhvendosur dhe ndryshuar brenda Jugosllavisë, nuk ishte një kufi i jashtëm mes dy vendesh, kështuqë kufiri i jashtëm duhej të caktohej dhe për të duhet të arrihej marrëveshje. Sipas mendimit tim, suksesi që pati zoti Haradinaj për ta bllokuar këtë në Kosovë, përmes tarifave dhe suksesi që pati kancelarja Merkel – dhe mendoj që kundërshtimi i saj ishte më vendimtar sesa ai i zotit Haradinaj – për ta bllokuar, do të thotë se Evropa, Bashkimi Evropian, ose më saktë Gjermania nuk është e gatshme të pranojë këmbime territori, si çmim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë. Pra realiteti i parë i vështirë është se nuk ka më vend për marrëveshje të pjesshme, graduale. Së dyti, nëse marrëveshja duhet të jetë gjithëpërfshirëse, meqenëse nuk mund të ketë një të tillë të pjesshme. Për ta arritur atë – dhe kjo nuk është pranuar, megjithëse është pranuar nga Presidentët Thaçi dhe Vuçiç – duhet të ketë një këmbim territori. Ky është realiteti. Unë e kuptoj kur shqiptarët e Kosovës, paraqesin kërkesat e tyre maksimale dhe thonë se nuk duan ta pranojnë, por kjo do të thotë se nuk do të ketë marrëveshje dhe mendoj që ajo që bëri zonja Merkel që mendoj se ishte bërë me një koordinim, të paktën de facto, sepse duket se ka ngjashmëri mes veprimeve të tyre, mes bllokimit nga brenda të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse nga ana e zotit Haradinaj në Kosovë, dhe bllokimit në Berlin në nivelin evropian nga kancelarja Merkel. Përshtypja ime është që ata nuk i kuptojnë këto realitete. Dhe nëse unë nëse nuk ka vend për një marrëveshje të pjesshme dhe nuk duan të paguajnë çmimin e shkëmbimit të territoreve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, realiteti i tretë është që rrjedhimisht do të ketë dhunë dhe flas këtu mes Kosovës dhe Serbisë. Ato do të fillojnë të rrëshqasin gradualisht dhe papritur do të shpërthejë dhuna.

Sepse Serbia është një shoqëri shumë nacionaliste dhe siç po shohim edhe Kosova është shoqëri nacionaliste, po të kesh parasysh mbështetjen që pati zoti Haradinaj. Kur ke nacionalistë të fortë nga të dyja anët, mundësia për dhunë rritet në mënyrë të konsiderueshme, sepse ka më pak aftësi që njerëzit të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Gjëja kryesore që unë kritikoj është se kancelarja Merkel dhe kryeministri Haradinaj, bllokuan një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa pasur një alternativë tjetër nga ana e tyre.

Zëri i Amerikës: Beogradi kushtëzon rifillimin e bisedimeve me heqjen e tarifave të Kosovës ndaj mallrave serbe. Prishtina ngul këmbë se nuk do ta bëjë këtë derisa Serbia nuk ndryshon qasjen ndaj shtetësisë së Kosovës. Si mund të zgjidhet ky ngërç?

James Hooper: Duket se kryeministri Haradinaj do që Serbia të japë që në fillim të negociatave atë për të cilën duhet rënë dakord në fund. Ai e di që nuk ka asnjë shans që Serbia ta pranojë këtë. Kjo nuk do të ishte negociatë, do të ishte thjesht paraqitje e kërkesës maksimale (nga ana e Kosovës). Është një përpjekje për bllokim negociatash dhe për të penguar marrëveshjen. Çështja shtrohet se si t’i çosh përpara negociatat dhe të arrish një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, që unë mendoj se do ta rriste konsiderueshëm sigurinë e Kosovës, në një botë që është bërë më e rrezikshme vitet e fundit.

Zëri i Amerikës: Në një intervistë për Zërin e Amerikës para disa kohësh ju thatë se çështja e tarifave i ka dëmtuar rëndë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit. Nga ana tjetër, Presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund të ketë negociata pa angazhimin e Shteteve të Bashkuara. Si mund të bashkëekzistojnë këto dy realitete?

James Hooper: Mendoj se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të luajnë një rol shumë aktiv për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dhe mendoj se e ka bërë këtë. Ndihmës Sekretari (në detyrë) Reeker ishte në takimin e nivelit të lartë të Bratislavës dhe ka qenë shumë i angazhuar në proces dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të ishin plotësisht të angazhuara për të lehtësuar negociatat dhe për t’i dhënë fund këtij problemi. Kur nuk ka shpresë më për një marrëveshje të gjerë, apo për përparim, nuk është se Shtetet e Bashkuara e harrojnë Kosovën, por kjo çështje bie në listën e përparësivë, bëhet më pak e rëndësishme dhe qeveria amerikane i kushton më pak rëndësi Kosovës. Dhe Kosova kishte më shumë për të humbur se Serbia nuk kishte marrëdhënie të afërt me Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje dy vendeve që të arrijnë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur. A mendoni se ekziston ende mundësia për një marrëveshje deri në fund të vitit?

James Hooper: Jo. Sipas gjykimit tim nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse deri në fund të vitit 2019. Koha më e hershme që kjo mund realizohet është viti 2020. Jam shumë i shqetësuar se vdekja e kësaj marrëveshjeje specifike për të cilën zoti Vuçiç dhe zoti Thaçi kishin rënë dakord, shkaktuar nga kancelarja Merkel dhe kryeministri Haradinaj, asgjësoi perspektivën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Vështirësia tanë është nëse është e mundur që të ringjallet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që të shfaqet një alternativë që ta pranojnë të dyja palët. Vështirësia tani është që të mbahet gjallë koncepti i një marrëveshjeje të gjerë që të përfshijë shkëmbim territori. Realiteti për Kosovën është që nëse nuk ka një element territorial, nuk do të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dhe nuk besoj që në Kosovë kanë arritur në pikën që ta pranojnë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Të dy presidentët, Hashim Thaci dhe Aleksandër Vucic janë në pushtet për një kohë të gjatë dhe nuk arritën të sigurojnë një marrëveshje. Kur nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë deri tani, pse do të mendohej që tani mund të jenë në gjendje?

James Hooper: Unë mendoj se zoti Vuçiç dhe zoti Thaçi kanë arritur shumë. Ata kanë kapërcyer barrierat e komunimit mes Kosovës dhe Serbisë në nivelin zytar. Ata kanë kanalet e veta të komunikimit. Ata kanë qenë në shumë takime bashkë dhe ky nuk është sekret. Kanë pasur rast, të flasin, të kuptojnë njëri-tjetrin të shohin se ç’perspektivë ka pala tjetër, të shohin se çfarë u duhet të bëjnë për të realizuar një marrëveshje. Mendoj se ata kanë arritur mjaft mirëkuptim dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Ata nuk u mjaftuan me kaq. E përdorën këtë mirëkuptim për të arritur një marrëveshje me ndërmjetësimin e zonjës Ashton, dhe për të parandaluar shkallëzime, si edhe në përpjekje për marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Arsyeja që nuk e arritën ishte se Gjermania bllokoi zotin Vuçiç dhe zoti Haradinaj bllokoi zotin Thaçi. Mendoj se ishte një arritje e madhe dhe u bllokua nga BE-ja. Dhe kjo është e jashtëzakonshme. Kur të shkruhet historia e kësaj periudhe, njerëzit do të shohin se çfarë zhvillimi i jashtëzakonshëm ishte ky, që Bashkimi Evropian bllokoi një marrëveshje të tillë./VOA

190630034107-trump-dmz-16-exlarge-169.jpg
ad min10:13 | 30/06/2019

Për herë të parë në histori, një president amerikan shkel në territorin e Koresë së Veriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump është takuar me Kim Jong Un në zonën jo ushtarake mes Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut.

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me liderin koreanoverior Kim Jong Un në zonën jo ushtarake që ndan dy koretë, i shoqëruar dhe nga homologu i tij koreano jugor Moon Jae-in. Kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se nuk ka asnjë nxitim për sa i përket çështjes së sanksioneve. Kjo është hera e parë në histori që një president amerikan shkel në territorin e Koresë së Veriut. Shtrëngimi i duarve mes të dyve ndodhi në Korenë e Veriut.

“Marrëdhënia mes dy vendeve tona është e jashtëzakonshme deklaroi Kim Jong Un duke folur me Trump. “Ishte një veprim i guximshëm dhe I vendosur shtoi ai duke lavdëruar homologun amerikan për faktin se ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që shkel në Korenë e Veriut”.

Pasi kaloi i vetëm kufirin mes dy koreve Trump pohoi se ndihej shumë mirë dhe se ishte një kënaqësi të takohej me liderin koreano-verior. Ndërsa Kim Jong Un theksoi se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të takoheshin në atë vend

Duke deklaruar se iniciativa ishte në drejtimin e duhur, presidenti amerikan vizitoi dhe kullën e vëzhgimit në pjesën jugore, e cila inspektohet tradicionalisht nga liderët amerikanë.

Në zonën kufitare mes Koresë së Jugut dhe asaj  të veriut, dikur kishte konflikt dhe vdekje, ishte një vend shumë i rrezikshëm u shpreh Trump. Ndërsa tani çdo gjë ka ndryshuar, ka paqe, theksoi kreu i Shtëpisë së Bardhë para se të kalonte kufirin së bashku me Kim Jong Un.

Takimi përfaqëson një tjetër moment historik në marrëdhënien mes dy vendeve, si dhe përballjen e parë dhe pse të shkurtër mes dy liderëve pas dështimit të samitit të Vietnamit në shkurt.

Presidenti i Koresë së Jugut lavdëroi të dy liderët për faktin se u treguan të guximshëm duke pranuar të takoheshin: “Shpresoj që Presidenti Trump të hyjë në histori si presidenti që arriti paqen në gadishullin Korean”, përfundoi ai. /ABC News Albania 24/7

eliot-engel.jpg
nev ila16:50 | 27/06/2019

Kreu i Komisionit te Jashtëm ne Kongres Amerikan Eliot Engel, është shprehur i shqetësuar rreth krizës politike të krijuar në vendin tonë.

Në anë të një reagimi, ai thotë se udhëheqësit politik shqiptarë kanë arritur një “bllokimin politik”, ndërsa u bën thirrje palëve që të ndalojnë përdorimin e dhunës. Më tej ai shton se mosmarrëveshjet mund të zgjidhen vetëm me dialog.

Shqipëria ka bërë hapa të mëdha që prej viteve të saj nën diktaturën e Hoxhës dhe populli shqiptar ka investuar shumë për të parë rrënjët e demokracisë së tyre. Marrëdhënia e fortë dhe e ngrohtë e SHBA-Shqipëri ka ndihmuar në nxitjen e këtyre zhvillimeve. Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar nga ajo që dëshmoj në ditët dhe javët e fundit, pasi udhëheqësit politikë shqiptarë duket se kanë arritur një bllokim politik.

Në një përpjekje për të zvogëluar tensionet dhe për t’u larguar nga konfrontimet, u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë kufizimet më të mëdha dhe të ndalojnë të gjitha dhuna. Ky mosmarrëveshje mund të zgjidhet vetëm me dialog dhe sipas sundimit të ligjit.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe meriton një të ardhme evropiane, por krizat e përsëritura rreth zgjedhjeve minojnë atë rrugë përpara. Unë i bëj thirrje popullit shqiptar të rifitojë veten për një angazhim politik paqësor dhe për një proces zgjedhor të denjë për një anëtar të familjes demokratike të Atlantikut të Veriut të kombeve demokratike “, shkruan ai./abcnews.al

558-1280x780.jpg
ad min13:10 | 14/06/2019

Kanadezët e Torontos shpallen kampion të basketbollit amerikan për sezonin 2018 – 2019. Toronto mposht në finalen e gjashtë të play-off skuadrën e Golden State me rezultatin 114-110.
Toronto shkruan historinë e basketbollit amerikan. Skuadra kanadeze u shpall kampione e NBA për sezonin 2018 – 2019 pas fitores 4-2 ndaj Golden State. Toronto fitoi me rezultatin 114 110 në finalen e gjashtë play-of duke mbyllur pozitivisht sezonin e mrekullueshëm. Ky ishte titulli i parë në historinë e skuadrës kanadeze. Basketbollisti Leonard u zgjodh si me i miri i finaleve të play-of ku mesatarja e realizimit ishte 28.5 pikesh për ndeshje. Mijëra njerëz marshuan në rrugët e Torontos për të festuar titullin historik. Toronto i fitoi të tria takimet në fushën rivale.

Në pjesën e parë Toronto arriti të krijojë vetëm një pikë diferencë. Edhe në pjesën e dytë, diferenca mes skuadrave ishte e vogël dhe të dyja ekipet arritën të përmbysnin disa herë disavantazhin por në fund rezultati i buzëqeshi kanadezeve të cilët fituan me 4 pikë diferencë. Kevin Durant ishte mungesa e madhe për Golden State pasi u dëmtua tre dite me parë në fushën e Torontos. Toronto ia doli të ulë nga froni skuadrën e Golden State që mbante kurorën e kampionit për dy vite me radhë./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono