alban bushi

bushi.jpg
Vladimir Prenga18:41 | 14/11/2019

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Kreu i pankinës kuqezi foli për ndeshjen e nesërme në Loro Boriçi dhe dha porositë për futbollistët e tij, që duhet të japin më shumë se sa i kanë mundësitë.

“Anglia është një ekip i fortë dhe i ka fituar të gjitha ndeshje. E dimë forcën e tyre dhe çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shmangim çdo dyluftim, fizikisht janë më të fortë. Janë të shpejtë dhe i kemi marrë masat. Kam shumë besim se ekipi nesër do të bëjmë maksimumin. Një ekip si Anglia përballohet vetëm nëse jep 150% nga vetja”.

“Është një ndeshje që do shumë durim. Është një ndeshje që duhet pritur. Kemi përballë një ekip që e kontrollon topin, nuk të lë hapësira dhe për këtë jemi përgatitur. Duhet durim dhe sakrificë. Duhet të luftojmë për njëri-tjetrin, dukë dhënë maksimumin”, shtoi Bushi.

“Anglia ka objektiv fitimin e Kampionatit Europian. Kanë një ekip të rinj në moshë dhe me vlera. Luajnë me ekipe shumë të mëdha. Jemi të përgatitur për këtë gjë. Do të jetë një Shqipëri shumë e fortë. Rezultatin nuk e kemi ne në dorë, por duhet të luftojmë, t’i bëjmë hyzmetin dhe të sakrifikojmë për njëri-tjetrin, për veten tonë, për ekipin, për Shqipërinë”.

“Fitorja e parë në kualifikuese ishte ndaj Kosovës. Na motivon ky 3 pikësh. Pse mos pretendojmë një rezultat pozitiv ndaj Anglisë, për të pasur idetë e qarta përse po pretendojmë. Gjithsesi duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të dimë kush është Anglia dhe kush jemi ne. Unë e kuptoj çfarë pret publiku. Pret që ne të luftojmë dhe të luajmë futboll të bukur. Tifozët dhe ne jemi të kënaqur nëse kemi djersitur bluzën, pavarësisht nga rezultati. Kemi menduar strategjinë tonë. Do mundohemi të luajmë topin poshtë dhe shpejt, si dhe të jemi sa më të qartë në sulm. Mund të dalim dhe me një rezultat pozitiv pse jo”, tha Bushi në mbyllje.

SHERIF KALLAKU – Kapiteni i Shpresave, fantazisti i Teutës, Kallaku tha: “Futbolli i sotëm ka treguar që ekipet me emër më të vogël mund t’i përballojnë ato me emër më të madh dhe të marrin një rezultat pozitiv. Shpresojmë ta bëjmë edhe ne. Përderisa unë futem në fushë me ata, jam i barabartë dhe nuk më tremb askush. Janë tre rezultate dhe nuk kemi presionin e pikëve, siç e ka Anglia. Edhe një barazim do të ishte pozitiv për ne”.

“Sa shërben për të ardhmen? Në një të ardhme mund të jetë e mirë, sepse na shërben nga eksperienca. Pse jo dikush nga ne që luan në Superligë, mund të luajë dhe jashtë, do e ketë më të thjeshtë duke u përballuar me këta emra. Të ardhmen ia lëmë kohës. Jemi të qetë dhe e shohim si ndeshje radhe. Nuk na tremb asnjë emër”, u shpreh mesfushori i Shqipërisë U21. /abcnews.al

Bushi.png
Vladimir Prenga11:24 | 07/11/2019

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ka dalë sot në konferencë për shtyp për të folur për ndeshjen me Anglinë. Ai thekson se do të futen në fushë për të marrë maksimumin e pikëve, por sigurisht duke zhvilluar një lojë të kujdesshme dhe me kundërsulme.

“E dimë kush është Anglia, kjo është favor për ne, Futemi gjithmonë të fitojmë, edhe nëse është Anglia, apo San Marino. Normal nuk do futemi të bëjmë sulmuese, por të bëjmë sulme të sakta. Strategjia është të mbrohemi mirë dhe të kundërsulmojmë”.

“Domi dhe Tuci? Kemi marrë tre lojtarë të rinj, është edhe Ismajlgeci. Ata janë të rinj dhe luajnë në ekipet e tyre. Janë edhe në formë. Do shohim në stërvitje se kush do të luajë nga fillimi. Kemi pasur probleme, pasi kemi tre lojtarë te U19, Tafa me kartonë, Vrioni i dëmtuar. Gjithsesi do mundohemi që me këta lojtarë të bëjmë më të mirën”.

“Patjetër që është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për tifozët. Ata duhet të vijën të shohin Shqipërinë, pastaj Anglinë. Kemi bërë ndeshej të mira për të respektuar flamurin, veten dhe tifozët. Duhet të dimë kush jemi dhe më kë luajmë. Kur jep maksimumin nuk është se kërkohet diçka më shumë, edhe nëse mundesh. Në Shkodër do të vijnë tifozët, kanë ardhur edhe më parë”.

“Rrallë shkojnë lojtarë poshtë. Normal është penalizim kur na ikin lojtarë. Na ndryshon skema dhe strategjia, që nderohet në bazë të lojtarëve. Edhe ata që janë thirrur janë të mirë. Problemi që kemi luajtur me disa ndryshime në formacion ka qenë edhe më parë. Po stabilizohemi dhe besoj se për një apo dy vite nuk do kemi më probleme me lojtarët”.

Anglia është ekip i madh, por nuk duhet pasur frikë. Edhe mund të fitojmë, të barazojmë apo humbim. Kemi luajtur me Italinë, Spanjën dhe Francën. Kemi pësuar për fajin tonë. Nëse nuk bëjmë gabime individuale, Anglia nuk na shënon. Po të jemi të bashkuar do e kenë të vështirë. Edhe Spanja vetëm në fund na shënoi në ‘Selman Stërmasi’ kur luajtëm me ta”.

Jurgen Çelhaka (Tirana)

“Golat në fund? Është problem për të gjithë, do ekzistojë edhe 100 vite më pas. Nuk është se e kemi problem këtë pjesë. Pësojmë, por edhe mund të shënojmë. Është ndeshje futbolli, normal në fund duhet më shumë kujdes Duhet përqendrim. Në minutën e fundit ne shënuam”.

“Rada dhe Lakti? Rada është pjesë e jona. Janë të perspektivës, datëlindje e vitit. Lakti do jetë me U20, sikurse edhe Çelhaka. Do të luajnë me Kroacinë. Çelhakën e kam pasur në konsideratë ta marr edhe tani, por është më mirë të luajë. Janë të dy të perspektivës. Për 2-3 muaj, me këto ritme mund të bëhen pjesë e jona. Rezart Rama do të jetë me Shqipërinë U20. kur t’i vijë mosha, do të vijë me U21-shin, ai dhe të tjerët. Kemi marrë lojtarë të datëlindjes 1998, që mund ta përballojnë më mirë Anglinë”.

“Lojtarët të gjithë kanë minuta, sidomos të formacionit që e kam në kokë. Sidomos mesfushorët, që po luajnë mirë në Shqipëri dhe jashtë. Kemi të tre lojtarët e Lokomotivës që po luajnë rregullisht në Kroaci”.

Florent Shehu? Nga Lacio kemi marrë lojtarë edhe në të shkuarën. Tani kemi Kalajn, që mund të bëhet lojtar i madh nëse ndryshon pak stilin e lojës. Mund të flasim për të sikur për Kumbullën. Për Shehun nuk ka pasur bisedime për ta afruar”. /abcnews.al

bushi.png
Vladimir Prenga12:30 | 17/10/2019

Alban Bushi, trajneri i kombëtares U21, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për fitoren e fundit me Kosovën. Ai prek shumë tema, deri te lojtarët që Shqipëria e madhe merr nga Shpresat. Nuk mungon një koment edhe për festën që kuqezinjtë bënë pas ndeshjes me dardanët në “Elbasan Arena”.

NDESHJA ME KOSOVËN – “Mendoj se kanë bërë një ndeshje të mirë, ishin të mobilizuar. Kishim kohë në dispozicion, ndaj u sollën mirë ndaj detyrave taktike. Nuk ndodhi si herët e tjera. Dhanë maksimumin dhe i falënderoj, pasi nuk ishte një ndeshje e lehtë. Kosova është një ekip i fortë”.

LOJTARËT ME PAK MINUTA – “Gjithmonë kemi pasur probleme me lojtarë me pak minuta. E vuajtëm në pjesën e dytë. U munduam të aktivizojmë ata që kanë pasur minuta, përveç Tafës. Në atë repart nuk kemi shumë alternativa. Mihaj dhe Kumbulla janë në ekipin e parë. Nuk kemi qenë shumë fanatikë në qendër të mbrojtjes, mund të kishim pësuar në fillim”.

LOJA – “Nëse e keni parë ndeshjen me qetësi, e kemi dominuar. Kishte vetëm 15 minuta në pjesën e dytë që ata kishin më shumë kontrollin e topit. Kishin dy raste për gol, me Kastratin në pjesën e parë dhe me Mustafën pjesën e dytë. Kishim më shumë raste, zotëruam shumë mirë lojën në fillim. Luajtëm rrjedhshëm kryesisht, por dolëm para edhe me topa të gjatë me Brojën. Ai ishte pika jonë e fortë dhe duhet të shërbenim për të dhe të përdornim më pas sulmuesit e krahut”.

Shqipëria U21, para ndeshjes me Kosovën

ECURIA – Kemi ekip të mirë. Po t’i marrësh ndeshjet të gjitha, me Turqinë humbëm në mënyrë të pamerituar. Me Andorrën nuk na falet. Në Turqi mund të fitonim, por dolëm 2-2. Kishim rast të pastër me Omar Imerin dhe gjërat do shkonin ndryshe. Humbëm me Austrinë dhe është një ndeshje për t’u harruar. U munduam të rregullojmë gjërat. Kemi edhe pesë ndeshje, dy me Anglinë. Në futboll ndodh diçka. Mund të dalim edhe të dytët, nuk i dihet. Por mund të rrimë edhe me kaq pikë. Po të luajmë si me Turqinë dhe Kosovën, kemi shanset tona.

FESTA E FITORES – “Është njëlloj si me çdo ekip. Sa kohë lodhesh dhe punon, normal vjen ai lloj shpërthimi, adrenaline. Unë gëzohem edhe kur fitoj në kalceto, edhe pse mund të kem vëllanë tim përballë. Edhe Kosova ka festuar kur mundi Shqipërinë 3-0 në Zvicër, është normale. Kur luan Kosova dua që ata të fitojnë, e dua më zemër. Këtë herë doja fitoren e Shqipërisë”.

PRESIONI PËR FITORE – “Humbjet të mërzisin. Këtu nuk është klub. Këtu shihet si luajmë futboll dhe nuk kemi çaluar. Kemi qenë mirë, përveç ndeshjes me Austrinë. Nuk kam pasur asnjë presion. Shuëm lojtarë të Shpresave janë në ekipin A. Sadiku e Balaj kanë shkuar në ekipin A, por kanë bërë një pauzë dhe më pas kanë luajtur aty. Tani shihet te Shpresat direkt dhe kjo është gjë e mirë. Kjo vjen prej punës së mirë me moshat. Normal për ne ka probleme kur na marrin shumë lojtarë. Nuk jemi Gjermania të kemi aq shumë lojtarë. Na gëzon fakti që kemi lojtarë të mirë tek ekipi kombëtar. Me Selahin, Mihajn dhe Kumbullën do ishim ekip tjetër. Do kishim më shumë fitore me ekip të plotë”.

KUALIFIKIMI – “Shqipëria mund t’ia dalë edhe tani, pa menduar për lojtarët që janë pjesë e kombëtares tani. Po të ishin edhe ata, do ishte më mirë. Por edhe ekipi i parë ka një fazë tranzicioni. Kur të stabilizohet, atëherë do të jetë ndryshe dhe mund të kemi shanset tona që të kualifikohet në të ardhmen”.

KOMUNIKIMI ME REJËN – “Reja flet i pari, kur i duhen lojtarët i merr. Edhe nëse më duhen, unë nuk mund t’i them jo. Kombëtarja është më e rëndësishme. Edhe Panucci nuk i merrte të na bënte dëm, I duheshin dhe nuk mërzitem pse i marrim. Gëzohem dhe mundohem të bëj më të mirën me të tjerët. Edhe unë i kam marrë Brojën dhe Bullarin ekipit U19”. /abcnews.al

shqiperia-u21-1280x861.jpg
Vladimir Prenga21:06 | 16/10/2019

Shqipëri-Kosovë për 21-vjeçarë ka sjellë shumë debate. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-1, në një ndeshje që mund të konsiderohet derbi. Edhe pse është tentuar të shikohet si një vëllazërore, kjo do të jetë shumë e vështirë. Askush nuk do të humbasë dhe Shqipëria me atë triumf i ka prishur shumë punë Kosovës, që mund të pretendonte vendin e dytë.

Dje në fushë u pa tension, ndërkohë që edhe deklaratat para dhe pas ndeshjes linin për të kuptuar se fitorja kishte shumë vlerë për të dyja ekipet. Videoja  e festës së lojtarëve dhe stafit pas ndeshjes ka sjellë reagime të ashpra në rrjetet sociale. Ndërkohë në FSHF kanë menduar që nesër të organizojnë një konferencë për shtyp.

“Përshëndetje të gjithëve. Nesër në orën 12:00 do të zhvillojmë konferencën për shtyp të trajnerit tëU-21, Alban Bushi. Konferenca si gjithmonë do të mbahet në ambientet e FSHF.  Ju mirëpresim!”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Me siguri do të flitet edhe për klimën e krijuar mes dy ekipeve. /abcnews.al

Bushi.png
Vladimir Prenga11:50 | 14/10/2019

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, ka dalë para mediave ditën e sotme për të folur për ndeshjen me Kosovën U21. Një ndeshje ndryshe, edhe pse tekniku i kuqezinjve mundohet ta trajtojë si një ndeshje normale. “Nuk kemi asnjë lloj ndjesie, thjesht është një ndeshje e radhës. E kemi përgatitur mirë. Gjëja pozitive është se kemi pasur shumë ditë në dispozicion, pothuajse shtatë ditë. Të tetën është ndeshja.

“Kemi bërë atë lloj strategjie, që do e shprehim nesër në fushë, për të mundur ekipin e Kosovës. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë dhe me emocione. Kosova ka në përbërje lojtarë shumë të mirë, ka më shumë pikë se ne, por kjo nuk do të thotë se ata janë më të mirë se ne. Ditën e martë pres një ndeshje shumë të luftuar nga ekipi ynë dhe jam i sigurt për këtë. Mbështetja e tifozëve do të jetë maksimale për ta mundur Kosovën”, tha Bushi fillimisht.

BROJA – I pyetur për sulmuesin e londinezëve të Chelsea, Armand Broja, Bushi tha: “Të gjithë lojtarët që janë në ekipin kombëtar, janë lojtarët më të mirë të momentit. Për këtë arsye i përzgjedhim. Broja është një lojtar i perspektivës, me moshë shumë të vogël në krahasim me ekipin aktual. Mendoj se do të bëhet një lojtar shumë i mirë, ndaj edhe e kemi aktivizuar. Kam besim se do të ecë shumë. Do të jetë e ardhmja e sulmit, se bashku me lojtarët e tjerë”.

KALIMET TE KOMBËTARJA A – “Është pozitive fakti që kanë shkuar lojtarë tek ekipi A. Shumë futbollistë të ekipit U21 janë marrë nga ekipi A. Kjo tregon se po punohet mirë tek të gjitha ekipet e moshave të kombëtares. Shumë lojtarë vijnë nga poshtë, ne i aktivizojmë dhe i bëjmë gati për ekipin A. Kjo ka edhe anën negative, pasi prishen ekuilibrat në skuadër. Mundohemi ta rregullojmë ekipin Shpresa. Me Austrinë patëm 8 mungesa dhe nuk kishim ekuilibër.

E rëndësishme është që ekipi A të ketë një ekip që tregon forcë, siç bëri në Turqi.  Reja mund të marrë këdo lojtar kur të doje. Shpresat kanë si objektiv të çojnë lojtar në kombëtare. Nëse do kemi një grup të plotë, atëherë mund të flitet edhe për rezultate. Sigurisht që rezultatet duhet të jenë të pranishme, pavarësisht objektivit të institucionet për të çuar sa më shumë lojtarë lart”, shtoi trajneri i Shqipërisë U21.

PRESIONI – Bushi më tej theksoi se nuk ndjen aspak presion dhe është i mendimit se rezultatet e kombëtares U21 nuk janë të këqija. “Nuk kemi aspak rezultate negative. Morëm një barazim në Turqi, bëmë lojë të mirë. U mundëm në fund në Elbasan nga Turqia, na mposhti Austria dhe nuk është turp diçka e tillë. Hap fals ishte vetëm Andorra. Vetëm për një gabim nuk mund të kem presion. Mund të shkojmë edhe 20 pikë, kështu që nuk kam asnjë lloj presioni”.

NDESHJA ME KOSOVËN – “Në futboll janë të tria rezultat. Ndodh siç na ndodhi ne me Andorrën, ku shumë kush thoshte që ose barazojmë ose fitojmë, sikurse kishte edhe të tjerë që thoshin vetëm fitojmë.  Nuk jam i këtij mendimi, të tria rezultate janë të pranueshme. E rëndësishme është të japësh maksimumin dhe të dalësh me kokën lart, siç doli Shqipëria me Turqinë brenda Stambollit. Nëse bëjmë maksimumin, ne dalim krenarë, pavarësisht rezultatit.

E kam thënë edhe herë tjetër, kemi djem shumë të rinj. Janë këtu për të mësuar dhe për të shkuar në ekipin kombëtar. Ndonjëherë do qeshim, ndonjëherë do qajmë. Duhet që djemtë të lagin fanellën, e kanë detyrim moral, e kanë detyrim kombëtar për të dhënë maksimumin. Duhet që të gjithë të bëjnë maksimumin që të fitojmë, jo se kemi Kosovën përballë. Këta djem e meritojnë të fitojnë, pasi kanë bërë lojëra të bukura dhe kanë qenë pa fat. Ndonjëherë e kemi pësuar edhe për gabime tonat. Ndeshja me Kosovën do jetë krejt tjetër dhe do e shihni në fushë”, përfundoi Bushi. /abcnews.al

Bushi.png
Vladimir Prenga13:09 | 03/10/2019

Alban Bushi, trajneri i Shqipërisë U21, doli sot para mediave dhe foli për ndeshjen kundër Kosovës, që zhvillohet më 15 tetor. Tekniku analizoi kundërshtarin dhe veçoi dëshirën e tyre të madhe për të fituar. Gjithsesi ai thekson se lojtarët e tij janë më cilësorë dhe vetëm duhet të luftojnë.

“E njohim Kosovën, janë ekip i fortë dhe pretendent për t’u ngjitur. Ndryshe nga ne që bëjmë shumë ndryshime, ata janë një grup i lidhur. Kjo ndodh pasi ne furnizojmë kombëtaren e parë. Disa lojtarë të Kosovës i kam tentuar, por nuk kanë pranuar të vijnë. Nuk ka asnjë problem”, shprehet Bushi.

Më tej ai shton: “Kosova është më agresive dhe dëshiron shumë të fitojë. Kjo është ajo çka nuk e kanë lojtarët tanë. Mundohemi t’i motivojmë, por se di pse nuk e kanë në gjak. Janë një hap më lart se ne, edhe pse po t’i shikosh lojtarët tanë kanë më shumë cilësi. E mira e tyre është se i kanë lojtarët të gjithë titullarë dhe marrin minuta”.

ECURIA –  “Kemi bërë katër ndeshje dhe mendoj se gabimin e vetëm e kemi bërë ndaj Andorrës. Me Turqinë jemi paraqitur mirë, ndërsa me Austrinë bëmë lojën më të dobët. Duhet të ishim më agresiv. Objektivi është të futemi për fitore, por duhet të nxjerrim lojtarë për Kombëtaren A. Ka lojtarë si Bullari, Broja që nuk e kanë moshën për te ne. I marrim dhe u japim minuta, por kjo ka kostot e veta. Ata luajnë me lojtarë tre vjet më të mëdhenj se ata dhe nuk është e lehtë. Kemi humbur 5 ndeshje: me Francën, Italinë, Skocinë dhe Austrinë. Duhet të pranojmë se kundërshtari është më i fortë, por duhet të japim maksimumin. Këto ndeshje shërbejnë për t’u rritur”, shtoi trajneri i kuqezinjve.

KËRKESA – “Kërkoj nga skuadra vetëm të luftojë. Në lojë duhet të luftosh 95 minuta, jo vetëm 5 minuta. Nuk është si në basketboll. Në këtë pjesë kemi shumë mangësi. Duhet të pranojmë që këta janë lojtarët që kemi në dispozicion. Jemi të kënaqur, kur shohim lojtarët e Shpresave që bashkohen me ekipin A. Kjo na bën krenarë dhe shpresojmë që me Kosovën të fitojmë”, përfundoi tekniku i Shqipërisë U21, Bushi. /abcnews.al

BUSHI-SHPALL-LISTEN-PER-U-21.mpg_snapshot_00.58-1280x720.jpg
Vladimir Prenga11:51 | 03/10/2019

Shqipëria U21 luan me Kosovën me 15 tetor dhe trajneri Alban Bushi ka përzgjedhur listën e futbollistëve që do të ketë nën urdhra për këtë takim. Mungon kapiteni Gentian Selmani, i cili me gjasa do të jetë pjesë e kombëtares A. Ai zëvendësohet nga Elton Vata, me të cilin ka qenë shok skuadre te Laçi.

Rikthim i rëndësishëm është i Sherif Kallaku, ndërkohë që tekniku Bushi ka ftuar edhe Enis Çokajn, sikurse ka njoftuar më parë ABC News. Risi tjetër është Eridon Qardaku, i cili po spikat me Bylisin. Armando Broja, sulmuesi i anglezëve të Chelsea, do të jetë edhe këtë ndeshje pjesë e Shpresave. Rikthehet për takimin me Kosovën edhe Agim Zeka.

LISTA E SHQIPËRISË U21 PËR NDESHJEN NDAJ KOSOVËS
PORTIERË: Elton Vata (Erzeni), Andrea Hoxha (Villingen), Romeo Harizaj (Apolonia)

MBROJTËS: Jon Mersinaj (Lokomotiva Zagreb), Jorgo Pëllumbi (Skënderbeu), Angelo Ndrecka (Lazio), Geraldo Bajrami (Birmingham), Leonard Maloku (San Roque Lepe), Serxhio Kalaj (Lazio), Shaqir Tafa (Sicula Leonzio)

MESFUSHORË: Sherif Kallaku (Teuta), Esat Mala (Partizani), Julian Shehu (Laçi), Eniss Çokaj (Lokomotiva Zagreb), Arbnin Zejnullai (Shkëndija T.), Aristidi Kolaj (Pro Patria), Arbnor Muçolli (Velje BK), Eridon Qardaku (Bylis)

SULMUES: Agim Zeka (Sittard), Redon Xhixha (Laçi), Emiliano Bullari (Olympiacos), Albion Ademi (Inter Turku), Giacomo Vrioni (Cittadella), Armando Broja (Chelsea)

/abcnews.al

alban-bushi.jpg
ad min14:51 | 24/05/2019

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, e konsideron tepër të rëndësishme ndeshjen ndaj Turqisë për kualifikimin në kampionatin europian. Tekniku beson se lojtarët e fazës sulmuese janë një garanci për kombëtaren A.

Kombëtarja e Shpresave e drejtuar nga trajneri Alban Bushi do të luajë ndaj Turqisë në datën 7 Qershor takimin e tretë kualifikues të kampionatit europian si dhe janë programuar dy miqësore kundër Uellsit.

Në listën e të grumbulluarve ka risi pasi janë plot 8 futbollistë që kanë marrë ftesë për herë të parë. Për tre ndeshjet e radhës, trajneri Alban Bushi ka ftuar edhe mbrojtësit Ndrecka nga Kievo që luan në Serie A.

Në lidhje me duelin ndaj Turqisë, trajneri i shpresave Alban Bushi e konsideron tepër të rëndësishme për pozitat ku ndodhet aktualisht skuadra. Trajneri vijon më tej duke pranuar problemet që ka skuadra dhe mungesat e shumta ndërkohë që beson se lojtarët e fazës sulmuese janë e ardhmja e kombëtares A./ABC News Albania 24/7

bushi-1280x722.jpg
ad min21:18 | 22/03/2019

Kombëtarja e Shpresave do të luajë të shtunën ndaj Turqisë në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00. Trajneri Alban Bushi doli në konferencën për shtyp, ku kërkoi nga skuadra e tij të zhvillojë një paraqitje mbresëlënëse duke mos i dhënë shumë rëndësi rezultatit.

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, doli në konferencën për shtyp në prag të duelit ndaj Turqisë që do të zhvillohet të shtunën në Elbasan Arena duke nisur nga pra 19:00. Kreu i pankinës së kuqezinjve tha se e kemi përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur, por shpresonte që në këtë përballje ta kishte grupin e plotë të lojtarëv.

Bushi pajtohet me një barazim, por thekson se ajo që ka më shumë rëndësi është paraqitja e mirë dhe jo rezultati. Sa i përket formacionit, trajneri tha se do të ketë ndryshime./abcnews.al

bushi.png
ad min16:47 | 05/10/2018

Trajneri i kombëtares “Shpresa” Alban Bushi shprehet i zhgënjyer nga ekipi i tij. Megjithatë Bushi pret të ketë një paraqitje më të mirë në kualifikueset e radhës.

Me vendin e parafundit në grupin e dytë për kampionatin e 21-vjeçarëve, shpresat për kualifikim të shqipërisë së Alban Bushit janë shuar prej kohësh. Traineri që e ka përqëndruar më së shumti punën e tij tek furniziimi i kombëtares A me lojtarë të rinj shprehet i pakënaqur, por jo për lojën e skuadrës së tij.

Bushi pret të ketë një paraqitje më të mirë në kualifikueset e radhës. Besimin më të madh e shfaq për sulmuesit. Por javën e ardhshme Bushi do të luajë dy ndeshjet e fundit të parën ndaj Spanjës me të cilën shpresat humbën 3-0 në përballjen e parë.

Ndeshja ndaj Spanjës do të luhet më 11 Tetor. 4 ditë më pas Shpresat do të udhëtojnë për ndeshjen e fundit kundër Estonisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono