ambasadorë

palestina-1.jpg
gra moz15:59 | 16/05/2018

Palestina ka tërhequr ambasadorët e saj në Rumani, Republikën Çeke, Austri dhe Hungari. Ky vendim është marrë pasi këto katër shtete të Bashkimit Europian morën pjesë në ceremoninë e inagurimit të Selisë së re diplomatike të SHBA-ve në Jeruzalem. NJoftimi ka ardhur nga ministria e jashtëme palestineze. Autoritetet shpjegojnë se prezenca e tyre në ceremoni është “një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar dhe e disa rezolutave të OKB-së”./abcnews.al

haley.jpg
gra moz12:34 | 07/04/2018

Kombet e bashkuara janë kundër Izraelit dhe për këtë arsye i nënvlerësoj. Kështu u shpreh ambasadorja amerikane në OKB, Niki Haley, gjatë një fjalimi në një universitet në Karolinën e Veriut.

Ambasadorja amerikane në OKB, Niki Haley, ka të njëjtin mendim nënvlerësues për organizatën ndërkombëtare të shprehur dhe nga këshilltari i ri për Sigurinë Kombëtare amerikane, Xhon Bolton.

Ajo u shpreh se e njeh mirë Bolton dhe kritikat e tij për Kombet e Bashkuara, si dhe është dakord me të. Më tej, Haley shtoi se do të ketë një marrëdhënie shumë të mirë pune me të. Këtë deklaratë ajo e dha gjatë një fjalimi në Universitetin Djuk në Karolinën e Veriut.

Që nga momenti që është emëruar përfaqësuese e përhershme në Pallatin e qelqtë, Haley ka shtyrë Shtetet e Bashkura të Amerikës që të reduktojë financimin në OKB dhe ka kritikuar organizatën për atë që ajo e cilëson si një paragjykim anti-Izrael./abcnews.al

xhafaj.jpg
gra moz16:47 | 13/03/2018

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim për më shumë se 2 orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë. Pas takimit, ministri Xhafaj publikoi në Twitter se çfarë ishte diskutuar me dyert të mbyllura.

“Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, antikanabisin, menaxhimin e kufirit, reformën e policimit në komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët”, shkruan ministri i Brendshëm.

Në fund, Xhafaj theksoi se policia është në rrugën e duhur dhe të vendosur për të ecur përpara./abcnews.al

r_1514358194-2875522.jpg
us er10:03 | 27/12/2017

Përfaqësuesit e partive opozitare dhe të shoqërisë civile kërkojnë nga kryeministri Haradinaj që gjatë emërimit të ambasadorëve serbë t’i zgjedhin kandidatët që e përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës e jo ata që instrumentalizohen nga Serbia për ta dëmtuar vendin në arenën ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para pak ditësh ka paralajmëruar se shumë shpejt do të ketë edhe ambasadorë serbë, të cilët do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës në shtete të ndryshme të botës.

Por, përfaqësues të partive opozitare thonë se gjithçka do të ishte në rregull sikur këta ambasadorë t’i përfaqësonin denjësisht interesat e Republikës së Kosovës e jo ta dëmtojnë shtetin në aspektin diplomatik, duke u instrumentalizuar nga Serbia.

Pjesë e koalicionit qeverisës është edhe Lista Serbe, e cila, sipas opozitës në vend, është sabotuese e shtetësisë së Kosovës dhe është shprehur kundër formimit të ushtrisë së vendit, duke qenë kështu në një linjë me Qeverinë e Serbisë.

Megjithatë, ndryshe mendojnë zyrtarët qeveritarë në vend. “Përfaqësuesit e partive të komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës dhe në Kuvend janë legalë dhe legjitimë. Kosova është shtet i qytetarëve dhe në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve mund të emërohen kurdoherë qytetarët kosovarë në shërbimin diplomatik të vendit.

Nuk ka afate, mirëpo kjo do të ndodhë në një të ardhme të afërt”, ka thënë për “Zërin” Halil Matoshi, këshilltar për medie i kryeministrit Ramush Haradinaj.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono