alket arapaj

ALKET-ARAPAJ-TENTON-VETVRASJEN-1280x720.jpg
ent ela13:35 | 15/02/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda la sot nën masë ne sigurisë burg pa afat gardistin Alket Arapaj, i cili ekzekutoi bashkëshorten mëngjesin e së martes me armën e shërbimit. Arapaj u shfaq i penduar në sallën e gjyqin për krimin e kryer, ndërkohë që në banesë ishte dhe vajza e mitur vetëm 3 vjecare. Masë sigurie burg pa afat kërkoi dhe organi i akuzës për krimin e rëndë të ndodhur në familje për shkaqe xhelozie.

Mëngjesin e 12 shkurti, gardisti Alket Arapaj ekzekutoi bashkëshorten Ervilma Seferi. Çifti njihej nga fqinjët si njërez model dhe pa probleme mes tyre.  /abcnews.al

ALKET-ARAPAJ-TENTON-VETVRASJEN-1280x720.jpg
ent ela15:08 | 13/02/2019

Gardisti që vrau gruan tij në sy të vajzës së mitur, ka tentuar t’i japë fund jetës në policinë e Tiranës. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh, e ndjera i kërkonte divorcin.

Pas krimit të rëndë ku ekzekutoi me 3 plumba bashkëshorten e tij, gardisti, Alket Arapaj ka tentuar ti jap fund jetës së tij në ambienetet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

Në kushtet e tronditjes së thellë psikike, 44-vjeçari nuk e ka besuar atë kryer, ndërsa ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin. Shpeshherë gjatë deponimeve të tij para oficerëve të policisë, Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit, 36-vjeçaren, që ishte martuar rreth 10 vite më parë. Të vetmen pendesë që ka shprehur gardisti ka qenë vajza e tij e mitur, duke kërkuar që kujdestarinë e saj ta marrin të afërmit e tij.

Për uniformat blu, xhelozia është pista kryesore e hetimit dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e Ervilma Seferit.

Pas krimit 44-vjeçari nuk është larguar nga bensa e tij që ndodhet në, ka telefonuar policinë të cilët bënë edhe prangosjen e tij.

Sipas policisë krimi ka ndodhur në momenin kur Alket Arapaj do shkoten të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh  dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe të dy ishin praktikant të fesë islame. /abcnews.al

 

OK-KRIMI-NE-FAMILJE-NE-TIRANE-ALKET-ARAPAJ-VRET-GRUAN.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela14:02 | 12/02/2019

Një krim i rëndë në familje ndodhi në zonën e Alliasit në Tiranë. Gardisti Altin Arapaj vrau me armën e shërbimit bashkëshorten e tij, Ervilma Seferaj. Fqinjët, menjëherë pas të shtënave dhe të qarave të vajzës së mitur të çiftit, njoftuan forcat e policisë, të cilat prangosën 44-vjeçarin.

E marta e 12 shkurtit nuk ishte si çdo ditë e tjetër në familjen Arapaj.  Rreth orës 6 të mëngjesit, kryefamiljari me profesion Gardist qëlloi tri herë me armën e shërbimit gruan tij Ervilma Seferaj 36-vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit të rëndë Alket Arapaj nuk ka bërë tentativë për t’u larguar nga banesa që ndodhet në zonë e Alliasit por, ka telefunuar policinë për krimin e kryer.

44-vjeçari ka pritur mbërritjen e uniformave blu, ndërsa vrasja ka ndodhur në prani edhe vajzës së mitur.

Të gjithë kanë mbetur të shokur nga ky krim. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe të dy ishin praktikantë të fesë islame, shprehen fqinjët e familjes Arapaj.

“Ishin të dy shumë të mirë, të urtë, të sjelllshëm, unë jam habit kur jam ngrit nga gjumi, të dy familje të mrekullueshme, unë nuk e di si e ka bërë atë gjes ai ai ishte njeri sh i mirë i fesë, u falte 5 vakte”.

“Kanë qenë të dy burrë e grua të ëprsosur, unë kam pasur shumë miqësi me ta. Nuk mundem”.

“Ajo nusja dilte e mbushte ujë, para dy ditësh. Ky djali shkonte në punë në Gardë, i veshur, një vajzë 3 vjeçe mezi e bëri. Ajo thoshte ku shkon gjyshi ku do iki unë gjyshi”.

Sipas policisë krimi ka ndodhur në momenin kur Alket Arapaj do shkoten të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh  dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Gjatë marrjes në pyetje, Arapaj ka qenë konfuz dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Dyshohet se, 44-vjeçari, kishte pohuar se, krimin e kishte kryer për shkaqe xhelozie. Ai nuk donte që bashkëshortja e tij të punonte dhe i kishte kërkuar kohët e fudnit që të mos largohej nga banesa pa njoftuar atë më parë. Gjatë janarit dhe gjysmës së shkurit të 2019 krimi në familje ka shënuar rritje të ndjeshme. Në të gjthë vendin janë shënuar 7 viktima, ndërsa Tirana radhitet e para me 4 të vdekur.

Gazetar: Andi Qosja

/abcnews.al

vrasja-tirane.mp4_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela08:20 | 12/02/2019

Një tjetër krim në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një 44 vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshortën e tij 36 vjeçare. Ngjarja e ndodhur në zonën e Alliasit bëhet akoma më e rëndë për shkak se autori i krimit në familje Alket Arapi mësohet se është efektiv i Gardës së Republikës dhe krimin e ka kryer me armën e punës.

Ende janë të paqarta shkaqet e vrasjes së 36 vjeçares, Ervilma Seferaj, por efektivë të komisariatit nr.4 në kryeqytet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të krimit, ndërkohë që policia dhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme Administrative bënë arrestimin e autorit të krimit për vrasje për shkak të rrethanave familjare. Çifti nuk kishte shfaqur më herët probleme dhe të gjithë i njihnin si persona korrekte, të sjellshëm dhe besimtarë. Ata kishin një vajzë të mitur, e cila ka qenë në shtëpi kur ka ndodhur krimi i rëndë në familje. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono