albin kurti

albin-kurti-isa-mustafa.jpg
nev ila14:53 | 21/11/2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka konfirmuar se do të takohet të premten me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Kurti theksoi se në takim do të diskutohet për çështjet e mbetura hapur rreth idesë për planin qeverisës.

Kandidati për kryeministër theksoi se nuk ka kohë për të humbur sepse certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do të bëhet javën që vjen. Ai komentoi edhe deklaratat e LDK-së se posti i kryeministrit është i barabartë me 6 apo më shumë ministri duke thënë se diçka e tillë nuk qëndron dhe se populli i Kosovës e ka zgjedhur atë kryeministër me votën e tij./abcnews.al

albin-kurti-gjukanovic.jpg
nev ila13:54 | 19/11/2019

E përditshmja malazeze “Borba” shkruan se kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë. Gazeta shkruan se në këmbim të kësaj aleance me Podgoricën, Kurti ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi.

E përditshmja malazeze “Borba” shkruan të martën se kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë. Gazeta shkruan se në këmbim të kësaj aleance me Podgoricën, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi.

E përditshmja malazeze Borba shkruan në edicionin e së martës se kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, po kërkon bashkëpunim me Malin e Zi kundër Serbisë, duke kërkuar marrëveshje me partinë social-demokrate të presidentit Milo Gjukanoviç.

Borba shkruan se Kurti i ka ofruar Podgoricës zyrtare një marrëveshje për aleancë kundër Serbisë dhe në në këmbim të kësaj aleance me Podgoricën, Albin Kurti, ka thënë se nuk do të rihapë më çështjen e demarkacionit Kosovë-Serbi, raportoi Express.

Albin Kurti citohet të ketë thënë se sapo të marrë përsipër postin e kryeministrit, do të takohet me homologun malazez për të parë se cfarë mund të bëhet. Gazeta shkruan se Kosova e sheh Malin e Zi si aleatin e saj të vetëm kundër Beogradit, meqë tashmë Tirana zyrtare po mbështet krijimin e projektit të quajtur ‘minishengen”.

Borba përmend edhe edhe deklaratat e kreut të VV’së lidhur me marrëdhëniet Kosovë- Mal i Zi të cilat janë shumë të mira dhe thekson se Prishtina e vlerëson mbështetjen e Podgoricës kur bëhet fjalë për pavarësinë. Marrëveshja për demarkacionin midis dy shteteve është ratifikuar në dy Kuvendet respektive./abcnews.al

flamure-serbe-1280x614.jpg
nev ila12:33 | 18/11/2019

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë. Reagimi vjen pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç akuzoi kandidatin për kryeministër Albin Kurti për nxitje të histerisë anti-serbe në Prishtinë, pas kërkesës së Kurtit për dorëzimin e Milan Radojçiçit. Simiç tha se sulmet e Kurtit ndaj nënkryetarit të Listës serbe janë të pabazuara.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidat i vetëm për kryeministër në lidhje me kërkesën për dorëzimin e Milan Radojçiçit tek autoritetet e Kosovës. Lista serbe tha se  Kurti po tregon “fytyrën e vërtetë të tij.”

“Këtyre ditëve po vazhdon retorika me të cilën po nxehet histeria anti-serbe në Prishtinë, madje në kuzhinën e atyre që dëshirojnë të jenë bartës më të lartë të institucioneve. Albin Kurti pa asnjë dëshmi po akuzon Milan Radojçiçin dhe në të njëjtën kohë po përzihet direkt në punën e drejtësisë. Në deklaratat e mëparshme, ai ka deklaruar se politika dhe politikanët nuk duhet të përzihen në punën e drejtësisë. Sulmet e tij të pabazuara në nënkryetarin tonë përbëjnë shkelje të drejtës themelore, prezumimin e pafajësisë” tha Simiç.

Kurti i bëri deklaratat në një intervistë dhënë për të përditshmen malazeze Pobjeda./abcnews.al

BLERTA-SAMITI-OHRIT.mpg_snapshot_00.10-1280x720.jpg
ent ela15:57 | 13/11/2019

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes Albin Kurti e cilëson të nxituar takimin e mbajtur në Ohër për Minishengenin Ballkanik. Ai tha në një konferencë për mediat se projekte të tillë Shqipëria duhet t’i nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë. Takimin trepalësh të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Ohër, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje e quan të nxituar.

Sipas Albin Kurti, Shqipëria zyrtare është dashur të presë të formohet qeveria e re e Kosovës, e jo të nxitohet me takime në Novi Sad e Ohër.

Madje, për kandidatin për kryeministër të Kosovës, projekte të tilla Shqipëria duhet të nisë me Kosovën dhe jo me Serbinë.

Nuk nis me Serbinë kjo punë. Nis Kosovë-Shqipëri, vazhdon Kroaci-Bullgari, vazhdon Sarajevë zyrtare, Podgoricë zyrtare, Shkup zyrtar e Beogradi në fund. Sepse i tillë çfarë është ai i pa penduar për luftërat dhe krimet e shkaktuara në luftim të vazhdueshëm me Moskën e Putinit nuk mund të ketë. Rrjedhimisht mendoj që edhe mbledhja e Novi Sadit edhe mbledhja e Ohrit ishin gabim në hapa. Shqipëria zyrtare u ankua se nuk ka pasur qeveri të denjë në Kosovë. Meqenëse ka pritur Shqipëria zyrtare për një qeveri të denjë të Kosovës shumë vjet, ka mundur të pres edhe pak javë që të formohet kjo qeveri.

Ndërsa duke folur për bisedimet për koalicionin qeverisës me LDK-në Kurti tha se me këtë parti kanë përfunduar 80 % të harmonizimit të programit qeverisës.

Ai nuk ka saktësuar se kur do të ndodh takimi ndërmjet liderëve të këtyre dy partive.

Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 për qind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të tillë

Kreu i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se  pa certifikim të rezultateve nuk do të vendoset për bashkëqeverisje me LVV-në.

Nu do të ketë asgjë serioze pa certifikimin e rezultateve. Rezultatet nuk do të certifikohen për 15-20 ditë sepse deri atëherë nuk e dijmë se sa deputetë do t’i ketë LDKja e sa LVV-ja.

Ndërsa mbetet pikëpyetje nëse Nisma do të kalojë pragun pas vendimit të PZAP-së që votat nga Serbia të hiqen nga rezultatet përfundimtare. Në rast të hyrjes së kësaj partie në Kuvend atëherë LVV  dhe LDK nuk do të kenë më shumicën e votave por së paku 4  deputetë më pak.

Raporti: Blerta Dalloshi Berisha

Kamera: Visar Kryeziu

 

VUCIC-KOSOVA-MACRON-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.09-1-1280x720.jpg
in a14:19 | 12/11/2019

For Serbian President Aleksandar Vucic, the most important is the circulation of freight services then how to recognize or understand Kosovo’s independence.

Asked if he had received support for the “mini Schengen” from Macron , Vucic replied that he would not call the initiative by that name, though it has already become in daily use, as it annoys some people and because of its geographical determinant.

“No one can say that the initiative cannot bother anyone. The initiative is supported by the US and French President Macron.

But some countries, because of domestic politics, they should tell you that they are against it but we must take our destiny by solving our problems’, – the Serbian president said, adding that the so-called ‘mini Schengen’ is ‘more important than the recognition of Kosovo’.

He also said the initiative would contribute to reduce the removal of citizens from their respective countries and a greater percentage of those who have left will return back.

Vucic said there is much hope for the Ohrid initiative that it will reduce unemployment as professionals in different fields may also operate outside their home country.

Balkan Mini Schengen project was rejected yesterday by Kosovo’s projected Prime Minister,

Vetevendosje leader Albin Kurti,  said that the initiative is a dangerous course, alluding to Serbia’s secret intentions.

He urged Prime Minister Edi Rama not to haste, whereas Tirana and Pristina should be consulted before attending the summits./abcnews.al

INTERVISTE-ALBIN-KURTI.mpg_snapshot_28.31-1-1280x720.jpg
Autor E13:06 | 12/11/2019

Bashkia e Tiranës ka reguar ndaj angazhimit të degës së Vetëvendosjes në Shqipëri kundër prishjes së shtëpive tek Unaza e Re. Përmes një njoftimi për shtyp, bashkia i kërkon Vetëvendosjes në Kosovës që të marrë nën kontroll degët e saj.

“Bashkia e Tiranës është shpresëplotë se Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë, pas deklaratës së pakuptimtë që bëri sot, do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit. Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë!”, deklaron Bashkia e Tiranës.

Reagimi erdhi pasi dega e Vetëvendosjes në Shqipëri e cilësoi një projekt korruptiv prishjen e shtëpive tek Unaza e Re dhe nxjerrjen e banorëve në rrugë.

Gjatë ditës së sotme IKMT filloi prishjen e shtëpive tek Unaza e Re, ndërkohë që policia përplasej me banorët. Nga përplasja raportohen 12 të lënduar.

Reagimi i plotë i Bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës është thellësisht e keqardhur për degradimin e rëndë në të cilin ka përfunduar Lëvizja Vetëvendosja dega Tiranë, e cila sot ndërhyri në punët e brendshme të qytetit për një projekt lokal, por jetik për kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Unaza e Madhe është projekt 30 vjeçar, nuk i shërben qeverisë, por ndërtohet për të mirën e qytetarëve të saj, që kërkojnë të venë në punë, shkolla e spitale të pa penguar me muaj të tërë nga një grup dhunuesish.

Bashkia e Tiranës e cilëson deklaratën e Lëvizjes Vetëvendosje si të pakuptimtë, dashakeqe dhe të nxituar. Për këtë arsye, përfitojmë nga rasti të informojmë edhe Lëvizjen Vetëvendosja mëmë, se familjet që preken nga projekti i Unazës së Madhe dhe që kanë ndërtuar pa leje, ndër vite, në gjurmë të saj, po trajtohen me përparësi sipas ligjeve shqiptare në fuqi, shumica prej të cilëve janë dëmshpërblyer, madje shumë prej tyre i kanë marrë tashmë paratë e dëmshpërblimit në llogaritë e tyre bankare. Kurse, aktivistët, të cilëve kjo lëvizje iu referohet, janë të njëjtët aktivistë bllokues e sherrxhinj që janë përpjekur me të njëjtin zell të bllokojnë çdo punë të mirë në Tiranë, duke nisur që nga këndi i lodrave të Liqeni, Sheshi Skënderbej, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri etj., e për më tepër nuk janë as banorë të zonës së Astirit.

Ne dimë se Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut apo suflerin e Orjolës në Tiranë. Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike! Kurse sa për dhunën shtetërore ndaj dhunuesve të policisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës s’ka mbështetur dhe as ka ndërmend të mbështesë ndonjëherë ata që mund të sulmojnë policinë me gurë e me shishe në Kosovë për llogari të shkelësve të ligjit kur Albini të jetë në detyrë. Por, ka detyrë t’ia thotë publikisht kryeministrit në ardhje të Kosovës se Tirana është shtëpia e çdo shqiptari, jo shesh për përsheshet e atyre shqiptarëve që shkelin ligjin apo atyre që frymëzojnë dhe mbështesin shkelësit e ligjit, në Shqipëri, në Kosovë apo kudoqofshin në globin tokësor!

Bashkia e Tiranës është shpresëplotë se Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë, pas deklaratës së pakuptimtë që bëri sot, do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit. Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë!

Reagimi i Vetëvendosjes Dega Shqipëri

koalicioni-1280x720.jpg
in a11:58 | 12/11/2019

Partia më e dëmtuar pas vendimit të PZAP në Kosovë duket se do të jetë LVV-ja e Albin Kurtit e cila do të ketë 3 deputetë më pak ndërsa LDK-ja një më pak. Koalicioni i ardhshëm ka kështu vetëm 57 deputetë, nga 62 sa kishte sipas rezultatit përfundimtar të nxjerrë nga KQZ. Kjo do ta detyrojë që të bëjë koalicion me një parti të tretë për të siguruar shumicën në Kuvend.

PZAP, paneli për Ankesa dhe Parashtresa pranoi të hënën si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë për anulimin e kutive të ardhura nga Serbia dhe vendosi edhe rinumërimin e 1 mijë e 472 vendvotimeve. Kjo do të thotë se dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK, nuk mund ta formojnë qeverinë të vetme pa partnere qeverisës pasi nuk e kanë më numrin e mjaftueshëm të gjysmës së votave në parlament. Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 29 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 28, ndërsa për t’i siguruar numrat duhet ti kenë 61. Tashmë, Nisma pritet të ketë gjashtë vende në Kuvend dhe këto do të ishin vota të arta për koalicionin qeverisës. “Indeksonline” raportoi se në vetëvendosje thonë se është herët të jepet një përgjigje se a do të kenë partneritet me Nismën pa pasur vendim për vendimin e PZAP. Ndërsa në LDK thonë se kjo është përgjegjësi e Vetëvendosjes dhe jo e tyrja. Ndërkohë Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se kjo është bërë për ta futur në kurth Albin Kurtin, i cili nuk ka përvojë. Mediat në Serbi cituan Vuçiç të ketë thënë se edhe po të anullohen  4,000 deri në 5000 vota nga Serbia, kjo gjë nuk do të ndikonte në Listën Serbe, e cila fitoi dhjetë vende.

Vuçiç tha se nuk ishte Lista Serbe shënjestra, por u bë për të dëmtuar imazhin e Serbisë dhe për të ndryshuar përbërjen në Parlament, sepse nëse hyn Nisma, sipas tij, numri i deputetëve të Kurtit do të zvogëlohet dhe atëherë LDK-ja në bllok mund të ketë më shumë sesa Kurti, duke imponuar në këtë mënyrë kandidatin e tyre për kryeministër Vjosa Osmani.

Vendimi i PZAP-it ka nxitur reagime edhe nga deputetët minoritarë si Partia Liberale Egjiptiane. Kryetari i këtij subjekti, Veton Berisha tha për “Indeksonline” se do të kenë dy deputetë dhe se kërkesa finale do të jetë që ky komunitet të kenë një ministri, në të kundërtën do t’i thonë “JO” Kurtit.

Gjithsesi, partia më e dëmtuar pas këtij vendimi duket se do të jetë LVV-ja e Albin Kurtit e cila do të ketë 3 deputetë më pak ndërsa LDK-ja një më pak. Koalicioni i ardhshëm ka kështu vetëm 57 deputetë, nga 62 sa kishte sipas rezultatit përfundimtar të nxjerrë nga KQZ./abcnews.al

albin-kurtii.jpg
ger ta18:29 | 11/11/2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se samiti i Ohrit nuk është dashur të mbahet.

Ai vuri në dukje se në Ohër nuk ishte Kosova dhe se Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina patën përfaqësim simbolik.

Kurti theksoi gjithashtu se në kohën kur spostohet edhe Samiti i Parisit nuk ka pse të mos spostohet për një datë tjetër edhe ky i Ohrit.

Ai theksoi per mediat se ngutia për ta mbajtur është e gabueshme dhe e pashpjegueshme kur dihej që Kosova nuk do të merrte pjesë. Kurti tha gjithashtu se inicativat e këtilla rajonale duhet të llogarisin reciprocitetin e plotë politik, ekonomik dhe tregtar midis Kosovës dhe Serbisë. /abcnews.al

 

SERBET-BEOGRAD-1280x720.jpg
ent ela20:11 | 07/11/2019

Serbia ka reaguar me tone të ashpra ndaj qëndrimit të kandidatit të vetëm për kryeministër të Kosovës Albin Kurti në lidhje me Listën Serbe duke thënë se përfaqësuesit serbë janë të gatshëm të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës. Shefi i zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Gjuric tha se serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe të mos jenë qytetarë të dorës së dytë.`

Serbia dhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës që janë pjesë e Listës serbe janë irrituar nga qëndrimi i kandidatit të vetëm për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti. Shefi i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se Kurti dëshiron ta kthejë situatën në vitin 1999. Serbët do të detyrohen të braktisin çdo institucion e vend pune nëse bëhet presion ndaj institucioneve dhe të drejtave të tyre. Nuk do të hyjnë në qeveri nëse nuk trajtohen si të barabartë.

Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, Serbi: “Përfaqësuesit serb janë të gatshëm që të braktisin të gjitha institucionet e Prishtinës në vendbanimet serbe dhe në mënyrë solidare do të zbatojnë masat e një rezistence paqëore në tërë territorin e Kosovës nëse dikush tenton që serbët ti trajtoj si qytetar të rendit të dytë dhe do të zbatoj metoda institucionale të terrorit”.

Një intervistë e Kurtit në serbisht ka acaruar edhe më shumë Beogradin, shoqëruar me disa incidente kur gjatë transmetimit në oborrin e televizionit N1 u hodhen disa parulla me figurën e gazetarit që intervistoi Kurtin dhe kryeministrit, Edi Rama. Gjuric, e dënoi incidentin, por tha se Kurti po paraqitet si ujk nën lëkurën e qengjit. Reciprocitetin, e ka quajtur edhe më të rrezikshëm se sa tarifën 100 për qind. Serbët respektojne vullnetin e votës se shqiptarëve, por pa Listën Serbe nuk ka bashkëpunim.

Marko Gjuriç, Zyra për Kosovën, Serbi: “Serbët nuk janë faktor të krizave, por kanë qenë viktima të krizave të inskenuara që ka patur për qëllim paraqitjen e tyre si monstra politike që për qëllim kanë patur ndikimin e tyre në institucione. Serbët e Kosovës duan një dialog të barabartë dhe jot ë jenë qyetarë të rëndit të dytë”.

Shefi i zyrës për Kosovën tha se serbët duan dialog, por kjo ndikon në mos vazhdimin e tij. Serbët e Kosovës, sic tha Gjuric, mund të llogarisin në Serbinë edhe financiarisht.

albin-kurtiiiii.jpg
nev ila17:51 | 04/11/2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takua të hënën në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi u konfirmua nga vetë Kurti në një postim në Facebook, ku ai tha se kishte biseduar me kryeministrin Zaev lidhur me situatën politike në të dy vendet, marrëdhëniet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian.

“Sot në Shkup takova kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev, me bashkëpunëtorët e tij. I shoqëruar nga anëtarët e kryesisë, znj. Fitore Pacolli-Dalipi dhe z. Liburn Aliu, biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono