aktoret

67739615_2527205257330640_2623340413506813952_n.jpg
Sej rie11:00 | 24/07/2019

Të mbështetur nga kreu i opozitës Lulzim Basha, artistët dhe qytetarët që u përplasën me efektivët e policisë kanë arritur të hyjnë brenda Teatrit Kombëtar.

Artistët dhe qytetarët hynë brenda godinës nga fasadat anësore të saj dhe më pas edhe përfaqësuesit e opozitës.

Policia e Shtetit u tërhoq për një moment duke i hapur rrugën protestuesve që mbrojnë shembjen e Teatrit Kombëtar ndërsa në një urdhër të dytë kordoni blu u rivendos në hyrje të godinës.

aktoret-1280x705.jpg
Sej rie16:00 | 11/07/2019

Aktorët protagonistë të tragjedisë shekspiriane “Jul Çezari” me bindje thonë se kjo shfaqje në sheshet e teatrit do të ketë efekt më të fortë se 10 protestat e opozitës.

Tragjedia historike “Jul Çezari” edhe pse shkruar nga Shekspiri në 1599, tingëllon aktuale edhe në ditët e sotme. Regjisori Ivica Buljan theksin e fortë politik e ka ndërlidhur edhe me sfondin shqiptar. Shfaqja në qiell të hapur në sheshin e Teatrit për aktorët do të ketë, efekt më të fortë se 10 protesta të opozitës.

Aktorët e “Jul Çezar” bashkëpunimin me regjisorin Ivica  Buljan e cilësojnë eksperiencë të jashtëzakonshme.  Jul Çezari do të frymojë nga loja e Romir Alles, i cili thotë se kjo vepër nuk ka protagonist

Ndërsa Gentian Zenelaj  nënvizon dy vrasje të rëndësishme në këtë triler politik. Një peshë të fortë përveç lojës së aktorit , regjisori i ka dhënë edhe performancës, dhe lëvizjes në katër akte përmes 4 skenave, te pishina, pylli i vogël i oborrit  mes dy teatrove , vrasja para ministrisë së brendshme dhe mbyllja në skenën e protestës së aktorëve.

Kjo premiere mbrëmjen e 13 korrikut shënon një risi jo vetëm për Aktorët , por edhe –për vetë spektatorët që do e shijojnë këtë tragjedi Shekspiriane, ku spektatori do te behet edhe pjese e shfaqjes.  Pas Tiranës shfaqja do të jetë ne Butrint dhe  në site te tjera arkeologjike ne vend./ABC News Albania 24/7

ryanreynolds-color-header-1280x517.jpg
ent ela12:30 | 06/05/2019

Aktori më i paguar në Holliwud për një film të vetëm është simpatiku Ryan Reynolds i cili po ndërton një perandori të vogël me Netflix. Ndërsa Leonardo DiCaprio përfundon në fund të listës së 10-të më të paguarve, pas Emily Blunt dhe Gal Gadot

Sipas klasifikimit të botuar nga “Variety” bashkëshorti i Blake Lively, Ryan Reynolds kryeson listën. Aktori kanadez falë Netflix-it po ndërton një perandori shumë të pasur. Kjo platformë lejon paga më të larta se ato të kinemasë për shkak se nuk është e lidhur me taksat, duke rrëzuar kështu emra të rëndësishëm si George Clooney, Gerard Butler, Johnny Depp, Matthew McConaughey, Ryan Gosling ose Leonardo DiCaprio përfunduan në fund të dhjetëshes më të mirë (Top Ten).

Ryan Reynolds mori një shtëpi 27 milionë dollarë për pjesëmarrjen e tij në filmin “Deadpool”, por edhe për “Detective Pikachu” ose për “Six Underground”, një film i Michael Bay i realizuar nga Netflix që tregon historinë e një ekipi vëzhguesish të financuar nga një miliarder.

Dwayne Johnson me 20 milionë dollarë për Fast & Furious, në vendin e dytë

Pas tij, në vend të dytë është Dwayne Johnson, të cilin të gjithë e njohin si The Rock, ndjekur nga afër nga Robert Downey Jr. Dhe pastaj Will Smith i cili është “i kënaqur” me 17 milionë dollarë, vijnë Jason Statham dhe Tom Cruise. Dhe pastaj dy gratë më të paguara në Hollivud: të bukura dhe shumë të pasura në vendin e shtatë dhe të nëntë, gjejmë respektivisht Emily Blunt dhe Gal Gadot  e “Wonder Woman”.

Vendi i tretë për Robert Downey Jr, me 20 milion për The Voyage of Doctor Dolittle.
Will Smith me 17 milionë dollarë për “Bad Boys for Life” zë vendin e katërt.
Jason Statham fitoi 13 milionë dollarë për Fast & Furious
Tom Cruise ka fituar 12 milionë dollarë për Top Gun
Në vend të shtatë kemi Emily Blunt me 12 milionë dollarë për filmin A Quiet Place 2.
Në vend të tetë Brad Pitt me 10 milionë dollarë për “Once Upon a Time in Hollywood”.
E nënta renditet Gal Gadot me 10 milionë dollarë për rolin e saj në filmin “Wonder Woman 1984”.

 

Pozicioni i dhjetë për Leonardo DiCaprio i cili nuk ka arritur 10 milionë për “Once Upon a Time in Hollywood”

/abcnews.al

spiro-duni-1280x706.jpg
G. P.21:20 | 08/02/2019

Regjisori Spiro Duni në “Provokacija” ka folur për komedinë e zezë “Gusht, portret familjar” e cila pritet të ngjitet në skenë. Sipas tij, mesazhi që ai do të japë me anë të kësaj komedie është për familjen dhe në veçanti për njeriun.

“O njeri bëhu ca më i mirë, më i gjerë, më i kuptueshëm, më njeri. Ky është mesazhi im mbi veprën”, tha regjisori.

Më tej ai u shpreh se për një kohë të gjatë ka qëndruan në Greqi ,pasi atje ka prindërit dhe motrën. Duke folur për teatrin që bëhet në Athinë, regjisori u shpreh se aktorët atje janë shumë modestë. Duni, ndër të tjera tha se atje ke shanse të takosh aktorë shumë të mëdhen pasi janë shumë modestë. Sipas tij aktorët në Shqipëri janë të përkëdhelur.

 “Këtu aktorët janë më të përkëdhelur, mbase janë më të talentuar. Në përgjithësi njerëzit e zotë janë modenstë, edhe në Shqipëri ka nga këto. Më modestët që njoh unë janë; Robert Ndrenika, Reshat Arbana, Timo Flloko, ndjes pastë Fatos Sela dhe Land Trebicka që kam pasur dhe fatin ti kem miq të ngushtë”.

Duke folur për aktorët që ai do preferonte të bashkëpunonte, regjizori u vu në silet dhe tha se nuk do fliste me emra. “Janë shumë nuk dua të bëj diferenca se edhe ndër ta kam miq të zotë. E kam të vështirë dhe e kam siklet të them emra”./abcnews.al

1800053.jpg
G. P.21:00 | 19/09/2018

Sa herë që nëpër kinematë botërore lançohet një prodhim i ri kinematografik, pyetja e parë që na vjen nëpër mend është: Sa shumë fitime ka gjeneruar?!… Këtu marrim parasysh fakte të ndryshme që na shtyjnë të mendojmë diçka të tillë. Cilësia dhe lloji i filmit gjithmonë kërkojnë kosto të mëdha për nxjerrjen në dritë të tij. Gjithashtu dhe promovimi mbarëbotëror është diçka që përthith investime dhe shpenzime gjigande parash. Ndaj, kur prodhuesit ndërmarrin një rrisk të tillë në mbulimin e kostove, atëherë akoma më i madh duhët të jetë dhe përfitimi që ata kanë.

Holliwood-i njihet si një ndër industritë më fitimprurëse, prandaj dhe produktiviteti mbetet gjithmonë i gjallë. Shembull perfekt është edhe gjigani ekonomik “Avatar”, një prodhim i cili është konsideruar si filmi me fitimiet më të mëdha të të gjitha kohërave me 2.7 bilionë$. Por, ajo ç’ka vlen për tu përmendur është fakti se jo çdo film i cili është gjenerues të ardhurash, është domosdoshmërisht më cilësori apo më i suksesshmi. Filma shumë të njohur për ne, të cilët kanë rezistuar në kohë, në fakt, fillimisht janë konsideruar si dështime në xhepat e prodhuesve.

Më poshtë janë listuar disa nga këto filma, të cilët janë shumë të dashur për ne,por që në fakt kanë qenë një zhgënjim për kompaninë e tyre filmike.

Willy Wonka & dhe fabrika e çokollatave
Nuk bëhet fjalë për versionin e vitit 2005 që të gjithë e pëlqejmë aq shumë, por për versionin origjinal të tij të prodhuar në vitin 1971. A ishte ky film shumë i çuditshëm apo ngjethës për publikun e kohës? Cilado qoftë përgjigja, ky film mund të konsiderohet një dështim pasi në debutimin e tij arriti të mblidhtë vetëm 4 milionë$ fitime. Ai nuk arriti të klasifikohet as në klasifikimet e 15 filmave më të mirë të vitit përkatës. Për fat të mirë, ribërja e këtij filmi në vitin 2005, të luajtur nga Johny Deep dhe me efekte speciale të mahnitshmë, i dha atij një dorë të mirë ekonomikisht duke përthithur rreth 475 milionë$.

Fight Club

E vështirë për tu besuar, por filmi “Fight Club” rezultoi shumë i pasukesshëm për kompaninë prodhuese. I publikuar në vitin 1999, ky film arritI të mblidhte 37 milionë $ në kinematë amerikane dhe 63 milionë $ në ato botërore. Por megjithëkëtë ky prodhim mbetet si një ndër filmat më identifikues të aktorit protagonist Brad Pitt.

Magjistari i Oz-it
Një ndër historitë më lehtësisht të identifikueshme nga publikur, sidomos ai fëmijëror, Magjistari i OZ-it nuk e fsheh dot faktin se dështoi mjerisht kur u hodh në treg më 1939-n. Në kinematë amerikane ai arriti të mbledhë vetëm 3 milionë $ me një buxhet prej 2.7 milionësh $. U deshën ribërje të shumta dhe prodhime teatrale e operistike që të bënin të mundur që Dorothi dhe miqtë e saj të linin gjurmë në ekranet e gjithësecilit.

The Shawshank Redemption
Është e çuditshme të mendohet se një film kaq i dashur nga publiku të jetë gjithashtu një litodë kinemtografike, por The Shawshank Redemption në fakt ishtë nje zhgënjim financiar kur u lançua në vitin 1994. Më një buxhet prej 25 milionë$ ai arriti që të mblidhte vetëm 16 milionë të tilla. Por pavarësisht kësaj, ky projekt është pritur me nota shumë optimiste nga kritikët.

Blade Runner

Këtu nuk kemi parasysht ribërjen e vitit të kaluar por zanafillën e tij në vitin 1982. E vështirë të mendohet, por ky film i cili tashmë ka mbetur si kult i filmave aksion, dikur dështoi mjerueshëm duke përthithur vetëm 27.5 milionë $. As aktrimi i mrekullueshëm i artistit Harrison Ford nuk mundi ta shpëtonte atë. Me nota pozitive mbetet fakti që pavarsisht dështimit të tyre fillestar për shkak të promovimit të dobet apo cilësisë të ulët, ribërjet e tyre duket se po ia dalin mbanë më së miri që të shërbejnë si vakuum të ardhurash për kompanitë filmike./abcnews.al

KINE-PAGESAT-E-AKTOREVE-1280x720.jpg
ent ela21:31 | 28/06/2018

Qeveria kineze ka vendosur të rrisë kontrollin mbi botën e artit, duke zgjedhur të reduktojë pagat stratosferike të aktorëve. Për Pekinin zyrtar, pagat e larta kanë verbuar artistët dhe kanë larguar rininë nga vlerat shoqërore.

 

Qeveria kineze ka njoftuar se do të vendosë kufij për pagat e aktorëve, në përpjekje për të frenuar atë që e quan “histeria” e yjeve të shoëbizit, por edhe evazionin fiskal në industrinë kinematografike. Vendimi vjen në një kohë kur debati për pagat e larta të aktorëve në Kinë ka arritur pikun. Autoritetet kanë bërë me dije se në kuadër të këtij sanksioni, aktorëve kryesorë të filmave dhe serialeve televizive rroga do t’u shkurtohet deri në 70 për qind të kostos totale të produksionit, ndërsa atyre që kanë role plotësuese në 40 për qind. Vendimin e saj qeveria njofton se e ka arritur pas një procesi të gjatë diskutimesh me Departamentin e Propagandës, Ministrinë e Kulturës, radion dhe televizionin shtetëror dhe entet e tjera. “Pagat stratosferike, etja për para dhe evazioni fiskal janë probleme që duhen zgjidhur”, thuhet në deklaratën e qeverisë kineze. Sipas saj, këto probleme kanë verbuar artistët dhe kanë devijuar shoqërinë nga vlerat shoqërore. Në industri të tjera filmike, si në Hollivud apo Bollivud, shteti nuk ndërhyn në çështjen e pagesës së aktorëve. Por në Kinë qeveria synon të rrisë mbikëqyrjen ndaj industrive, përfshirë ato të sektorit privat. “Producentët duhet të mendojnë edhe për përfitimet e shoqërisë e jo vetëm për të ardhurat, shikueshmërinë, apo klikimet”, thuhet më tej në deklaratën zyrtare. /abcnews.al

PROJEKTILIGJI-PER-TEATRIN-1280x720.jpg
ent ela17:01 | 28/06/2018

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin për Tetarin Kombëtar. Në të përcaktohet se aktorët do të jenë të përfaqësuar me dy anëtarë në komisionin e negocimit të Kontratës për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Bashkëpunimi midis qeverisë vendore dhe asaj qendrore e tregoi edhe një herë se është i frytshëm.

Pas angazhimit të vrullshëm të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj u arrit një kompromis me artistët. Dhe që një ditë më pas hidhet në letër e miratohet.

Ky është projekt ligji për Teatrin Kombëtar që kaloi në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të së mërkurës.

Ky projekt ligj ka për qëllim realizimin e i projektit për zhvillimin e një zone urbane në qytetin e Tiranës dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar me partner privat.

Sipërfaqja që përbën pronën e Teatrit Kombëtar do të jetë po ajo edhe pas përfundimit të ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Do ngrihet një komision i negociimit në përbërje të të cilit do të jenë  përfaqësues nga 4 ministri dhe Avokatura e Shtetit si dhe 2 përfaqësues të zgjedhur nga aktorët.

Kjo është e reflektuar në pikë 3 të nenit 5 që përcakton përbërjen e komisionit të negocimit.

Sipas Këshillit të Ministrave, ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës.

Komisioni i negociimit të kontratës vlerëson dhe negocion me partnerin privat, shoqërinë “Fusha”, sh.p.k., propozimin e paraqitur prej tyre dhe harton projekt-kontratën finale të negociuar nga palët, shoqëruar me relacionin përmbyllës të negociatave, brenda një afati kohor prej 30 ditësh, nga data e krijimit të komisionit. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono