aktor

edi-ramaaaaaaaa.jpg
G. P.11:50 | 01/08/2019

Kryeministri Edi Rama vijon të mbrojë vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e godinës së re. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kryeministri Rama, citon fjalët e aktorit Artan Imami, i cili është pro shembjes së Teatrit.

“Shpreh dakordësinë dhe nevojën emergjente për një godinë të re të Teatrit Kombëtar. Një godinë e cila t’u shërbejë artistëve dhe mbi të gjitha publikut, i cili edhe pse në kushte tërësisht të papërshtatshme, për asnjë moment nuk e ka braktisur skenën e teatrit.  Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale”, shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, duke cituar aktorin Artan Imami.


/ABC News Albania 24/7

vezirja-portokalli.jpg
G. P.18:00 | 06/04/2019

Alex Seitaj ishte një ndër personazhet e ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë. Ai është i njohur për publikun si tekstshkrues, këngëtar dhe aktor.

Duke iu përgjigjur se pse komedianët kanë sukses më shumë se aktorët e tjerë, Alex tha se në Shqipëri, aktorët kanë tendencën të bëjnë atë që shet. Në këtë mënyrë sipas tij, po shkohet drejt një humori të thjeshtëzuar dhe dramatik.

“Artistët shqiptarë tremben shumë kollaj dhe ne gjithmonë kemi atë tendencën, çfarë ecën, çfarë shet. Po shkojmë gradualisht drejt një humori kaq të thjeshtëzuar, kaq idiot. Në Shqipëri është e rrezikshme që ti të bësh qoftë edhe një serial dramatik se njerëzit mund të kthehen dhe të thonë kam shumë strese në jetë dhe zgjidhet gjithmonë gjëja më e thjeshtë”, tha ai.

Por Alex, kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen me një rol të ri. Pas rikthimit në emisionin e humorit “Portokalli” pas dy vitesh, ai ka vënë në skenë rolin e Vezires. Sipas aktorit, ky rol është bërë personazh shumë feminist. Ndërkohë që me humor tha se Vezirja ka shumë para dhe është si vejusha e zezë.

“Vezirja në mendjen time nuk ka qejf këta politikanët normalë. Nuk e di se si Vezirja ka përfunduar dhe është bërë një personazh shumë feminist. Kam përshtypjen që nga vetëbesimi që ka si personazh. Është parelie e madhe. Ka vrarë burrat u ka marrë pasurinë. Vezirja është totalisht ajo vejusha e zezë. Shkon merr ça të dojë pastaj i heq qafe”, tha ai duke qeshur./abcnews.al

PROVOKACIJA-JULIAN-DEDA-PJ-2.mpg_snapshot_24.01-1280x720.jpg
ent ela21:22 | 01/02/2019

Julian Deda ishte i ftuari i dytë në studion e Provokacija nga Mustafa Nano, ku foli për jetën artistike dhe politike. Duke folur për lidhjen shpirtërore që ka me qytetin e tij të lindjes Shkodrën aktori dhe vëren mungesën e artistëve të rinj të humorit, duke pranuar me modesti se në gati 30 vite ai është artisti i vetëm i humorit i dalë nga ky qytet.

“Lidhjen me Shkodrën e kam shpirtërore, me merr malli për të, vendlindja nuk të vjen duhet t’i shkosh atje.

Shkodra ka mbi 30 vjet që nuk nxjerr asnjë aktor humori, atij qyteti nuk i mungon homuri, por po ta shohësh, i vetëm aktor i humor që kanë pas viteve ‘90 nga ai qytet jam unë”.

Deda foli edhe për projektin e tij më të fundit në Tv Klan me spektaklin e humorit “Duplex”, marrëdhëniet me aktorët e tjerë dhe audiencën.

Gjatë bisedës me Mustafa Nano, Julian Deda foli edhe për pikëpamjet e tij politike, i njohur tashmë për bindjet e tij të djathta.

“Është shumë më mirë të jesh një artist i angazhuar se sa i heshtur, kundërshtia ndaj një sistemi i bën më mirë një artisti. Është fatkeqësi sot që të mos i thuash ca gjëra”. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono