ambasadori i BE

soreca.jpg
ent ela14:40 | 07/06/2019

Në një intervistë për Euronews, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, tha se reforma në Drejtësi po e bën Shqipërinë të njohur në mbarë botën. Ambasadori theksoi se ka ardhur koha që politikanët shqiptarë t’u japin prioritet dëshirave të qytetarëve të tyre.

“Këtë vit, për herë të dytë, Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë.”

Me këto fjalë të përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për çështje të jashtme, Federika Mogerini, në 29 maj komisioni europian hapi sërish derën për një anëtarësim të mundshëm të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Komisioni vlerësoi se gjatë mandatit të Edi Ramës si kryeministër, vendi kishte përmbushur reformat për të cilat ishte rënë dakord. Por protestat e fundit të qytetarëve kundër qeverisë,  të cilën e akuzojnë për korrupsion dhe mashtrim electoral, ka shqetësuar së tepërmi Brukselin.

Në një intervistë për Euroneës, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luixhi Soreka, ka komentuar situatën në Shqipëri dhe opsionet për t’u bërë një vend anëtar.

“Shqipëria ka bërë një progres domethënës që nga qershori 2018,” thekson Soreka. “Fillimisht për sa i përket reformës në drejtësi, dhe tashnë procedurat hetimore kanë çuar në më shumë se 140 vendime, por ka institucione që ende duhen krijuar, dhe pse janë vendosur gjykatës të rinj. Sipas Sorecas kjo reformë e paprecdentë po e bën Shqipërinë e njohur jo vetëm në Europë por dhe në botë.

Gjithësesi Soreca është i vetëdijshëm se reforma në drejtësi nuk është ai që opinioni ndërkombëtar sheh kur kthen sytë nga Shqipëria. Protestat e fundit të qytetarëve dhe akuzat e opozitës, janë aktualisht imazhi i vendit.

Ambasadori i BE-së në Tiranë shprehet se akuzat e opozitës po analizohen. Por gjithësesi ato duhen shoqëruar me vendime të marra konform rendit dhe ligjit, dhe në momentin që hetimet përkthehen në vendime, në akuza dhe më pas në dënime, sigurisht që Bashkimi Europian do e ketë parasysh një gjë të tillë.

Soreca u bëri apel politikanëve shqiptarë që të tejkalojnë ngërçin dhe të vendosin në radhë të parë interesat e qytetarëve.

Sipas tij 93% e shqiptarëve e mbështesin procesin e anëtarësimit, por kjo jo domsodoshmërisht përkthehet në veprime konkrete nga palët politike në vend. Soreka thekson se 93% është një përqindje shumë e lartë, madje më e lartë se san ë të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, dhe pa asnjë dyshim përqindja më e lartë në të gjithë rajonin.

Për ambasadolrin tashmë është përgjegjësia e sistemit politik në Shqipëri por dhe e Bashkimit Europian, sepse tashmë është rradha e BE-së që t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve shqiptarë.

Në qershor këshilli për çështjet e përgjithshme do të marrë një vendim për Shqipërinë. Soreca beson se duhet optimizëm duke pasur parasysh punën e bërë, dhe duhet respektuar ajo që Shqipëria ka arritur, por gjithashtu duhet dhe pragmatizëm; dhe për këtë arsye ai përsërit apelin ndaj forcave politike në vend: të tejkalojnë ndarjet dhe të marrin në konsideratë prioritetin e përgjithshëm të qytetarëve në Shqipëri. /ABC news Albania 24/7

MBULIM-PARTITE-E-VOGLA-ME-SORECEN-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela15:38 | 24/04/2019

Ditën e enjte në orën 16:00 partitë e vogla opozitare do të zhvillojnë një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian Luigi Soreca, në zyrat e delegacionit.

Ky takim vjen fill pas atij të zhvilluar nga ky grupim, me kreun e misionit të OSBE-së në Tiranë Bernd Borchard dhe ka të njëjtin qëllim.

Takimi i kërkuar nga vetë partitë e vogla opozitare, me inicues Partinë Republikane të Fatmir Mediut, synon vendosjen e diskutimit dhe informimin për situatën ku vendi ndodhet, jo vetëm pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, por edhe pas skandimit të afatit zyrtar për regjistrim në zgjedhje të partive politike./abcnews.al

auto_Kryeministria-e-shqiperise-edi-rama-261504031425-850x445.jpg
ent ela19:08 | 18/02/2019

Vendimi i gjithë opozitës parlamentare për djegien e mandateve ka sjellë lëvizjen e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri.

Kështu Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe zëvendësambasadorja e SHBA Leyla Moses-Ones kanë qenë sot pasdite në zyrën e kryeministrit Rama.

Nuk ka një njoftim zyrtar për përmbajtjen e takimit, por lëvizja e ambasadorëve nuk është e panjohur në kushtet e një tensioni politik mes mazhorancës e opozitës në vend. /abcnews.al

RUCI-ME-AMBASADORIN-SORECA-1280x720.jpg
ent ela15:47 | 12/10/2018

Tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. Kështu është shprehur ambasadori i ri i misionit të Bashkimit Evropian  në Tiranë, Luigi Soreca gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Për të arritur objektivin që Shqipëria të jetë në Bashkimin Evropian, duhen rezultate konkrete- tha ambasadori Soreca i cili vecoi luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vetting-u po funksionon, por është shumë e rëndësishme të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet. –nënvizoi ambasadori i BE. Përsa i përket reformës zgjedhore, duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit- është shprehur ambasadori i misionit të Bashkimit Evropian  në Tiranë, Luigi Soreca. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono