aktori

0_MAIN-Vinnie-Jones-Tanya-Jones.jpg
G. P.18:43 | 25/08/2019

Aktori i njohur britanik, Vinnie Jonnes, të cilin e kemi parë në filmat “X-Men, the Last Stand”, “Mean Machine” apo dhe “Snatch”, ka thyer heshtjen pas vdekjes së bashkëshortes.

Kjo pasi Tanya Jonnes ndërroi jetë një muaj më parë pas luftës që pati me një sëmundje të rëndë. Ish-futbollisti Vinnie Jones, 54 vjeç, falenderoi të gjithë fansat për mbështetjen në “hidhërimin e thellë” që pati pas vdekjes së Tanya-s.

“Faleminderit të gjithëve për mendimet tuaja dhe fjalët e mira gjatë këtyre momenteve shkatërruese. Na keni ndihmuar në këtë hidhërim të thellë”, shkruan aktori në Twitter.

Fansat komentuan menjëherë duke shprehur ngushëllimet ndaj aktorit dhe ish-futbollistit. Tanya Jones ndërroi jetë muajin e kaluar në Los Angeles. Ajo vuante prej disa kohësh nga kanceri i lëkurës./abcnews.al

aktori-1280x716.jpg
Sej rie15:30 | 04/08/2019

Teatri i ri Kombëtar sipas aktorit Helidon Fino duhet të ndërtohet aty ku është.  Godina aktuale thotë aktori është amortizuar dhe atyre i është dashur të interpretonin në kushte të vështira.

Zërave pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar i është bashkuar dhe aktori Helidon Fino.  Aktori tregon se shpesh i është dashur të interpretojë në kushte të vështira për shkak të amortizimit të godinës aktuale.

“Në shtator bëj 24 vjet në teatër që do të thotë 24/24 orë dhe e kam shoqëruar këtë institucion në të gjitha mënyrat në aktivitetet artistike, në momente të ndryshme politike sidomos dhe në momentin kryesor të përfolur që është godina, e cila ka ardhur në një moment amortizimi total ku unë të paktën vitet e fundit sjell në memorje interpretimet e mia në skenë në -2 gradë dhe në 40 gradë, dhe kjo është fakt dhe është absolute. Mendoj dhe për të gjithë komunitetin sigurisht që nuk më ka pëlqyer ndërhyrja e politikës për këto ndarje të komunitetit sepse kur hyn politika ndan edhe një familje në dysh dhe jo më një komunitet dhe një komb”.

Helidon Fino mendon se Teatri i Ri Kombëtar duhet të ndërtohet në territorin e tij dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt.

 “Kërkesa dhe kauza jonë është që Teatri Kombëtar duhet të ndërtohet i ri në territorin e vet që i takon, në sipërfaqen që i takon, në të gjithë parametrat bashkëkohor që i takojnë dhe është përgjegjësia e qeverisë që ta kryejë këtë sa më shpejt dhe jo më vonë jo vetëm për faktin që kanë kaluar mjaft vite 10-20 vjet me këtë diskutim, por mos të kalojnë dhe 18-20 vite të tjera sepse në këto diskutime dhe mundësi të vjetra duket sikur edhe brezat do t’i vjetrojnë para kohe. Është e nevojshme absolutisht dhe është një moment vullneti politik, por besoj edhe kombëtar dhe i komunitetit, që teatri të ndërtohet sa më shpejt aty ku është në sipërfaqen e vet ku i takon me të gjitha parametrat”.

Fino gjithashtu thotë se qeveria duhet të vërë në dispozicon të artit dhe kulturës një buxhet më të madh që aktorët sipas tij të mos interpretojnë me gjysma skenash apo gjysma kostumesh./ABC News Albania 24/7

aktori-1280x708.jpg
Sej rie11:40 | 24/07/2019

Aktori Edmond Budina në një prononcim për ABC News nga ambientet e brendshme të Teatrit Kombëtar është shprehur se do t’i japin jetë Teatrit, i cili sipas tij prej një viti ishte braktisur. Ai është në mbështetje të protestuesve që janë kundër prishjes së Teatrit.

“Unë nuk e di se çfarë do të bëjmë të them të drejtën por tashmë jemi këtu. Iu thashë miqve të mi që ta filmojnë se si e kanë katandisur  Teatrin Kombëtar. Ne do ta pastrojmë dhe do t’u tregojmë se si mbahet ky Teatër. Do ta pastrojmë tani dhe djemtë kanë filluar të punojnë. Do ta rregullojmë këtë Teatër dhe pastaj të shikojmë se si do të shkojë më tej kjo gjendje. Padiskutim ky Teatër duhet të kthehet në gjendjen e tij të marri frymë. Ju e patë se ky Teatër ishte o braktisur dhe ku ka braktisje ka rrënim. Ne duam t’i japim jetë këtij Tetari dhe nuk mund ta lëmë më”./abcnews.al

petrit-malja-1280x705.jpg
Sej rie21:45 | 02/07/2019

Drama “Vizita e inspektorit” shkruar nga John Priesley vjen premierë në skenë nga regjisori Altin Basha. Pjesë e kasit të aktorëve ka qenë edhe Petrit Malaj, i cili është ngjitur në skenë e Teatrit pas 16 vitesh. Në “Provokacija” aktori dhe njëherësh dekani i Fakultetit të Artit në Selanik ka treguar arsyet e kësaj pauze të gjatë.

“Pas rreth 15- 16 vitesh jam ngjitur në skenë dhe janë disa faktorë që ndikojnë në fakt. Aktorët në përgjithësi anojnë nga njëra anë, anojnë ose nga filmi ose nga Teatri. Unë kam anuar më shumë nga filmi. Së dyti, faktori i dytë është se jam marrë dhe kam pasur një lloj ndërmarrje të karakterit administrativ në universitet. Vetë ofertat ndoshta. Pra janë shumë faktorë që kanë ndikuar. Unë jam marrë me filmin dhe kam pasur angazhim. Teatri ka një gjë tjetër sepse sipërmarrja në teatër është shumë konkrete dhe nuk ka një jetëgjatësi në kohë si filmi. Të them të drejtën unë kam qenë në sezon pushimesh dhe më është dashur diçka ta lë që të bëj këtë punë dhe kam bërë mirë”./abcnews.al

65494969_2150544071739832_5566245497850560512_o.jpg
Sej rie08:40 | 01/07/2019

Dje në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet lokale për kryebashkiakë dhe këshilltarë bashkiakë. Ndërsa që nga mbrëmja e djeshme e deri në këto momente procesi i numërimit ende vijon. Por deri më tani nga të dhënat zyrtare thuhet se në 29 bashki procesi i numërimit të votave ka përfunduar.

Një ndër këto bashki ku procesi i numërim është mbyllur është edhe ajo e Kolonjës ku u numëruan 34 kuti.

Për këtë bashki kandidati i Partisë Socialiste ishte aktori i humorit Erion Isai ku fitoi me 4278 vota kundër Fatjon Feka i cili mori 304 vota./abcnews.al

105841784_gettyimages-1038193326.jpg
ent ela23:37 | 04/03/2019

Ikona televizive e viteve ‘90, Ljuk Perri, i njohur për interpretimin e Dilan Mek Kej në serialin “Beverlli Hills”, ka ndërruar jetë në Los Anxheles. Prej një jave aktori ndodhej i shtruar në spital si pasojë e një iktusi.

Është shuar në moshën 52-vjeçare aktori amerikan Ljuk Perri, i njohur për interpretimin e tij në serialin e famshëm të viteve ‘90 “Bverlli Hills”. Lajmin e ka bërë të ditur agjenti i aktorit, sipas të cilit Perri ndërroi jetë i rrethuar nga familjarët dhe miqtë e tij, rreth një javë pasi ishte diagnostikuar me iktus. Ai u shtrua në spital ditën e mërkurë në Los Anxheles, ku po merrte pjesë në xhirimet e filmit të ri “Rivërdejl”. Fëmijët e tij Xhek dhe Sofi, partnerja aktuale, ish-bashkëshortja dhe prindërit ishin të pranishëm në momentin kur ai u nda nga jeta.

Përmes një komunikate për shtyp, familja ka falenderuar lutjet e bëra për njeriun e saj nga admirues në të gjithë botën, ndërsa ka kërkuar ruajtjen e privatësisë në këto momente zije. Familja Perri nuk ka bërë të ditur se kur aktori do të përcillet për në banesën e fundit, por pritet që në ceremoninë mortore të jenë edhe shokët e tij të serialit “Berverlli Hills”, me të cilët Ljuk ndau vitet e rinisë dhe fitoi famë botërore. Përveç serisë televizive, Perri ka interpretuar edhe në filma si “8 Sekonda” dhe “Elementi i Pestë”./abcnews.al

aktori-1-1280x701.jpg
ent ela22:32 | 28/02/2019

Garës presidenciale në Ukrainë i është bashkuar dhe një aktor komik. Por çudia qëndron në faktin se sipas sondazheve të fundit ai është më i votuari dhe ka shumë mundësi për të fituar.  

Aktori komik Volodimir Zelenski është shumë i famshëm aktualisht në Ukrainë, dhe jo vetëm falë profesionit të tij. 41-vjeçari, protagonist i garës presidenciale, të parashikuar për në 31 Mars, në fakt renditet i pari në sondazhe, pavarësisht se nuk ka asnjë eksperiencë politike.

Para gazetarëve ai shprehet se fytyra e tij është e re, nuk ka qenë asnjëherë në politikë, punët e tij janë të pastra, në televizion dhe kinema. Sipas tij njerëzit e njohin mirë dhe mund ta identifikojnë veten tek ai

Për momentin, sipas një sondazhi të fundit, Zelenski mund të kalojë pa asnjë problem në balotazh, duke lënë pas rivalët kryesorë: presidentin në largim Petro Poroshenko, dhe ish kryeministren Julia Timoshenko. Ndërkohë që ka shumë gjasa që të mund të fitojë dhe në raundin përfundimtar në 21 Pril.

Në një seri shumë të famshme në Ukrainë, si për ironi të fatit Zelenski interpreton një presidenti të ndershëm që lë pas me shumë mençuri rivalët e tij./abcnews.al

aktori-1280x734.jpg
ent ela21:54 | 05/02/2019

Pavarësish debatit të gjerë të bërë për shembejn e Teatrit duket se spektatroi nuk e ka braktisu atë. Aktori Artan Imami i ftuar në “Provokacija”, është shprehur se Teatri nuk është në krisë, por në krizë është spektatori.

 “Është një fjalë e zgjuar; Asnjëherë Teatri nuk është në krizë, nëse mungon spektatori në krizë është spektatori. Një qytet që nuk kujdesat saç duhet sidomos për Teatrin është një qytet i cili nuk kujdeset për gjërat kryesore, duke përjashtuar bukën dhe ujin. Ai që është i apasionuar me siguri do të gëzohet nëse do t’i dhurohet një godinë e re me kushte optimale për të shijuar një vepër teatrore. Njeriu kur niset për në Teatër nuk niset për të parë godinën, niset për të parë një ngjarje teatrore, e cila përbehet nga pjesa dhe aktorët. Dhe në momentin që bie ajo errësira, e cila është një kuti magjike që kur ndriçohet, ndroçon disa personazhe dhe në atë moment me siguri spektatori ka ardhur për atë ngjarje, nuk ka ardhur për gjëra të tjera. Kështu që po i krijove kushte më të mira për të parë një shfaqje teatrore aq më mirë është për të. Nuk ka arsye pse ta largojë”./abcnews.al

DONALD-TRUMP-AKTORI.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela19:00 | 22/01/2019

Donald Tramp mund të shpallet aktori më i keq nnë ceremoninë e Razzie Auards, e cila tradicionalisht mbahet një natë para asaj të Oscar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja e tij Melani u shfaqën në dokumentarin pro – Tramp të Majkëll Mur: Vdekja e një Kombi.

Sipas traditës, para se të zbulohen emërimet për cmimet Oscar, janë bërë publike ato të Razi Auards, cmime që jepen nga “The Golden Raspberry Auard Foundation” për filmat më të këqinj të një viti më parë. Përvec “Gotti” dhe “Holmes & Uatson”, dy nga filmat e dëshruar që kanë nga 6 emërime secili, ëshët dhe emri i Donald Tramp, i kandiduar për rolin e vetvetes në “Fahrenheit 11/9” të Michael Moore e në “Vdekja e një kombi” një dokumentar pro Tramp.

Dhe bashkëshortja e presidentit të shteteve të Bashkuara të Amerikës Melania Tramo është emëruar për cmimi aktorja më e keqe jo protagonist, po për të njëjtin dokumentar.

Golden Raspberry Auards, janë çmime që jepen çdo vit në një ceremoni që mbahet në Los Angeles një ditë para asaj të Oscar, për të vënë në qendër të vëmendjes aktorët, skenaristët, regjisorët, filmat dhe këngët më të këqija të sezonit të mëparshëm kinematografik.

Por Tramp ka dy shoqërues  të famshëm në këtë garë si Xhon Travolta për rolin e tij në filmin Ghotti  dhe Xhoni Dep si dublant në filmin “Sherlock Gnomes”. /abcnews.al

morganfreeman1901a.jpg
ent ela22:38 | 18/01/2019

Një gjykatë në Nju Jork ka dënuar me 20 vjet burg vrasësin e stërmbesës së aktorit Morgan Frimen. Ndërkohë, e ëma e të pandehurit ka akuzuar yllin e Hollivudit për vdekjen e 33-vjeçares, duke deklaruar se ajo kishte qenë objekt i abuzimeve të tij.

Aktori amerikan Morgan Frimen është fajësuar për vdekjen e stërmbesës së tij, me të cilën përflitej se kishte abuzuar seksualisht kur ajo kishte qenë më e vogël. Deklarata në dëm të yllit të Hollivudit u bë gjatë seancës gjyqësore ndaj vrasësit material të Edena Hajns, Lamar Dejvënport. E ëma e këtij të fundit deklaroi se Frimen e ngacmonte stërmbesën e tij dhe ky sipas saj është shkaku i vdekjes së saj. “Gjithçka e ka bërë Morgan Frimen. Djali im është i pafajshëm dhe vrasja e Hajns ishte vetëm një aksident”, tha e ëma e të pandehurit. Përpara dhe gjatë gjyqit të Dejvënport, që nisi vitin e kaluar, ndaj Frimen u ngritën dyshime se kishte patur një marrëdhënie romantike me stërmbesën e tij, aq sa në një pikë vajza 33-vjeçare i kishte shkruar të dashurit për t’i thënë se kishte ndjenja për gjyshin, i cili i ka mohuar gjithmonë akuzat. Hajnes është stërmbesa nga bashkëshortja e parë e aktorit 80-vjeçar, Zhanet Adeir Bredshou. Ndërkohë, Davenport, 33 vjeç, është shpallur fajtor për keqtrajtim të shkallës së parë dhe është dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vjet liri me kusht. Ai e goditi mbesën e aktorit 25 herë më thikë në një rrugë të populluar të Nju Jorkut në gusht të vitit 2015, duke lënë të shtangur kalimtarët. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono