akuzon

takaj-1280x681.jpg
Sej rie14:50 | 23/07/2019

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin “Presing” në Abc News, mes presidentit të Skënderbeut, Takaj, dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës, Eduard Prodani. Takaj e akuzoi Prodanin si armik të klubit korçar.

Nuk do të përfundojnë shpejt polemikat pas një ngjarjeje të tillë. Konfirmimi i dënimit të Skënderbeut nga KAS-i në Lozanë ka sjellë akuza të reja në Korçë e

Tiranë, ndërsa presidenti Ardian Takaj, tregon me gisht një tjetër personazh, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së.

Kjo ndodhi në një ndërhyrje telefonike në emisionin “Presing” në Abc News, ku Prodani ishte në studio, dhe Takaj e akuzoi për lidhje me Eduard Dervishin, drejtuesin e lartë të Federatës Spanjolle.

Prodani, që ka qenë edhe ish-drejtues i lartë i Partizanit, reagoi menjëherë. Takaj nuk e la me kaq, por bëri një tjetër aludim të tërthortë për Prodanin.

Prodani vendosi të mos fliste për këtë gjë, duke e quajtur gjë të sqaruar, ndërsa e quajti si detyrë që të sqaronte pozicionin e z. Dervishi.

Pyetja e fundit për Takajn, ishte ajo për të cilën shqetësohen tifozët korçarë, do të mbetet apo do të largohet nga Skënderbeu?

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv konfirmoi dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA për Skënderbeun, dhe gjobën prej 1 milionë eurosh, pas akuzave për trurin ndeshjesh në Evropë./ABC News Albania 24/7

66635264_2304949322876109_4518873012111409152_n.jpg
Sej rie19:15 | 13/07/2019

Skuadra e Skënderbeut akuzon Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv se procesi ishte i manipuluar dhe nuk u morën në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive. Klubi korçar zbulon se do ta ndjek çështjen në Gjykatën Federale Zvicerane.

Skuadra e Skënderbeut ka reaguar zyrtarisht pas vendimit te KAS për të lënë në fuqi dënimin e UEFA-s me 10 vite jashtë kupave të Evropës dhe gjobë prej 1 mln euro. Klubi i Skënderbeut akuzon gjykatën e arbitrazhit sportive se procesi ishte i manipuluar dhe nuk u morën në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut.

“Procesi ndaj klubit tonë ka qenë i paragjykuar, i njëanshëm dhe i paracaktuar që prej vitit 2016.  Është e papranueshme që CAS të mos marrë në konsideratë raportet shkencore të ekspertëve të basteve sportive dhe të ekspertëve sportiv të KF Skënderbeut, të cilët në mënyrë metodike dhe shkencore kane hedhur poshtë çdo argument të ngritur nga UEFA.

Mbi të gjitha, është e papranueshme që të mos merren në konsiderate mbi 50 kundër-prova të paraqitura nga pala jonë, kur nga ana tjetër, e gjithë strategjia e inspektorëve të UEFA’s mbështetej mbi dëshmi personash anonim (as identiteti i tyre nuk na është bërë i ditur) ose personash të cilët kanë konflikt të hapur interesi në lidhje me procesin.

Brenda muajit Korrik 2019, KF Skënderbeu do të paraqesë rekurs pranë Gjykatës Federale Zvicerane kundër vendimit të CAS datë. 12.07.2019. Duke qenë të bindur mbi pafajësinë tonë, ruajmë besimin se e drejta do të vihet në vend. Skënderbeu do të vazhdojë aktivitetin e tij më të njëjtin përkushtim, vizion dhe ambicie për të arritur rezultate edhe më të mira se ato të sezoneve të shkuara. Me Respekt, KF Skënderbeu”.

Gjykata federale e Zvicrës është e vetmja mundësi e mbetur për Skënderbeun që të kërkojë pafajësinë. Në gjykatën në fjalë nuk ka seancë dëgjimore por vetëm shqyrtim ligjor pa i gjykuar çështjet në themel por vetëm anën procedurale nëse është zbatuar ose jo ligji për palët e përfshira./ABC News Albania 24/7

ebbzxtslxdsu58k4zskk-1280x720.jpg
nev ila11:19 | 22/06/2019

 

Gazetarja amerikane Xhin Keroll akuzon presidentin amerikan Donald Tramp se e ka përdhunuar në vitin 1993. Kreu i shtëpisë së bardhë reagoi menjëherë dike thënë se këto janë akuza të rreme në mënyrë që ajo të shesë sa më shumë kopje të librit të saj.

Akuza të reja për ngacmime seksuale ndaj Donald Trump. Gazetarja amerikane Xhin Keroll, e njohur pasi ka qenë një nga opinionistet më të famshme, dhe pse është marrë që nga viti 1993 me rubrikën e postës së zemrës për revistën ‘Elle”, akuzonkreun e shtëpisë së bardhë se e ka ngacmuar dhe më pas e ka përdhunuar.

Sipas saj ngjarja ndodhi në një dhomë provash në “Bergdorf and Goodman”, magazine e madhe luksoze shumë pranë lullës Tramp. Episodi i treguar sot nga 75 vjecarja Keroll në një libër të shkruar nga ajo, ka ndodhur 23 vjet më parë. Reagimi i presidenti tamerikan Tramp ka qenë i menjëhershëm.

Ai këmbëngul se nuk e ka takuar asnjëherë – me anë të një deklarate për media të publikuar nga Shtëpia e Bardhë. Sipas tij janë vetëm akuza të rreme në mënyrë që gazetarja të ketë më shumë koje të shitura të librit të saj./ABC News Albania 24/7

Zarif-Irani.jpg
nev ila17:30 | 25/05/2019

Ministri i jashtëm Iranian, Mohamad Javad Zarif, e cilësoi dërgimin e 1500 ushtarëve të tjerë amerikanë në Lindjen e Mesme, si një masë që do të përshkallëzojë tensionet në rajonin e Gjirit Persik.

Vendimi u mor nga kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Trump. Ky i fundit shpjegoi se e kishte marrë vendimin si pasojë e kërcënimeve iraniane.

Zarif theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po bëjnë akuza të pabazuara për të justifikuar një politikë agresive./ABC News Albania 24/7

Trajneri-Mema-1280x710.jpg
Sej rie16:32 | 13/04/2019

Tirana nuk ka alternativë tjetër përveç fitores në fushën e Teutës. Trajneri Ardian Mema flet për gjendjen e skuadrës në prag të ndeshjes së Superligës, dhe akuzon sërish rivalët.

Ky klub papritur rrezikon sërish shumë.

Tirana është kandidate për të rënë Superligë, por trajneri Ardian Mema është nga ata që nuk dorëzohen deri në fund.

Mema: “Nuk e çon ndër mënd këtë moment sepse nuk është moment për ta diskutuar dhe menduar. Shpresa ime është të shpëtojmë sezonin dhe të synojmë edhe nga Kupa. Janë 8 ndeshje, pikët aty janë, kundërshtarët aty i kemi dhe ne i kemi mundësitë. Nëse do luajmë mirë dhe do fitojmë aty i kemi pikët”.

Ndeshja e radhës, nga më të vështirat, në Durrës përballë Teutës.

Mema: “Teuta nuk është ekip i lehtë, është ekip shumë i fortë. Në përbërjen e vet ka lojtarë shumë cilësorë. Edhe barazimi do të ishte shumë pozitiv, flas për momentin q ëpo kalojmë ne. Gjithsesi ne do të synojmë tek fitorja. Por duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos bëjmë ato që bëmë në ndeshjen e fundit. Ekipit nuk i kanë munguar shanset për të fituar ndeshjet”.

Mema nuk ngurroi të përsëriste për rivalët akuzat që bëri në Vlorë.

Mema: “E keqja kryesisht ka qenë tek pjesa jonë. Pavarësisht se kundërshtarët i kanë fituar ndeshjet, dhe për mendimin tim e kanë pasur disi më të lehtë për të fituar ndeshjet qoftë dhe me kundërshtarë të fortë. Një ekip që mund të fitojë ku edhe golat i ka binjakë, por nuk do e them emrin e ekipit”.  

Trajneri ka qenë i ashpër këto ditë, duke përjashtuar edhe lojtarë nga stërvitja.

Mema: “Ndoshta ka qenë edhe nervoziteti im dhe kam qenë gjithë javës me ekipin për t’i kërkuar maksimumin për këto ndeshje që kanë ngelur. Këto javë janë stërvitur shumë dhe ndoshta dhe ata e kanë kuptuar pjesën se ku ndodhemi dhe se çfarë duhet të bëjmë”./abcnews.al

amely.jpg
G. P.19:15 | 02/04/2019

Një tjetër grua ka akuzuar ish-zëvendës presidentin amerikan Xho Bajden për sjellje të pahijshme. 43-vjeçarja i ka kërkuar atij që përballë akuzave të tërhiqet nga ambiciet për Shtëpinë e Bardhë, por vetë Bajden është përgjigjur duke thënë se asnjë herë nuk është sjellë në mënyrë të papërshtatshme.

Një tjetër grua ka akuzuar ish-zëvendës presidentin amerikan Xho Bajden për sjellje të papërshtatshme. Bëhet fjalë për Emi Lapos, ish-asistente e një kongresmeni, e cila ka deklaruar se Bajden e ka prekur gjatë një takimi për mbledhje fondesh rreth një dekadë më parë. Akuza e radhës ndaj atij që shihet si kandidati favorit i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë vjen pas asaj të një gruaje tjetër, Lusi Flores, e cila disa ditë më parë tha se Bajden e kishte puthur në kokë gjatë një eventi elektoral. Zonja Lapos, 43 vjeçe, ka saktësuar se Bajden i kishte prekur fytyrën me të dyja duart dhe fërkuar hundën me të në një shtëpi private në Konektikat në vitin 2009.

Ajo i ka bërë thirrje zotit Bajden që të mos garojë për Shtëpinë e Bardhë, pasi veprimet e tij nuk i shkojnë për shtat një burri shteti. Nga ana e tij, Bajden ka reaguar duke deklaruar se nuk beson të jetë sjellë në mënyrë të papërshtatshme me askënd. “Në shumë vite, në shumë fushata elektorale dhe në jetën time publike kam shtrënguar shumë duar, kam përqafuar shumë njerëz, kam shprehur dashuri, mbështetje dhe afrimitet, por asnjë herë të vetme nuk jam sjellë në mënyrë të papërshtatshme”, ka thënë Bajden përmes një deklarate për shtyp. Ditën e hënë, një zëdhënës i tij akuzoi elementë të së djathtës për keqpërdorim të fotove të Bajden pranë grave të ndryshme për të ngritur akuza ndaj tij./abcnews.al

duka-933x445.jpg
ent ela16:07 | 05/03/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për dhunën në Kamzë, ndërsa u ndodh në një përurim të infrastrukturës në Elbasan. Duka akuzoi policinë dhe politikën se po veprojnë me dy standarde.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u ndodh në Elbasan, në krah të ish-kapitenit kuqezi Lorik Cana, për një festë futbolli, jo për të mbajtur zi.

Përurohej fusha e vogël e futbollit për fëmijët e kopshtit numër 9 në Elbasan, dhe Duka, ndonëse u përpoq të përqendrohej te kënaqësia e të vegjëlve, u vendos përpara pyetjeve për dhunën ndaj arbitrit në Kamzë.

Duka tregoi sesi i vlerëson ngjarje të tilla, ndërsa deklaroi se këto shmangen me masa, ndonëse komisionet e Federatës, shpesh e kanë shkelur rregulloren.

Presidenti i Federatës së Futbollit nuk e humbi mundësinë për të shigjetuar Policinë e Shtetit dhe politikën, duke bërë një paralelizëm.

Fusha në kopshtin numër 9 në Elbasan ishte investim me nismë të fondacionit të ish-kapitenit të kombëtares, Lorik Cana.

Ai tregoi se për çfarë synimi është krijuar fondacioni i tij.

Në ceremoninë e përurimit të fushës së vogël, përshëndetën edhe kryetari I Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, që gjithashtu ndihmoi në ndërtimin e saj, si dhe deputeti I PS-së për Elbasanin, Taulant Balla./abcnews.al

maqedoni-1280x694.jpg
ent ela23:22 | 25/02/2019

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut nuk arriti t’i heqë imunitetin ish-kryetarit Trajko Veljanovski, në lidhje me ngjarjet e dhunshme të 27 prillit. Pas seancës, LSDM ka akuzuar partneren shqiptare të koalicionit, BDI, për marrëveshje të fshehtë me VMRO-në.

Ua kreva punët e mëdha, e tani mos mendoni se do të më hidhni sikur leckë, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në konferencë për media, por nuk deshi të flas për vendime politike, dhe se kujt ia adresoi këtë mesazh. Mos votimi i djeshëm për marrjen e imunitetit të Trajko Veljanovskit, ndezi alarmin tek LSDM-ja. Që mbrëmë, akuza të drejtpërdrejta vinin nga partia e kryeministrit, se Xhaferi dhe BDI, janë marrë vesh me VMRO DPMNE-në që imuniteti mos ti merret ish kryetarit të Kuvendit, i cili akuzohet për 27 prillin. Xhaferi dha arsyet përse e ka ndalur seancën.

Talat Xhaferi: “Seanca është ndalur për shkak se kaloi koha për të sjellë vendim. Seanca është ndaluar për shkak të sjelljes së deputeteve, posaçërisht për shkak të deputetit të shumicës, Muhamed Zekiri. Çka dhe si tha nuk është puna ime ta them, por në një situatë të tillë, neni 60 i Rregullores e përcakton, nëse prishet rendi seanca ndërpritet”.

Por kjo nuk është hera e parë që Xhaferi punon nën presion. Ai nuk e ndali seancën kur Gruevski e sulmoi për ligjin për gjuhët, e nuk e ndali as kur deputetet e VMRO DPMNE-së pa lejen e tij e merrnin fjalën. Problemi ka nisur diku tjetër, thotë Artan Grubi.

Sinkron Artan Grubi, deputet i BDI-së…

Fjalët e Grubit janë gënjeshtër e pastër, sipas deputetit, Pavle Bogoevski. Ai tha se disa herë ka tentuar ta kontaktojë deputeten Mirsada Emini Asanin, por ajo nuk iu është përgjigjur.

Pavle Bogoevski, deputet“Kur votohej në komision, unë tre herë tentova ta marr në telefon kolegen, Mirsada Emini Asani dhe i dërgova sms porosi. Dy herë ma ndali telefonin! Herën e tretë, gabimisht me shumë gjasa u paraqit dhe 12 sekonda heshti para se ta ndalë. Prej atëherë më nuk e kërkova. Kur filloi vazhdimi i fundit i komisionit, unë nuk kam pasur informacion se kolegeje do të vijë”.

Reaksione erdhën edhe nga opozita shqiptare. E situata e krijuar alarmoi LSDM-në. Kryesia do të mblidhet sot për të sjellë vendim se si do të vazhdojnë më tutje./abcnews.al

Tan2019-2-10_135858620_0_1000x0.jpg
ent ela17:03 | 10/02/2019

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se organizatorët e protestave të mbajtura kundër tij në Beograd ndodhen në Kosovë. “Mjafton të shohësh raportimet e mediave kosovare dhe e zbulon se kush qëndron mbrapa atyre protestave dhe kush e do rrëzimin tim”, ka deklaruar Vuçiç i cituar nga agjencia e lajmeve “Tanjug”. Presidenti serb ka akuzuar mediat shqiptare se kanë abuzuar me numrin e protestuesve dhe për të përforcuar hipotezën e tij ka nënvizuar se manifestimet ndodhin në një kohë kur Prishtina ka vendosur taksën për produktet serbe./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono