Aleksander Ceferin

Ceferin.jpg
Klejdi Kaimi11:59 | 04/12/2019

Përdorimi i teknologjisë VAR në ligat më elitare në Europë ka shkaktuar shumë debate. Pozicione jashte loje për shkak të hundës, vija imagjinare që ndërtohet nga gjyqtarët në dhomën e VAR-it apo edhe prishja e bukurisë së lojës, janë disa nga problematikat që ajo ka sjellur. President i UEFA-s, Aleksander Ceferin tregon se ai është kundër përdorimit si dhe shpejgon idetë që bordi i UEFA-s po mendon në përdorimin e VAR.

‘’Nëse ti ke një hundë të gjatë, atëherë ti je në pozicion jashtë loje këto ditë. Vijat imagjinare që ndërtohen gjithashtu janë shumë subjektive. Do të kemi një takim shumë shpejt me gjyqtarët e kampionateve dhe propozimi jonë është që të ketë një tolerancë prej 10-20 centimetrash. Në Angli gjyqtarët ka raste që nuk e shikojnë fare VAR-in, ndërkohë në Itali një rast mund të shkojë edhe deri në 30 minuta gjykim, është një rrëmujë e vërtetë’’, tregon presidenti në një intervistë për ‘Mirror’.

‘’Unë kurrë nuk kam qenë një fans për përdorimin e VAR-it. Anësorët nuk e përdorin më flamurin, ato vetem presin, presin e presin. Lojtarët? Askush nuk feston nëse goli nuk është kontrolluar nga VAR-i, tifozët festojnë të gjithë dhe më pas ata heshtin si të kenë pësuar gol. Me shumë mundësi teknologjia do të jetë dhe në Euro 2020, pasi ekipet nuk mund të durojnë gabimet në kurrizin e tyre. Ajo që ne mund të bëjmë është vetëm përmirësimi dhe zhvillimi i përdorimit të tij’’, mbyll Ceferin. /abcnews.al

ceferin-1280x854.jpg
Vladimir Prenga19:57 | 17/11/2019

Aleksandër Ceferin ka bërë një minitur sot në kryeqytet, teksa ka takuar kryeministrin Edi Rama, ka vizituar “Shtëpinë e Futbollit” dhe më pas ka qenë në Presidencë, ku është vlerësuar me një çmim nga ana e kreut të shtetit, Ilir Meta.

“Për kontributin e çmuar dhe angazhimin e tij personal, në mbështetje të zhvillimit cilësor të futbollit në Shqipëri, pata kënaqësinë të vlerësoja sot Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, simbolin e krenarisë tonë kombëtare që përcaktoi rrugëtimin dhe identitetin europian të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, shkruhet në postimin e bërë në faqen zyrtare të presidentit Meta.

Ceferin sot ka vizituar edhe muzeun e kombëtares shqiptare, që është ndërtuar në “Air Albania Stadium”. FSHF ka publikuar edhe pamjet nga vizita e kreut të UEFA-s. /abcnews.al

takimi1.png
Vladimir Prenga13:52 | 17/11/2019

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s, fillimisht ishte në Kryeministri dhe takoi kreun e qeverisë, Edi Rama. Një takim me dyer të mbyllura, ndërkohë që turi i vizitave vazhdon. “Shtëpia e Futbolli” ishte destinacioni i radhës.

I shoqëruar nga forca sigurie, sikurse shikohet edhe në pamjet që FSHF ofron direkt përmes kanaleve zyrtare, Ceferin u shfaq në kantierin e ndërtimit ku vijojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit. Inxhinierët shoqërojnë Ceferin, presidentin e FSHF-së, Armand Duka, dhe zyrtarët e tjerë të UEFA e federatës.

PROGRAMI I PUBLIKUAR NGA FSHF
12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama
13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror
18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës
18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin
19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama

/abcnews.al

ceferin-duka.jpg
Vladimir Prenga09:48 | 17/11/2019

Shqipëri-Francë është ajo që të gjithë presin sonte, por për zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të njohin pushim. Sot programi i tyre është i mbushur me aktivitete, që do të zhvillohen në kryeministri, në ambientet e reja të federatës që po ndërtohet, në presidencë dhe muzeun e stadiumit. Kulmi do të jetë ceremonia inauguruese e “Air Albania Stadium.

PROGRAMI I PUBLIKUAR NGA FSHF
12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama
13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror
18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës
18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin
19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama

/abcnews.al

ceferin-duka.jpg
Vladimir Prenga15:14 | 15/11/2019

Stadium i ri për Shqipërinë. Të dielën kombëtarja luan ndeshje e parë në “Air Albania Stadium” dhe FSHF për mediat ka shpërndarë një komunikatë, në të cilën flet kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, si dhe presidenti i Federatës, Armand Duka.

NJOFTIMI I FEDERATËS – Pritja thuajse ka mbaruar! Të dielën, ora 20:45, 17 nëntor 2019, do të jetë një datë historike për të përuruar stadiumin më të madh kombëtar në Shqipëri. Një kapacitet prej 21. 690 vendesh, investim që ka prekur shifra 70 milionë euro duke përfshirë të gjithë strukturën (pjesa sportive dhe josportive).

Ndeshja Shqipëri-Francë mbyll edicionin kualifikues Euro 2020, por hap dyert për një epokë të re në një stadium modern. Pikërisht përballja me Kampionët e Botës është edhe prezantimi më i bukur.

Sipas asaj që ka lajmëruar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin do të jetë një nga të ftuarit e nderit për ndeshjen e parë zyrtare. Madje, vetë Ceferin ka folur në lidhje me këtë event.

“Në mënyrë që futbollit të mbetet popullor dhe të tërheqë sa me shumë të rinj në stadiume, është e domosdoshme që tifozët të kenë mundësinë që t’i shikojnë ndeshjet në një ambient të sigurt dhe të rehatshëm. Stadiumi Air Albania është një xhevahir i vërtetë dhe do të doja t’i shprehja përgëzimet e mia Federatës Shqiptare të Futbollit dhe aktorëve të tjerë që janë përfshirë në mbikëqyrjen dhe përfundimin e kësaj arene të mrekullueshme” u shpreh Ceferin.

“Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar një progres të jashtëzakonshëm, si brenda dhe jashtë fushës në drejtim të zhvillimit të futbollit. Tashmë të rinjtë në të gjithë vendin mund të ëndërrojnë që një ditë të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë stadium të mrekullueshëm”.

Përfundimi i Arenës Kombëtare, që u financua pjesërisht nga UEFA, dëshmon për një angazhim të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit të vendit të saj, duke ndërtuar kështu baza të reja.

Gjatë viteve të fundit, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi” në Shkodër janë rikonstruktuar plotësisht dhe kanë pritur ekipin kombëtar. Ndërkohë, stadiumi “Zeqir Ymeri” në Kukës është duke u rikonstruktuar, sipas projektit të financuar bashkërisht nga FSHF dhe UEFA, nën udhëheqjen e organit drejtues evropian të futbollit që mbulon pothuajse 50% të kostove totale që vijnë nga programi i ndihmës HatTrick i UEFA-s.

“Ndeshja e së dielës do të jetë një moment historik për futbollin në Shqipëri, pasi më në fund mbështetësit nga i gjithë vendi do të mund të ndjekin Kombëtaren tonë të luajë në një arenë fantastike dhe moderne. Do të dëshiroja të shprehja mirënjohjen time ndaj UEFA-s për mbështetjen financiare që ata kanë dhënë si edhe për mbikëqyrjen e projektit, duke na ofruar ekspertizë tejet të vlefshme,“ tha presidenti i FSHF dhe njëkohësisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono