alizoti

e61ece16-3a54-4858-8f06-f6d6f8001b74.jpg
ent ela13:19 | 04/09/2019

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar për çështjen “Babale”. Bardhi përballet me Fredi Alizotin, i cili thotë se është takuar me të, por Bardhi e mohon.

Ai thotë se nuk ka pasur ansjë njoftim zyrtar për të qenë dëshmitar, por është njoftuar nga media.

“Nuk kam pasur njoftim për të qenë prezent për të qenë dëshmitar. Jam njoftuar nga media. Kërkesa dhe vendimi janë në kundërshtim me ligjin sepse nuk kam pasur njoftim. Edhe sot nuk kam njoftim nga ana e gjykatës, e kam marre nga media”.

I pyetur në lidhje me videopërgjimin, Bardhi tha se ky është një investigim gazetaresk, ndërsa deklaroi se është verifikuar që Geron Xhafaj merret me aktivitet kriminal. Ai iu kërkon prokurorëvë të mos i interpretojnë pyetje.

Prokurorët: Si ju ka rënë në dorë ky videopërgjim?

Bardhi: Ka qenë një investigim gazetaresk. Nëse do të kishte prokurori të pavarur, Agron Xhafaj duhet të ishte dënuar edhe për vijimin e aktivitetit kriminal. Jo vetëm dënimin e bërë në Itali. Kemi bërë kërkimet tona dhe kemi verifikuar qe Geron Xhafaj merret me aktivitet kriminal.

Prokurori: Kush ua ka vënë në dispozicion?

Bardhi: Së pari do të kërkoja që të mos bëni cilësime të përgjigjevve të mia. Ka qenë një gazetar që e ka bërë, por e solli tek ne për shkak se u rrezikohej jeta. Po ta përsëris mos bëj intepretim të përgjigjeve të mia. Kam ndjekur vetëm proceduren e fshehjes nga drejtësia të Agron Xhafajt. Nuk ka asnjë hetim prej dy vitesh për A Xhafën.

Avokati i Olldashit: Ju jeni marrë edhe me të shkuarën kriminale të Xhafes. A shërbeu ky denoncim nga ana e PD për të çuar në ekzekutimin e vendimit penal.

Bardhi: Une gjykoj qe pas dorezimit te agron xhafes provohej vertetesia e denoncimit te bere publik. Akti i kolegeve te mi eshte madhor.

Avokati i Agron Xhafes: ju si pjese e grupit te publikimit. Ju per here te pare jeni njohur ne momentin e piblikimit apo e keni degjuat me perpara.

Bardhi: Publikimi është bërë nga unë dhe dy kolegë. Ne para se te dalim në konference njihemi me materialin.

Avokati: Mjetet e teknikës janë të njëjtat

Bardhi: Kemi marrë një usb. Është e njëjta që i kemi dorëzuar prokurorëve.

Avokati: keni hetuar për Agron Xhafën?

Bardhi: Vendimi i formës së prerë është dhënë në vitin 2012. Për trafik lëndësh narkotike dhe pjesë e  grupit të strukturuar kriminal. Pra kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Edhe pse në fillim u mohua, më pas Xhafaj shkoi dhe u dorëzua. /abcnews.al

LAJME-19.mpg_snapshot_09.36-1280x720.jpg
ent ela20:15 | 03/06/2019

Anëtari i kryesisë së Partisë Demkratike Tomor Alizoti ka folur në studion e “Mbrëmjë në ABC News” për protestën e djeshme opozitës dhe arsyet pse nuk tërhiqen nga kërkesat. Sipas tij Shqipëria po shkon drejt një përplasjeje të madhe, pasi ka zemërim të njerëzve që nuk dëgjohen, por ironizohen dhe në këto kushte kur nuk funksionojnë politika dhe institucionet çon në përplasje.

“Protesta është zemërim. Një pjesë e madhe e shoqërisë është e zemëruar me situatën dhe vetvetiu kur politika nuk funksionon në mënyrë institucionale në negocim dhe biseda dhe nëse shohim këtë gjuhë nga i pari qeverisës me batuta të klasës së 8 dhe shterpe, qesh. Po bëhet viti i 7 pa rritje ekonomike dhe sfide reale. Shqipëria është drejt një përplasjeje të madhe”.

Në këndvështrimin e tij Alizoti thotë se protesta e djeshme nuk kishte dhunë, por ishte vetëm zemërim.

Ai shprehu vendosmërinë e Partisë Demokratike për mostërheqje nga kërkesat e saj, në rast të kundërt ka përplasje.

“Basha nuk tërhiqet, burrat e shtetit duhet të hapin një mundësi zhvillimi të zgjedhjeve, të mos jetë Rama kryeministër. Nëse nuk ndodh ka përplasje”.

Alizoti e quan absurditet mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, pasi nuk ka demokraci dhe thellon krizën.

“Zgjedhjet do të prodhojnë një krizë më të madhe, do acarojnë situatën, se nuk ka demokraci”.

Për Alizotin kryeministri Rama nuk është në rregull psiqikisht.

“Rama psiqikisht nuk është në rregull. Me Ramën nuk komunikon dot politikisht me të, ai qesh ironizon. Politika ushtrohet nëpërmjet komunikimit”. /abcnews.al

PROVOKACIJA-14-MAJ-TOMOR-ALIZOTI-1280x720.jpg
ent ela21:47 | 14/05/2019

Pjesë e lidershipit të Partisë Demokratike në një moment të vështirë që korrespondoi edhe me djegien e mandateve, Tomor Alizoti ka folur në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos për krizën aktuale politike. Në këndvështrimin e tij Alizoti thekson se Shqipëria ndodhet në një situatë të vështirë për shkak se banaliteti është kthyer në normalitet në shoqëri dhe politikë, dhe koston për këtë ia faturon kryeministrit aktual.

“Shqipëria ka situatë të vështirë prej kohësh. Sot parlamenti jo vetëm falë partisë në pushtet, por gjithë klasës politike ka arritur në banalitet. Në botë parlamenti është elitë, që ndërton të  ardhmen e kombit, ka mendime, ide. Dhe për këtë banalitet një kosto ta madhe ka kryeministri  aktual, i cili e ka kthyer në modalitet dhe shoqëria ka model banalitetin dhe e keqja është se është normale dhe nuk i bën përshtypje askujt”.

E konsideron të domosdoshme protestën dhe djegien e mandateve në kushtet kur vendi është drejt falimentimit total për shkak të mosfunksionimit të institucioneve dhe arrogancës së Kryeministrit.

“Protestat janë të domosdoshme, vendimi i djegies së mandateve është protestë. Kur ne nuk njohim institutcionet, institucionet nuk funksionojnë tani kanë arritur kulmin e mosfunksionimit. Ka atakim, bulizëm nga kryeminsitri dhe ka gjithë mediat në shërbim, se aftësia e tij është mediatike nuk është politikan i mirëfilltë. Ai është show men, di të bëjë show, batuta, Tani bën fyerje brutale, që nuk është etike për një burrë shteti. Demokracia është produkt i protestës. Unë jam pro protestës.

Mua më intereson ndjesia e protestës. Ndjesia është pozitive dhe sinqerisht ju them se në këtë situatë që gjendet kombi shqiptar është më i prapambeturi në gjithë Ballkanin, nga formati i strukturës së shtetit, në gjithë Ballkanin përfundojnë brenda ditës zgjedhjet, vetëm në Shqipëri jo. Është një vend drejt falimentimit total”.

Sipas Alizotit Shqipëria nuk hyn dot në Evropë pa zgjedhje, ndërsa këshillon se duhet duhet të dalë dikush mbi veten dhe të garantojë zgjedhje duke mbajtur efektin kriminal larg.

“Duhet ta kuptojnë të gjithë, që Shqipëria nuk hyn dot në Evropë dhe nuk bëhet vend demokratik pa zgjedhje. Zgjedhja është i vetmi element që të vendoset njëri apo tjetri.

Zgjedhjet në Shqipëri, Rama është i përkohshëm. Ky komb është i përjetshëm duhet të dalë dikush mbi parime, mbi veten. Janë kriteret e Kopenhagenit që e përcaktojnë se pa zgjedhje nuk ka anëtarësim në BE dhe nuk mund të funksionojë demokracia, se këta janë të gjithë ustallarë truqesh. Zgjedhjet bëhen vetëm po të mbahet efekti kriminal larg, as me qeveri teknike nuk bëhen”.

Përjashton PD kur thotë se liderat e partisë kanë zgjedhur njerëzit që janë servila dhe të shkathët në botën e krimit për përfaqësim, ndërsa kryeministrin e sheh si rrezikun më të madh të Shqipërisë.

“Liderat e partisë kanë zgjedhur njerëzit që janë servila, është traditë e lashtë kjo, të shkathët në botën e krimit nuk mund ta them për PD këtë gjë, pavarësisht se lista për mua ishte mizerabile dhe e kam kritikuar publikisht, liderët kanë zgjedhur njerëzit negativë në përfaqësim, jo njerëzit e mirë.

Nuk ka kohë më për politkën shqiptare të zgjedhë modele të këqija edhe heshtja e shoqërisë tregon që nuk është dakord me modelin politik, por nuk ka fuqi të reagojë. Shikoj rrezik. Rama në Shqipëri është rrezik, sepse shoh narcizmin tij të rrezikshëm në politikë dhe protestat duhet të jenë më të fuqishme. E shoh me dashuri të pashtershme për pushtetin, adhuron në mënyrë brilante pushtetin dhe e bën të rrezikshëm”.

Mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, Alizoti e sheh si një krizë të madhe që do të rebelojë elektoratin blu.

“Nuk besoj, nëse bëhen zgjedhjet lokale do jetë krizë e madhe. Nuk mund të zhvillosh zgjedhje, kur ke opozitën në rrugë. Një pjesë e madhe del e tëra në rrugë dhe ti do hysh në zgjedhje me gjëra ireale dhe jo konkrete, do prodhosh krizë të fortë politike në Evropë jo vetëm në Shqipëri. Kjo është një e folur jo politike dhe jologjike.

Kushtetua aplikohet mbi gjërat de facto jo de juro, ligji i përshtatet realitetit, nëse nuk i përshtatet është jashtë saj. Sistemi ka rënë nuk mund të luash vetëm futboll. Ke hyrë në një garë ku je vetëm , kjo do prodhoje krizë. Do ketë reagim do ndërtosh kryebashkiakë ireale. Opozita është kjo që është. Ti nuk mund të shmangësh dhe PD. Nëse ai e bën këtë dhe njërëzit i fryjnë kësaj teze.

Në këtë situatë një njeri realist dhe me logjike e përgjegjësi për vendin vepron ndryshe, sepse kjo tregon frikën e tij ,do ta çojë vendin në problemn të madh. Janë djegur mandate, ky vend ka nevojë të hyjë në negocime. Mendoj që Shqipëria ka nevojë për negociata të përbashkëta.

Zgjedhje pa PD nuk bëhen dot, mund të bëhen de juro, por de facto do rebelojë forcën dhe elektorati i saj është rebel dhe do që të mbrojë demokratët nga lajthitja e Ramës dhe ata do kërkojnë që PD të radikalizohet dhe ata mendimatrë që janë rreth tij mos ta fryjnë shumë këtë gjë” /abcnews.al

 

alizoti-1-1280x713.jpg
ad min20:43 | 22/04/2019

Tomorr Alizoti i ftuar në “Mbrëmje Ide” ka folur për vendimin e Parlamenti holandez për rivendosjen e vizave për shqiptarët, si dhe për zgjedhjet në Maqedoni, ai ka komentuar edhe aktualitetin politik në vend. Gazetarja Mirela Milori e ka pyetur se cili është opinioni i tij për krijimin e një partie të re që është Bindja Demokratike.

Alizoti nga ana e tij është shprehur se krijimi i kësaj partie nuk do shërbejë në zgjedhjen e krizës politike në vend.

“Unë mendoj se çdo lëvizje që do lironte dhe do çonte drejt zgjidhjes së krizës ku ndodhet Shqipëria, madje do të thoja edhe më të thellë se në ’97 sepse në atë kohë gjërat ishin të qarta ndërsa sot gjërat janë shumë të paqarta, do ishte e mirëpritur. Por unë nuk shikoj që një lëvizje e tillë do shërbejë një zgjidhjen e kësaj krize. Mendoj se në këtë situatë tejet të vështirë demokrat duhet të bashkohen rreth partisë së tyre. Çdo lëvizje tjetër do të ishte e tepërt. Ky është perceptimi im”, tha Alizoti./abcnews.al

alizoti-1280x786.jpg
ad min20:19 | 22/04/2019

Gjermania mund të propozojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, në procesin e integrimit në BE. Kështu është shprehur në studion e emisionit “Mbrëmje Ide”, Tomorr Alizoti.

“Unë kam bërë disa takime kur kam qenë në Berlin kohët e fundit dhe kam pasur takime me dy deputetë. Njëri nga CDU dhe tjetri nga FDP të cilët ishin përgjegjës në Parlamentin Evropian në Komisionet e Jashtëm për Ballkanin Perëndimor. Një nga tezat që dëgjova që ka një mundësi, falë krimit dhe situatës jo stabël që do të ishte fatkeqësi për Shqipërinë që do të ndahej nga Maqedonia. E kam dëgjuar nga njerëzit që mbulojnë Ballkanin Perëndimor për Parlamentin gjerman dhe bëjnë teza dhe dosjet gati që përcillen në Buntestag. Ka qenë e parashikuar që Maqedonia e Veriut të jetë paketë bashkë me Shqipërinë. Ndarja nga Maqedonia e Veriut do të ishte një gjë shumë e keqe për ne. Situata po rrethohet shumë keq për ne. Dhe rastri i Holandës që e kërkon vetëm për ne heqjen e vizave mund të fryjë Evropën e cila është bërë goxha poluliste dhe partitë që mund të vijnë nuk e duan zgjerimin e BE. Ata mendojnë se zgjerimi i BE është përgjegjës për krimin edhe rënien e ekonomisë. Shqipëria duhet ta marrë seriozisht këtë gjë dhe deri tani nuk e ka marrë seriozisht”, u shpreh Alizoti.

Më tej ai ka folur për vendimin e Parlamentit holandez që ka vendos për rikthimin të vizave për shqiptarët.

“Një vendin i BE-së si Holanda ka dalë dhe ka thanë, ku dëgjova dhe një gjë të turpshme që janë partitë populliste. Nuk janë partitë populliste. Janë edhe partitë e majta të cilat janë për hapjen dhe zgjerimin e BE-së të cilat kanë për heqjen e vizave të shqiptarëve. Ajo nuk ndodh sot, por ajo është një sinjal shumë i keq për Shqipërinë. Duhet marrë shumë seriozit. Dhe në momentin që bën qesharakun dhe bën banalitetin duke thënë që janë ata të këqijtë, pra si në kohën e dikurshme që janë armiqtë e jashtëm duhet marrë seriozisht. Opozitës i vërtetohet kauza. Nuk mund të shkohet më me këtë botë të kriminalizuar. Shqipëria është shumë e kriminalizuar. Një vend kaq i vogël dhe eksporton kaq shumë krim, i cili kadhe suport politik sepse pa supot politik nuk do të jetonte kaq gjatë.  Alarmin e ngre një vend si Holanda është një vend Mbretëri e hershme e zhvilluar me një ekonomi të madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk shqetësohen për këtë”, tha Alizoti./abcnews.al

alizoti-1280x706.jpg
ent ela22:04 | 01/03/2019

Anëtari i Kryesisë së PD-së Tomorr Alizoti duke folur për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, është shprehur se ishte një akt i domosdoshëm.

“Ta bëjmë analizën mundësisht politike. Aktet e vështira merren në kohë të vështira. Ky është një akt politik i fortë, i cili merret në një situatë të fortë politike dhe situata është shumë problematike politike. Një akt i tillë merret kur nuk funksionojnë komunikimi politik, institucioni politik, institucionet e shtetit dhe kalohet në protestë. Unë po e përsëris veten disa herë dhe nuk kam çfarë them gjë tjetër se demokracia është një produkt i protestave. Dhe institucionet në Shqipëri po të funksiononit siç duhet të funksiononin Shqipëria nuk do të ishte në vend numëro. Dhe unë mendoj se ky akt ose akte të tilla ndonjëherë janë të domosdoshme. Është një akt i fortë politik, një akti i vështirë në një situatë shumë të vështirë. Unë mendoj se duhet marrë një hap dhe shpresoj të jetë hapi i fundit”.

Më tej ai është shprehur se PD është fuqizuar dhe kjo parti nuk do të “vdesë” sikundër thonë kundërshtarët e kësaj partie.

“PD ka një histori të sajë, ka uljet dhe ngritjet e saj , por në Shqipëri PD është e pazëvendësueshme. Pa vdekur Partia e Punës nuk vdes PD. PD të paktën unë e ndjej spirtualisht se është një parti që mua më ka liruar tim atë nga burgu. Nuk vdes. Ky është gabimi që bëjnë të majtë në Shqipëri. PD është një forcë shumë e madhe. Është një frymë dhe nuk është një parti strukturale siç ishte Partia e Punës. Ajo është frymë dhe e shikoj të rrezikshme të bësh këto zëvendësime, do zëvendësojmë opozitën, janë problematike. Nëse PD dhe PS janë dy rivale të hershme nuk vdesin dot pa njëra-tjetrën. Pra nëse vazhdon të jetë ish-Partia e Punës PD do të jetë më e fuqishme. Unë e shikoj sot PD në fuqizim të fortë. Kishte një zbehje por sot e shikoj shumë optimiste”./abcnews.al

alizoti.jpg
ent ela19:28 | 25/01/2019

Anëtari i Kryesisë së PD Tomor Alizoti i ftuar në “Mbrëmja ABC” është shprehur se nuk e ka votuar Bashën kur u rizgjodh për kryetar. Më tej ai është shprehur se PD është përballë disa betejave.

“Unë mendoj që politika gjykohet me akte. Basha është zgjedhur dhe është kryetar dhe ai për mua është në betejën e fundit. Unë nuk e kam zgjedhur por çdo krytar duhet të dorëhiqet…”

Ndërsa ka theksuar se Partia Demokratike sot është në ditët më të vështira.

“Partia Demokratike ka pasur gjithmonë beteja dhe do ketë beteja.  Kjo është ajo që e ndryshon nga partitë e tjera. Mendoj se më mirë të bëhet një garë e një versioni të tillë sesa pa garë fare.

Unë nuk jam as me Bashën e as pa Bashën, unë jam anëtar i Kryesisë së PD. Unë jam surpzizuar dhe jam i habitur nga ata që më votuan.

Nëse demokratët dhe nëse shqiptarët nuk besojnë tek PD , kjo parti do ta ketë shumë të vështirë. Njerëzit janë të lodhur nga politika. Nëse PD nuk sjell një alternativë do ta ketë shumë të vështirë të vijë në pushtet. PD nuk është në ditët me të mira. PD është në ditët më të vështira.

Unë mendoj se protesta në Shqipëri janë të domosdoshme sepse vendi është drejt një rrënimi ekonomik. Papunësia është e madhe dhe qeveria nuk diskuton për problemt reale por flet për gjëra absurde. Nëse njerëzit vijnë pas kësaj force dhe mbështesin PD atëherë Rama mund të rrëzohet”./abcnews.al

BABALJA-TEK-TIRANA-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 12/11/2018

Gjykata e Tiranës la të pandryshuara masat e sigurisë të dhënë me herët nga Krimet e Rënda për tre nga katër personat e vënë në hetim për çështjen “Babalja”. Ata akuzohen për “kallëzim të rremë”, në lidhje me audio-përgjimin ku pretendohet se Albert Veliu, Babalja, bisedonte me vëllain e ish-ministrit të brendshëm për çështje droge.

Sipas vendimit të Fredi Alizoti do të vijojë të hetohet më masën e sigurisë “arrest në burg” ndërsa gazetari Jetmir Olldashi në “detyrim për paraqitje”. Gjykata la të pandryshuar edhe masën “arrest në burg” në mungesë për Babalen, masë e paekzekutuar për shkak se ai ndodhet në Kosovë në statusin e azilkërkuesit. Masa ndaj tre të dyshuarve u rivlerësua pasi Prokuroria për Krimet e Rënda shpalli moskompetencë, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Tiranës. I katërti i dyshuar për këtë çështje është deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili hetohet pa masë sigurie. /abcnews.al

GJATA-DHE-AVOKATI-I-ALIZOTIT.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela11:53 | 24/10/2018

Në gjykatën e apelit të krimeve të rënda janë shqyrtuar ankimimet e gazetarit Jetmir Olldashi dhe të Fredi Alizotit për çështjen “Babale”. Apeli nuk ka pranuar kërkesën e avokatit të Olldashit për ndryshimin e akuzës e shpalljen e moskompetencës, ndërsa ka rrëzuar edhe kërkesën e avokatit të Alizotit për lehtësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjata: Përsa i përket vendimit prapë nuk mori parasysh kërkesat tona që nuk ka vepër penale në adresë të gazetarit. S’mund të ketë kallzim të rremë kur gazetari publikon një lajm. Nuk u shpreh për kompetencën. Nuk mori parasysh kërkesat tona në lidhje me provat,nuki ka prova, janë degjeneruar si prova, nuk ka aktekspertimi të gjitha janë kundër akuzës, pa folur për kundërshtitë e tij. Ky është nj porces i montuar politikisht nga Prokuroria për të shpëtuar fytyrën e qeverisë pas gjithë skandaleve dhe akuzon një gazetar kot.

Avokati: Qëndrimi i klientit tim është i njëjti nga fillimi në fund. Nëse bëjmë analizë dhe dalim përfundime me pjesë të caktuara të dosjes hetimore këto janë të pasakta. Ngjarjet janë zhvilluar në kohë. Nëse shohim një pjesë të vogël nuk e kuptojmë dot të tërën. Do njihemi me dosjen e plotë dhe do kuptojmë si ka qenë e vërteta. /abcnews.al

tomorr-alizoti-1280x720.jpg
ent ela19:42 | 15/10/2018

Ish diplomati Tomor Alizoti e ka cilësuar fjalimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për buxhetin të një logjike minorene dhe amatoreske, ndërsa dëgjimi i këtij fjalimi për të ishte një torturë.

“Kjo ka qenë pritja më e tmerrshme, sepse më duhet të dëgjoja dhe fjalimin e Zotit Veliaj një mendimtari madhështor me një logjikë minorene, amatoreske dhe mendo që do flasim tani për vendin e Kantit, Niçes, Shilerit dhe dëgjojmë një logjikë fëmijënore, infantile, e tmerrshme”.

I ftuar në studion e “Mbrëmje në ABC News” për të folur mbi zgjedhjet në Bavari, ish-diplomatit iu desh të dëgjonte fjalimin e kreut të bashkisë së kryeqytetit me banorët e njësisë 8, për shkak të transmetimit direkt të televizionit ABC News.

“Sot më keni torturuar që kam dëgjuar një njeri kaq qesharak. Ndjesë për fjalorin, por më shtua më shumë gripi. Është më mirë të flasim për Bavarinë, sesa të dëgjosh fjalimin bombastik të një zotërie me pamje fëmije”– theksoi Alizoti./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono