akuza veliajt

PD-PER-VELIAJ-1280x720.jpg
ent ela15:47 | 22/12/2018

Bashkia e Tiranës sipas Partisë Demokratike ka ndryshuar planin urbanistik me qëllim favorizimin e projektit  60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Përmes zëdhënëses Zhupa dhe Këshilltarit Ligjor, Bardhi opozita thotë se Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje për këtë projekt.

Kanë dalë t’i kundërpërgjigjen me dokumeta kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.

“Do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt”. 

Partia Demokratike publikon një material video i cili është autentik sipas tyre i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ku tregohet se prona që detyroi ndryshimin e palnit urbanistik të Tiranës dhe projektin për lumin e lanës ndodhet pranë unazës së re.

“Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh.  Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana”.

Ndryshimi i Lumit të Lanës për të favorizuar një projekt rezidencial luksoz 60 milionë euro, nuk është afera e vetme e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës thotë këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

Bardhi: “Në 3 vjet, lavatriçja e pastrimit të parave ka punuar me lejet e ndërtimit të firmosur nga Erion Veliaj për të zhdukur trashëgiminë e qytetit dhe për ta zëvendësuar atë me kulla”.

Gjithçka kërkojnë tani për tani demokratët janë përgjigjet e disa pyetjeve. /abcnews.al

Ina-Zhupa-1280x853.jpg
ent ela12:59 | 22/08/2018

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa përmes një deklarate për media ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj se nuk jep llogari për rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës. Demokratët kërkojnë me urgjencë nisjen e kontrollit të standardeve të sigurisë si dhe reagimin e prokurorisë.

Deklaratë e zëdhënëses së PD Ina Zhupa

Në Tiranë mbrëmë një tjetër çerdhe, në mes të bllokut, u përfshi nga flakët. Fati deshi që të mos kishte fëmijë dhe punonjës të lënduar. Për fat, edhe shpërthimi i tmerrshëm i pak ditëve më parë ndodhi, kur në çerdhen 14 nuk kishte fëmijë apo kujdestarë. Çerdhet, kopshtet, shkollat ne Tiranë nuk duhet të jenë në dorë të fatit, por të kenë standarte që garantojne sigurinë e fëmijëve.

3 vjet më parë, Erion Veliaj, doli 31 ditë rresht në ekrane, duke inauguruar te ashtuquajturin rikonstruksion falas të 31 çerdheve të Tiranës. Por përveç propagandës me ngjyra, Erion Veliaj nuk përmendi asnjëherë masat e marra për sigurinë në kopshte dhe çerdhe, për të cilat bashkia që ai drejton është përgjegjese direkte.

Qytetarët duan të dijnë pse nuk reagon Erion Veliaj për dy rastet skandaloze të rënies së zjarrit në çerdhet e Tiranës, por vazhdon me propagandën bajate, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në vend që të japë llogari për shqetësimin e prindërve dhe në vend që të nisë me urgjencë kontrollin e sigurisë dhe të standardeve në çerdhe dhe kopshte, Erion Veliaj fshihet pas përhapjes së lajmeve për zjarrvënie të qëllimshme.

Nëse është kështu, Policia duhet të sqarojë urgjentisht këtë situatë, e cila, po të verifikohet si e vërtetë, përbën një akt terrorist, që duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë. Por, nëse rezulton se Veliaj po përpiqet të viktimizohet, ai dhe kushdo tjetër duhet të merret në përgjegjësi penale për pengimin e drejtësisë për përhapjen e lajmeve të rreme.

Partia Demokratike kërkon që të nisë me urgjencë kontrolli për sigurinë dhe standartet në të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat publike dhe private.

Qytetarët presin që, të paktën në rastin e sigurisë së fëmijëve, prokuroria të mos veprojë si një shërbëtore e verbër e pushtetit, kryebashkiakut dhe mafias së ndërtimit në Tiranë.

Fëmijët në Tiranës nuk janë të sigurt me një kryebashkiak që i përdor për fasadë. Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono