akuzat

trump.jpg
nev ila19:04 | 10/12/2019

Demokratët në Shtetet e Bashkuara paraqitën zyrtarisht të martën akuzat ndaj presidentit republican Trump. Nëse Komiteti Gjyqësor voton për miratimin e akuzave këtë javë, ato do t’i dorëzohen më pas Dhomës së Përfaqësuesve për votim të plotë. Trump përsëriti të martën se “nuk ka bërë asgjë të keqe”.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara prezantoi të martën akuzat formale kundër presidentit amerikan, Donald Trump, i cili po përballet me procedurat e shkarkimit nga detyra.

Kryetari i Komitetit Gjyqësor, Jerry Nadler, tha se akuza e parë kundër presidentit ka të bëjë me abuzimin e pushtetit, ndërsa e dyta me pengimin e punës së Kongresit.

“Presidenti e sheh veten më lart se ligji”, tha Nadler.

Nëse Komiteti Gjyqësor voton për miratimin e akuzave këtë javë, ato do t’i dorëzohen më pas Dhomës së Përfaqësuesve për votim të plotë. Trump përsëriti të martën se “nuk ka bërë asgjë të keqe“.

Procedura për shkarkimin e presidentit ka nisur qysh në shtator nga demokratët, kur një informator është ankuar në Kongres, duke thënë se Trump i ka telefonuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe i ka kërkuar që ta hetojë rivalin e tij demokrat, Joe Biden, për korrupsion në Ukrainë.

Biden mund të jetë sfidues i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e vitit 2020. Trump thuhet se e ka kushtëzuar ndihmën ushtarake për Ukrainën, në këmbim të hetimeve kundër Bidenit.

Trump vazhdimisht e mohon çdo keqbërje, por kërkimi i ndihmës nga jashtë për të fituar zgjedhjet në SHBA, është akt i paligjshëm. Procesi ndaj Presidentit Trump, i quajtur “Impeachment” do të thotë që të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”. Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza.

Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

Në Senat  duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara. Senati aktualisht kontrollohet nga Partia Republikane – nga e cila vjen edhe presidenti Trump./abcnews.al

gazment-bardhi-1.jpg
ent ela14:17 | 25/11/2019

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon që dështimin e tij ta shesë për sukses. në një deklaratë për mediat sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tha se Rama nuk ka asnjë masë të re kundër krimit të organizuar dhe mafias. Sipas tij SPAK është mekanizmi i duhur kushtetues, për t’i dhënë fund krimit të të fortëve, por që ka përballë të njëjtin kundërshtar që  e pengoi për 3 vjet.

Bardhi theksoi gjithashtu se Rama e di mirë se SPAK-u dhe BKH-ja e pavarur është rrezik për të dhe bandën e tij.

Deklarata e plotë e Bardhit

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të ringjallur një plan të vjetër, të paligjshëm dhe të dështuar, nga një njëri që i kanë shteruar idetë dhe kërkon që dështimin e tij ta shesë për sukses.

Shqiptarët e dinë mirë që shfaqjet propagandistike dhe krekosjet e kota nuk do ta rikthejnë sigurinë e vërtetë në rrugët tona, fjalët boshe të një Kryeministri të lidhur me krimin nuk do ta ringjallin ekonominë dhe as nuk do të sjellin lekë për xhepat e boshatisura të shqiptarëve nga korrupsioni dhe keqqeverisja e tij.

Rikthimi i modelit të shtetit policor, i rrëzuar më parë si antikushtetues, është tentativë e qartë për të penguar dhe ndërhyrë në punën e SPAK dhe BKH, në ditën e ngritjes së tyre, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mes zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

Ligji është një mashtrim që synon të nënshtrojë drejtësinë dhe të pengojë veprimin e saj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke krijuar zyrtarisht shtetin policor.

Edi Rama e di mirë se SPAK-u dhe BKH-ja e pavarur është rrezik për të dhe bandën e tij!

Të gjitha rastet kur Rama mbrojti krimin që promovoi në politikë. “Shqipërisë i duhet një qeveri e palidhur me krimin”

Edi Rama nuk mund ta luftojë krimin, pavarësisht spektaklit me të cilin jep premtimet. Ai ka dhënë prova se ka marrë në mbrojtje të gjithë bashkëpunëtorët e tij të kapur në flagrancë me krimin, që nga Elvis Rroshi, Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa, Vangjush Dako, Mark Frroku, Agim Kajamaku. Ai kishte të gjithë shtetin nën kontroll, në dispozicion për t’i hetuar, por bëri të kundërtën, i mori në mbrojtje, fshehu urdhërarrestin ndërkombëtar për kriminelët që futi në parlament, duke u dhënë atyre imunitet, pengoi  për 3 vjet hetimin për vjedhjen e zgjedhjeve me dosjet 184 dhe 339.

Kuadri ligjor në Shqipëri për të luftuar krimin e organizuar është i plotë dhe madje shumë i fortë.

Qytetarët presin ngritjen e SPAK dhe BKH për ta zbatuar atë. Qytetarët nuk presin që SPAK-un dhe BKH-në, e ngritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ta zëvendësojë Edi Rama, Sandër Lleshaj apo Ardi Veliu.

Nën drejtimin e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Fatmir Xhafës dhe Sandër Lleshit, Policia e Shtetit është provuar që mbron dhe nuk lufton krimin e organizuar, është provuar që mbron dhe nuk lufton trafikun e drogës, sepse në krye të KÇK është vetë Kryeministri. Ai është kapur në bashkëpunim me krimin e organizuar për të vjedhur vota, ai është kapur me klientët e tij duke vjedhur tendera dhe e koncesione.

E keqja është në krye të Qeverisë mafioze të Shqipërisë. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me nisma propagandistike, që Rama shpall me bujë sa herë Shqipërisë i mbyllet dera e Europës!

Shqipërisë i duhet një qeveri e dalë nga zgjedhjet e lira e të ndershme, që mbështet dhe nuk pengon drejtësinë dhe që ka vullnet të vërtetë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin! /abcnews.al

agim-kajmaku.jpg
ger ta16:17 | 11/11/2019

Ish-kreu i bashkisë së Vorës, Agim Kajmkau, i cili u shkarkua nga KQZ është shpallur sot në kërkim policor. Sakaq, janë tre akuza që mund ta çojnë pas hekuarve ish-kryebashkiakun.

Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularëve dhe ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës.

Ndërkohë, akuza e fundit ka të bëjë me një vendim të Kajmakut, të marrë pas shkarkimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas vendimit të KQZ, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetarët e Bashkisë,  Hekuran Brahimaj dhe Laureta Omeri duke vendosur si të vetmin nënkryetar shefin e Kabinetit Gent Picari, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si kreu i bashkisë Vorë.

Kujotjmë se Agim Kajmaku është denoncuar fillimisht nga Partia Demokratike si person i dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. /abcnews.al

selia-PD-1280x713.jpg
ent ela17:36 | 08/11/2019

Pasi Prokuroria i ka komunikuar akuzën kreut të PD Lulzim Basha, për falsifikim dokumentesh, ka ardhur edhe reagimi i selisë blu.

Në një reagim publik PD shprehet se sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Reagimi i plotë:

Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim. Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia. /abcnews.al

 

arben-ristani-interviste-1.jpg
ger ta16:02 | 08/11/2019

Në një lidhje telefonike për Abcnews, Arben Ristani ka reaguar për mbylljen e çështjes së lobimit rus, ku ky i fundi dge kreu i PD, Lulzim Basha janë  thirrur si të pandehur.

Prokuroria ka përfunduar hetimet lidhur me një akuzë për falsifikim parash. Në përfundim të hetimeve prokuroria ka vërtetuar se akuza për falsifikim parash është e pavërtetuar dhe e kanë pushuar. Dhe kanë lënë vetëm akuzën për falsifikim dokumentash.

Akuza për falsifikim të dokumentit ka të bëjë me një deklarim që PD bën pranë KQZ për fondin që ajo përdor. Në rastin konkret formulari pranë KQZ është i rregullt, nuk është i hartuar dhe as firmosur nga unë. Është një akzuë  që nuk qendron por është edhe e motivuar politikisht.

Unë nuk kam hartuar dhe as firmosur dokumenta të tillë. Ju e quani lobim rus por unë nuk di të ketë lidhje të tilla. Është një thashethemënajë e madhe”, tha Ristani. /abcnews.al

Osmani-1.jpg
Veronik Istrefaj22:31 | 23/10/2019

Mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, ka shfrytëzuar Instagramin e tij zyrtar për të ngritur disa akuza kundrejt gazetarëve dhe ish-trajnerëve të Tiranës. Lojtari bardheblu nuk është përmbajtur fare, duke shkruar:

“Unë si fillim, i kërkoj falje çdo tifozi që e ndjen Tiranën me shpirt, për këto rezultate. Meqë kërkoni ta dini ku jam unë: “Unë jam duke iu ndjekur juve çdo javë se çfarë do të shkruani dhe çfarë do të thoni. Po ju, ku jeni? Keni vite që po e shkatërroni këtë klub, arritët deri aty sa e rrëzuar edhe nga Kategoria.

Si ju gazetarë që bëni menaxherin që çdo lojtar që ka ardhur në klub, iu keni marrë 1 ose 2 rroga. Si ju ish-trajnerë, që keni qenë hajdutë me xhinse, saqë keni marrë nga klubi edhe pianot, që i keni çuar në shtëpi. Por mos u mërzisni, do të jetë shumë e shpejtë dita kur do ua them në sy të gjitha.”

TAHIRI-NGA-TRAFIKANT-NE-SHPERDORUES-DETYRE.mpg_snapshot_03.23-1280x720.jpg
ent ela15:11 | 20/09/2019

Përballjen me drejtësinë ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri e ka nisur dy vjet më parë. Një përmbledhje e procesit që nisi me akuzat për trafikant të lëndëve narkotike e që përfundoi me vendimin e gjykatës për shpërdorim detyre.

Kështu nisi karriera e Saimir Tahirit si ministër i Brendshëm në vitin 2013. Në pak kohë u listua më i suksesshmi ndër ministrat e tjerë të qeverisë Rama 1. Një vit pasi kishte marrë detyrën, nisën edhe akuzat e para të opozitës.

“Audi me targë AA003GB në pronësi të Saimir Tahirit gjatë vitit 2014 kishte kaluar me qindra herë kufirin Shqipëri-Greqi dhe se kishte dyshime të forta se nën përdorimin e kushërinjve Habilaj të ministrit të Brendshëm, me atë mjet ishte trafikuar drogë”.

Një vit më vonë ish shefi i antidrogës në Vlorë Dritan Zagani e akuzoi se dekonspironte aksionet e policisë për kapjen e trafikantëve të drogës.

Opozita kërkoi heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dorëzimit të tij drejtësisë. Por mazhoranca kërkoi më shumë prova që të bindej.

Me kohën po veniteshin edhe deklaratat si ministri më I sukssesshëm deri sa një ditë kryeministri Edi Rama i heq të gjitha funksionet politike dhe e lë të lirë të gjejë të drejtën e tij.

Në nëntorin e vitit 2017 Saimit Tahiri u vu nën hetim nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare që trafikonte marihuanë nga Shqipëria drejt Italisë.

Shkak për nisjen e hetimeve u bë goditja e kësaj organizate në Catania nga autoritetet italiane e cila ndeshi në përgjiet e kryera mes trafikantëve emrin e ish ministrit Tahiri.

Socialistët iu bënë mburojë kur Prokuroria kërkoi arrestimin e ish ministrit, me pretendimin  se nuk kishin paraqitur asnjë provë.

Por ishte vetë Saimir Tahiri që vendosi në vitin 2018 të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Pas përsëritjes së kërkesës së Prokurorisë, ish ministri qëndroi në arrest shtëpie derisa Gjykata  e Apelit vendosi që ai të hetohej në gjendje të lirë.

Gjatë vitit 2018 prokuroria e krimeve të rënda sekuestroi dhjetra prona të grupit Habilaj me vlerë miliona euro.

Saimir Tahiri në cdo seancë gjyqësore ka mohuar akuzat për përfshirjen e tij në trafik narkotikësh, apo se ka patur lidhje me grupin e Habilajve. Ai ka përsëritur se ky proces është politik.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Tahiri për gjykim të shkurtuar, duke e ulur automatikisht në një të tretën masën e dënimit. Prokuroria kërkoi fillimisht 12 vjet burg duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda penale: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal.

Por pas një seance maratonë që nisi prej orën 9 të ditës së enjte, rreth orës 22 të mbremjes gjykata i komunikon vendimin, sipas të cilit nuk është një trafikant siç është dyshuar këto dy vjet, por thjesht një funksionar i lartë shtetëror që ka shpërdoruar detyrën.

Ish-Ministri u dënua me 5 vite burg në total, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, atij iu ul masa e dënimit me 3.4 vite burg dhe në përfundim iu konvertua në 3 vite shërbim prove, çka do të thotë se Tahiri nuk do të kryejë as një ditë burg.

Por nuk ka mbaruar këtu beteja ligjore e Saimir Tahirit. Ai është i vendosur ta apelojë vendimin për ta hequr edhe këtë njollë nga vetja. Se sa kohë do t’i duhet e sa mesazhe të tjera do të përcjellë nga dyert e gjykatës, kjo ende nuk dihet. /ABC News Albania 24/7

 

irani-shba-trump--1280x720.jpg
nev ila18:00 | 15/09/2019

Qeveria iraniane ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga Shtetet e Bashkuara se ishte mbrapa sulmit ndaj impianteve saudite të naftës, me qëllim tronditjen e furnizimit botëror me energji.

Zëdhënësi i Ministris së Jashtme iraniane, Abaz Musavi, duke folur për televizionin shtetëror vendas i cilësoi akuzat e Uashingtonit si “të pakuptimta”.

Ndërkohë, një komandant i Gardës Revolucionare paralajmëroi se bazat amerikane dhe luftanijet e tyre në rajon janë nën rrezen e raketave iraniane.

Të gjithë duhet ta dinë se bazat amerikane dhe luftanijet e tyre në një distancë prej 2 mijë kilometrash përreth Iranit janë brenda rrezes së raketave tona”, deklaroi oficeri i lartë, i cituar nga një agjenci gjysmëzyrtare e lajmeve.

Ai shtoi se Irani është gati për një luftë totale me Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7

MBULIM-PAMPURI.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela13:10 | 15/09/2019

Partia Demokratike akuzoi sot kreun e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame se po i përdor punësimet në administratën e institucionit që ai drejton për të emëruar njerëz nga listat e Partisë Socialiste. Ish-deputetja Oriola Pampuri solli në vëmendje disa përgjime të një viti më parë, ku Artan Lame pranonte ndërhyrjet e deputetëve për punësimet.

“Artan Lame tallet me shqiptarët kur flet për punësime me konkurs. Ai është regjistruar, duke pohuar se emërimet janë partiake dhe duke urdhëruar punonjësit të  punojnë në fushatë”, u shpreh Pampuri. Sipas saj, Lame vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs. Kreu i Agjencisë së Kadastrës njoftoi gjatë kësaj jave hapjen e thirrjeve për punësime në këtë institucion, duke i bërë thirrje politikanëve që të mos ndërhyjnë më për vende pune. /ABC News Albania 24/7

190812-placido-domingo-mn-0910_517ff98609982e16c6ca90107b2c543f.fit-760w.jpg
ent ela12:20 | 05/09/2019

Tenori i famshëm spanjoll, Placido Domingo, është sërish në qendër të akuzave për ngacmime seksuale dhe sjellje të papërshtatshme. Agjencia e lajmeve Asociated Press pretendon se ka dëshmitë e 11 grave të tjera që akuzojnë Domingon.

11 gra të tjera akuzuan për ngacmim seksual legjendën e lirikës Placido Domingo. Dëshmitë kundër tenorit spanjoll janë mbledhur dhe njëherë tjetër nga agjencia amerikane e lajmeve Associated Press, të cilës gratë i kanë treguar se si këngëtari dhe drejtori i orkestrës i ka ngacmuar me sjellje  të papërshtatshme. Në një deklaratë për media, zëdhënësi i Domingos i cilësoi akuzat si tërësisht të pabazuara në fakte.

Një grua tregoi se në vitin 1999, drejtori i përgjithshëm aktual i operës së Los Angeles e kishte kapur me forcë në një nga dhomat e zhveshjes në opera. Të tjera gra treguan se kanë qenë objekt i shumë përpjekjeve për t’u puthur me forcë. Nëpunës të ndryshëm të prapaskenës së operas konfirmuan se ishin përpjekur të mbronin vajzat e reja nga Domingo dhe pse administratorët kanë injoruar këtë çështje deri në 2016-2017. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono