albin kurti

INTERVISTE-ALBIN-KURTI.mpg_snapshot_28.31-1-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 26/10/2019

Historian mbi mesataren e ka vlerësuar kryeministri i ardhshëm i Kosovës Albin Kurti, ish kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, Kurti thotë se doktor Berisha është njohës i mirë i historisë dhe politika pa historinë është lojë pa rregulla. Ndërsa si politikan ai e çmon ish kryeministrin Berisha për qëndrimin kundër Serbisë.

Milori: Zoti Berisha është një mbështetës i juaji mbrëmë ka qenë tee arjan can ka thënë që jeni politikan i rrallë jo vetëm në shqipëri se jeni njeri m fibër politke. si e vlerësoni berishën

Kurti: Besoj se ish Kryeministri dhe ish Presidenti i Republikës të Shqipërisë Sali Berisha ka mbajtur një qëndrim të theksuar kundrejt agresionit në arenën ndërkombëtare të Serbisë kundrejt Kosovës dhe kundër pazareve të rrezikshme dhe kjo është për t’u vlerësuar. Është tjetër çështje pastaj politika e brendshme e  Shqipërisë, por mendoj s doktori është njohës i mirë i historisë. Dhe në pikën 5 të programit të Vetëvendosjes 2010, që quhet shtet-ndertim dhe zhvillim ne themi se politika pa historinë është lojë, bile degjeneron edhe më keq sesa lojë, në lojë pa rregulla. Është e domosdoshme historia në politikë ashtu si dhe etika dhe idealet. Doktor Sali Berisha është historian mbi mesataren.

Milori: Po si politikan?

Kurti: Si politikan ai është i qendrës së djathtë dhe qëndrimi i tij kundër Serbisë, që është kundër nesh, është për t’u çmuar. /abcnews.al

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

INTERVISTE-ALBIN-KURTI.mpg_snapshot_28.31-1280x720.jpg
ent ela22:58 | 26/10/2019

“Do kërkojmë borxhin e Serbisë do kemi ekipin tonë negociator dhe aty do kemi dhe vijat tona të kuqe”. Kështu u shpreh fituesi i zgjedhjeve në Kosovë Albin Kurti në studion e ABC News sa i takon dialogut Kosovë- Serbi.

“6 vjet kemi bërë negociata me Serbinë dhe për cdo javë e cdo ditë thoshin që na përshpejton integrimin, por ne ende nuk kemi liberalizim vizash. Nuk kam si mos konstatoj një urgjencë fallco të kësaj cështje që na detyron të veprojmë pa menduar. Dhe të mendosh do të thotë t’ia kërkosh borxhin Serbisë, se Serbia është borxhli fort i ke, se na ka vrarë 10 mijë civilë, ka përdhunuar 20 mijë vajza nëna e motrat tona dhe mbi një mijë fëmijë janë vrarë para 20 vjetëve kur presidenti serb ishte ministër i informatave”.  

Ai pranon se do të ketë dialog me Serbinë, por me parime të qarta dhe të sakta

“Unë fola për fakte, jo për emocione, dhe me Presidentin serb do kemi dialog me parime të qarta dhe të sakta dhe do kemi shqyrtim paraprak të marrëveshjeve përgjatë 6 vjeçarit. Çfarë është realizuar e jo dhe çfarë ndikimi ka pasur në Kosovë e rrotull. Do kërkojmë borxhin e Serbisë, do kemi ekipin tonë negociator që do e prij unë dhe aty do kemi dhe vijat tona të kuqe. Unë i kam shprehur ato, por kësaj radhe dua t’i bëj bashkë jo vetëm me LDK por dhe me opozitën e Kosovës jo me arrogancë, por te unë do gjejnë një bashkëpunim të mirë”./abcnews.al

kurti-ne-abc-news.jpg
ent ela20:23 | 26/10/2019

Në një intervistë ekskluzive përballë gazetares Mirela Milori kreu i Lëvizjes Vetëvendosje foli për takimin me kryeministrin Rama. Kurti thotë se e beson Kryeministrin Rama që nuk e mbështet shkëmbimin e territorit.

“Kishim një takim 5 orësh, kishim një ndeshje miqësore 5 oreshë, e cila u ndërpre për 45 minuta kur erdhi Depardie. Më pas ne vazhduam për temat e rëndësishme për Shqipërinë e Kosvën e të dyja bashkë.

Kryeministri nuk e mbështet shkëmbimin e territorit, territori nuk është mall për shkëmbim. Besoj se pavarësisht me kryeministrin e Shqipërisë mund të kemi dallime e të përbashkëta jonë na imponojnë që të bahskëpunojmë si dy qeveri më mirë. Ashtu më tha dhe ashtu dua dhe më duhet të besoj”.

Sipas tij intervista e kryeministrit Rama për një gazetë zvicerane, ku shprehej se ishte natyrale për të patur dhe korrektime të vogla mes Kosovës e Serbisë, Kurti e sheh si mbështetje për presidentin e Kosovës, ndërsa shton se Rama duhet t’i përmbahet fjalës së tij të parë kur tha: “President Vuçiç njihe pavarësinë e Kosovës”.

“Konsiston te mbështetja për Presidentin e Kosovës që mbështeti dhe shpalli veriun si dhuratë të ministrit famëkeq Ramkoviç dhe provoi ta bëjë më të gjerë dhe legjitim aventurën e tij personale, akrobacionin e rrezikshëm në këto pazare me serbinë. Konsiderohej korrigjim i dhimbshëm pse do të duhej të quhej korrigjim dhe në anën tjetër kishim Vuçiç që e qunate me një fjalë “rasgranishenje”, në serbisht i bie delimitim, përkufizim, përcaktim kufijsh, prakoncepti i Vuçiçit është racist, dhe kryeministri i Shqipërisë nuk i dilte dot kudnër Presidentit të Kosovës dhe unë mendoj se Rama duhet t’i përmbahet fjalës së tij të parë kur tha: “President Vuçiç njihe pavarësinë e Kosovës”. /abcnews.al

KRONIKE-ALBIN-KURTI.mpg_snapshot_00.32-1280x720.jpg
ent ela18:11 | 26/10/2019

Pesë orët e takimit të mbrëmshëm me Edi Ramën, e kanë bërë Albin Kurtin, të harrojë të shkuarën e afërt, dhe të aktivizojë miqësinë e dikurshme me kryeministrin shqiptar.

Kandidati për kryeministër në Kosovë, lë mënjanë ndasitë e fundit me kryeministrin shqiptar.

Për liderin e Vetëvendosjes, mendimet e ndryshme mes tij dhe Edi Ramës nuk përkthehen në armiqësi.

Edhe pse Rama ishte një nga mbështetësit kryesor të Hashim Thaçit për diskutimin e shkëmbit territorial mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i ardhshëm i Kosovës, nuk i njeh faj Edi Ramës, por tregon se kush drejton tani politikën e jashtme.

Tradita e dy qeverive tona do të vazhdojë, por Albin Kurti tregon kush do të jetë diferenca e lidershipit të tij.

Nuk është gati të thotë nëse do të pranojë kërkesën e Ramës për ministër shteti të përbashkët.

Teza e Ramës për një Shengen Ballkanik, nuk e bind.

Me përfundimin e numërimit të votave në Kosovë, Albin Kurti pritet të mandatohet nga Presidenti Thaçi për të krijuar qeverinë e re. /ABC News Albania 24/7

mirela-milori-albin-kurti.jpg
ad min14:53 | 26/10/2019

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i ftuar sonte në orën 20:00 në ABC News. Në një intervistë përballë gazetares Mirela Milori kreu i Lëvizjes Vetëvendosje do t’i përgjigjet pyetjeve për disa çështje shumë të rëndësishme që e presin sapo të marrë detyrën.

Qeveria e re e Kosovës, marrëdhëniet me Serbinë dhe jo vetëm. Çfarë mendimi ka kryeministri i ardhshëm i Kosovës për idenë e Schengenit Ballkanik? Çfarë pritet të ndodhë me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë? Si e sheh perspektivën e Kosovës, kryeministri i ardhshëm i saj?

Të gjitha do të marrin përgjigje në orën 20:00 në televizionin ABC News. Intervista do të transmetohet live edhe përmes web-it të Abc News Albania. /abcnews.al

sali-berisha.jpg
ad min10:40 | 26/10/2019

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se rezultati i zgjedhjeve në Kosovë ishte dëshirë për ndryshim dhe se Albin Kurti pavarësisht se i ri ka një përvojë të gjatë politike. Në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit, Berisha vlerësoi idetë e Kurtit për Bashkim Kombëtar dhe kundër ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi.

“Unë mendoj se në skenën politike shqiptare Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Po të përdorim një shprehje të huaj që shqip mund të mos tingëllojë mirë, kafshë politike quhen këta. Unë nuk kam asnjë marrëveshje me Kurtin, por kemi patur mendime të njëjta ndaj një problemi, ndaj një akti të paimagjinueshëm të ndryshimit të kufijve të Kosovës që kishte marrë përsipër Miladini shqipfolës, Baton Stanishiç dhe Zografi Bis”, tha Berisha./abcnews.al

albin-kurti-4.jpg
ad min10:37 | 26/10/2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për mediat pas samitit të Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë. Kurti ka komentuar takimin me Edi Ramën.

“Kishte shumë kohë pa u parë, diku rreth 14 muaj dhe kishte shumë tema e çështje që duhet ti bisedonim, aq më tepër që LVV si fituese e zgjedhjeve, si udhëheqëse e zgjedhjeve të ardhshme, unë si kryeministër i ri, duhet dhe dua të bashkëpunoj ngushtë me qeverinë e Shqipërisë dhe Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë. Biseduam për çështje të cilat i kemi të përbashkëta, por gjithashtu edhe për çështje në dy shtetet tona. Duam që edhe në aspektin e politikës së jashtme dhe ekonomisë të bashkërendohen sa më shumë Kosova dhe Shqipëria sepse efekti sinergjik që mund të kemi nuk është i shfrytëzua r sa duhet. Mendoj se mundësitë që kemi si qeveri dhe nevojat që kanë qytetarët janë shumë më të mëdha se sa realiteti”, tha Kurti, i cili më tej shtoi se nuk ka folur me kryeministrin e Shqipërisë për padinë që deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se do bëjë ndaj Haradinajt.

Kurti ka kthyer një përgjigje edhe për një ministri shteti të përbashkët.

“Nuk kemi fol për organigramat”, tha Kurti.

Nga ana tjetër ka treguar si do të vijojë dialogu me Serbinë.  Gjithashtu, kandidati për kryeministër në Kosovë theksoi se Rama nuk është për shkëmbim territori.

“Dialogun Kosovë-Serbi do ta drejtoj unë. Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori. Taksa ndaj do të zëvendësohet me reciprocitet”, tha Kurti./abcnews.al

kosova-1.jpg
ad min10:08 | 26/10/2019

Këtë të shtunë nisi në Tiranë samiti i Paqes së Europës Juglindore. Në nisje të këtij samiti foli kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai deklaroi se edhe pse në Tiranë është mysafir ndjehet si në shtëpi. Samite të tilla, sipas Kurtit i bëjnë bashkë njerëzit. Krti bëri thirrje që të rrëzohen muret e vogla që ndajnë njerëzit me qëllim që të përparojmë.

“Edhe unë jam sot këtu po si ju mysafir në këtë samit të paqes mirëpo ndihem si në shtëpi dhe në tiranë, porsi në Prishtinë prandaj mirë se keni ardhur dhe mirë se e bejmë njëri tjetrin në këtë takim shumë të rëndësishëm. Them takim të rëndësishëm se këtu njerëzit edhe bëhen bashkë dhe e bëjnë këtë për paqe. Bashkimi për paqe është kushti për paqe dhe më tej mundëson që të qëndrojnë popujt.

Samite të tilla që bëjnë bashkë njerëzit janë tepër ë vlefshme për të ardhmen. Kjo është detyra jonë kryesore, që sa më shumë të mundemi, kur të mundemi ti bëjmë njerëzit bashkë., ti ndajmë vlerat e përbashkëta duke kuptuar që angazhimi për paqen edhe ua mundëson dhe iu garanton përparimin. Në vend të një muri të madh kemi shumë mure të vegjël që na ndajnë. Paqja është amanet dhe ideal i brezave që u sakrifikuan për të. Përveç fqinjësisë së mirë që vendet e Ballkanit kanë nevojë përveç integrimit në BE sepse Ballkani Perëndimore dhe BE janë të rëndësishëm për njëri tjetrin, ne duhet të luftojmë varfërinë, pabarazinë dhe padrejtësinë”, tha Kurti./abcnews.al

kurti-2.jpg
Autor E21:30 | 25/10/2019

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ndodhet prej disa orësh në duke zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama shkruan se kanë diskutuar për shumë tempa rreth bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive.

“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi””, shkruan Rama.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono