amendamentet

INTERVISTE-BYLYKBASHI-E-PLOTE.mpg_snapshot_04.12-1280x720.jpg
ent ela17:42 | 18/12/2018

Partia Socialiste sipas Partisë Demokratike ka paraqitur një draft të njëanshëm amendamentesh për Kodin Zgjedhor. Me këtë veprim socialistet thotë bashkëkryetari i komisionit paralamentar ad-hoc për reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi po minojnë reformën zgjedhore.

“Parlamenti mund të votoje vetëm amendamente që miratohen nga Komisioni i Reformës Zgjedhore. Veprimi i sotëm i Partisë Socialiste ka si qëllim vetëm prishjen e urave të konsensusit për rregulla loje që pamundësojnë ripërtëritjen e shkeljeve dhe manipulimeve të zgjedhjeve që konstatoi  raporti i OSBE-ODIHR në vitin 2017”  thotë Bylykbashi përmes një deklarate për shtyp.

Qeveria sipas Bylykbashkit nuk ka bërë asnjë përpjekje për të zgjidhur problemin e 1.4 milionë letërnjoftimeve që skadojnë deri ditën e zgjedhjeve, as për të vënë në jetë projektin pilot të votimit elektronik, si mjet kundër mashtrimeve zgjedhore apo presionit mbi administratën.

“Nga njëra anë edhe vetë përfaqësuesit e qeverisë kanë pranuar se këto probleme thelbësore nuk zgjidhen me Kodin Zgjedhor, por janë detyrë e qeverisë dhe çështje e vullnetit politik. Minat që PS po i vë sot reformës zgjedhore, synojnë të fshehin mosveprimin e qëllimshëm të saj për këto probleme“– thotë bashkëkryetari demokrat i komisionit paralamentar ad-hoc për reformën zgjedhore. /abcnews.al

 

AMENDAMENTET-MAQEDONI-1280x720.jpg
ent ela16:07 | 02/11/2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka njoftuar se qeveria ka përfunduar përgatitjen e amendamenteve për ndryshimet kushtetuese që kërkohen nga marrëveshja për emrin me Greqinë. Në preambul përfshihet edhe marrëveshja e Ohrit.

Katër amendamentet kushtetuese janë të thjeshta, nuk kanë asgjë kontestuese dhe janë konform standardeve ndërkombëtare dhe meritojnë përkrahje nga të gjithë deputetë në emër të integrimit në NATO dhe BE – ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme të shtypit ku bëri të njohur se Qeveria ka miratuat tekstin e project-amendamenteve konform Marrëveshjes së Prespës dhe konkluzioneve nga Kuvendi.

“Përmes një procesi inkluziv arritëm t`i përcaktojmë amendamentet e kushtetutës që dalin nga Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe kanë të bëjnë me procesin e gjithmbarshëm të implementimit dhe konfirmimit të saj në institucionet tona dhe ku presim që parlamenti grek këtë ta bëjë sa më shpejtë përmes ratifikimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë”.

Amendmaneti i dytë ka të bëjë me Preambulën e Kushtetutës ku vendimet e ASNOM-it zëvendësohen me Manifestin e Mbledhjes së parë dhe shtohet edhe Marrëveshja e Ohrit. Në pjesën e preambulës vendimet e ASNOM-it zëvendësohen me Manifestin e mbledhjes së parë të ASNOM-it dhe shtohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit që të jetë element konstituiv i shtetit. Kjo është pjesë konstituive, pjesë e Kushtetutës, e inkorporuar, vetëm këtu shtohet formulimi Marrëveshja e Ohrit dhe kjo është korrekte ndaj të gjitha bashkësive më të vogla etnike në Maqedoni. Lidhur me kërkesat e partive opozitare shqiptare, Kryeministri Zaev ka theksuar se ka pasur takime me krerët e ASH-së dhe Besës, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin, dhe se është e drejtë e tyre legjitime të hapin këtë çështje. Kryeministri Zaev shprehet i bindur se nuk do të ketë kushtëzime nga ana e tyre.

Padyshim se këta deputetë përfaqësojë subjekte politike dhe personalisht si karaktere pa asnjë dyshim janë të vendosur për integrimin tonë në NATO dhe BE, këtë e thanë edhe në diskutimet e Komisionit Kushtetues se nuk ka kushtëzime me votimin e tyre për NATO dhe BE respektivisht për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë.

Në project amendamentet janë inkorporuar edhe propozimet e grupit të ri të pavarur të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, nga ku shpresojnë se për to do të votojnë edhe deputetët tjerë.

“Në debatin publik do të kyçemi dhe do të japim një kontribut serioz dhe shpresoj por bëj edhe thirrje që të kycemi të gjithë në këtë process, pasi është e domosdoshme në këtë fazë të amendamenteve kushtetuese dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë, me debate dhe kreativitet mund të japim më shumë në këtë drejtim”.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës së shtypit ka njoftuar se gjatë këtij procesi konsultimet kanë qenë on-line me Greqinë, siç tha, gjithçka në frymën e Marrëveshjes. Rrjedhimisht, me dorëzimin e project amendamenteve në Kuvend, filloi afati 30 ditësh deri në mbajtjen e seancës plenare. Projekt amendamentet e Kushtetutës tashmë kanë arritur në Kuvend, kurse Kryeparlamentari Talat Xhaferi, seancën plenare ku do të shqyrtohen projekt-amendamentet e ka caktuar për më 1 Dhjetor derisa Komisioni për Çështje Kushtetuese do të fillojë me punë më 7 Nëntor. /abcnews.al

 

 

vlcsnap-error617-1-1280x720.jpg
ent ela14:59 | 16/02/2018

Në mbledhjen e radhës të këshillit të legjislacionit dhe komisionit parlamentar të ligjeve është prezantuar raporti i hartuar nga ekspertët ligjorë të mazhorancës dhe opozitës mbi amendamentet e 35 deputetëve opozitarë.

Në raportimin e tyre ekspertët janë në domosdoshmërinë apo jot ë ndryshimit të procedurës së përzgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm.

Qetësia dhe dëgjesa ka karakterizuar këshillin e legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve ndryshe nga mbledhjet e mëparshme me përplasje debatesh.

Janë mbledhur për të dëgjuar raportin e hartuar nga ekspertët e  partive politike dhe përgjigjet shteruese të pyetjeve që i kanë drejtuar një javë më parë për ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet në ligjin për organizimin e Prokurorisë.

Dy ekspertët nuk ishin në një zë për dobinë që do të sjellë amendamenti i propozuar nga opozita për zgjedhjen e kryeprokurorit.

Sipas ekspertit të mazhorancës afatet e përcaktuara në nenin 109 sipas propozimit të ndryshimit të ligjit janë praktikisht të parealizueshme.

Nisma për ndryshimin e kushtetutës lidhur me zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm i ka dhënë një rol jo natyral Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të kushtetutës. Një kompetencë e ngjashme për Gjykatën Kushtetuese nuk është identifikuar në asnjë nga vendet e Bashkimit Evropian u shpreh eksperti.

Të kundërtën raporton eksperti i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në fund u ra dakord që të ritakohen pas një jave pasi të kenë lexuar raportin prej 50 faqesh që iu është dorëzuar mëngjesin e të premtes./abcnews.al

 

 

rama-16-933x445.jpg
us er13:13 | 30/11/2017

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot nga foltorja e Kuvendit kreud demokrat lidhur me amendamentet që Basha do të dorëzonte në Kuvend për Buxhetin.

Për Kryeminsitrin, Amendamentet e Partisë Demokratike tregojnë se ajo parti s’ka asnjë vizion alternativ, asnjë program për të ardhmen e vendit, asnjë ide tjetër përveç atyre të programit elektoral të vitit 2005

“Amendamentet e PD tregojnë se kjo parti s’ka asnjë vizion alternativ, asnjë program për të ardhmen e vendi, asnjë ide tjetër përveç atyre të programit elektoral të vitit 2005, që rezultuan dëshira elektorale 8 vite rresht në qeverisjen e dështuar të kësaj force politike. Është e hatashme të shikosh sesi një grup parlamentar që i bije të jetë i katërtit në radhë pas 2005 vjen dhe i propozon Kuvendit masa të parashikuara në programin e 2005, zgjidhje të ofruara në atë program të 12 viteve më parë, të cilat gjatë zbatimit rezultuan, zgjidhje pa zgjidhje. Kjo është e vërteta”- u shpreh Rama.

Një ditë më parë kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për gazetarë tha se do të dorëzonte në Kuvend 16 amendamente që ulin barrën fiskale për shqiptarët dhe se nuk do të lejonte miratimin e Buxhetit 2018./abcnews.al

 

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono