alarm

policia-varrezat-kelcyre.jpg
nev ila19:44 | 10/01/2020

Një pako e mbështjellë me letër natriban e hedhur në varrezat greke në Manastirin e Shën Nikollës në grykë të Këlcyrës në Përmet ka vënë në alarm policinë e shtetit.

Ky është momenti kur forcat xhenio të ardhur ka Tirana, kryejnë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë e gjetur në varrezat greke, e cila rezultoi të ishte false.

Shpërthimi i kontrolluar u krye nga ekspertët rreth orës 14: 10 të së premtes.

Ka qenë roja i varrezave i cili ka konstatuar pakon në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

I gjithë manastiri u vendos nën perimetrin e sigurisë dhe deri në mbërritjen e eksperteve askush nuk u lejua të hyjë në zonë.

Varret greke në Shqipëri ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë për banoret e zonës që pretendojnë se janë marrë eshtrat e familjarëve të tyre./abcnews.al

bombe.png
in a19:07 | 03/12/2019

Pranë një kolegji në Britani është raportuar një alarm për bombë, lajm i cili vuri në lëvizje autoritetet e policisë.

Në bazë të hetimeve paraprake policia deklaroi se një çantë e lënë pranë një biznesi shkaktoi panik dhe gjendje alarmi. Ata thonë se pas verifikimeve të forcave xhenerike dhe të qenve të trajnuar rezultoi se alarmi ishte fals. Ndërsa një dëshmitar okular deklaroi se dy godina u evakuuan menjëherë pas alarmit./abcnews.al

canta-eksplozivi-1280x649.jpg
ger ta12:48 | 22/11/2019

Forcat xheniere kanë bërë shpërthimin e komanduar të çantës së dyshimtë të gjetur rreth 30 minuta më parë.

Ndërsa nga shpërthimi ka rezultuar se bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Gazetari Andi Qosja i cili ndodhet në vendngjarje bën me dije se pas shpërthimit ka nisur tashmë qarkullimi i mjeteve por edhe kalimtarëve.

Çanta ndodhej pranë sheshit “Skënderbej”, ndërsa ishte një qytetar i cili njoftoi policinë.

Sakaq, nga shpërthimi i kontrolluar që ekspertët i bënë çantës rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë shpërthyese ashtu sikurse u dyshua./abcnews.al

 

ambasada.jpg
ad min19:00 | 30/10/2019

Një telefonatë anonime alarmoi policinë e kryeqytetit këtë të mërkurë pasi flitej për një bombë në ambasadën ceke.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ushtrojnë kontrolle brenda dhe jashtë ambienteve të ambasadës.

Deri më tani nuk është gjetur asgjë. Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për një alarm të rremë.

Prandaj ata janë duke punuar edhe për gjetjen e personit që bëri telefonatën anonime./abcnews.al

alarmi.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
Autor E14:14 | 15/10/2019

Një telefonatë ka alarmuar policinë e Korccës sipas të cilës një gjyqtari i ishte vendosur lëndë shpërthyese në makinë.

Gazetarja Daniela Zizi bën me dije për abcnews.al se alarmi është dhënë nga burgu i Drenovës në Korçës.

Në foto: Gjyqtari Markelian Kuqo

Gjyqtari në fjalë është ai që ka dhënë vendimin për lirimin me kusht të Gert Gjinararit, i njohur ndryshe edhe si Gert Gjenerali, i cili ka qenë i dënuar për vrasjen e Naim Zyberit.

Pas verifikimeve të bëra policia nuk ka zbuluar asgjë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo duke e klasifikuar rastin si një alarm fals.Megjithatë, edhe pse policia ka thënë se alarmi është fals, mësëohet se makina në këto momente është rrethuar nga forcat RENEA dhe ato të xhenios pasi dyshohet se pakoja gjendet brenda. Gjithashtu policia ka marrë në mbrojtje gjyqtarin. /abcnews.al

mushkonjat-divjaka-1280x700.jpg
nev ila14:17 | 04/07/2019

Pushuesit po e braktisin Divjakën për shkak të mushkonjave. Kurse banorët thonë se po kalojnë një periudhë tepër të vështirë. Këtë sezon nuk është dezinsektimi i zonës dhe mushkonjat kanë vërshuar në pyll dhe në bregdet.

Atë që po u bëjnë mushkonjat nuk ua bënë as gjarpri. Pushues e banorë në Divjakë po kalojnë në depresion nga insektet . Gjenden kudo ditën, natën. Në pyll, fusha dhe bregdet.

Të gjithë janë të alarmuar. Pickimet nuk kursejnë askënd. Fëmijë, burra e gra, ankohen se mushkonjat u kanë mërzitur pushimet.

Dezinsektimi këtë vit nuk është kryer. Por bashkia e Divjakës i është drejtuar disa herë me shkresa Ministrisë së Shëndetësisë dhe s’ka marrë asnjë përgjigje.

Vetë vendorët po ndjehen keq në këtë sezon turistik. Insektet u kanë ulur numrin e turistëve në Divjakë.

Ajo që po u ndodh me mushkonjat u duket si betejë të cilën e kanë humbur. Në një situatë të tillë duken dhe qesharak.

Një vit më parë, në pranverën e 2018- ës u bë dezinsektimi i insekteve në të gjithë territorin e plazhit.  Kjo është koha e luftimit të larvave të mushkonjave, pasi vonesat sjellin probleme dhe më të rënda./ABC News Albania 24/7

 

 

 

 

 

2668005.jpg
nev ila11:50 | 28/05/2019

Dy të burgosur, një shqiptar dhe një sirian u arratisën mbrëmë nga burgu i Avlonës në Greqi. Media greke “zougla.gr” ka publikuar sot fotot e të arratisurve .

I arratisuri shqiptar nga qelia e burgut grek është shtetasi me inicialet Al. XH. Bashkë me të, ka thyer sigurinë e qelisë edhe shtetasi sirian me inicialet Ag. Ab.

I burgosuri shqiptar, sipas gazetës greke, është një 22 vjeçar i përfshirë në vrasjet e ndodhura se fundmi në burgun e Koridhalos. Ai cilësohet si pjesë e së ashtuquajturës “mafia e burgut” në Koridhalo.
Dy të burgosurit arritën te arratiseshin pasi goditen edhe një oficer policie jashtë perimetrit të burgut, i cili qëlloi në ajër me armë për t’i trembur.

Shqiptari, i lindur në vitin 1996, u arrestua për trafik droge dhe u dënua me 16 vjet burg. Ndërsa siriani i lindur në vitin 1998, u arrestua për imigracionin e paligjshëm dhe u dënua me shtatë vjet burg./abcnews.al

download-1-1.jpg
ad min19:10 | 13/05/2019

Moti i keq që ka përfshirë Ballkanin Perëndimor ka shkaktuar probleme në Bosnje, ku janë përmbytur disa fshatra. Ndërkohë, në Serbi e Kroaci autoritetet po mbajnë nën mbikëqyrje lumenjtë Danub dhe Sava, për shkak të rritjes së nivelit nga reshjet e dendura.

Vala e motit të keq, me shira të dendura dhe erëra të forta, ka krijuar probleme në vendet e Ballkanit perëndimor, në disa prej të cilave është dhënë dhe alarmi për rrezik nga përmbytjet. Situata paraqitet kritike kryesisht në Bosnje e Hercegovinë, ku në zonën Prijedor lumenjtë janë tejmbushur duke shkaktuar frikë tek banorët e fshatrave të ndryshëm. Sipas raportimeve të mediave lokale, rreth 200 shtëpi janë përmbytur dhe po ashtu rrugët përreth, të cilat janë bërë të pakalueshme. Skuadra të shumta shpëtimi janë vënë në lëvizje për t’u ardhur në ndihmë banorëve, në veçanti të moshuarve dhe të miturve.

Ndërkohë, alarmi nga moti i keq është shtrirë edhe në Serbi dhe Kroaci, ku shirat janë po ashtu të dendur dhe erërat agresive. Nën vëzhgimin e autoriteteve janë lumenjtë e mëdhenj, kryesisht Danubi dhe Sava, të cilët vetëm 5 vjet më parë shkaktuan përmbytje të paprecedenta në të njëjtën periudhë të gjysmës së dytë të majit. Ndërkohë, në Maqedoni ekipe për menaxhimin e krizave janë mbledhur në fshatin Lisiçe të Poshtme, në rrethinat e Shkupit, për të zhbllokuar kalimin e lumit Vardar, pasi nën urën e tij janë grumbulluar degë të mëdha druri dhe mbeturina./ABC News Albania 24/7

 

prishtine.jpg
ad min18:59 | 12/04/2019

Pas grabitjes së ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë edhe në Kosovë është parashtruar çështja e sigurisë në aeroportin e Prishtinës. Duke iu drejtuar qeverisë, ekspertë të fushës kanë deklaruar se struktura ka nevojë për masa shtesë monitorimi.

355 kamera janë të vendosura në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për të vëzhguar situatën e sigurisë. Në Qendrën për Menaxhimin e Kufijve thonë se aeroporti është në mbikëqyrje vazhdimisht gjatë 24 orëve, por kanë kërkuar avancimin e sistemit të monitorimit. Këtë kërkesë ia kanë bërë zv/kryeministrit Fatmir Limaj gjatë vizitës që i bëri kësaj qendre.

“Këto kapacitete të avancohen dhe të ofrohet një siguri në mënyrë që të mos jemi një aeroport i shënjestruar sepse nuk ka siguri”, tha Samir Krasniqi

“Ky vend ka kapacitete e resurse që t’i bëjë të gjitha detyrat. Është pozitive që vendi ynë është i sigurt dhe institucionet tona i bëjnë detyrat si duhet”, tha Fatmir Limaj, zv/kryeministër i Kosovës…

Krasniqi kërkoi gjithashtu nga Limaj që të shqyrtojnë edhe një herë çështjen e kontrollit të kufirit me Shqipërinë. Kjo qendër për monitorimin e kufijve konsiderohet një ndër qendrat më të mira në rajon./abcnews.al

rruga-shengjin-1280x706.jpg
ent ela17:50 | 09/04/2019

Në rrugën e Shëngjinit kanë rënë sërish rrugë dhe vendorët nuk janë aspak entuziast për situatën pavarësisht masave të marra deri tani. Ato kërkojnë ndërhyrje serioze pasi rrugë drejt Shëngjinit po qarkullohet në panik.

Pas shiut nisën të bien edhe gurë. Në rrugën e Shëngjinit po qarkullohet në panik. Zona që nuk është mbrojtur me rrjeta është më rrezik. Investimi muajve më parë nuk i dha zgjidhje të plotë problemit. Këtu disa nga drejtuesit e mjeteve devijojnë rrugën.

Ata po përdorin si portë hyrëse drejt qytetit rrugën e Kunës. Thonë se kanë frikë nga rrëshqitja e mundshme e gurëve. Për drejtorin e shërbimeve ne bashkinë e Lezhës  gurët nuk janë të mëdhenj por nëse do bien mbi makina, pasojat janë të rënda.

Lushi premton vazhdimin e investimit për mbrojtjen e rrugës. Administratori i Shëngjinit Gjok Deda është më i shqetësuar. Ai thotë se jeta e kalimtareve është sërish në rrezik.  Jemi shumë pranë sezonit turistik dhe do ketë fluks, ndaj duhet ndërhyrjë.

Gurët nisen të bien në rrugë që të hënën dhe  krijuan probleme në lëvizjen e automjeteve. Pavarësisht se bashkia ndërhyri për largimin e tyre, firma mirëmbajtëse nuk duket aq e pranishme për të monitoruar situatën.

Gjergj Figuri, gazetar i ABC News, Lezhë


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono