ambasada

ambasada-amerikane.jpeg
G. P.18:13 | 05/10/2018

Përmes një shënimi në faqen zyrtare në “Facebook” Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përgëzoi Policinë Shqiptare dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për përfundimin me sukses të pjesës së dytë të operacionit “One by Land”.

Ky operacion u ndërmor në bashkëpunim me agjentët specialë të Shërbimit të Sigurimit Diplomatik të Departamentit të Shtetit pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ky operacion bëri të mundur shkatërrimin e shtatë grupeve të strukturuara kriminale, të cilët mundësonin kalimin e paligjshëm të kufinjve duke lëshuar dokumenta të flasifikuar.

Grupet operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Si pjesë e operacionit, policia arrestoi dy oficerë shqiptarë policie me detyrë kontrollorë kufiri, të cilët bashkëpunonin me grupet.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar emigrimin e paligjshëm dhe për të arrestuar personat përgjegjës”, theksohej në shënimin e ambasadës./abcnews.al

ambasadorja.png
G. P.16:13 | 05/10/2018

Largimi nga detyra e ish-ambasadorit Donald Lu nuk e ka ulur vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj hetimit të dy prej dosjeve më të përfolura, atë të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe tjetra që i përket Emiliano Shullazit.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me ata shërbëtorë publikë të ndershëm dhe të guximshëm që po ndërtojnë një të ardhme më të ndritur dhe jetike për gjyqësorin e Shqipërisë. Na shihni ta bëjmë këtë për çështjen “Shullazi”, na shihini ta bëjmë këtë për hetimin “Tahiri”, tha zv/ambasadorja.

Në ceremoninë e diplomimit të magjistratëve të rinj, zv/ambasadorja amerikane Leyla Moses i kujtoi politikanëve se nuk duhet të vonojnë me reformën në drejtësi.

“SHBA do të vazhdojnë gjithashtu të nxisin drejtuesit politik të Shqipërisë që të bëjnë pjesën e tyre për të krijuar një sistem gjyqësor më të të mirë për të gjithë, të kërkojë që deputetët e Kuvendit të punojnë sëbashku. Ata duhet të punojnë së bashku për të ndryshuar ligjin e qeverisjes në mënyrë që Shkolla e Magjistraturës të mbushë këto karrige me të diplomuarit e ardhshëm. Sistemi i drejtësisë së nesërme varet nga veprimi i Kuvendit sot”, u shpeh Moses.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulin për ngritjen e SPAK dhe BKH . Dy institucione që sipas zv/ambasadores amerikane përfaqësojnë epokën e re të daljes nga e shkuara e njëllosjes së korrupsionit dhe përfaqësojnë llogaridhënien  e re për popullin shqiptar./abcnews.al

MBULIM-RUSIA-PER-KUFIJTE-E-KOSOVES-ABC-M-4-T-2-HD.mpg_snapshot_00.01-1280x699.jpg
G. P.15:34 | 12/09/2018

Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka përsëritur qëndrimin e Moskës zyrtare për debatin mbi kufijtë mes Serbisë e Kosovës.Në një postim në FB, ambasada shprehet:

“Përsa i përket qëndrimit zyrtar të Rusisë, që në dhjetor të vitit 2017, Presidenti Putin deklaroi qartë se Rusia është e gatshme të mbështesë “çfarëdolloj vendimi reciprokisht të pranueshëm që do të arrihet nga Beogradi dhe Prishtina”. Tërheqim vëmendjen tuaj te fakti se Presidenti rus nuk përmendi asnjë rishikim kufijsh.”, shkruhet në postimin e ambasadës, e cila thekson se nëse kjo interpretohet se Moska dëshiron të përdorë “precedentin ballkanik” për rishikimin e kufijve të republikave ish-sovjetike, atëherë edhe deklaratat e këshilltarit të presidentit amerikan për Zërin e Amerikës, se Uashingtoni nuk përjashton korrigjimet territoriale mes Serbisë e Kosovës nëse palët bien dakord, mund të interpretohet, se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe duan t’i heqin Kosovës “Trepçën” dhe Ujmanin”, -shkruan Ambasada Ruse në Tiranë në FB./abcnes.al

rusia.jpg
ent ela22:33 | 11/09/2018

Autoritetet amerikane dyshojnë se pas sulmeve me valë sonike që sëmurën stafin diplomatik të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Kubë dhe Kinë qëndron Rusia. Ndonëse ende nuk ka prova solide për të akuzuar Moskën, rezultatet e hetimit pritet të kthehen në një shkop ndër rrota për presidentin Trump që po përpiqet të afrohet me Kremlinin.

Rusia është e dyshuara kryesore e agjencive amerikane të inteligjencës që po hetojnë sulmin misterioz që sëmuri personelin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kubë dhe Kinë. Lajmin e ka bërë të ditur të martën rrjeti informativ NBC News, sipas të cilit provat e siguruara nga kontrolli i telekomunikacionit të çojnë në drejtim të Moskës. Sipas burimeve të cituara nga NBC, të cilat kanë ruajtur anonimatin, çështja aktualisht po hetohet nga FBI, CIA dhe disa agjenci të tjera federale. Sidoqoftë, provat nuk janë vendimtare dhe nuk mjaftojnë që Shtetet e Bashkuara të fajësojnë zyrtarisht Rusinë. E pyetur nga NBC, FBI ka refuzuar të bëjë një koment dhe burimet anonime kanë paralajmëruar se as institucionet e tjera nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

Korrikun e kaluar autoritetet amerikane deklaruan se po vazhdonin hetimet mbi problemet shëndetësore që u ishte shkaktuar 26 punonjësve të ambasadës amerikane në Havana. Të martën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Hedhër Nojert deklaroi për “Reuters” se administrata amerikane nuk e ka identifikuar ende përgjegjësin e sulmit, që dyshohet të jetë kryer përmes valëve sonike. Punonjësit e prekur shfaqën simptoma të humbjes së dëgjimit, marrje mendsh, dhimbje koke dhe lodhje, që sipas mjekëve përputhen me sindromën e “dëmtimit të butë të trurit”. Qershorin e kaluar, Departamenti i Shtetit ktheu në Uashington një grup diplomatësh të dërguar në Guangzhou të Kinës, nga frika se po vuanin nga të njëjta simpatoma, që sugjeronin dëmtime në tru./abcnews.al

40321253_10155812844290838_1398804267724177408_n.jpg
ent ela20:32 | 28/08/2018

Ambasada e SHBA në Shqipëri i ka bërë thirrje gjyqtarëve të aplikojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, një organ i ri i Reformës në drejtësi, e cila është ndjekur dhe mbështetur me mjaft kujdes nga Uashingtoni. Në një status në rrjetin social Facebook Ambasada Amerikane shkruan:

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga Gjykatat e Apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!”–Përfundon mesazhi i Ambasadës Amerikane, që publikon njëkohësisht edhe linkun ku mund të bëhet aplikimi nga të interesuarit.

Disa ditë më parë edhe Gjykata e Lartë bëri thirrje për të aplikuar për një vend vakant në Këshillin e Lartë Gjyqësor, që u takon gjyqtarëve nga gjykatat e apelit në rrethe. Ky vend mbeti bosh pas shkarkimit të gjyqtarit Besim Trezhnjeva nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në përgjithësi frika nga Vetingu i ka stepur gjyqtarët për të aplikuar për organet e reja të sistemit tonë të drejtësisë./abcnews.al

TURQI-SULMI-UPDATE.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
G. P.21:56 | 20/08/2018

Ambasada amerikane në Turqi është sulmuar me armë zjarri, në një kohë kur tensionet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë më të larta se kurrë. Duke reaguar, zëdhënësi i presidentit Erdogan e ka cilësuar ngjarjen një përpjekje për të krijuar kaos.

Selia e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara është sulmuar mëngjesin e së hënës me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 e 30, kur nga një makinë në lëvizje u qëlluan me breshëri të paktën 6 plumba. Nga sulmi nuk ka patur persona të lënduar por vetëm disa dëme materiale në hyrjen kryesore të selisë diplomatike. Disa orë më vonë, autoritetet turke arrestuan një person lidhur me ngjarjen, por nuk dhanë detaje mbi identitetin e tij.

Duke reaguar, zëdhënësi i presidentit Erdogan dënoi sulmin, duke e cilësuar një përpjekje për të krijuar kaos. “Kjo është një përpjekje e pastër për të krijuar kaos. Turqia është një vend i sigurtë dhe të gjitha misionet e huaja janë të siguruara sipas ligjit”, deklaroi Ibrahim Kalin, duke shtuar se hetimet mbi ngjarjen vijojnë. Ndërkohë, zëdhënësi i ambasadës amerikane, David Geiner konfirmoi verifikimin e incidentit dhe falenderoi policinë turke për reagimin e shpejtë. Selitë diplomatike amerikane në Turqi janë gjendur shpesh herë nën sulmet dhe kërcënimet e milicive në të kaluarën.

Rasti i fundit vjen në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe janë tendosur për shkak të arrestimit të pastorit Andrew Brunson. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme turke njoftoi rritjen e masave të sigurisë pranë ambasadës dhe misioneve të tjera amerikane në Turqi./abcnews.al

AMBASADA-DOKUMENTAT-1280x720.jpg
ent ela15:38 | 07/08/2018

Emigrantët shqiptarë, të cilëve iu dogjën dokumentat e identifikimit gjatë zjarreve më të fundit në Attika të Greqisë, do të pajisen sërish me to. Ambasada shqiptare në Athinë, përmes një postimi në facebook, fton të gjithë të interesuarit pranë zyrave të saj për fillimin e procedurave të aplikimit.

Po ashtu ambasada bën të ditur se, sipas një vendimi të ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, shpenzimet për ripajisjen me këto dokumenta, pasaportë apo kartë identiteti, do të mbulohen nga ambasada shqiptare në Athinë. /abcnews.al

greqaaa.jpg
G. P.14:57 | 24/07/2018

Pas situatës së krijuar në Greqi, ku disa zona të Athinës janë përfshirë nga zjarre të përmasave të medha, që nisen dje pasdite, me një bilanc të viktimave që rritet çdo moment, ambasada shqiptare në kryeqytetin grek konfirmon se nuk ka të dhëna zyrtare që mes viktimave të ketë dhe qytetarë shqiptarë.

“Ambasada shqiptare në Athinë njofton se pas komunikimeve me autoritetet greke, deri më tani nuk janë identifikuar viktima nga komuniteti shqiptar. Ndërkohë, në spitalin Evangelismos ndodhet i shtruar një shtetas shqiptar”, sqaron amabsada në njoftimin e saj, duke shtuar se ajo është në ndjekje të situatës, duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.

Gjithashtu, ambasada ka vënë në dispozicion dhe një numër telefoni dhe u bën thirrje qytetareve që për çdo nevojë t’i drejtohen përfaqësuesve diplomatikë shqiptarë në Athinë./abcnews.al

ambasada-amerikane.jpeg
G. P.11:17 | 29/06/2018

Vlerësimet e gjetura në këtë raport u komentuan dhe nga ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një postimi në faqen zyrtare, ambasada rithekson pozicionin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit. Sipas ambasadës amerikane, qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit.

“Megjithatë, vijon deklarata, qeveria është duke bërë përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. Qeveria demonstroi përpjekje në rritje krahasuar me periudhën e mëparshme të raportimit, për pasojë, Shqipëria mbeti në Grupin 2”, thuhet në reagimin e ardhur nga ambasada amerikane në Tiranë lidhur me raportin vjetor të DASH për Shqipërinë./abcnews.al

ambasad.jpg
G. P.11:35 | 27/06/2018

Një ditë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE, ambasada e SHBA në Tiranë përgëzon Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani  nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane.

SHBA-të nxisin Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono