Albert Dervishaj

albert-dervishaj.jpg
G. P.18:35 | 13/02/2019

Opozita prej kohësh ka paralajmëruar një protestë masive më 16 Shkurt. Të mërkurën, Ministria e Brendshme doli në një deklaratë ku theksohej se ka informacione për persona të cilët mund të kryejnë akte dhune.

I ftuar në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj, theksoi se policia punon për të marrë informacione dhe ka indicie që persona të tillë mund të ketë në protestë.

Ai nënvizoi se policia do të organizohet dhe do të sigurojë një tubim normal. Dervishaj bëri thirrje që të gjithë qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë më 16 Shkurt.

“Ky nuk është mitingu i parë dhe as i fundit që do kryhet në Shqipëri. Policia e Shtetit është duke u organizuar, duke menduar masat që do marrë për mbarëvajtjen e tubimit. Qëllimi është që policia të sigurojë një tubim normal, që të mos cënohen tubuesit.  Ka informacione që do vijnë protestues nga rrethet. Policia nuk ka për qëllim të pengojë protestuesit. Ne për këtë punë jemi. Në këtë kontekt ne jemi duke u përgatitur që të marrim masat me numrin e pjesëmarrësve.

Njoftimi zyrtar është  konsumuar dje dhe ka një bazë reale. Policia punon për të marrë informacione me strukturat brenda vendit, por edhe jashtë saj. Bashkëpunon me misionet policore që ne na monitorojnë që janë në Shqipëri dhe shkëmbejmë informacione. Ka indicie që individë të veçantë mund të tentojnë të kryejnë akte dhune. Thirrja ime si zyrtar i policisë është që secila palë të ruajë gjakftohtësinë. Policia do përpiqet të jetë garante e sigurisë”, tha ai.

Policia është duke e hartuar planin e masave për protestën e së shtunës. Dervishaj theksoi se janë caktuar personat përgjegjës që do kontaktojnë me organizatorët e protestës. Nëse do të ketë përshkallëzim të saj, ai theksoi se policia do veprojë ashtu si ia lejon ligji.

“Jemi në hartimin e planit. Shumë shpejt do ta kemi gati. Po analizojmë çdo informacion që kemi. Mendojmë që policia do luajë një rol ligjor garante e rendit publik për të mbrojtur një tubim dhe protestë paqësore, por nga ana tjetër për të mos u krijuar privime qytetarëve të të që do kalojnë në rrugë.

Ligji për tubimet i ka përcaktuar disa hapa si do veprojë policia, por edhe organizatorët. Ne kemi caktuar oficerin përgjegjës që do flasë me organizatorët e protestës. Do jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kur tubimi do jetë në zhvillim normal secila palë do bëjë punën e vet. Nëse do ketë përshkallëzime do ketë zhvillime që ligji për tubimet i përcakton”, u shpreh Dervishaj./abcnews.al

POLICIA-PER-FESTAT-E-FUNDVITTI.mpg_snapshot_02.05-1280x720.jpg
G. P.15:04 | 22/12/2018

Shefi i Rendit Publik në policinë e shtetit Albert Dervishaj detajoi planin e masave që do të merren për festat e fundvitit. Policia do të kalojë në shërbim të përforcuar në të gjithë vendin, ku vëmendja kryesore do të jetë sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe pikat e kalimit kufitar.

Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa policia thekson se ka kaluar në shërbim të përforcuar. Gjatë një deklarate për mediat Albert Dervishaj Shefi i Rendit në policinë e Shtetit pohoi se fokusi është sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe ato të qendrave tregtare.

Albert Dervishaj, shefi i rendit publik në Policinë e Shtetit: “Pikësynimi i këtyre masave është edhe analizimi i informacioneve që kanë të bëjnë me ngjarjet kriminale, me personat me precedentë kriminal. Me problematika të tjera të cilat janë të evidentuara gjatë kohës, me qëllim kapjen dhe identifikimin e personave autorë të veprave penale, të personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.”

Të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kontrollet do të ushtrohen jo vetëm në akset kombëtare, por edhe në ato në bredësi të qyteteve.

“Sigurimi i akseve rrugore nga lëvizja e automjeteve, të cilat janë shtuar në këtë prag fundviti. Do të mbështeten shërbimet e kontrollit të territorit edhe me grupet e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë të Tiranës, të Shkodrës, të Fierit të cilat janë vënë në dispozicion të të gjitha strukturave vendore të policisë.”

Shefi i rendit nuk la pa përmendur edhe ndalimin e fishekzjarreve apo lëndëve piroteknike në pikat e pautorizuara.

“Parandalimi i përdorimit të fishekzjarreve në kushtet të pa lejuara nga ligji dhe nga aktet normative. Në zbatim të urdhërit të përbashkët të 3 ministrave: Ministrit të Brendshëm, Mbrojtjes, Financave dhe Ekonomisë, efektivat e policisë së shtetit në bashkëpunim me instuticione të tjera në kuadrin e task forcës së krijuar për këtë qëllimdo të ushtrojnë kontrolle në të gjitha objektet e licensuara që pordhojnë, tregotojnë apo mënyrën e përdorimit gjatë mbrëmjes së Vitit të Ri.”

Një vëmendje të veçantë do ti kushtohet rrezikut nga terrorizmi si edhe forcimit policor të pikave të kalimit kufitar./abcnews.al

SINKORN-POLICIA-PER-SHKOLLAT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela16:35 | 14/09/2018

Viti i ri shkollor, i cili fillon me 17 shtator, do të nisë edhe me një prezencë të shtuar të punonjësve të policisë për rritur parametrat e sigurisë pranë institucioneve të arsimit. Në një deklaratë për mediat, drejtori i rendit dhe sigurisë në policinë e shtetit pohon se janë përcaktuar në mënyrë të detajuar detyrat që do kryejnë punonjësit e policisë me shërbim pranë shkollave, me qëllim, parandalimin e çdo akti të mundshëm kriminal në këto ambiente.

Albert Dervishaj, drejtor i rendit në Policinë e Shtetit: “Policia e Shtetit në përmbushje të misionit dhe të detyrave të përcaktuara me ligj ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë publike, rendin dhe qetësinë, për të parandaluar ngjarje kriminale, apo aksidente rrugore, si dhe zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe përreth tyre.

Kjo duke filluar nga dita e parë e fillimit të vitit të ri shkollor në datën 17 Shtator dhe në vazhdimësi, për çdo ditë të zhvillimit të këtij procesi.
Komisariatet dhe stacionet e policisë sipas Zonave Policore dhe për shkollat që kanë në juridiksion, në orët më të ngarkuara të lëvizjes së nxënësve dhe të personelit, do të sigurojnë prezencë policore me patrullën e përgjithshme, ndihmës specialistët e policimit në komunitet, agjentët e krimeve, si dhe shërbimet e policisë rrugore, në afërsi të institucioneve arsimore. Kjo sidomos në orarin e fillimit e mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla.”/abcnews.al

BYRO-POLITIKE-11-KORRIK-2018-1280x720.jpg
ent ela11:39 | 12/07/2018

Humbjet e jetëve në det, aksidentet në rrugë dhe masat e marra përgjatë sezonit turistik janë diskutuar në studion e “Byro Politike” me të ftuarit: Albert Dervishi Drejtori i Rendit Publik, Skënder Bratja, drejtor i urgjencës, Mitat Tola, drejtori i Policisë Rrugore dhe gazetari i ABC News Armand Bajrami.

Sipas drejtorit të Urgjencës, Skënder Bratja, pika kryesore është parandalimi, sensibilizimi dhe trajnimi për të dhënë ndihmën e parë.

Gazetari i ABC News, Armand Bajrami, ka folur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Dhërmi, ku u cënua siguria e turistëve dhe qytetarëve në një nga lokalet e natës.

Albert Dervishaj tha se ngjarja e Dhërmiut është nje vepër kriminale dhe shqetësuese për rendin dhe sigurinë publike.

Dervishaj theksoi se janë ngritur komisione që vlerësojnë rrezikun për çdo subjekt dhe për masa shtesë. Ligji sipas tij është në zbatim e sipër dhe nuk ka përfunduar.

Drejtori i Policisë Rrugore, Mitat Tola, u shpreh se në kohën e sezonit turistik ndodh eksod dhe rrjeti rrugor nuk është i përgatitur për flukse njerëzish të tillë. /abcnews.al

 

 

 

 

vlcsnap-error041-1-1280x720.jpg
us er14:03 | 22/12/2017

Shefi i Rendit në policinë e shtetit Albert Dervishaj detajoi planin e masave që do të merren për festat e fundvitit. Policia ka kaluar në shërbim të përforcuar në të gjithë vendin ku vëmendja kryesore do të jetë sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe qendrat tregtare.

Festat e fundvitit po afrojnë, ndërsa policia thekson se ka kaluar shërbim të përfoscuar. Gjatë një deklarate për mediat Albert Dervishaj Shefi i Rendit në policinë e Shtetit theksoi se fokusi është sigurimi i rendit në sheshet kryesore dhe qendrat tregtare.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të jenë të kujdesshëm, pasi kontrollet me radar dhe pajisjen “Drager”do të ushtrohen jo vetëm në akset kombëtare por edhe në brenda qyteteve.

Një vëmendje të veçantë do t’i kushtohet rrezikut nga terrorizmi si edhe forcimit policorë të pikave të kalimit kufitar.

Në fund shefi i rendit nuk la pa përmendur edhe ndalimin e

fishekzjarreve apo mjeteve piroteknike në pikat e pautorizuara, ku në rast të kundër, theksoi ai do të merren masa për bizneset që thyejnë urdhrin./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono