Aleksei Navalni

1200px-Alexei_Navalny.jpg
G. P.18:08 | 15/10/2018

Udhëheqësi i opozitës ruse Aleksei Navalni u lirua nga burgu, ku ishte denuar për 50 ditë. Në shtator, ai u lirua nga një dënim prej 30 ditësh për organizimin e një proteste të paautorizuar. Por pikërisht në ditën kur u lirua, u arrestua përsëri për një demonstratë kundër reformave të pensioneve nga qeveria, që përfshinin rritjen e moshës se daljes ne pension per rusët.
Aleksei Navalni është përballur me një varg akuzash për aktivitetin e tij në opozitë. Në mars të këtij viti, ai u ndalua të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rusi për shkak të një dënimi për krime financiare. Por lideri opozitar pretendon se këto akuzat ishin të fabrikuara, për të penguar votën e tij kundër presidentit Putin./abcnews.al

neval.jpg
ent ela09:24 | 11/09/2018

Google ka hequr nga YouTube videot e Alexei Navalny, një kritik i presidentit Vladimir Putin.

Videot tregonin Navalnyn që ju bëntë thirrje rusëve të merrnin pjesë në protestat e 9 shtatorit kundër rritjes së moshës së pensionit. Një nga ndihmësit e Navalny tha se heqja e videove përbënte “censurë politike”.

Google tha se kërkoi që të gjithë reklamuesit të vepronin në përputhje me ligjet vendore.

Zyrtarët rusë i kërkuan gjigantit të teknologjisë gjithashtu që të hiqte videot e muajit të kaluar, duke argumentuar se ato ishin të paligjshme në kontekstin e rregullave mbi zgjedhjet ruse. Ligjet ndalojnë fushatën politike brenda 24 orëve pas publikimit të një sondazhi zyrtar.

 “Ne i konsiderojmë të gjitha ankesat e justifikuara nga organet shtetërore”, tha Google në një deklaratë.  “Ne gjithashtu kërkojmë që reklamuesit të veprojnë në përputhje me ligjin vendor dhe me politikat tona të reklamimit”.

Më 9 shtator u zhvilluan protesta kundër planeve për të rritur moshën e daljes në pension në Rusi nga 60 në 65 për burrat dhe nga 55 në 60 për gratë. Jetëgjatësia mesatare për meshkujt rusë është 66.

Në të njëjtën ditë, zgjedhjet për guvernatorët rajonalë në vend u kontestuan, shkruan BBC.

Më shumë se 800 protestues u arrestuan dhe disa u rrahën me shkopinj, sipas grupit të monitorimit të të drejtave OVD-info.

Grupi tha se kishte arrestime në 19 qytete ruse, ku shumica ndodhën në Shën Petersburg.

Navalny kishte planifikuar të drejtojë protestën e Moskës, por muajin e kaluar ai u dënua me 30 ditë burg për shkelje të ligjeve që rregullojnë protestat.

Ai ka mohuar me forcë të gjitha akuzat kundër tij dhe ka thënë se burgu është një përpjekje për të prishur fushatën e tij politike./tvklan.al 

vlcsnap-error753-1280x721.jpg
us er21:08 | 26/12/2017

Lideri i opozitës, Aleksei Navalni mund të përballet me drejtësinë ruse për shkak të thirrjeve për bojkot të zgjedhjeve presidenciale të 2018. Këtë e ka kërkuar Kremlini që bën thirrje për verifikim të ligjshmërisë së kërkesës së tij.

Kremlini thotë se një thirrje nga kreu i opozitës Aleksei Navalni për një bojkot të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2018 duhet të kontrollohet për të parë nëse është e ligjshme. Komentet e liderit opozitar erdhën pasi ai u ndalua të garonte në votimin e marsit të ardhshëm për shkak të një dënimi për korrupsion, të cilën ai pretendon se ishte e motivuar politikisht. Sugjerimi i Kremlinit mund të jetë një shenjë e pasojave të mundshme që mund të hasë Navalni, shkruan BBC.

“Thirrjet për bojkot do të kërkojnë një studim të kujdesshëm për të parë nëse janë në përputhje me ligjin”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov.
Ndërkohë, presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin ka kandiduar zyrtarisht për zgjedhjet e 2018. Atletë, muzikantë, personazhe të njohura dhe shumë të tjerë u mblodhën në Moskë për të formuar grupin mbështetës prej 500 vetësh në mënyrë që Putin të regjistrohet si kandidat i pavarur. Vetë presidenti rus nuk mori pjesë në këtë event duke thënë se axhenda e tij ishte shumë e zënë.

Të hënën, Komisioni Qëndror Zgjedhor ndaloi 41-vjeçarin Aleksei Navalni të kandidonte në zgjedhjet e 2018, duke lënë Putin pa një rival serioz. Lideri opozitar tha se ky vendim do t’i mohojë votën miliona qytetarëve të Rusisë dhe bëri thirrje për një “grevë zgjedhore”. Navalni është i njohur për fushatën e tij anti-korrupsion dhe protestat kundër Putin. 41-vjeçari është arrestuar shpeshherë në manifestimet kundër qeverisë dhe presidentit rus./abcnews.al

1200px-Alexei_Navalny.jpg
us er19:26 | 25/12/2017

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, nuk mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale. Ai nuk u lejua të garojë për shkak të një dënimi për përvetësim fondesh. I konsideruar si kundërshtari kryesor i Vladimir Putin, 41-vjeçari u kërkoi mbështetësve të tij që të bojkotojnë votimin në mars të 2018.

Komisioni Elektoral qëndror i Rusisë i ka bllokuar kandidaturën liderit të opozitës Aleksei Navalni. Në këtë mënyrë, ai nuk mund të garojë për zgjedhjet presidenciale të marsit të 2018-ës, në të cilat do të kandidojë edhe Valdimir Putin, për një mandat të katërt. Sondazhet japin fitues kreun aktual të shtetit. “I papërshtatshëm për probleme me drejtësinë”, kështu shkruhet në vendimin e komisionit. Të 12 anëtarët e tij kanë votuar kundër kandidaturës së Navalnit, duke motivuar refuzimin me dënimin e diskutueshëm prej 5 vjetësh për përvetësim fondesh. Navalni gjithmonë ka pohuar se ishte një dënim politik.

Pas ndalimit të kandidimit, 41-vjeçari i bëri thirrje të gjithë mbështetësve të tij që mos të marrin pjesë në votime. “Po deklarojmë një grevë zgjedhore. I kërkojmë të gjithëve që të bojkotojnë këto zgjedhje dhe nuk do të njohim rezultatin e dalë prej tyre”, nënvizoi Navalni.

Ai që shfaqet si kundërshtari kryesor i Vladimir Putin në funksion të zgjedhjeve të vitit 2018, u dënua në muajt e fundit me burgim për organizimin e demonstratave të paautorizuara. Navalni, ishte arrestuar edhe më herët nga policia në derën e shtëpisë së tij në Moskë më 12 qershor, madje një orë para se protesta anti-korrupsion e organizuar nga opozita të fillonte ditën e festimeve kombëtare të “Ditës së Rusisë”. Me këtë rast, blogeri u dënua me 30 ditë burg për “shkelje të vazhdueshme të ligjit për organizimin e tubimeve publike”.

Ndërkohë, më 7 tetor, në ditën e 65 vjetorit të Putin, mbështetësit e Navalni, i cili ishte i arrestuar në atë kohë, demonstruan në Shën Petersburg dhe në vende të tjera kundër kreut të Kremlinit: gjatë protestave u arrestuan mbi 200 persona./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono