Alket Hyseni

kronike-21-janari.jpg
ad min14:09 | 31/10/2019

Komisioni i Ligjeve nuk mori dot një vendim nëse 21 Janari do të kthehet në festë kombëtare. Data përputhet edhe me 4 viktimat e vitit 2011, por opozita kërkon të nderojë në këtë ditë Kongresin e Lushnjes. Bashkim Fino doli kundër socialistëve, duke kërkuar që të shtyhej votimi, derisa qeveria të sjellë faturën financiare të një feste të tillë.

21 janari, shumicës së shqiptarëve ju kujton 4 viktimat në bulevardin e kryeministrisë, teksa Edi Rama udhëhiqte një protestë kundër Ilir Metës në vitin 2011. Por, 22 deputetëve të opozitës, kjo datë ju kujton nisjen e punimeve të Kongresit të Lushnjës, në vitin 1920 dhe duan që 21 Janarin ta kthejnë në festë zyrtare.

Myslim Murrizi kërkon mbështetjen e Kuvendit për ta zyrtarizuar këtë festë në ligj. Socialistët, nuk përmendën si argument përplasjen e datave me protestën e tyre të dikurshme, por ngritën një barrierë tjetër.

Bashkim Fino, që është edhe deputet i Lushnjës, doli kundër kolegëve të tij socialistë. Komisioni i Ligjeve e shtyu vendimin, duke i kërkuar qeverisë një faturë financiare nëse shtohet kjo festë zyrtare, si dhe i kërkuan akademisë së shkencave informacion historik mbi rëndësinë e kësaj date./ABC News Albania

alket-hyseni-1280x698.jpg
nev ila22:54 | 16/10/2019

Mbrëmjen e sotme në ABC News me gazetaren mirela Milori, ka qenë i ftuar Alket Hyseni deputet i Partisë Socialiste.  Alket Hyseni foli në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë ku sipas tij, në rast të  një JO-je të BE, për çeljen e negociatave, nuk është si rezultat i fajit të qeverisë por me politikat e brendshme të vetë BE-së.

Mirela Milori: Situata e integrimit është tema e ditës, si po ecën pasi shohim se ka një tension këto ditë?

Alket Hyseni: Tensioni fatmirësisht nuk ka lidhje me Shqipërinë. Ne kemi përmbushur detyrat e shtëpisë por ka lidhje me problematikat e brendshme të vetë Bashkimit evropian, e them fatmirësisht qe gojët e këqija të mos mendojnë se kjo ka lidhje me qeverinë.

Mirela Milori: Nëse do të marrim një përgjigje jo të mirë a do të ketë përgjegjësi mazhoranca dhe qeverisja?

Alket Hyseni: Përgjigjja më negative të mundshme është fakti që për shkaqe të brendshme të Bashkimit Evropian mund të ketë shtyrje por që për këtë nuk ka përgjegjësi asnjë aktor të veçantë. Qeveria gjithsesi do shikojë si të përmirësojë veten, ka apo s’ka në datën 18 tetor një vendimmarrje në favor të Shqipërisë, ato kushte që ne kemi për të plotësuar të vazhdojmë ti plotësojmë, por le të presim më përpara pasi mund të sjelli rezultate për Shqipërinë dhe rajonin.

Mirela Milori: Por mjafton një jo, si ajo e Francës, që të mos çelen negociatat…

Alket Hyseni: Presidenti Macron nuk e ka një qëndrim të sotëm këtë që ka, por e ka të hershme, dhe kjo ka qenë një tezë e pastër e tij, se si duhet të funksionojë Bashkimi Evropian. Gjithsei cdo Po është me kushte, për këtë të jeni të bindur. /abcnews.al

 

alket-hyseni.jpg
ad min13:06 | 08/09/2019

Socialistët pohojnë që nuk kanë pritur një raport të shkëlqyer nga ODIHR për zgjedhjet e 30 Qershorit. Anëtari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Alket Hyseni tha për ABC News se presionet në administratë që evidenton raporti, janë kryer në bashkitë opozitare.

Raporti kritik i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk i ka gjetur të papërgatitur socialistët.

“Nuk kemi pritur ndonjë raport që të ishte me penelatën më të bukur të mundshme, për shkak edhe të situatës që ndodhi pra dhe gjatë 30 Qershorit, megjithatë raporti ishte i qartë. Raporti konfirmonte zgjedhjet demokratike”, tha Alket Hyseni.

Anëtari i komisionit të reformës zgjedhore, Alket Hyseni, gjatë një interviste për ABC News thotë se presioni ndaj administratës, të cilën raporti e thekson fort, është ushtruar nga opozita.

“Ishte pikërisht dhunimi që iu bë administratës së bashkive të opozitës për të dalë jo thjesht në aktivitete elektorale, por për të lënë totalisht punën dhe për të dalë në mitingje, të cilat shpesh ishin të dhunshme thotë raporti. Kjo është një arsye kryesore që ka përkeqësuar këtë aspekt”, tha ai.

Por a e përjashtojnë socialistët të kenë ushtruar vetë presion mbi punonjësit?

“Unë nuk pretendoj që edhe ne kemi qenë perfektë. Jemi përmirësuar në vite, por nuk më rezulton në asnjë rast presion. Mund të flas me përgjegjësi të plotë për zonën që unë kam mbuluar dhe unë kam mbuluar katër bashki. Nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që persona publik me koperturë shtetërore të kenë ushtruar presion ndaj çdo zgjedhësi për të marrë pjesë apo jo në zgjedhje”, tha Hyseni.

Në raport nuk nënvizohet si shkelje nga ana e presidentit anulimi i 30 Qershorit, dekret për të cilin socialistët duan ta shkarkojnë Ilir Metën. Kjo nuk lexohet si dështim i mazhorancës.

“Një vendimmarrje nul nuk ka vlerë për t’u rreshtuar në faqet e atij raporti dhe besoj që injorimi që i ka bërë kësaj pjese të vendimmarrjeve edhe raporti tregon që ne kemi pasur të drejtë”, tha ai.

Por rekomandimet e raportit pranohen.

“Rekomandime të cilat ne kemi muaj e vite që po i lutemi opozitës që të vijë në tryezën e bashkëpunimit pikërisht për të adresuar këto rekomandime apo shumë problematika të tjera që ne i kemi konstatuar”, tha Hyseni.

Megjithëkëtë, në këtë fazë, PS nuk është gati të bëjë një tërheqje për të larguar Damian Gjiknurin nga bashkëdrejtimi i reformës zgjedhore, një kërkesë kjo e opozitës jashtëparlamentare dhe asaj në Kuvend.

“Unë do të ftoja opozitën parlamentare dhe jo vetëm atë, opozitën joparlamentare që të fokusohen në gjëra thelbësore dhe të mos merren me gjëra të cilat nuk kanë për qëllim të zgjidhin problematika, nuk kanë për qëllim t’u ofrojnë shqiptarëve një ligj elektoral më të mirë se ky që është, por kanë synim të vetëm politikën e ditës”, tha Hyseni.

Megjithëkëtë, dera ngelet e hapur.

“Ta lemë politikën e ditës, sikurse ne jemi gati të sakrifikojmë politikën e ditës në favor të zgjidhjeve të mëdha, për Shqipërinë, për integrimin e saj në BE”, përfundoi deputeti i PS-së./ABC News Albania 24/7

hyseni-1280x612.jpg
ad min19:30 | 02/07/2019

2 ditë pas zgjedhjeve vendore, Presidenti Meta sfidon sërish Kryeministrin, duke propozuar që më 13 Tetor në vend të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, për të kapërcyer krizën politike në vend. Meta ironizoi zgjedhjet e 30 Qershorit duke i quajtur votime socialiste dhe shigjetoi edhe reagimet ndërkombëtare, duke nënvizuar se për Ilir Metën  demokracia është e panegociueshme, me asnjë ambasadë, asnjë shtete, edhe më gjithë botën.

Këto deklarata të bëra sot i nga kreu i shtetit i ka komentuar në studion e ABC News Deputei i PS-së Alket Hyseni, i cili u shpreh se ai nuk e njeh Metën si Presidnet dhe sipas tij ai po ofendon stemën e Republikës së Shqipërisë.

“Sa për zgjedhjet e përgjithshme ata që njeh Kushtetuta sepse për këto shashkat e tjera për zgjedhje presidenciale, ai zotëria është zgjedhur nga Parlamenti dhe sot e ka humbur mbështetjen e Parlamentit, duhet të kishte dhënë dorëheqjen qoftë politikisht qoftë moralisht, qoftë edhe nga pikëpamja juridike nuk mund të jetë më President. Por çështjen e moralit të tij politik e zgjidh vetë ai, pjesë juridike do ta zgjidhim ne për pak ditë nga Parlamenti dhe punë javësh do të jetë edhe nga Gjykata Kushtetuese. Sa i takon propozimit të tij ne nuk e marrim për bazë fare. Unë personalisht dhe nuk shpreh këtu opinion e PS-së unë nuk do i referohem asgjëje që thotë Presidenti i Republikës, i cili edhe pse po rri në atë karrige ai po ofendon stemën e Republikës së Shqipërisë me këtë që po thotë. Do të punoj fort që një orë e më parë të mos jetë më në atë karrige, jo se më cenon gjë mua personalisht, por ai po cenon imazhin e Republikës së Shqipërisë”./abcnews.al

byro-10-qershor.jpg
nev ila21:49 | 10/06/2019

Byro Politike në ABC News, i ka kushtuar vëmendje situatës aktuale politike në vend mbrëmjen e sotme, ku presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e shtunë gjatë mbajtjes së protestës së opozitës, me anë të një dekreti, shtyu zgjedhjet vendore me një afat të pacaktuar. Gazetarja Juli Xhokaxhi, për të diskutuar në lidhje me këtë çështje por edhe për diskutimin e vendimit të marrë sot nga KQZ, ku shpalli dekretin e presidentit si absolutisht të pavlefshëm, pati të ftuar në studio: Jordan Dacin jurist, Preç Zogajn gazetar e analist, Petro Kocin politikan dhe Alket Hysenin deputet të Partisë Socialiste.

Të pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi se si e komentonin vendimin e KQZ sot në lidhje me dekretin e presidentit, të ftuarit patën qëndrimet e tyre në lidhje me këtë.

Për Juristin Jordan Daci vendimi i KQZ ditën e sotme, për shpalljen si absolutisht të pavlefshëm të dekretit të presidentit, ishte qesharak pasi KQZ, nuk ka asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të komentojë apo gjykojë dekretin e presidentit.

Rasti i vendimit të KQZ nuk ka lidhje fare dhe nuk i jep asnjë lloj të drejte të komentoj dekretin. KQZ zbaton dhe nuk gjykon”,  tha Daci.

Edhe për analistin Preç Zogaj vendimi i KQZ është i gabuar. Ndërsa për politikanin Petro Koci, KQZ nuk zbaton çdo lloj dekreti apo vendimi që i serviret. Sipas Kocit presidenti cakton vetëm datën e zgjedhjeve dhe ai nuk mund ta zhbëjë atë. Alket Hyseni deputeti i PS shkon edhe më tej duke thënë se më këtë shkelje të rëndë të kushtetutës, presidenti duhet të shkojë në burg. Prandaj dhe KQZ mori vendimin që dekreti i presidentit është absolutisht i pavlefshëm. Sipas Hysenit edhe kryetari i KQZ ka gabuar që ka lënë detyrën e tij dhe është larguar.

Alket Hyseni: KQZ tha se është akt absolutisht i pavlefshëm. Më vjen keq për veprimin e kryetarit të KQZ që la detyrën. Presidenti ka shkelur hapur kushtetutën dhe duhet të shkoj në burg, nuk mund të bëj lodra në këtë vend. Më këto precedentë që po krijohen po lëmë nam.

Ndërsa për sa i përket shkarkimit të presidentit ata u shprehën:

Preç Zogaj: Për sa i përket shkarkimit, parlamenti mund të marrë nismë por nuk mund ta shkarkojë “de facto” sepse është kompetencë e gjykatës kushtetuese. Jemi në një situatë të panjohur dhe dekreti, rivendos gjendjen, qetëson disi situatën. Partia Socialiste nuk e shkarkon dot presidentin.

Alket Hysenaj: PS ka ndërmarrë dy nisma: Organizimi i një seancë me debat, me të gjithë organet përfshirë edhe presidentin, të enjten në parlament, dhe nisja e organizimit të procedurave, mbi 94 deputetë, për shkarkimin e presidentit, pasi presidenti ka bërë shkelje flagrante të kushtetutës. Pra presidenti ka bërë shkelje të kushtetutës dhe tradhti të vendit. Procedura e shkarkimit kalon në 2 etapa, pas votimit në kuvend për shkarkimin e tij, procedura vazhdon me kalimin e vendimit në gjykatën kushtetuese. Ngritja e gjykatës kushtetuese do të jetë proces shumë i shpejtë. Ilir Meta me këtë vendim nuk i dha të drejtën vetes për të qëndruar më në atë detyrë.

Jordan Daci: Presidenti ushtron kompetencat e tij deri sa të shprehet kushtetuesja dhe nuk ka asnjë institucion tjetër që mund të shprehet për këtë çështje.

Ditë e shtunë ndërsa mbahej protesta e opozitës, presidenti i republikës Ilir Meta vendosi të ç’dekretojë datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit duke i shtyrë ato në një afat të pacaktuar, ndërsa paraditen e sotme KQZ, vendosi të mos e zbatojë ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore, duke e nxjerrë vendimin e presidentit si absolutisht të pavlefshëm./abcnews.al

 

debatiii-1280x720.jpg
ad min21:30 | 10/06/2019

Dekreti i firmosur sot nga Presidenti Ilir Meta ishte tema që u diskutua në televizionin ABC News gjatë emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi. Të ftuar ishin deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe juristi Jordan Daci, të cilët patën një debat rreth kushtetueshmërisë së vendimit të Presidentit Meta.

Sipas Dacit, vendimi i sotëm i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë. Por të kundërtën mendon deputeti Hyseni pasi sipas tij, Meta ka të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe jo për ta zhbërë atë.

Jordan Daci: Rasti konkret sigurisht që neni 92 e përcakton shprehimisht që vetëm ai ka të drejtë ta bëjë dhe kjo është një e drejtë ekskluzive që nuk e ndan me asnjë institucion tjetër. Vijmë tek kjo tjetra nëse E drejta për të caktuar, a kalon te e drejta për të ç’caktuar. Normalisht e drejta e Presidentit në rastin konkret është absolute, esenciale dhe materiale.  Nuk ka logjikë të njohësh të drejtën për ta caktuar dhe të mos i njohësh të drejtën për ta revokuar ndërkohë që kjo është një praktikë e bërë dy-tre herë më përpara. Elementi tjetër për sa i përket kushtetueshmërisë, duhet të kemi parasysh që presidenti e kshite gjithë komoditetin që ta caktonte periudhën e dytë zgjedhore. Mendoj se Presidenti ishte i qartë për sa i përket arsyetimit. Ai e lidhi me parimin e balancimit dhe ndarjes së pushteteve. Është fakt që Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka më as pushtete dhe as balancim dhe ndarje pushtetesh. E ka humbur këtë. Është fakt që Republika e Shqipërisë është tashmë republikë moniste, ndërkohë që Kushtetuta jonë nuk parashikon një gjë të tillë. Është fakt që padyshim që mund të hajë diskutim fakti që ishin të lejuar ose jo për zgjedhje. Presidenti nuk u mor me faktorët. Ndoshta und të ishte marrë edhe me opozitën sa i përket vlerësimit të qëndrimeve të tij. Ne e shikojmë çështjen nga pikëpamja juridike. Të jem i sinqertë këto ditë po dëgjoj disa argumente të cilat janë fyese për një njeri të zakonshëm dhe jo më për një avokat që pretendon të njohë Kushtetutën. Rasti konkret ka bazë të pastër, por duhet të kuptjmë siç duhet Kushtetutën dhe mënyrën si funksionon shteti i së drejtës. Neni 92 thekson që presidenti cakton datën e zgjedhjeve.

Alket Hyseni: Cakton në gjuhën shqipe është cakton nuk është zhbën.

Jordan Daci: Çdo të thotë ta caktosh nuk ke të drejtë ta zhbësh? Dy herët e tjera pse nuk e bëri?

Alket Hyseni: Me që se ndihesh i fyer nga argumente, po ta shpjegoj unë.

Jordan Daci: Nuk e kisha për juve personalisht. Si mos të jesh i fyer kur KQZ shfuqizon dekretin e Presidentit.

Alket Hyseni: Caktimi është kompetencë e përcaktuar dhe ka një parim bazë të Kushtetutës.

Jordan Daci: E keni lexuar debatin kushtetuese se kur është hartuar. Zoti Majko ka qenë bashkëhartues.

Alket Hyseni: Dëgjova një argumentim tuajin që s’është organ administrativ, por do ftoj të lexoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Jordan Daci: Ai është vendim i Kolegjit.

Alket Hyseni: Mos bëni autogola se ju të djathtët bëni autogol. Kolegji është i Gjykatës Kushtetuese.

Jordan Daci: Nuk mund të abuzojmë me shkencën.

Alket Hyseni: Fjala caktim është e përcaktuar qartë. Do të thotë që vetëm e përcakton dhe nëntë muaj para. Rastet e precedentëve janë krejt të ndryshme. Mos iu referoni precedentëve krejt të ndryshme për të argumentuar paligjshmërinë dhe anti-kushtetueshmërinë e tij. Më gjej një rast që ka pasur anulim të zgjedhjeve. Ka pasur shtyrje të zgjedhjeve. Në gjykimin tim ka interpretim, por aty ka pasur vullnetin e të gjithë aktorëve politik, të shprehur me shkrim.

Jordan Daci: Presidenti nuk është honorifik. Ajo që thatë ju është krejtësisht e pabazë. Të thuash ka rol honorifik është gjëja më e pasens. Ne kemi të njëjtë me presidentin italian dhe kroat.

Juli Xhokaxhi: Mund t’ju lexoj një paragraf.

Jordan Daci: E mbaj mend përmendësh. Është vendimi 150 i vitit 2017. I partisë Forca Rinia.

Juli Xhokaxhi: Është akt administrativ individual, e konsideron akt administrativ individual dhe nuk ka kompetencë gjykata Kushtetuese për ta shqyrtuar, por Gjykata Administrative.

Jordan Daci: Ka tre probleme. Nuk flitet për pajtueshmërinë e dekretit me Kushtetuetën siç pretendohet sot.

Alket Hyseni: Ke shkruajtur dhjetë faqe sot që nuk është akt administrativ,

Jordan Daci: do shkruaj dhe 15 të tjera sepse nuk është gjykatë, është Kolegji. Është vendim i Kolegjit, i cili nuk ka vendosur kalimin.

Alket Hyseni: Gjykata Kushtetuese ka deklaruar moskompetencë.

Jordan Daci: Pse ikën nga Vettingu ata tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?

Alket Hyseni: Kjo nuk ka lidhje fare, kjo ka lidhje me ju. Kjo ka lidhje siç ikën ata duhet të ikin dhe liderët tuaj.

Jordan Daci: Unë nuk kam lider, ti je politik.

Alket Hyseni: Më politik se edhe vetë Lul Basha, por s’ka gjë është e drejta jote, demokraci është dhe të respektoj.

Jordan Daci: Nuk është e vërtetë.

Juli Xhokaxhi: Në këtë studio ka mbrojtur edhe akte që kanë të bëjnë me të majtën.

Jordan Daci: Unë kam mbrojtur edhe Ramën, edhe ju kur keni pasur të drejtë./abcnews.al

alket-hysenii.jpg
ent ela17:57 | 06/03/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni e cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, i cili të martën tha në emisionin “Mbrëmje Ide” për sa i përket djegies së mandateve se “Është një precedent i cili i tregon kujtdo autokrati apo kujtdo politikani që ka në kokën e tij që mund të qeverisë në kokën e tij në të ardhmen, nuk ka rëndësi i djathtë apo i majtë, që nuk mund të qeveriset në këtë formë duke kapur të gjitha pushtetet, duke prishur ndarjen e pushteteve, që është baza, themeli i çdo sistemi demokratik, ndarja e pushteteve. Precedenti është ky. Kush mendon se mund të qeverisë në të ardhmen njësoj me Edi Ramën do të bjerë. Bie dhe bie keq për të mos u kthyer më. Ky politikan do të zhduket përfundimisht si model, jo vetëm si individ nga skena politike shqiptare. Dhe këtë do ta bëjnë shqiptarët, do ta bëjnë edhe të majtët, do ta bëjnë edhe socialistët. Do jetë precedenti që do u tregojë shqiptarëve që si mund të qeveriset në mënyrë që të arrijnë në BE”.

Nga i njëjti emision, Hyseni tha se mandatin për të qenë në opozitë ose në qeveri ta jep vetëm populli.

“Besoj si ai zotëri, apo të tjerë janë njerëz që pavarësisht se janë në krahun tjetër kanë vlera, vlera që mund t’i shërbenin Shqipërisë në këto momente dhe në vijim, por nëse zgjedhin të përkrahin teori të tilla që lënia e mandateve është një mekanizëm i cili do i bëjë qeveritë më të përgjegjshme janë totalisht të papërgjegjshme. Nuk konceptohen në sistemin demokratik që ta jep populli, ta jep populli nuk ke të drejtë ta vlerësosh ti e mbaj s’e mbaj. Ke një zgjidhje o je i denjë ta mbash mandatin se është shumë e rëndë o në qeveri, o në opozitë. Nëse zgjedh të shkosh para popullit duhet të kesh këllqe. Këta nuk kanë këllqe, këta zgjodhën rrugën e mbraptë”, tha Hyseni.

Megjithatë, deputetin Partisë socialiste u shpreh gjithashtu se mazhoranca është e hapur për dialog, por jo për parimet bazë të demokracisë.

“Ne jemi të hapur. Kryeministri ka shtrirë dorën e dialogut. Të gjithë drejtuesit e PS-së janë shprehur hapur për dialog. Kemi shumë tema për të diskutuar, temën e madhe të integrimit, jemi në një fazë shumë të rëndësishme, ku në Qershor mund të ketë një rivlerësim nga KE ku mund të jemi një derë larg integrimit. Kemi nevojë për dialog për Kodin Zgjedhor, për çështje në përgjithësi, e shumë tema të tera, që unë mendoj se ne si shqiptarë do ulemi të dialogojmë vetëm mirë do jetë. Duhet të bëjmë me dije se me dialog nuk nënkuptojmë të negociojmë principet e demokracisë, parimet bazë mbi të cilat mbështet shteti ligjor, shtet i cili me vështirësi të shumta të këtij tranzicioni mendojmë se është konsoliduar. Këtë nuk e themi vetëm ne, por edhe partnerët tanë që na monitorojnë në çdo fazë”, tha Hyseni.

Hyseni tha gjithashtu se mazhoranca misionin e saj e ka të kënaqë popullin dhe jo opozitën. Sipas tij, opozita po përgatitet për zgjedhje në Qershor. Për të djegia e mandateve është kryer në një moment ku ata nëpërmjet sondazheve kanë kuptuar që do dalin më keq se në zgjedhjet e kaluara.

“Zgjedhjet bashkiake nuk kanë ardhur akoma. Mos të bëjmë parashikime që dyshojnë se si do dalin. Opozita po përgatitet për zgjedhje. Këto veprime destabiliteti i bëjnë se në sondazhe dalin edhe më keq se zgjedhjet e kaluara. Ky sistem është demokratik, marrëdhënien e kemi me sovranin. Ne kemi përgjegjësi para popullit shqiptar. Ne nuk jemi votuar as për të bërë kompromise në kurriz të parimeve bazë të demokracisë”, tha ai./abcnews.al

alket-huseni.jpg
ad min19:14 | 29/03/2018

Deputeti socialist, Alket Hyseni, u shpjegua sot për herë të parë pëër akuzat e bëra gjatë ditëve të fundit nga opozita për përfitimin e 11 mijë metrave katrorë tokë të një familjeje në Dhërmi. Për këtë zgjodhi foltoren e sallës së Parlamentit, ku edhe në seancën e sotme, akuzat nuk munguan.

Siç ndodh rëndom në seancat parlamentare, debate më shumë prodhijnë tema jashtë rendit të ditës. Një prej tyre është deputeti Alket Hyseni. Prej disa ditësh Partia Demokratike i ka kërkuar që t’i japë përgjigje akuzave të ngritura nga një banore e dhërmiut se i ka vjedhur 11 mijë metra katrorë nga prona e saj në bregdet.
Më shumë se akuzë, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi të zgjidhte qelinë deputetit Alket Hyseni.

Sali Berisha: “Ti e di ç’ke ti?! Shko zgjidhe vetë më mirë qelinë. Zgjidhe qelinë, se në fakt do të shkosh! Ta them se do të shkosh. Të them zgjidh qelinë, se hajdut tokash në detyrë si ti përveç Ramës nuk ka”.

Përgjigjen ish-kreut të qeverisë por për herë të parë deputeti Alket Hyseni vendos të sqarojë pozitën e tij përballë akuzave.

Alket Hyseni: “Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar. Familja Bua nga Dhërmiu, që nuk e njoh, ka një konflikt të brendshëm prej shumë vitesh, për një pronë të lënë me trashëgimi. Konflikti ka lindur kur ka vdekur nëna dhe ka lidhje me testamentin e saj”.

Deputeti Hyseni pretendon se pronën e ka marrë me të ardhura të ligjshme./abcnews.al

A.Vokshi-1280x853.jpg
ad min19:38 | 27/03/2018

Partia Demokratike vijoi dhe sot akuzat në adresë të deputetit socialist, Alket Hyseni, për tjetërsim të pronave në Dhërmi. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, tha se grabitja e tokave u krye në bashkëpunim me ish-kryerregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi.

Albana Vokshi: “Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste e ka grabitur pronën në bashkëpunim me ish-kryerregjistruesin e Vlorës, Rezart Elmazi. Alket Hysenin dhe Rezart Elmazin i lidh koha kur të dy kanë qenë pjesë e Task Forcës për evidentimin e pronave të tjetërsuara në Bregdetin e Jugut nga Vlora në Dhërmi. Alket Hyseni, sot, deputet i Partisë Socialiste, në kohën e tjetërsimit të kësaj prone ka qenë Kryetar i Task Forcës, ndërsa Rezart Elmazi ishte anëtar i saj. Kjo do të thotë se të dy kanë qenë në dijeni të konfliktit për pronën, e cila i ka kaluar Alket Hysenit nga një person i burgosur një vit më parë për falsifikim dokumentash pronësie. Transaksionet me pronën e tjetërsuar në emër të Alket Hysenit janë bërë në kohën kur Rezart Elmazi është emëruar nga Edi Rama drejtor i Hipotekës në Vlorë. Sa për ilustrim, Rezart Elmazi, ishte në listën e 100 zyrtarëve më të korruptuar që Edi Rama publikoi para zgjedhjeve, por lista e zezë vlejti sa për propagandë zgjedhore, sepse Edi Rama e ka shpërblyer duke e sjellë në një vatër po aq të madhe korrupsioni, Drejtor të ALUIZNI-t në Tiranë”./abcnews.al

GRUPI-PS-PER-HYSENIN-1280x720.jpg
ent ela15:10 | 26/03/2018

Deputetët socialistë i kërkojnë kolegut Alket Hyseni të sqarojë situatën pas akuzave të Partisë Demokratike se ka vjedhur 11 mijë tokë në bregdetin e Dhërmiut. Deklaratat janë bërë më mbledhjen e me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Deputetët socialistë zgjodhën t’i diskutojnë  me dyer të mbyllura problemet brenda partisë. Një prej tyre ështtë Alket Hyseni.

Partia Demokratike prej disa ditësh e akuzon se ka grabitur 11 mijë metra katrorë në bregdet duke i publikuar edhe dokumente që sipas deputetëve demokratë provojnë se të gjitha veprimet janë kryer në kundërshtim me ligjin.

Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije se Kryetari i Grupit Parlamentar  Taulant Balla i ka kërkuar kolegut të tij Hyseni që të sqarojë publikisht situatën e tij.

Këshillë që deri pak çaste pas mbledhjes, deputeti  Alket Hyseni duket se nuk e mori parasysh.

Porositë brenda sallës së mbyllur të grupit paralamentar socialist nuk munguan edhe ndaj çështjes së financimit rus për të vazhduar me kërkesën ndaj prokurorisë për të hetuar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në ditët në vijim pritet të zhvillohen edhe analizat 6-mujore të çdo ministrie për të parë se ku çalojnë punët e çfarë duhet ndrequr. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono