alabama

ALABAMA-VRASJET-_Abc-m2-t1.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela15:18 | 03/09/2019

Një 14 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vrarë të gjithë familjen e tij, prindërit dhe tre vëllezërit. Më pas ai lajmëroi policinë dhe rrëfeu krimin. Masakra ndodhi në banesën e familjes, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Shfarosi të gjithë familjen e tij dhe më pas lajmëroi policinë dhe u rrëfye. Një 14 vjecar vrau me pistoletë mbrëmjen e së hënës pesë persona në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Policia konfirmoi se ai po bashkëpunon me autoritetet duke ndihmuar hetuesit të gjejnë armën e vrasjes të cilën e ka lënë pranë banesës ku ndodhi masakra, në veri të vendit në kufi me Tenesi.

Viktimat janë babai i tij, njerka dhe tre vëllezërit. Tre prej tyre ndërruan jetë në vendngjarje ndërsa dy të tjerët sapo mbërritën në spital, raportoi CNN. Sipas mediave amerikane nuk dihen ende arsyet e kësaj tragjedie që ka shokuar opinionin publik. Ndërkohë janë ndezur sërish debatet për armëmbajtjen dhe për mundësitë e shumta që adoleshentët të kenë në dorë armë zjarri. /ABC News Albania 24/7

policia-5.jpg
G. P.10:07 | 16/08/2019

Episodet e armatosura janë kthyer në një epidemi në Shtetet e Bashkuara. Incidenti i radhës ka ndodhur në Alabama, ku dy persona kanë mbetur të vrarë dhe tre të plagosur. Ndërkohë, presidenti Donald Trump ka fajësuar për ngjarjet në fjalë personat sipas tij të sëmurë mendorë.

Dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një incident të ri me armë të ndodhur në Shtetet e Bashkuara, këtë herë në kampusin e Universitetit të Alabamës.

Të shtënat, sipas autoriteteve policore lokale, ndodhën gjatë orëve të natës. Sipas burimeve, një person ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spital për shkak të plagëve të marra nga plumbat e qëlluar.

Ndërkohë, nga tre të plagosurit dy ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut. Hetuesit që kanë marrë në dorë çështjen nuk kanë publikuar detaje mbi motivet e ngjarjes apo të dyshuarin që hapi zjarr.

Episodi vjen një ditë pasi një person hapi zjarr në Filadelfia, duke plagosur 6 agjentë policie. Personi në fjalë ishte i dyshuar për krime të lidhura me drogën dhe policia kishte shkuar në banesën e tij për një kontroll, kur papritur u përball me breshërinë e plumbave.

Përballja mes forcave të rendit dhe të dyshuarit zgjati rreth 7 orë, derisa ky i fundit u vetëdorëzua. Incidentet e fundit me armë zjarri kanë bërë që në Shtetet e Bashkuara të rihapet debati për kontrollin e armëve. Por për presidentin Trump, masakrat e ndodhura janë pasojë e të sëmurëve mendorë dhe jo e ligjve për armët.

“Dua që njerëzit të kujtojnë fjalët “i sëmurë mendor”. Këta persona janë të sëmurë dhe askush nuk flet për ta. Duhet të ndërtojmë sërish institute”, tha Trump në një miting në Nju Hempshër./ABC News Albania 24/7

alabama1-1280x648.jpg
ent ela11:33 | 11/06/2019

Guvernatorja e Alabamës, ne SHBA Kej Ajvi firmosi ligjin i cili detyron të dënuarit pët krime seksuale ndaj të miturve, të nisin kastrimin kimik një muaj para lirimit të tyre nga burgu, me shpenzimet e tyre.

Vendimi parashikon që të interesuarit të vazhdojnë trajtimin deri sa një gjykatë të vendosë se nuk është më e nevojshme.

Guvernatorja u shpreh se ky ligj është një hap para për mbrojtjen e fëmijëve në shtetin e Alabamës. /ABC News Albania 24/7

aborti.jpg
nev ila11:40 | 15/05/2019

Në Alabama është miratuar ligji kundër abortit, sipas të cilit ai ndalohet dhe në rast përdhunimi apo incesti. I vetmi rast që lejohet është ai kur jeta e nënës është në rrezik. Doktorët që marrin përsipër të bëjnë abort mund të dënohen deri në 99 vjet burg.

Pas miratimit të senatit, parlamenti i shtetit amerikan të Alabamës miratoi ligjin i cili ndalon abortin, në çdo situatë, edhe në rast përdhunimi apo incest.

I vetmi përjashtim i mundur është nëse nëna është në rrezik për jetën. Për mjekët të cilët marrin përsipër të kryejnë abortin në Alabama, parashikohen deri në 99 vjet burg.

Ligji për të cilin mungon vetëm firma e guvernatores, republikanes Kei Ivej, përfaqëson një sulm të vërtetë ndaj vendimit “Ro kundër Uejd” me të cilin gjykata e lartë amerikane në vitin 1973 ligjëroi abortin në nivel federal. Guvernatorja nuk është shprehur publikisht për rastin por janë të shumtë ata që presin që ajo ta firmosë këtë ligj. Dhoma e deputetëve të Alabamës e ka miratuar këtë ligj muajin e kaluar./ABC News Albania 24/7

p072hvvh.jpg
ent ela11:29 | 04/03/2019

Të paktën 23 viktima, mes të cilëve edhe fëmijë, janë shkaktuar nga tornado që goditi Alabamën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë gjendja e alarmit është shtrirë dhe në Xhorxhia, Florida dhe Karolinë e Jugut.

Të paktën 23 persona kanë mbetur të vrarë si pasojë e një tornado që goditi Alabamën, duke shkatërruar shtëpitë të ndërtuara me parafabrikatë dhe duke shkulur pemë. Sipas CNN tashmë gjendja e alarmit është shtrirë dhe në Xhorxhia, Florida dhe Karolinën e Jugut. Mes viktimave rezultojnë dhe dy fëmijë.

Tornado u përplas me forcë në Boregard, një komunë rreth 100 kilometra në lindje të Mongomeri, kryeqytet i Alabamës. Or sherifi i Kontesë u shpreh për gazetarët se bilanci i viktimave mund të jetë dhe më tragjik. Konteja ndodhet në lindje të shtetit në kufi me Xhorxhian.

Shumë persona rezultojnë të zhdukur dhe të tjerë janë shtruar në siptal, disa me palgë shumë të rënda. Presidenti amerikan Donald Tramp me anë të një mesazhi në profiling e tij Tuiter shprehu ngushëllimet për viktimat duke shtuar se tornado dhe stuhitë kanë qenë shumë të dhunshme dhe mund të ketë të tjera.

Sipas sherifit të Kontesë tornado ka përshkruar disa kilometra dhe ka shkaktuar shkatërrime katastrofike në një pjesë territori rreth 400 metra përgjatë trajektores së tij. /abcnews.al

bomba-1280x720.jpg
G. P.13:35 | 20/04/2018

Në Alabama të SHBA është ekzekutuar një i burgosur 83-vjeçar, i cili ishte dënuar me vdekje pasi ka vrarë një gjykatës federal në vitin 1989. Ai është i burgosuri më i vjetër që ekzekutohet me injeksion që prej rivendosjes së dënimit me vdekje në vitet 70’. Vdekja e Walter Leroy Moody është njoftuar në orët e para të së premtes. Ai i është nënshtruar një injeksioni vdekjeprurës në burgun e Atmore./abcnews.al

shba.jpg
us er10:22 | 13/12/2017

Në SHBA, demokratët ngushtuan diferencën në përbërjen e Senatit, me fitoren e arritur mbrëmë në zgjedhjet speciale të Alabamës. Kandidati i tyre, Doug Jones, mundi me rezultat të ngushtë rivalin e fortë republikan Roy Moore, i cili ishte përfolur për sjellje të pahijshme me vajza adoleshente dekada më parë.

Kjo është fitorja e parë e një demokrati në një çerek shekulli në Alabama, një shtet tradicionalisht mjaft konservator. Ajo shënon një goditje ndaj presidentit Donald Trump, i cili mbështeti hapur kandidatin republikan, megjithë akuzat ndaj zotit Moore. Rezultati i garës shënon gjithashtu një plagë të re për Partinë Republikane tashmë të përçarë.

Republikani Moore nuk u tregua i gatshëm për ta pranuar rezultatin. Fushata e tij tha se meqenëse rezultati ishte mjaft i ngushtë, me 0,5 për qind diferencë, ose rreth 21 mijë vota, ata do të veprojnë sipas rregullave dhe do të kërkojnë rinumërimin e votave. Por sekretari i shtetit i Alabamës i tha rrjetit CNN se nuk ka gjasa që rezultati të përmbyset edhe nëse do të ketë rinumërim.

Presidenti Trump bëri një koment në Twitter, duke uruar fituesin demokrat Doug Jones. “Republikanët, – shkruante Presidenti Trump, – do të kenë një rast tjetër për ta marrë këtë vend të Senatit brenda një periudhe të shkurtër kohe.”

Fitorja e zotit Jones, ish prokuror i njohur për ndjekjen penale të dy anëtarëve të Ku-Klux-Klanit, përgjegjës për shpërthimet në kishat e Birmingamit në 1963, e ngushton epërsinë e republikanëve në Senat në 51 vende kundrejt 49.

Zoti Jones mbajti një fjalim të shkurtër përpara mbështesëve në Alabama. “Ne, – tha ai, – treguam jo vetëm në shtetin e Alabamës, por edhe në të gjithë vendin rrugën sesi mund të qëndrojmë të bashkuar”.

Kjo fitore vë në rrezik propozimet republikane për taksat, buxhetin dhe kujdesin shëndetësor si dhe injekton energji të re në përpjekjet e Partisë Demokrate për të rifituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2018.

Megjithatë, shumë republikanë në Uashington e shikojnë humbjen e kandidatit të tyre Moore si ndoshta një rezultat lehtësues për partinë në nivel kombëtar megjithë goditjen afatshkurtër. Sepse qëndrimet e shprehura nga kandidati Moore, një konservator i krishterë, kishin larguar mjaft votues nga radhët e grave, pakicave racore, homoseksualëve dhe muslimanëve, pa folur për faktin që ai ishte mjaft i përfolur për sjellje të pahijshme me vajza adoleshente, njëra prej tyre 14 vjeç, kur ai ishte në të 30-at.

Një numër republikanësh nuk pranuan ta mbështetnin atë, duke përfshirë edhe senatorin e vjetër të Alabamës, Richard Shelby. Por ditët e fundit, Presidenti Trump vendosi të verë në dispozicion të fushatës së zotit Moore emrin e tij dhe burimet e Partisë Republikane.

Nëse zoti Moore dë të kishte fituar, Partia Republikane do të ishte rënduar nga prania në radhët e saj të një kolegu të përfshirë në skandal, ndërkohë që republikanët janë në vështirësi për shkak të popullaritetit historikisht të ulët të zotit Trump.

Udhëheqësit republikanë të Senatit kishin deklaruar se zoti Moore do të përballej me një hetim të menjëhershëm për çështje etike dhe fitorja e demokratit Jones i çliroi nga kjo barrë./VOA


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono