akuza

mesila-doda.jpg
ent ela17:23 | 09/10/2019

Sekretatrja e përgjithshme e  PDIU- së Mesila Doda ka bërë akuza të forta për kryeminsitrin Edi Rama sa i takon çështjes çame. E ftuar në studon e ABC News, Doda akuzon kryeministrin Rama se e ka shitur dhe keqpërdorur çështjen çame.

Rama e ka keqpërdoruar çështjen çame. E kemi parë kur dikur ngrinte zërin ën mbrojtej të çështjes çame, por e kemi parë sesi e ka shitur dhe ka harruar çështjen çame, ka arritur deri aty sa të heqë nga librat e historisë së çështjes çame. Do keni shkresa pas ca ditës për çështjen çame. Flitet për diçka shumë të rëndë”. /abcnews.al

Donals-trump-1.jpg
nev ila21:10 | 03/10/2019

Nisja e proçedurave të inkriminimit nuk e ka trembur presidentin Donald Trump, i cili në përpjekjet e tij për të dëmtuar figurën e Xho Bajden i ka kërkuar ndihmë Kinës.

Duke i bërë publikisht apel Pekinit, Trump ka thënë se mund t’i kërkojë personalisht presidentit Xi që ta hetojë rivalin e tij politik.

Presidenti Donald Trump kërkoi sërish të enjten ndërhyrje të huaj për të dëmtuar figurën e kundërshtarit të tij politik, Xho Bajden.

Këtë herë Trump iu drejtua Kinës, duke i kërkuar publikisht që të hetojë ish-zëvendës presidentin amerikan dhe të birin, njësoj siç ia kishte kërkuar Ukrainës në bisedën telefonike me homologun Volodimir Zelenskij.

Pavarësisht se telefonata në fjalë bëri që ndaj Trump të nisnin proçedurat e inkriminimit në Kongres, shefi i Shtëpisë së Bardhë ngriti ndaj atij që pritet të jetë rivali i tij në zgjedhjet e 2020-s të njëjtat akuza për korrupsion edhe në Kinë.

“Njësoj si Ukraina, edhe Kina duhet të nisë një hetim për familjen Bajden. Pasi ajo që ka ndodhur në Kinë është po aq e keqe sa ajo që ka ndodhur në Ukrainë”, tha Trump, duke iu referuar biznesit që Bajden Xhunior ka në vendin aziatik.

Megjithatë, deri më sot Trump dhe avokati i tij personal Rudi Xhuliani nuk kanë paraqitur asnjë provë për pretendimet e tyre në dëm të Bajden.

I pyetur nga mediat nëse i kishte kërkuar presidentit kinez Xi Jinping të hetonte, Trump u përgjigj:

“Jo, nuk i kam kërkuar. Por është diçka që po mendoj ta bëj”, tha Trump.

E kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, ambasada kineze në Uashington refuzoi të bënte një koment lidhur me çështjen.

Apeli i Trump drejtuar Pekinit tingëllon çuditshëm në një kohë kur Amerika dhe Kina janë të përfshira në luftën tregtare, që përveç se dy vendet ka dëmtuar edhe ekonominë globale.

Palët pritet të zhvillojnë një tjetër raund bisedimesh javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara./ABC News Albania 24/7

donald-trump-1280x785.jpg
ent ela11:00 | 02/10/2019

Presidenti amerikan Donald Trump e ka konsideruar si një grusht shteti iniciativën e demokratëve për ta shkarkuar nga post. Ndërkohë Associated Press raporton se ish i dërguari special amerikan në Ukrainë do të dëshmojë të enjten në kongres në një seancë me dyer të mbyllura.

“Teksa po dëgjoj më shumë e çdo ditë, arrij në përfundimin se ajo që po ndodh nuk është një impeachment, por është një grusht shteti për t’i marrë pushtetin njerëzve, votat, lirinë, amandamentin e dytë, fenë, ushtrinë, murin në kufi dhe të drejtat e tyre si qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”

Është ky mesazhi më i fundit i kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Tramp pas zhvillimeve të fundit në çështjen e “Ucrainagate”.

Ndërkohë ish i dërguari special amerikan në Ukrainë, Kurt Volker konfirmoi se do të dëshmojë të enjten në kongres, në një seancë me dyer të mbyllura, në kuadër të hetimeve për shkarkimin e presidentit Tramp.

Lajmi raportohet nga Associated Pres e cila citon një burim të kongresit amerikan. Volker dha dorëheqjen një ditë pasi emri i tij figuroi në denoncinimin për telefonatën e Tramp me presidentin ukrainas Zelenski. Volker ishte ai që vendosi në kontakt një këshilltar të Zzelenskit me Rudi Xhulianin avokat personal i Presidentit, i cili kërkonte nisjen e hetimeve për Bajden. /ABC news Albania 24/7

IMG_9260-1280x853.jpg
ent ela15:15 | 01/10/2019

Partia Demokratike akuzon kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se po shkelin ligjin për të grabitur tokën publike te Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se qeveria dhe bashkia mbajnë të fshehtë emrat e kompanive që kanë pranuar të bëhen pjesë e planit për ndërtimin e 6 kullave në tokën e Teatrit Kombëtar.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Edi Rama dhe Erion Veliaj po mbajnë në fshehtësi të plotë kompanitë që kanë shfaqur interesin për projektin mafioz të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit në truallin e tij dhe në pronën tjetër publike të 6 kullave, ku do të pastrohen paratë e pista nga droga dhe korrupsioni.

Data 19 Shtator ishte afati i fundit, kur kompanitë duhet të dorëzonin dokumentat, por gati 2 javë pas skadimit të këtij afati, as qeveria, as bashkia nuk bëjnë publike emrat e kompanive që kanë shfaqur interesin për t’u bërë pjesë e planit 200 milionë euro të Edi Ramës.

Megjithëse edhe tërmeti i fundit rrëzoi tezën kryesore të Ramës dhe Veliajt se Teatri Kombëtar rrezikon të shembet nga vjetërsia, Edi Rama po vazhdon në fshehtësi planin mafioz për Teatrin Kombëtar, në bashkëpunim me Erion Veliajn, kompaninë Fusha dhe arkitektin Bjarke Ingels.

Ligji Special për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjen e pronës publike për interesa korruptivë, për shkak të kufizimeve të qëllimshme:

·        Përjashton de facto kompanitë vendase dhe të huaja nga gara, duke shkatërruar barazinë në garë. Ai vendos si kriter kryesor pronësinë 40 përqind të truallit privat pranë Teatrit nga kompania pjesëmarrëse. Këtë kritër e plotëson Fusha, që paguan 900 euro hotel për nënkryetarin e Bashkisë dhe ndonjë klient tjetër i Edi Ramës që po mbahet e fshehtë.

Projekti mafioz dhe kriminal  për ndërtimin e kullave ne tokën publike dhe të Teatrit Kombëtar

·        Shkel kushtetutën

·        Shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Europian

·        Nuk ndjek rregullat e Ligjit për Prokurimet për konkurencë të ndershme dhe barazi në tender

·        Shkel Autonominë Vendore dhe disa ligje të tjera.

Edi Rama ka paracaktuar gjithçka për projketin ku synon të pastrojë paratë e pista dhe të fitojë 200 milionë euro. Ka paracaktuar kompninë fituese, ka paracaktuar edhe projektin për Teatrin e ri, një bashkëpunim kriminal me arkitektin e tij Bjarke Ingels.

Partia Demokratike do të ndjekë rrugën ligjore për të vënë para drejtësisë bashkëpunëtorin e Edi ramës në veprën korruptive të grabitjes së tokës publike dhe shkatërrimit të trashëgimisë kulturore të Tiranës, Bjarke Ingels.

Bashkëpunëtorja tjetër në krim e Edi Ramës, kompania Fusha shpk, e cila ka përfituar 100 milionë euro tendera publikë 5 vitet e fundit, do të përballet me Ligjin e ri Antimafia.

Mbajtja e fshehtë e procedurës kriminale, korruptive dhe mafioze, nuk ka për të ndihmuar as Edi Ramën, as Erion Velinë, as bashkpunëtorët e tyre nga përballja me drejtësinë dhe me ligjin.

/abcnews.al

placido-domingo-1280x800.jpeg
G. P.14:19 | 25/09/2019

Pas akuzave për ngacmime seksuale, tenori i njohur Placido Domingo ka vendosur të tërhiqet nga “Metropolitan Opera” e Nju Jork. Ai anuloi performancën e tij në Makbeth të Xhuzepe Verdit, e parashikuar për mbrëmjen e së mërkurës.

Placido Domingo largohet nga “Metropolitan Opera” e Nju Jork, ku duhet të kishte vënë në skenë Makbeth të Xhuzepe Verdit. Lajmi raportohet nga “Associated Press” duke theksuar se tenori është tërhequr nga të gjitha performancat e “Metropolitan Opera”.

Vendimi i tij vjen pas akuzave për ngacmime seksuale nga disa gra ndaj tij. Të hënën Domingo mori pjesë në provat për Makbeth, por pas pak orësh u bë publik vendimi i tij për largimin.

Një vendim i marrë së bashku me “Metropolitan Opera” pas presioneve të shumta për anulimin e performancave të tenorit. Me anë të një deklarate për shtyp Domingo u shpreh se kishte debutuar në këtë skenë në moshën 27-vjeçare dhe kishte vazhduar ta bënte këtë për 51 vite të tjera të lavdishme. Por ai shton se duke parë situatën aktuale ku njerëzit dënohen pa proces, ai nuk mund të lejojë që puna e madhe e kolegëve të tij të dëmtohet.

“Jam i lumtur që në moshën 78-vjeçare para mundësinë që të interpretoj këtë rol fantastik në provat e përgjithshme të Makbeth, të cilën e konsideroj si performancën time të fundit në këtë skenë,” përfundon deklarata e tenorit./ABC News Albania 24/7

mark-babani-3.jpg
G. P.19:15 | 16/09/2019

Pas përgënjeshtrimit të akuzave të opozitës kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës deklaroi se do të kallëzojë në prokurori sekretarin e Partisë Demokratike Gazmend Bardhin. Menjëherë ka reaguar në Facebook, ky i fundit i cili thotë se Babanit do t’i duhen avokatë për fshehjen e arrestimit të tij për vjedhje makinash.

Pas deklaratës së kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës se do padisë Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së për shpifje, nuk ka vonuar përgjigja e Gazment Bardhit. Në një postim në Facebook, Bardhi thotë se avokatët Babanit do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të arrestimit të tij në Sicili në prill 1994 për vjedhje makinash.

Në daljen për mediat kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani deklaroi se nuk është ndaluar asnjëherë nga policia për vjedhje në Itali. Sipas tij, historia është e sajuar për të ulur imazhin e tij dhe për këtë arsye do të depozitojë një kallëzim për Bardhin.

“E gjithë kjo histori, është e sajume, është një histori që nuk ka lidhje me mua. Unë deklarimet dhe vetëdeklarimet i kam bërë të qarta. Ato në qoftë se kanë fakte mund të kishin shkuar në prokurori. Mua s’më bëjnë as Sajmir, as edhe një emër tjetër, se unë kam lindur Mark Babani dhe jam Mark Babani. Nuk ka lidhje me gjurmët e gishtërinjve të mi. Unë atë po pres që ata të bëjnë padi në prokurori. Mua s’më ka thirrur prokuroria. Unë po pres padinë e prokurorisë. Jam i gatshëm të jap deklarimet e mia. Në qoftë se e kanë bërë padinë pse dalin e flasin nëpër televizorë. Normalisht ata po sajojnë për të ulur imazhin tim. Kam autorizuar avokatët e mi dhe po shoh para se prokuroria të dalë me një vendim që t’i bëjmë një denoncim penal zotit Gazment Bardhi për shpifjet që ka bërë karshi figurës time”, tha Mark Babani.

Në modelin e denoncimeve të mëparshme për Pjetrin e Shkodrës e Kajmakun e Vorës, Bardhi pyet Mark Babanin.

“Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?”, dhe paralajmëron prova të tjera në ditët e ardhshme./ABC News Albania 24/7

pakti-rama-basha.jpg
nev ila20:22 | 15/09/2019

Lulzim Basha denoncon premtimin e munguar të kryeministrit Rama për shëndetësinë falas.

Në një koment në rrjetet sociale, të shoqëruar me një videomontazh të premtimeve të kryeministrit, Basha shkruan:

“Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë, por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale”./ABC News Albania 24/7

Premtoi shëndetësi falas por bashkë me oligarkët vodhi 385 milionë euro. Sot shqiptarët paguajnë më shumë për shëndetësinë por në spitale mungojnë ilaçet bazë dhe në farmaci tregtohen ilaçe të skaduara. Ndërsa njerëzit dergjen pa shërbim nëpër spitale me kushte mizerabël, artisti i vjedhjes dhe mashtrimit përdor pushtetin për pasurim dhe qejfe personale. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

Publiée par Lulzim Basha sur Dimanche 15 septembre 2019

 

babis-1.jpg
G. P.13:45 | 14/09/2019

Janë rrëzuar akuzat kundër kryeministrit çek Andrej Babis, i cili akuzohej për mashtrim. Sipas policisë, kreu i ekzekutivit ka përfituar dy milionë euro nga fonde europiane të destinuara për ndërtimin e një qendre pritjeje në periferi të kryeqytetit.

Prokuroria e Pragës ka arkivuar akuzat kundër kryeministrit çek Andrej Babis, i cili akuzohej për mashtrim. Sipas policisë, miliarderi ka përfituar dy milionë euro subvencione europiane të destinuara për ndërtimin e një qendreje pritjeje, dhjetë vjet më parë, në periferi të kryeqytetit.

Sipas hetuesve kompleksi i ndërtuar nuk përputhej me të dhënat pasi ndodhej në orbitën e gjigandit industrial Agrofert, në atë kohë në pronësi të Babis. Ky i fundit e kishte zgjidhur problemin duke i kaluar pronësinë të afërmve të tij. Gjithsesi, gjykata vendosi se provat konfirmojnë që bëhej fjalë për një sipërmarrje të pavarur e cila korrespondonte me kërkesat. Por fjala e fundit i takon Prokurorit të Përgjithshëm.

Në pranverë, Praga u përfshi nga një valë protestash anti-qeveritare ku morën pjesë një numër shumë i madh manifestuesish, të cilët kërkonin dorëheqjen e kryeministrit. Në një nga protestat morën pjesë 250 mijë persona, një rekord që pas rënies së regjimit komunist. Gjithsesi Babis dhe pse me një mazhorancë të brishtë në parlament, vijon të qëndrojë në pushtet dhe partia e tij është e para në vend./ABC News Albania 24/7

arbjan-mazniku.jpg
G. P.22:36 | 31/08/2019

Pas akuzave të Partisë Demokratike, ka reaguar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku. Ky i fundit është shprehur se akuzat nuk janë të vërteta. Sipas nënkryetarit, në Barcelonë është mbajtur ceremonia e dhënies se çmimeve “European Prize for Urban Public Space”, ku sheshi “Skënderbej” fitoi çmimin e parë.

“Kompania fituese mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria, duke mos shpenzuar fonde publike të Bashkisë së Tiranës për një çmim që i jepej si Bashkisë, si kontraktorit për realizimin”, sqaroi Mazniku.

Partia Demokratike ka akuzuar nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës se pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze, nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit./ABC News Albania 24/7

wagim-kajmaku-pd.jpg
G. P.14:04 | 27/08/2019

Pas akuzave të vazhdueshme të Partisë Demokratike për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, prokuroria është vënë në lëvizje. Ajo i është drejtuar me një kërkesë selisë blu, me anë të së cilës i kërkon që t’i vërë në dispozicion të gjitha dokumentet që disponon, lidhur me të shkuarën kriminale që PD pretendon për Kajmakun.

Kërkesa mësohet se i është dërguar sekretarit të Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi. Sipas njësisë se dekriminalizimit, kryebashkiaku i Vorës nuk i ka dorëzuar ende gjurmët e gishtave./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono