alarmi

1563945343_103127_1563949105_noticia_normal_recorte1-1280x752.jpg
Sej rie12:00 | 24/07/2019

Vendet e Evropës Perëndimore janë përfshirë nga vala e të nxehtit duke bërë që në shumë qytete evropiane të shpallet gjendja e alarmit. Ekspertët paralajmërojnë se në ditët në vijim temperaturat do të jenë dhe më të larta.

 Vala e të nxehtit ka përfshirë Evropën perëndimore. Temperature rekord janë shënuar jo vetëm në Spanjë, Francë, Portugali dhe Itali; por dhe në Mbretëri të Bashkuar, Belgjikë, vendet e Ulëta, Gjermani dhe Zvicër.

Në Spanjë temperaturat arrijnë më shumë se 40 gradë, e njëjta gjë ndodh dhe në Francë ku 59 departamente janë vendosur në gjendje alarmi.

Në Itali për të enjten parashikohet gjendje alarmi për të paktën 13 qytete mes të cilave dhe Roma e Firence. Mbretëria e Bashkuar mund të thyejë rekordin e 38.5 gradëve.

Gjendje alarmi për shkak të temperaturave të larta për herë të parë është vendosur dhe në Belgjikë. Në Bruksel shërbimet kryesore do të ndalojnë në orën 13, të mërkurën, të enjten dhe të premten.

Zëdhënësja e organizatës metereologjike botërore u shpreh se temperaturat e larta janë pasojë e ndryshimeve klimatike. Në Portugal pasojat e valës së të nxehtit kanë qenë më të rënda. Qendra e vendit është përfshirë nga zjarret që kanë shkaktuar më shumë se 40 të plagosur. Zjarrfikësit për momentin e kanë situatën në dorë por gjithsesi gjendja e alarmit mbetet në fuqi./ABC News Albania 24/7

varferii-1280x626.jpg
Sej rie13:00 | 26/06/2019

Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, ndryshimet klimatike do të shkaktojnë 120 milion të varfër të rinj Brenda vitit 2030. Po sipas këtij raporti vetëm të pasurit do të kenë mundësi t’i shmangen varfërisë

Philip Alston, relator special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka dhënë alarmin për varfërinë ekstreme dhe pasojat e saj. Planeti në fakt, rrezikon një apartheid klimatik në të cilin të pasurit kanë mjetet për tu larguar nga varfëria ndërsa pjesa tjetër e botës do të vuajë. Alston në raportimin e tij para këshillit të të drejtave të njeriut, i gjykoi masat e marra nga kombet e bashkuara sit ë papërshtatshme dhe jo të mjaftueshme për të shpëtuar planetin tokë nga tragjedia e pashmangshme

Australiani Alston është pjesë e një grupi ekspertësh të pavarur të kombeve të bashkuara. Paralajmërimi kryesor i raportit, i mbështetur në kërkimet e fundit shkencore dhe i prezantuar në Gjenevë, është se të varfrit në botë rrezikojnë të jenë më të prekurit nga rritja e temperaturave dhe nga mungesat e mundshme të ushqimit si dhe nga konfliktet që mund të shoqërojnë këto ndryshime

Parashikohet se vendet në zhvillim do të vuajnë të paktën 75 për qind të pasojave të ndryshimeve klimatike, pavarësisht faktit se gjysma më e varfër e popullsisë botërore prodhon vetëm 10 për qind të emetimit të dioksidit të karbonit.

Ndryshimi klimatik kërcënon të anulojë progresit e 50 viteve të fundit në fusha si shëndeti global si dhe reduktimi i varfërisë. Alston paralajmëroi se ndryshimet klimaterike mund të varfërojnë 120 milion persona Brenda vitit 2030. Akoma sot, shtoi ai, shumë vende po bëjnë hapa miopë në drejtimin e gabuar./ABC News Albania 24/7

uji-obsh.jpg
nev ila12:35 | 18/06/2019

Sipas raportit më të fundit të UNICEF dhe organizatës botërore të shëndetësisë, në botë një person në tre nuk furnizohet me ujë të pijshëm të sigurtë. Ndërsa për tre miliard persona nuk është e mundur as të lajnë duart pasi nuk kanë ujë dhe sapun në shtëpi.

Në botë një person në tre nuk ka akses në ujë të pijshëm të sigurt. Alarmi është dhënë nga raporti “Progres në ujë të pijshëm” i përgatitur nga UNICEF dhe organizata botërore e shëndetësisë. Jo vetëm: më shumë se gjysma e botës nuk ka akses në shërbime higjeno shëndetësore të sigurta. Sipas raportit furnizimi i thjeshtë me ujë nuk mjafton pasi nëse nuk është i pastër apo i sigurtë, nuk mund të ndihmohen fëmijët në nivel global.

Po sipas raportit, rreth 2.2 miliard persona në nivel botëror nuk kanë shërbimet e duhura për tu furnizuar me ujë të pijshëm, ndërsa janë 4.2 miliard personat që nuk kanë shërbime të sigurta higjenike. Për tre miliard persona ndër të tjera, nuk është e mundur as larja e duarve pasi nuk kanë ujë dhe sapun.

Sipas UNICEF dhe OBSH nëse vendet do të dështojnë në përpjekjet për të garantuar ujë të sigurt dhe shërbime higjeno-shëndetësore do të vazhdojnë të bashkëjetojnë me sëmundje, që prej kohësh duhej të ishin pjesë e librave të historisë./ABC News Albania 24/7

bimet-alarmi-1280x843.jpg
Sej rie13:30 | 12/06/2019

Shkencëtarët japin alarmin se shumë lloje bimësh rrezikojnë të zhduken dy herë më shpejt se disa specie kafshësh. Gjatë 250 viteve te fundit janë zhdukur më shumë se 571 lloje bimësh.

Nëse për shumë specie kafshësh prej shumë vitesh është dhënë alarmi për zhdukjen e tyre, janë të tjera formë jetësh që rrezikojnë të zhduken edhe më shpejt. Sipas një raporti të përbashkët kërkimor anglo – suedez, bimët po zhduken dy herë më shpejt se zogjtë, gjitarët dhe amfibët së bashku.

Kërkuesit kanë analizuar studime të mëparshme, arkiva digjitale ndërkombëtarë dhe ekzemplarë lulesh të ruajtura në muzetë kryesore të botës. Ata zbuluan se 571 specie  të ndryshme janë zhdukur në 250 vitet e fundit. Zhdukja ka qenë më masive për pemët dhe bimët në ishuj ku shpesh rriten specie bimore që nuk gjenden në vende të tjera.

Autorët e studimit shkruajnë se zhdukja e bimëve përfaqëson një rrezik dhe për organizma dhe ekosisteme të tjera, përfshirë dhe mirëqenien e njerëzve. /ABC News Albania 24/7

tv-rus-1280x644.jpg
ent ela11:34 | 09/05/2019

Një televizion lokal në një qytet të Rusisë Qendrore, dha alarmin për një sulm kimik dhe bërthamor. Pas përhapjes së panikut në qytet, mbrojtja civile reagoi duke thënë se bëhej fjalë për prova të thjeshta teknike komunikimi.

Njësoj si në një film fantashkencor, në Tver, qytet i Rusisë Qendrore ku ka dhe një central bërthamor, një televizion lokal ndërpreu parpritur transmetimin, duke dhënë alarmin për sulm kimik dhe bërthamor. Mesazhi që shfaqej në ekranin e televizorit u bënte apel njerëzve të ruanin qetësinë, të fiknin dritat, gazin dhe ngrohjen, të merrnin dokumentet personale dhe të qëndronin në banesë me dyer të mbyllura. Në rast të një sulm bërthamor, banorëve u thuhej që të merrnin një ilaç me bazë Jodi. Menjëherë pas këtij lajmërimi në qytet u përhap paniku. Disa banorë që jetonin pranë qendrës bërthamore, shkruan në Tuiter se kjo nuk ishte aspak për të qeshur. Mbrojtja civile ndërhyu për të qetësuar njerëzit, duke shpjeguar se ishin thjesht prova teknike komunikimi, dhe se qyteti nuk po përballej me asnjë situatë të rrezikshme. /ABC News Albania 24/7

mungesa-ushqimit-kore.jpg
nev ila12:46 | 04/05/2019

Sipas raportit më të fundit të organizatës së ushqimit dhe agro-kulturës, janë rreth 10 milion persona në Korenë e veriut të cilët kërcënohen nga mungesa e ushqimit. Qeveria koreano-veriore ka reduktuar ndjeshëm shpërndarjen e ushqimeve për popullsinë.

Kombet e bashkuara japin alarmin për sigurinë ushqimore në Korenë e Veriut, si pasojë e korrjeve më të këqija të 10 viteve të fundit, shkaktuar nga thatësira, temperaturat e larta dhe përmbytjet. Janë rreth 10 milion personat që rrezikojnë të mbeten pa ushqim, dhe  të mos kenë alternative deri në korrjen e radhës. Prodhimi i drithërave vlerësohet 4.9 milion ton, niveli më i ulët që nga sezoni 2008 – 2009

Raporti i organizatës së ushqimit dhe agro-kulturës publikoi nivelet më të ulëta dhe shqetësuese, me variante të varfra dhe me familje që kapërcejnë vaktet ose hanë më pak. Në mënyrë të veçantë shprehet shqetësim për sa i përket mungesës së ushqimeve të domosdoshme. Situate është e rrezikshme në radhë të parë për fëmijët dhe gratë shtatzëna që përfaqësojnë subjektet më të prekshme nga kequshqyerja

Programi qeveritar për shpërndarjen e ushqimeve, nga i cili varen pjesa më e madhe e popullsisë, është detyruar të reduktojë racionet e ushqimeve. Mendohet se do të ketë dhe një reduktim tjetër gjatë muajve kritikë qershor – tetor./ABC News Albania 24/7

GJERMANI-NACIONALISTET.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela22:30 | 03/05/2019

Në Gjermani vazhdojnë të bien këmbanat e alarmit për rritjen e numrit të ekstremistëve. Të dhënat e fundit të autoriteteve sinjalizojnë se mbi 12 mijë prej tyre janë gati të kryejnë akte dhune.

Në Gjermani llogariten rreth 24 mijë pjesëtarë të grupeve ekstremiste, rreth 12 mijë e 700 prej të cilëve janë të prirur të përdorin akte dhune. Kështu thonë të dhënat e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, të cilat kanë alarmuar autoritetet për shkak të tendencës së nacionalistëve për të përdorur edhe armë. Disa qindra ekstremistë, të cilët aderojnë në të djathtën ekstreme, marshuan masivisht më herët gjatë javës në një qytet në lindje të Gjermanisë. Manifestuesit mbanin një parullë ku shkruhej “Drejtësi sociale në vend të kriminelëve të huaj”. Ata mbanin gjithashtu në duar pishtarë dhe duke u rënë daulleve parakaluan në qendër të Plauenit, një qytet në Saksoni sinagoga e të cilit u dogj nga nazistët në nëntor të vitit 1938. Marshimi i ekstremistëve u mbajt të mërkurën, në prag të përkujtimit të Holokaustit. Organizata kryesore hebree në Gjermani deklaroi se marshimi nuk duhet të ishte lejuar. Gjermania ka parë një rritje të mbështetjes tek e djathta ekstreme, me partinë Alternativa për Gjermaninë që është bërë më e madhja në radhët e opozitës në Bundestag. Por ndërkohë grupe të tjera ekstremiste krahas atyre tradicionale janë formuar, me më shumë se gjysmën e anëtarëve të tyre që janë të gatshëm të përdorin dhunë. /ABC News Albania 24/7

76eac4d81a2e49a0ad6ff84b672777a7_18.jpg
ent ela11:50 | 26/04/2019

Në kuadër të javës së vaksinimit, UNICEF jep alarmin duke konfirmuar se janë rreth 169 milionë fëmijë në të gjithë botën të cilët nuk janë vaksinuar kundër fruthit. Vendi me më pak fëmijë të vaksinuar në botë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

169 milionë, thënë ndryshe, mesatarisht 21.1 milionë në vit, janë fëmijët që në periudhën 2010 – 2017 nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër fruthit. Të dhënat u konfirmuan nga UNICEF në kuadër të javës botërore të vaksinimit, e cila shënohet në javën e fundit të prillit. Në tre muajt e parë të 2019-ës, në botë janë regjistruar më shumë se 110 mijë raste fruthi, rreth 300 për qind më shumë raste në krahasim me të njëjtën periudhë një vit më patë. Rreth 110 mijë persona, pjesa më e madhe fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e fruthit në vitin 2017, me një rritje prej 22 për qind në krahasim me një vit më parë. Dy doza vaksine kundër fruthit janë thelbësore për të mbrojtur fëmijët nga sëmundja. Gjithësesi për shkak të mungesave, sistemeve shëndetësore jo të përshtatshme, pakujdesisë, e në disa raste dhe të frikës e skepticizmit për vaksinat, mbulimi global i dozës së parë të vaksinës ndaj fruthit ishte prej 85 për qind. Një shifër që ka mbetur e palëvizshme në dekadën e fundit pavarësisht rritjes demografike. Mbulimi global për dozën e dytë është dhe më i ulët: rreth 67 për qind. Organizata Botërore e Shëndetësisë, rekomandon pragun prej 95 për qind të mbulimit të vaksinimit global për të arritur atë që cilësohet si imunitet i përgjithshëm.

Shtetet e bashkuara të amerikës janë në krye të klasifikimit të vendeve me numrin më të madh të fëmijëve që nuk kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër fruthit në periudhën 2010 – 2017, më shumë se 2.5 milion fëmijë. Më pas renditen Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, respektivisht me më shumë se 600 mijë e 500 mijë fëmijë jo të vaksinuar në të njëjtën periudhë. Italia renditet në vendin e pestë me 435 mijë fëmijë. Ndërsa në vendin e katërt është Argjentina me 438 mijë fëmijë jo të vaksinuar. /abcnews.al

gripi-1280x615.jpg
ent ela15:16 | 19/04/2019

Edhe pse mjekët deklarojnë se sezoni i virusit të gripit është drejt fundit, shifrat janë alarmante krahasuar me një vit më parë. Janë rreth 8 milionë personat e prekur, dhe 198 numri i viktimave.

Pavarësisht se sezoni i gripit është drejt fundit, me përfundimin e fazës epidemike, numri i rasteve të të prekurve vazhdon të rritet. Sipas Influnet, në fakt, një javë më parë numëroheshin 99 mijë raste të reja, që cojnë në 8 milion e 3 mijë persona të detyruar të qëndrojnë në shtrat. I afrohemi gjithnjë e më shumë shifrës 8 milion e gjysmë të rasteve të të prekurve nga virusi në sezonin 2017 – 2018. Ky sezon që cilësohet si dhe më i rëndi numëron 809 raste të rënda dhe 198 të vdekur.

Në krahasim me vlerësimet fillestare me 5 milion persona të detyruar të qëndronin në shtrat si pasojë e gripit, këtë vit rastet janë 3 milion më shumë. Virusi këtë vit konsiderohet si shumë agresiv, me 809 raste në terapi intensive. /abcnews.al

 

f636e8e3-46ee-4125-adb9-651ef3e68348-1-1280x853.jpg
Sej rie23:24 | 16/04/2019

Presidenti Meta e konsideron mocionin e Holandës për rikthimin e vizave, një kambanë alarmi për të gjithë. Në një intervistë televizive, Meta tha se duhet reaguar shpejt, pasi çka ndodhi në Holandë, nuk përjashtohet të ndodhë edhe në vende të tjera të BE.

Lutfi Dervishi: Parlamenti i Holandës me një shumicë të pazakontë ka votuar mekanizimin e kthimit të vizave për shqiptarët, për shkak të asaj që ata e cilësojnë shqetësime për rritjen e kriminalizmit shqiptar në vend. Cili është komenti juaj për këtë votim të parlamentit holandez?

Presidenti Meta: Nuk do të doja t’a nisnim me krizën dhe me njoftimin më të fundit që vjen nga Holanda, megjithatë unë jam këtu për tu pyetur nga ju, kështu që duhet të përgjigjem sipas rendit të pyetjeve që ju më drejtoni dhe mund të them që akti i parlamentit holandez është i paprecedentë. Sepse në dijeninë time, më parë nuk ka ndodhur që të kemi një mocion të tillë për një vend tjetër, të paktën të Ballkanit Perendimor apo të rajonit tonë dhe sigurisht që është një kambanë alarmi për të gjithë ne, për të reflektuar në mënyrë që të japim mesazhe shumë më të forta, më konsistente në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar, që është një shqetësim jo vetëm për Holandën, por edhe për disa vende të tjera të Bashkimit Europian, apo për Britaninë e Madhe, pavarësisht nga raporti i saj me BE, por një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë.

Së dyti, duhet të punojmë me Komisionin Europian, me vendet e tjera anëtare, në mënyrë që të mos kemi një rast tjetër si rasti i Holandës që do të krijonte një perceptim negativ për vendin tonë. Njëkohësisht ky hap na kujton që janë disa arritje, të cilat nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, të cilat mund të cenohen në rast se ne nuk respektojmë detyrimet tona dhe unë shpresoj se kjo nuk do të shkojë më tej, drejt akteve të tjera të cilat mund të kërcënonin liberalizmin e vizave, qoftë në hapësirën Shengen apo qoftë edhe në Holandë për qytetarët tanë, por kërkon edhe një reflektim edhe një angazhim të fortë.

Lutfi Dervishi: A rrezikojmë në këtë rast, sepse ky është votim i kryer, a rrezikojmë që parlamente të tjera të marrin të njëjtën masë?

Presidenti Meta: Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhi edhe në një vend tjetër, por e rëndësishme për ne është që të reagojmë në një mënyrë sa më të përgjegjshme për t’ju përmbajtur detyrimeve që neve kemi, në radhë të parë për qytetarët tanë, por padyshim edhe ndaj partnerëve tanë europianë apo euroatlantikë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono