akuzat

Lul-Caka-ekstradimi.jpg
nev ila12:49 | 30/07/2019

Lulzim Caka u lirua 4 muaj përpara se ti përfundonte dënimi nga burgu i Lushnjes.

Për këtë shkak u arrestua edhe drejtori i burgut të Lushnjes së bashku me kartelistin.

Sot Policia e Shtetit është përsëri në kërkim të Lulzim Cakës, i cilësuar ndryshe si i tmerrshmi i Beratit.

Ajo ka nisur sërish kërkimin e Cakës në mënyrë që ai të përfundojë pjesën e mbetur të dënimit, ku sipas deklaratës së sotme nga Ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, rezulton se nuk iu llogarit siç duhet nga burgu i Lushnjes.

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve është njoftuar menjëherë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe Policia e Shtetit për revokimin e lirimit të të dënuarit Lulzim Caka dhe shpalljen e tij në kërkim për t’a rikthyer për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, deklaroi sot ministrja Gjonaj.

Lulzim Caka, i njohur si “i tmerrshmi i Beratit”, është pa dyshim një nga njerëzit më të lakuar të periudhës më të vështirë në historinë Shqiptare, atë të vitit 1997, atëherë kur bandat kriminale dolën në skenë dhe sfiduan hapur drejtësinë.

Por cilat janë akuzat që rëndojnë mbi të tmerrshmin e Beratit?

Në Vitin 1991 ai akuzohet për vrasjen e një invalidi që ndante pensionet në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutalli të Beratit.

Në 1995- Me ndihmën e disa bashkëfshatarëve të natën qëllon me armë një skuadër policie në përbërjen e së cilës ishin shefat antikrim të policisë së Beratit, Fierit dhe Lushnjes, të cilët kishin shkuar për të arrestuar Cakën. Ndërsa policët detyrohen të largohen, Caka u vë flakën automjetit të tyre.

Viti 1997, e gjen përkrah të Loshit (Bujar Sula) të Karbunarës së Lushnjes. Si krahu i djathtë i Loshit ai merr pjesë në të gjitha veprimet e bandës së tij si, disa vrasje, grabitje, por edhe vjedhjen e votave në dy zona votimi gjatë zgjedhjeve të qershorit 1997.

Qershor 1997, ekzekuton tre pjesëtarë të familjes Yzeiri, të cilët në atë kohë ishin në hasmëri me miq të Cakës.

Gusht 1997, vret në Lushnje, pas një grindje banale të riun nga Fieri Pëllumb Emini.

6 janar 2001, arratiset nga qelitë e paraburgimit të komisariatit të Lushnjes, ku ishte transferuar pas rrahjes që i bëri shokut të tij të qelisë në Fier, në kushtet e një depresioni që i solli vrasja e të ëmës.

Shkurt 2001, akuzohet për vrasjen e dy të rinjve në fshatin e tij të lindjes Samaticë, në shenjë hakmarrje për vëllanë e vet.

Në Maj 2001, akuzohet për vrasjen dy të rinjve nga Fieri, në afërsi të bregdetit të Lushnjes, në shenjë hakmarrje për të ëmën e vrarë në Fier, e cila kthehej nga Burgu i Fierit, ku i kishte dërguar ndërresa dhe ushqime vetë Cakës.

Pas largimit jashtë vendit u arrestua në Itali, në vitin 2003, me kërkesë të Interpol Tiranës.

Pas 16 viteve burgim, tashmë konsiderohen të shlyera 25 vitet e dënimit, ku Caka akuzohet për vrasjen e Pëllumb Eminit dhe sulmin ndaj postbllokut të policisë, duke tentuar të vrasë dy zyrtarë policie./abcnews.al

projekti-teatri-1280x492.jpg
nev ila13:41 | 29/07/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka vazhduar akuzat e tij kundër projektit për Teatrin Kombëtar. Sipas Bashës arsyeja e vetme e prishjes së Teatrit, është përfitimi i 200 milionë eurove nga Rama dhe Veliaj. Përmes videos së postuar Basha ka vijuar me akuzat e tij kundër këtij projekti.

Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro.

Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla.

Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruan Basha.

Hajduti psiqik Rama vazhdon të përdorë e keqpërdorë këdo që i del para për të mbrojtur aferën Rama-Veliaj- Mafia të 6 kullave 200 milionë euro. Pa kullat nuk ka asnjë interes për teatër të ri. Afera Rama-Veliaj-Mafia po bën pis dhe hedh dyshime korrupsioni financiar mbi këdo që përdoret dhe nuk distancohet nga kjo aferë e tmerrshme kriminale dhe hajdutërore. Sepse gjoja debati për Teatrin Kombëtar është në fakt për 6 kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin. Sepse për Rama-Veliaj-Mafian e Ndërtimit dhe të Drogës nuk ka Teatër pa kulla. Për këdo të painformuar apo të keqinformuar po postoj më poshtë përshkrimin grafik të planit Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës për 6 kullat 200 milionë euro, arsyeja e vetme për prishjen e Teatrit Kombëtar:

Publiée par Lulzim Basha sur Lundi 29 juillet 2019

/abcnews.al

Albana-Vokshi-1280x853.jpg
ent ela16:00 | 28/07/2019

Partia Demokratike kundërshton vendimin e qeverisë me anë të të cilit Kopshi Botanik ka kaluar nga Universiteti i Tiranës nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Ish deputetja Albana Vokshi e konsideron grabitje këtë akt me qëllim shndrrimin e hapësirës së gjelbër në një zonë të betonizuar. Ky vendim nuk ka asnjë analizë apo studim është shprehur ish deputetja Vokshi e cila fton studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës që të reagojnë. /ABC news Albania 24/7

basha-marreveshja-teatri-1280x752.jpg
ent ela09:39 | 28/07/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Erjon veliaj për ndërtimin e Teatrit të ri. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shprehet se afera Rama-Veliaj nuk ka të bëjë fare me Teatrin, por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Basha thekson se debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro, ndërsa sjell në kujtesë deklaratën e tij të bërë një vit më parë për këtë çështje.

Postimi i plotë në facebook:

Afera Rama-Veliaj e Kullave 200 milionë Euro te Teatri Kombëtar nuk ka të bëjë fare me Teatrin, por vetëm me ndërtimin e kullave 200 milionë euro dhe pastrimin e parave të drogës. Debati për Teatrin është loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro.

Më poshtë deklarata ime një vit më parë me 28 korrik 2018:

“Rama nuk ka asnjë interes për teatër të ri pa kulla. Afera me Teatrin Kombëtar është për kullat e për të futur në xhep 200 mln euro, dhe jo për Teatrin, sepse për të nuk ka Teatër pa kulla. Vetëm për luks qeveritar, Rama ka shpenzuar aq para sa për të ndërtuar 5 teatro kombëtarë.

Unë i kuptoj artistët që kërkojnë një teatër më komod. Ka disa mundësi për një teatër të ri, si në Bulevardin e ri të Tiranës. Teatri aktual restaurohet në shërbim të artit e kulturës por dhe si monument unik i trashëgimisë kulturore të Tiranës.

Paralajmërimi për Edi Ramën, mafian e ndërtimit dhe mafian e drogës do të formalizohet si një kontratë e Partisë Demokratike me publikun: minat dhe rruspat i presin për çdo projekt korruptiv që do të ndërtohet te Teatri.”

  1. S. I lumtur që kontratën e nënshkruam brenda Teatrit Kombëtar këtë të enjte! /abcnews.al
0c9b3d62-0ae5-48fb-88e4-c858f42424d7.jpg
ent ela10:37 | 21/07/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar turin e takimeve me strukturat e partisë nëpër Shqipëri. Ndalesën e fundit e bëri në Lezhë ku identifikoi Kryeministrin Edi Rama si problemin më të madh për ekonominë, papunësinë dhe shkatërrimin e drejtësisë.

“Edi Rama është kryeministri më hajdut, më arrogant dhe më mashtrues në historinë e Shqipërisë”.

Ua tha edhe lezhjanëve bindjen e tij se cili është ai  që po ua vjedh paratë nga xhepi.

 “Nëse shqiptarët nuk kanë të hanë është sepse paratë e tyre i ka vjedhur Edi Rama.Miliarda euro janë vjedhur dhe abuzuar në këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe janë shpërdoruar për tekat e Ramës në luks dhe fasada”.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka edhe më të qarta idetë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

“30 qershori në këtë pikëpamje vetëm ka përforcuar dhe konfirmuar sit ë drejta rrugëdaljet nga kriza që kemi parashtruar: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, cuarjen përpara drejtësisë të të gjithë politikanëve dhe kriminelëve të faktuar para të gjithë botës si hajdutët e zgjedhjeve dhe zgjedhje të parakohshme”.

Vendimin e fundit të Gjykatës së Durrësit, kryedemokrati e dha si shembull se si sistemi i drejtësisë është tërësisht i kapur sipas tij nga kryetari qeverisë. /ABC News Albania 24/7

 

 

france-francoisderugy-demission_0.jpg
ent ela19:30 | 16/07/2019

Akuzat për shpenzime luksi kanë detyruar ministrin francez të Mjedisit të japë dorëheqjen. Fransua de Ruzhi akuzohet se me paratë e taksapaguesve konsumonte darka të shtrenjta dhe mobilonte shtëpinë e tij.

Ministri francez i Mjedisit, Fransua de Ruzhi dha të martën dorëheqjen nga posti pas polemikave të shkaktuara nga shpenzimet e tij ekstravagante, përfshirë ato për darkat private. Vetë De Ruzhi e quajti rastin e tij një “sulm mediatik”, duke deklaruar se energjia që ka shpenzuar për të mbrojtur personalitetin e tij e ka penguar në punën si ministër.

Një ueb sajt investigativ shkroi se ai kishte shpenzuar shuma të mëdha të taksapaguesve në mbrëmje gala dhe se kishte mobiluar apartamentin e tij gjatë kohës kur ishte kryetar i Parlamentit. Nga ana e tij, De Ruzhi mohoi çdo keqpërdorim. “Gjithçka është një linçim mediatik për të sulmuar familjen time dhe për të më detyruar të tërhiqem. Sidoqoftë, una ia dorëzova dorëheqjen time kryeministrit”, deklaroi ai. Faqja e internetit “Mediapart” e akuzoi ministrin se priste miqtë në darka luksoze me aragosta dhe verëra të cilësisë së lartë.

Më herët De Ruzhi ka pranuar se ka mbajtur darka të shtrenjta, duke thënë se është diçka normale për një kryetar Parlamenti, por ka nënvizuar se nuk i pëlqejnë aragostat. “Nuk më pëlqejnë, nuk i ha. Nuk më pëlqejnë as midhjet dhe shampanja më sjell dhimbje koke”, tha ai pak kohë më parë në një intervistë televizive. Akuzat ndaj De Ruzhi dolën në një kohë kur kishin shpërthyer protestat e lëvizjes “Jelekët e Verdhë” për pabarazinë dhe kur Emanuel Makron akuzohej se ishte presidenti i të pasurve për shkak të politikave të tij pro biznesit. /ABC News Albania 24/7

IDRO-REAGIMET-BEOGRAD.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela18:00 | 13/07/2019

Kreu i Këshillit parlamentar serb për Kosovën, Milovan Drecun, akuzoi Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Gjermaninë se po veprojnë për atë që ai e ka quajtur bllokim të arritjes së zgjidhjes kompromise mes Beogradit dhe Prishtinës. Ndërkaq, një zyrtar i lartë maqedonas  duke folur për TV Klan në kushte anonimiteti, i ka cilësuar  këto pretendime si “tërësisht të pavërteta dhe një marrëzi e madhe”.

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit parlamentar serb për Kosovën, ka deklaruar për të përditshmen ‘Kurir’ të Beogradit se para dy muajsh në Shkup është ngritur, sikundër është shprehur ai, një ekip i  fuqishëm informativ, i maskuar në përfaqësinë e një prodhuesi të madh perendimor të automobilave, veprimi i të cilëve ka për qëllim bllokimin e arritjes së zgjidhjes kompromise mes Beogradit e Prishtinës. Ekipi, sipas tij, përbëhet nga agjentë nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Gjermania.

“Çfarë mund të punojnë ata përveç se të mbledhin informacione dhe të përhapin dezinformacione. Skuadra nuk është formuar për të mbrojtur interesat tona, por të punojë kundër tyre” – citohet të ketë deklaruar Drecun pa përjashtuar mundësinë që ky grup të kryejë “ndonjë diversion mediatik ose politik, madje të shkaktojnë edhe konflikte”.

Sipas tij, në disa shtete fqinje të Serbisë po zhvillohet një fushatë e fuqishme kundër arritjes së çfarëdo zgjidhjeje kompromise mes Beogradit e Prishtinës dhe, në këtë shtrirje, ka thënë ai, ‘Maqedonia e Veriut po bëhet qendër për veprimtari të fuqishme spiunazhi kundër interesave të shtetit të Serbisë’. Zyrtari serb, duke kërkuar nga pala maqedonase shpjegime për ngritjen e këtij ekipi ‘kundër interesave të shtetit të Serbisë’ ka nënvizuar se mosarritja e zgjidhjes kompromise është përgatitje për konflikte të reja në rajon dhe për krijimin e asaj që ai e ka quajtur “Shqipëri e Madhe”.

Një zyrtar i lartë maqedonas duke folur për TV Klan në kushte anonimiteti tha se Maqedonia e Veriut është e interesuar që Serbia e Kosova, me mbështetje ndërkombëtare, të arrijnë një zgjidhje të pranueshme që do të përshpejtonte edhe integrimin evropian të Ballkanit Prendimor, ndërkohë që pretendimet e kryetarit të Këshillit parlamentar serb për Kosovën i cilësoi si “tërësisht të pavërteta dhe një marrëzi e madhe”.  /ABC News Albania 24/7

george-soros-1280x720.jpg
nev ila22:28 | 08/07/2019

Fondacioni “Soros” i ka cilësuar si “të çuditshme” akuzat e presidentit Meta ndaj themeluesit Xhorxh Soros, se po organizonte një përplasje civile në Shqipëri. Në reagimin e tij, fondacioni ka deklaruar se misioni i tij është të ndihmojë në reformat në sektorë të ndryshëm, përfshirë atë në drejtësi.

Fondacioni “Shoqëria e Hapur”, i njohur ndryshe edhe si fondacioni “Soros” e ka cilësuar si të “çuditshme” deklaratën e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, që akuzonte themeluesin Xhorxh Soros për ndërhyrje në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë e veçanërisht në reformën në drejtësi.

Në një reagim zëdhënësja e fondacionit, Laura Silber ka deklaruar se “Shoqëria e Hapur” është krenare për rolin që ka luajtur në mbështetje të sistemit gjyqësor në Shqipëri, që siç ka vënë në dukje ajo, është një kërkesë e domosdoshme për hapjen e negociatave me BE-në.

“Karakterizimi që presidenti Meta i ka bërë kësaj përpjekjeje kaq publike si një komplot, është i çuditshëm. Ne presim që të takohemi në të ardhmen e afërt me presidentin Meta, në bazë të ftesës që na ka dërguar”, ka thënë zëdhënësja Silber.

Fondacioni për një Shoqëri të Hapur është një rrjet ndërkombëtar organizatash jofitimprurëse, të pavarura, joqeveritare dhe jopolitike që mbështesin financiarisht grupe të shoqërisë civile në sektorë të drejtësisë, arsimit, shëndetit publik dhe shtypit të pavarur në mbarë botën. Në Shqipëri Fondacioni “Soros” e zhvillon aktivitetin e tij që prej vitit 1994.

Meta e akuzoi zotin Soros se qëndronte pas “një komploti të kurdisur prej kohësh për të ushqyer përplasjen civile më 30 qershor, si dhe për të ndikuar reformën në drejtësi”./abcnews.al

BISEDE-NE-STUDIO-ORA-18.mpg_snapshot_07.28-1280x720.jpg
ent ela18:43 | 02/07/2019

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ  ka shumë mundësi që politika ta reflektojë antagonizmin e vet në të”. Është kjo përgjigjia që dha ish Kreu i KQZ-së Ilrijan Celibashi në studion e ABC News me gazetaren Bruna Çifligu, i pyetur për ndarjen e dukshme mes anëtareve dhe kryetarit Zguri në zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur për besueshmërinë e KQZ si organ i vetëm, Celibashi tha se sa kohë që propozimet për anëtarët vijnë nga partitë politike është shumë e vështirë t’i qëndrosh presionit dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur.

“Për mënyrën si është kompozuar KQZ, pa vlerësuar individët veçmas,  duke qenë se propozimet vijnë nga partitë politike është e vështirë që sado vlerë profesionale dhe karakteriale të kesh t’i qëndrosh presioneve dhe tundimit kundrejt atij që të ka propozuar, shto këtu dhe presioni politik është patakt dhe kjo e bën të vështirë KQZ-në si institucion të pavarur. KQZ është përpjekur që të tregojë një lloj pavarësie”.

Duke krahasuar modelin e sotëm të kompozimit të institucionit të KQZ dhe atë të kohës kur ai ishte në krye të saj, Celibahsi thekson se në atë kohë formual e asaj kohe garantonte në letër pavarësi më të madhe sesa sot të këtij institucioni.

“Sa kohë vijnë nga zyrat e partive ky nuk është modeli më i mirëz dhe duhet konsideruar. Në kohën kur unë isha kryetar i KQZ ka qenë një formulë më e mirë dhe pse atëherë ka pasur kontestime. Formula atëherë garantone në letër një pavarësi më të madhe të KQZ. Presidenti emerontë dy kuvendi 2 dhe këto kandidatura kishin një proces vetingu. Në atë kohë synohej një zgjedhje më e mirë e anëtarëve. Ne vinim  nga trupa gjyqësore s’kishim angazhimm politik atëherë krijon një balancë institucioni”.

Për sa u takon gabimet me shifrat nga KQZ, Celibashi thekson se kjo është lehtësisht e verifikueshme  dhe sipas tij në këtë çështje KQZ nuk duhet të jetë e ndarë. në këndvështrimin e tij ky një lloj preteksi për të shtuar konfliktualitetin politik

“Gjithmonë ka vend për pasaktësira dhe vend për korrigjime. Mbetet për t’u verifikuar për shkak të gabimeve njerëzore. Do ishte mirë që KQZ në këtë çështje mos ishte e ndarë në këtë çështje, sepse shumë kollaj mund ta verifikojnë. Më duket një lloj preteksi për të shtuar konfliktualitetin politik. Vetë KQZ mund ta verifikojë shumë lehtë”.

Për situatën aktuale politike në vend Celibashi sugjeron se vetëm zhvillimi i një debati politik dhe më gjerë mund të sjellë zgjidhje.

“Ka vetëm një mënyrë për të dalë nga ky ngërç. Zhvillimi i një debati politik dhe më gjerë dhe me siguri do gjenden rrugët e zgjidhjes së situatës”. /abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
nev ila22:32 | 26/06/2019

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë  në Dibër po shpërndajnë pistoleta për militantët e Rilindjes, si dhe po kërcënohen me jetë qytetarët që të dalin dhe të votojnë në 30 qershor.

Gjunkshi tha se drejtuesit e policisë në Dibër iu bëjnë presion qytetarëve që të japin votat. Ai shtoi se ministri Lleshaj gënjeu publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit policorë në Dibër, pasi ata janë akoma duke punuar.

Për këtë deklaratë të Gjunkshit ditënn e sotme, ka reaguar Policia e shtetit e cila mohon akuzat dhe thotë se deklarata e Gjunkshit është një shpifje e ulët.

“Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90″./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono